Çdo vit, në nëntor organizohet Kupa Pavarësia, ku marrin pjese skuadra nga Shqipëria, Kosova si dhe skuadrat shqiptare në Maqedoni dhe Shqipëri.

Këtë vit, një event i ngjashëm do të organizohet dhe për skuadrat e futbollit të femrave.

Ekipi i futbollit të femrave, nënkampionet aktuale të Shqipërisë, “Tirana AS” do të udhëtojë të mërkurën drejt Gjilanit, për të marrë pjesë në turneun mbarëkombëtar “Fadil Vokrri”. Përveç ekipit tonë, në aktivitet do të jenë edhe “Kosova” e Prishtinës, “Intelektualet” e Gjilanit dhe “Tetova 2017” nga shqiptarët e Maqedonisë, raporton Sportekspres.

Ky event është në nder të legjendës “Fadil Vokrri” i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se në rast në rezultati i referendumit, më 30 shtator, rezulton me një votë më shumë “kundër” se sa “për”, atëherë do të anulojë marrëveshjen me Greqinë për kontestin e emrit.

“Shumica e qytetarëve do të vendosë se si do të veprojnë deputetët. Do të vendosin ata që votojnë, ata që nuk votojnë nuk do të numërohen. Nëse do të ketë një votë më shumë kundër, ne do ta anulojmë marrëveshjen. Nëse shumica është ‘për’ duhet të presim që deputetëve pa dallim nëse janë në pushtet apo opozitë të vazhdojnë procesin sipas vullnetit të qytetarëve”, ka deklaruar Zaev.

Kreu i qeverisë tha se beson se referendumi do të jetë i suksesshëm, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit dhe i bëri thirrje liderëve të të gjitha partive që të deklarohen se si do të veprojnë në ditën e referendumit.

“Vendimet tona, i imi, i (Nikolla) Dimitrovit nuk do të kenë asnjë vlerë nëse populli nuk i voton. Kjo është e bukura e referendumit. Premtimi që të organizohet referendum rrjedh nga VRMO-DPMNE-ja qysh para 12 vjetëve, dhe ne si LSDM e kemi pranuar dhe është mirë që këtë premtim ta mbajmë. Në faqen 295 të programit të VMRO-DPMNE-së shkruan se ‘vetëm qytetarë në referendum do ta sjellim vendimin’, dhe unë pajtohem 100 përqind me këtë. Unë pajtohem me VMRO-në dhe besoj se kështu do të veprojmë në ditën e referendumit. Unë do të votoj ‘për’. Edhe liderët e tjerë duhet t’i tregojnë qëndrimet e tyre, pasi udhëheqim subjekte politike, përgjegjësia jonë është që të marrim vendime dhe ato duhet ti dinë qytetarët”, ka deklaruar Zaev.

VMRO-DPMNE-ja opozitare mbetet në qëndrimin e deritanishëm që qytetarëve t’i lihet vet të vendosin se si do të veprojnë në referendum, duke mos i ftuar të votojmë apo të mos votojnë, më 30 shtator.

Në gusht 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbanken” në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të 4 nëpunësve.

Pas 6 ditë tratativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh – por pasoi një sjellje e çuditshme në ditët, javët dhe muajt më pas nga viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist.

Ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa më pas, përpiqeshin edhe të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të kusarëve.

Psikologët që e studiuan këtë  sjellje e quajtën “sindroma e Stokholmit”.

U vu re se kjo sindromë ndeshej rëndom në situata pengmarrjeje, por edhe në situata të tjera ku njëra palë mund të ushtronte lirisht dhunë ekstreme ndaj palës tjetër: në burgje e kampe përqendrimi, në marrëdhëniet midis shfrytëzuesve dhe prostitutave, ose edhe në familje ku burri keqtrajtonte gruan ose fëmijët.

Konkursi muzikor “The Voice” në Rumani ka zbuluar një talent të vërtetë. Bogdan Ioan i ka mahnitur anëtarët e jurisë gjatë audicioneve të fshehta me interpretimin e “Këngës së Tokës” nga Michael Jackson.

Të habitur nga ngjashmëria e jashtëzakonshme me zërin e mbretit të popit, ata janë kthyer të gjithë që në sekondat e para të këngës.

“Nëse Michael Jackson do të ishte gjallë dhe do ta kishte dëgjuar këtë interpretim, ai me siguri do të mbetej i mahnitur si ne të katërt”, ka thënë njëri prej anëtarëve të jurisë.

