Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një takim që ka mbajtur të enjten me investitorët e kompanisë polake “Bisek” dhe me banorët e Galicës dhe të Dubovcit, tha se brenda 7 vjetësh kompania “Bisek” do të investojë 5 milionë euro, ndërsa nga ky investim do të krijohen 150 vende pune, kryesisht për banorët lokalë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Miniera e magnezitit në Dubovc të Vushtrrisë, që është një nga minierat më të vjetra në Kosovë, do të riaktivizohet sërish pasi një kompani polake ka shprehur interesimin për të investuar në këtë minierë dhe për të rifilluar prodhimin e kësaj xeheje.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka mbajtur të enjten një takim me investitorët e kompanisë “Bisek”, një nga kompanitë lidere në Evropë në këtë fushë dhe me banorët e Galicës dhe të Dubovcit ku është biseduar për investimet që do të bëhen.

5 milionë euro investime, 100 vende të reja pune

“Vlera e investimit është 5 milionë euro brenda 7 vjetëve të para.  Nga ky investim pritet të krijohen mbi 100 vende te reja të punës. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronave të banorëve”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se Komuna e Vushtrrisë është e përkushtuar për të krijuar ambient të sigurt për investime te huaja.

Përfaqësuesit e kompanisë polake “Bisek” interesimin për riaktivizimin e minierës në Dubovc të Vushtrrisë e kanë shprehur për herë të parë në dhjetorin e vitit 2016, derisa kryetar i Komunës së Vushtrrisë ishte Bajram Mulaku. Përfaqësuesit e kësaj kompanie kanë thënë se paraprakisht është bërë një hulumtim në atë pjesë dhe se është konstatuar se ka rezerva të mëdha të kësaj xeheje që janë të koncentruar kryesisht në Galicë dhe në Dubovc

Interesimi i polakëve për ta rifunksionalizuar minierën e magnezitit në Dubovc ka gëzuar banorët e Dubovcit, të Galicës dhe të asaj pjese të Drenicës. Kompania “Bisek” e Polonisë kishte bërë disa hulumtime dhe ka ardhur në përfundim se kjo pjesë është e pasur me magnezit dhe për këtë arsye edhe do të investojë për riaktivizimin e minierës.

Rifunksionalizimi i minierës

Zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm i kompanisë së njohur “Bisek” nga Polonia, Zbigniew Rynski, i pati thënë “Zërit” derisa ndodhej në Vushtrri për të biseduar për arritjen e marrëveshjes me autoritetet komunale dhe me banorët se interesimi i kësaj kompanie, e cila tashmë ka hapur edhe përfaqësinë e vet në Kosovë, është që ta rifunksionalizojnë minierën e magnezitit në Duboc. Siç kishte thënë ai, kompania, pas hulumtimeve që kishte bërë ka konstatuar se xehja e magnezitit është shumë e koncentruar në fshatrat Dubovc dhe Galicë dhe se është në interes të banorëve të Vushtrrisë, por edhe të gjithë Kosovës që miniera të rifillojë me prodhimin kësaj xeheje. “Ne jemi të interesuar që këto resurse të pasura që shtrihen në mbi 50 hektarë t’i shfrytëzojmë, ku do të përfitojnë materialisht pronarët e tokave, por edhe përmes punësimit”, pati thënë Rynski, duke shtuar se nëse arrihet ujdia me pronarët për shpronësimin e tokave të tyre, fillimisht do të punësohen rreth 150 punëtorë, kryesisht familjarë të pronarëve të tokave që do të shpronësohet.

Miniera e magnezitit në Dubovc të Vushtrrisë ka qenë funksionale deri pak para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht atë e kishin mbajtur anglezet, po me largimin e tyre minierën e kishte marrë Mbretëria e Serbisë.  Në Drenicë thonë se Serbia ishte përkujdesur që pikërisht për shkak të minierës t’i ndajë Galicën dhe Dubovcin nga Drenica dhe t’ia bashkëngjisë Komunës së Vushtrrisë.

Poeti dhe publicisti Bedri Tahiri, i cili është nga Galica, i ka thënë “Zërit” se Serbia këtë ndarje e kishte bërë me qëllimin që ta varfërojë Drenicën, e cila gjithmonë shquhej me luftën kundër pushtuesve.  “Kjo pjesë e Drenicës është përplot xehe të magnezitit dhe Serbia ishte përkujdesur që ta mbyllë minierën me qëllimin që Drenica të varfërohet. Në kohën kur minierën e kanë pasur anglezët ka qenë një nga minierat me prodhimin më të madh të xehes së magnezitit, jo vetëm në Kosovë. Por, Serbia e kohës së Krajlit dhe ajo e pas-Luftës së Dytë Botërore kanë punuar kundër shqiptarëve dhe qëllimi ka qenë që ato pjesë që janë shquar me mosdurimin ndaj pushtuesve t’i varfërojë sa më shumë”, ka thënë Tahiri.