Bogdan Ioan është diplomuar në arkitekturë dhe nuk ka studiuar kurrë në ndonjë degë që ka lidhje me muzikën.

Ai ka lindur në Konstancë dhe ka kënduar në mënyrë amatore që në moshën 16-vjeçare.


Nga Harley Austin -Përgjatë gjithë historisë, nacionalizmi, i përcaktuar si besnikëri dhe përkushtim ndaj kombit, ka qenë mjet i zgjuar i qeverisë për të prodhuar pëlqyeshmëri nga popullata. Pavarësisht luftërave, taksave, imperializmit, spiunimit ose censurës, tirania e qeverisë mund të mbështetet gjithmonë tek nacionalizmi i verbër, për të larguar vëmendjen nga shkeljet e të drejtave individuale.

Me “patriotizëm”, unë nënkuptoj përkushtimin ndaj një vendi të caktuar, dhe një mënyre të veçantë të jetesës, që besohet të jetë më e mira në botë, por që nuk dëshirohet t’u imponohet njerëzve të tjerë. Patriotizmi, është i natyrës mbrojtëse, si në rrafshin ushtarak, ashtu edhe atë kulturor.

Ndërkohë, nacionalizmi, është i pandashëm nga dëshira për pushtet. Sikurse thotë Xhorxh Oruell, “qëllimi i qëndrueshëm i çdo nacionalisti, është të sigurojë më shumë pushtet dhe më shumë prestigj, jo për vete, por për kombin ose njësinë tjetër, në të cilën ai ka zgjedhur të zhysë individualitetin e tij”.

Një gjë që shumë njerëz nuk arrijnë ta kuptojnë, është se ka një ndryshim të madh midis patriotizmit dhe nacionalizmit. Patriotizmi është dashuria ndaj një vendi, kryesisht kulturës, tokës dhe njerëzve të tij. Ndërkaq, nacionalizmi është dashuria, zakonisht në formën e fanatizmit, ndaj kombit, që do të thotë që qeveria sundon falë tij.

Ndërsa patriotët e trajtojnë vendin e tyre me respekt, dhe zakonisht mendojnë për veten e tyre, në vend se të ndjekin verbërisht propagandën, nacionalistët adhurojnë qeverinë, zakonisht të llojit tiranik, që e rrënon në mënyrë aktive vendin e tyre. Dhe kjo për shkak se nacionalistët mendojnë se qeveria është vetë vendi, ose të paktën manifestimi i tij, dhe se të gjithë ata që kundërshtojnë dekretet e saj, kundërshtojnë në fakt vendin.

Patriotët, janë zakonisht të gatshëm të luftojnë kundër një qeverie tiranike, që kërcënon të drejtat e tyre. Për dallim, nacionalistët hipnotizohen lehtësisht nga të gjitha propagandat, politikat dhe gënjeshtrat e qeverisë së tyre. Ata pastaj manipulohen lehtësisht duke hequr dorë nga të drejtat, privatësia, armët dhe paratë e tyre ndaj qeverisë, duke menduar verbërisht se po sillen si “qytetarë patriotë”.

Nacionalistët vazhdojnë të adhurojnë qeverinë dhe simbolet e saj, përmes lavdërimeve të pafundme, adhurimit të flamurit dhe besimit se është një qenie e gjithfuqishme ajo që sjell liri dhe prosperitet (kur në fakt, ajo i shkatërron aktivisht të dyja këto).

Pastaj, me një dorë në zemër dhe sytë e tyre mbi flamurin, do të heqin me kënaqësi dorë nga fëmijët e tyre për luftëra të pakuptimta imperialiste, nga paratë e tyre për pagesat e tiranëve, armët e tyre për “sigurinë e kombit”, dhe privatësia e tyre për “luftën ndaj terrorizmit”.

Nuk është çudi pse nacionalizmi i popullarizuar, ka ka sjellë gjithnjë tirani:nga kombet feudale të Europës mesjetare, dhe deri tek Amerika moderne. Nacionalizmi, është në thelb një “çek i bardhë” për qeverinë, që ajo të marrë sa më shumë pushtet që dëshiron.

Me shtrembërimin e madh të realitetit të njohur si nacionalizëm, mercenarët imperialistë të qeverisë bëhen “patriotë që luftojnë për lirinë tonë”, dhe ushtria e saj të tepërt dhe policia e militarizuar, bëhen simbol i “krenarisë dhe forcës kombëtare”.