Në Dubovc ende shihen gjurmët ku ndodhej miniera. Një prej minierave, e cila ndodhet në afërsi të shkollës së vjetër të Dubovcit, e cila ishte djegur dhe rrënuar gjatë luftës, shihet qartë hyrja në minierë. Në anën tjetër ka ende minatorë të asaj kohe të cilët janë gjallë dhe të cilët kujtojnë punë në minierë dhe për prodhimin e madh të xehes së magnezitit në minierën e Dubovcit. Sipas banorëve të Dubovcit, aty ka pasur edhe një rrugë të ndërtuar në kalldrëm që lidhte Dubovcin me Vushtrrinë. Baza e asaj rruge prej gurëve ka shërbyer edhe pas luftës së fundit në Kosovë, nëpër të cilën në vitin 2006 ishte trasuar rruga e re që lidh Skenderajn me Vushtrrinë.

Britania e Madhe ndalon përfundimisht ndërhyrjet estetike për zbukurimin e fundshpinës.

Arsyeja kryesore është se të tilla operacione shkaktojnë komplikacione në nivele shumë më të larta se të tjerat.

Pak kohë më parë, dy persona kanë gjetur vdekjen pas kësaj ndërhyrje.

Bëhet fjalë për një lifting, që konsiston në marrjen e pjesëve dhjamore nga një pjesë e trupit dhe më pas injektohet në të pasme për t’i ngritur lart.

Sipas kirurgëve, kjo praktikë ka rrezik të shtuar pasi kjo masë dhjamore gjatë injektimit mund të përfundojë në venat më të mëdha, nëpërmjet të cilave mund ato mund të arrijnë deri në zemër apo tru.

Procedura ka një indeks vdekshmërie të barabartë me një në çdo 3 mijë ndërhyrje, më i larti ndër operacionet estetike.

Aktualisht në botë kanë humbur jetën 32 vajza, sipas statistikave të dhëna nga 639 mjekë nga vende të ndryshme.

Gjithashtu, shoqata e kirurgëve britanikë bën të ditur se kjo ndërhyrje ka edhe një rrezik shumë më të lartë, shkaktimin e infeksioneve.

Pra për vajzat e gratë që duan të zbukurojnë të pasmet, duhet patur kujdes, thonë mjekët, pasi mund të humbasin jetën.

Disa studime kanë lidhur vitaminën D, ose mungesën e saj me ndryshimet në “makinën tonë” seksuale.

Një mungesë e vitaminës D mund të shkaktojë nivele të ulëta të estrogjenit tek gratë, gjë që rezulton në një energji seksuale të ulët.

Ajo gjithashtu ka të njëjtin ndikim tek meshkujt, vetëm ata humbin testosteronin.

Estrogjeni gjithashtu ndihmon që muskujt vaginalë të krijojnë shkarkime.

Kryesisht vitaminën D e marrim nga ekspozimi i lëkurës në diell.

Pra teorikisht pak kohë në diell mund të nxitë hormonet seksuale.

Por Vitamina D mund të merret edhe në forma të tjera si tablet ose në ushqime, për ata që ekspozimin në diell nuk e kanë fort me qejf.

Lulëzimi nuk guxon t’u thotë shqiptarëve që regjistrimi i Babales ishte i vërtetë. Ai thotë që kjo punë dihej dhe kush mendon ndryshe është naiv. Prokuroria dhe Rama e kanë fajin.

Por ai nuk thotë që do të luftojë deri në fund për të nxjerrë të vërtetën që mendohet se vazhdon të jetë në regjistrimin origjinal që vetë PD disponon dhe shpërndau. Nuk po thotë që ai e ka në dorë të vërtetën pavarësisht se çfarë thotë Rama e Prokuroria. Mund të shkojë ta bëje provën ku të dojë, por ai nuk po thotë ketë.

Ai po sulmon prokurorinë dhe kjo lojë duhet të marrë fund. Prokuroria duhet ta thërrasë dhe ta bejë që kur të dalë andej të fillojë të flasë me vete. Ndoshta do t’ja kursejë këto dalje nëpë media per të trembur frikën e vet.

Rama duhet të kërkojë që drejtësia t’i shkojë kërkimit të së vërtetës deri në fund dhe jo të bëjë atë që bëri me pallatin e vjerrit, duke i dhënë Bashës para në vend që ti jepte popullit drejtësi duke bërë që nje popull i tërë të paguajë hajdutë deti e toke publike.

Shumica e militantëve te Partisë Socialiste nuk do ta besonin dhe po të ishte e vërtetë kjo histori. Shumica e qytetarëve të ketij vendi e kanë kuptuar herët se çfarë ka ndodhur.

Dy pijanecë mund të gënjejnë njëri tjetrin në klub të fshatit. Apo dhe ca shokë mund të bëjnë shaka apo gënjejnë njëri tjetrin për qejf. Kjo nuk është vepër penale.