Në dekadën e fundit, nacionalizmi ka gjetur një metodë të re të popullarizimit të vetes, në mesin e gjeneratës aktuale. Në vend të propagandës masive të shekullit XX-të dhe të periudhës pas sulmeve të 11 Shtatorit, nacionalizmi u përdor si një mjet për të luftuar gjoja “globalizmin”.

Kjo ka krijuar ndarjen e rreme nacionalizëm vs globalizëm, që është ironike për shkak të statistikave problematike të të dyjave. Dhe ashtu si me shumicën e kundërvënieve të rreme, kjo gjithashtu rezulton në zgjerimin e statizmit në të dyja mënyrat.

Globalizmi, është ndoshta një term i njohur për shumicën e njerëzve. E megjithatë, nacionalistët e kanë ripërcaktuar krejtësisht këtë term, për të mishëruar gjithçka që ata përbuzin. Globalizmi në përgjithësi, nënkupton zgjerimin e politikave të huaja dhe ekonomike në një shkallë globale, e cila zakonisht nënkupton vetëm tregtinë e ndërlidhur nëpërmjet marrëveshjeve dhe organizatave si Bashkimi Europian.

Ndonëse kanë vetë defekte të shumta, nacionalistët i shtojnë një kuptim krejtësisht të ri globalizmit, në mënyrë që të krijojnë armikun e tyre. Ndërsa nacionalistët janë në favor të kufijve të mbyllur, të proteksionizmit dhe konceptit të tyre të “mbrojtjes së kombit”, globalistët

e supozuar, të cilët janë zakonisht një formë e elitës së pasur, plus çfarëdolloj komploti nacionalistësh që vendosin të përfshijnë, mbështesin kufijtë e hapur, dhe shkatërrimin e kombeve.

Sidoqoftë, ky konflikt patetik nuk bën tjetër, përveçse zgjeron fuqinë e qeverisë. Derisa këta nacionalistë pretendojnë të luftojnë ”elitën globaliste” dhe “shtetin e tyre të thellë”, qeveria merr një leje të plotë për të zgjeruar fuqinë e saj, nëpërmjet rregulloreve kufizuese të kufijve, rritjes së shpenzimeve ushtarake, dhe rritjes së ndërhyrjes së huaj.

Ç’është më e keqja, nacionalistët besojnë se janë individë që besojnë tek liria. Ata mendojnë në njëfare mënyre, se pikëpamjet e tyre jashtëzakonisht kolektiviste mbi kombin, dhe mungesa e rëndësisë të së drejtave individuale, është duke e mbrojtur individin, ndërsa globalistët po përpiqen të tiranizojnë.

Por në përpjekje për të luftuar tiranistët, ata në mënyrë të pashmangshme e mbështesin tiraninë e tyre të vërtetë, duke tërhequr fijet e e tyre:qeverinë. Për të mos përmendur faktin, se ideja për ta bërë Amerikën xhandarin e botës, dhe për të mbështetur luftëra të panumërta të panevojshme, është më shumë globaliste se sa çdo kufi “i hapur”.

Nëse nacionalizmi dhe globalizmi, nuk janë në kundërvënie mes tyre, atëherë kjo nënkupton ekzistencën e një tjetër mundësie. Zgjidhja është e thjeshtë:individualizmi. Në vend që t’i sakrifikojmë të drejtat individuale në emër të “kombit” ose “botës”, zgjidhja e vërtetë nuk shkel të drejtat tona si individë.

Ne duhet të ndalojmë përhapjen e propagandës statistikore të identiteteve kolektive, dhe të fillojmë të jetojmë dhe mendojmë për veten tonë. Vetëm atëherë do t’i japim fund statizmit, injorancës dhe tiranisë së nacionalizmit.

Ura Beipanjiang qëndron 565.4 metra mbi Luginën e Madhe Beipanjiang në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore.

Ura e Beipanjiang, e vendosur në kufirin e provincave të Guizhou dhe Yunnan të Kinës Jugperëndimore, u njoh nga Guinness si ura më e lartë e botës.

Ura ngrihet 565.4 metra mbi Luginën e Madhe të Beipanjiang, lartësia e barabartë me një rrokaqiell 200 katësh.

Me një gjatësi prej 1,341 metra, u hap për trafik më 29 dhjetor 2016, si një pjesë e një autostrade që lidhin qytetin Hangzhou në provincën Zhejiang të Kinës Lindore dhe qytetin Ruili në provincën fqinje të Guizhou në Yunnan.

Kushtet e ndërlikuara gjeologjike e bënë të vështirë ndërtimin e urës, por me ndihmën e teknologjisë ajo u ndërtua më në fund.

Në maj, Ura e Beipanjiang fitoi medaljen e Gustav Lindenthal, e quajtur “Çmimi Nobel në ndërtimin e urës”.

Studimet kanë treguar se duhet të konsumojmë një sasi të caktuar yndyrnash në ditë për të qenë të shëndetshëm. Yndyrnat nuk duhet të përjashtohen dhe dietat pa yndyra nuk janë të përshtatshme për askënd. Megjithatë është e rëndësishme të zgjidhni llojet e duhura të yndyrnave.

Yndyrnat e ngopura ndryshe “yndyrnat e këqija” mund të kenë efekte dëmtuese në shëndetin tuaj, ndërsa yndyrnat e pangopura të njohura si “yndyrnat e mira” mund të jenë të dobishme për shëndetin.

Nëse doni të kontrolloni peshën tuaj dhe në të njëjtën kohë të jetoni shëndetshëm, pa frikë mund të konsumoni këto ushqime dhe pse janë të etiketuar si të yndyrshme.

Arrat, e verdha vezës, avokado, djathi kaçkavall, vaji i kokosit, salmoni, biftek.

Ushqyes të dobishëm si vitaminat, antioksidantët si dhe acidet yndyrore thelbësore omega-6 dhe omega-3. Rekomandohet zëvedësimi i yndyrnave të ngopura dhe transitore me vajrat e pangopur.

Zhyteni bukën në vaj ulliri në vend që ta lyeni me gjalp, përdorni vajra bimore ose margarië në vend te gjalpit në gatime dhe ëmbelsira.

Teksa dita e referendumit historik në Maqedoni po afrohet, mbështetja e liderëve ndërkombëtarë sa vjen e shtohet.

Në vazhdën e vizitave të figurave më të rëndësishme të politikës europiane dhe asaj amerikane në Shkup, presidenti francez Emmanuel Macron zgjodhi që thirrjen pro votës popullore të 30 shtatorit ta japë përmes një videomesazhi.

“Kjo marrëveshje ishte e pashpresë pak muaj më parë. Kjo marrëveshje pritet prej 27 vitesh. Kjo marrëveshje u bë e mundur sepse drejtuesit tuaj dhe ata grekë u treguan kurajozë.

Dhe unë e mbështes plotësisht, me forcë. Mendoj se është në qendër të së ardhmes së vendit tuaj. Është në qendër të ambicieve të të rinjve tuaj dhe të asaj që ne mund të bëjmë bashkë në vitet e ardhshme”, u shpreh Macron.

Të premten kryeministri maqedonas Zoran Zaev u takua në Uashington me zv/presidentin amerikan Mike Pence. Numri 2 i Shtëpisë së Bardhë shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve për referendumin, duke e quajtur një mundësi të artë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e BE.

Ankesa e familjes së vogëlushit 4-vjeçar Almir Aliu, i cili u shkel me makinë nga personi Boban Iliq, për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Kumanovës, që u dorëzua në fund të muajit qershor, ka arritur në Gjykatën e Apelit, shkruan Alsat-M, i cili njofton se seanca gjyqësore është caktuar me datë 1 tetor 2018.

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliqi, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.


 Almir Aliu 4 vjecar në korrik 2016 qëllimisht u shkel me veturë nga fashisti serb  
Boban Iliq

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën vrasje me paramendim, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat Aliun, Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Sipas vendimit të shkallës së parë, Iliq u dënua me 6 vjet burg, babai i Almir Aliut, Sedat Aliu me 6 muj burg ndërsa Sedat Demiri dhe Abdullah Aliu me 9 muaj burg për “dhunë”


Janë publikuar pamjet e plota të arrestimit të 11 anëtarëve të grupit “Bajri”.

Në aksionin e publikuar nga Policia e Shtetit shohim se një pjesë e grupit ishin duke luajtur bilardo në kryeqytet. Pjesë e këtij arrestimi është edhe Safet Bajri, i njohur ndryshe edhe si ‘i forti’ i Shkodrës. 34 vjeçari u vu në pranga dje në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

Mes të arrestuarve janë edhe ish portieri legjendar i Vllaznisë Armir Grima dhe ish portieri i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi,ndërkohë që dy persona të tjerë janë ende në kërkim.

Operacioni i koduar ‘Oaz’ u realizua në Tiranë, Shkodër dhe Holandë. Finalizimi i operacionit erdhi pas një hetimi 6 mujor në bashkëpunim me organet holandeze. Ndërkohë policia është ende në kërkim të Enver Bajrit, i cili është cilësuar si “koka e grupit”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/268949630408431/