Por të mashtrosh një popull të tërë, me seri, me ditë të tëra dhe më së shumti ndjekësit e tu, ata që të besojne, që kanë shpresë te ty dhe ti motivosh për të bërë rrëmujë një vend duke provokuar incidente kjo është kriminale dhe për këtë nuk shpëton dot ligjërisht. Ky është një krim i rëndë.

Askush nuk i ka harruar protestat para Ministrisë së Brendshme. Askush nuk e ka harruar plagosjen e një gazetari gjoja në raportim e sipër jo me telefon por me ca rrjeta teli nëpër duar.  Askush nuk i ka harruar recitimet e të rinjve të PD dhe LSI pranë te dyert e Ministrisë së Brendshme.

Të gjitha këto të frymëzuara nga një mashtrim publik.

Drejtësia do të shkojë në vend kur ata që shpërndanë dhe e treguan këtë mashtrim të madh me shumë gjasa dhe që e hartuan të vihen përballe ligjit.

Dhe me sa duket Lulezim Basha po e merr vetë përsiper plotësisht ketë histori. Drejtësia e ka mundësinë ta falë Babalen. Edhe po e dënoi asgje nuk fiton shoqëria. Të dëshpëruar si ai ka plot. Ai mund të bëhet një i penduar dhe të japë të gjitha faktet e provat  që shantazhuesit, mashtruesit publike të mbajnë përgjegjësinë ligjore që meritojnë në mënyrë shëmbullore.

Por të dëshpëruar si Lulëzim Basha ka vetëm një. Ai është… kryetari i opozitës.

Prokuroria zbulon përgjime të cilat tregojnë se si i ashtuquajturi “dëshmitari X”, komunikon në telefon me Fredi Alizotin, që në audio-përgjim shtirej si Agron Xhafa, raporton Top Channel.

Përgjimet janë pjesë e fashikullit hetimor dhe përkojnë me kohën kur “dëshmitari X”, Albert Veliu, kishte aplikuar për azil politik në Kosovë.

Në 6 qershor, zhurma politike po kryqëzonte ministrin e Brendshëm dhe kur Albert Veliu gjendej në Kosovë, ai flet me Fredi Alizotin për çështje lekësh dhe për likuidim të punës së bërë.

Aktori tregon se kishte takuar person tjetër për të cilin Albert Veliu i thotë që t’i kërkojë pagesën.

Fredi Alizoti: E takova. Jo këtej, jo andej, jam keq, po dridhej.

Albert Veliu: Ore, thuaji, bëj likuidimin që kemi lënë thuaj, kaq asgjë në botë. O Fredi vëlla, se me atë s’kam lidhje fare kontakti. Besomë, se jam në azil. Për shpirt të plakës. Unë flas me anë të tjetrit me kosovarin. Thuaj, o vëlla më bëj likuidimin, si e lamë, thuaj.

Në të njëjtën ditë, Alizoti dhe “Babalja” flasin sërish, ku ky i fundit e vë në dijeni se e kishin mbajtur katër orë dhe e kishin pyetur. Por pjesa më e rëndësishme është biseda që Alizoti bën me numrin 974 në 12 qershor. Aty, Alizoti tregon se ka bërë rolin e Agron Xhafës.

Fredi AlizotiAi muhabeti jam unë. E kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh? Dëgjon, bëra sikur isha vëllai i atij? Do merrnin nga një qindshe për njeri, dyqind përnjëherë. Ai më tha mua do marrim njëqindshe. Unë i thashë mirë një qindëshe, i thashë nëm një 20 tëshe, e kupton vëlla, asnjë 20 asgjë iku ky muhabet.

Gjatë muajit qershor, Alizoti shfaqet i shqetësuar dhe telefonon shpesh, jo vetëm sepse nuk po merrte shumën e premtuar për aktrimin, por edhe sepse madiat po shkruanin për arrestime.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në 3 biseda, Alizoti pranon qartësisht, aktori i Geron Alizotit dhe se ai shprehet i zhgënjyer që Albert Veliu nuk i kishte dhënë paratë.

Nga analiza e tabulateve rezulton se përpara se të publikohej audio-përgjimi, fillimisht Albert Veliu ka kontaktuar me Ervin Salianjin në datën 20 tetor të vitit 2017 dhe më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi.

Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.

Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njoh çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.







Dr. Aleksandre Lambert

Historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

Po kështu, sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën. Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane.

Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare(Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare.Piktorë si Carpaçi, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires.

Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët.

Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

Viti 2018 (deri më 30 shtator) ishte viti më i nxehtë për Italinë që nga 1800, me një temperaturë më të lartë se 1.53 gradë në krahasim me mesataren.

Kjo është ajo që lexohet në një dosje Isac-Cnr lidhur me temperaturat e regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit.

“Duhet theksuar, thotë klimatologu Michele Brunetti, duke shtuar se veçanërisht muaji prill shënoi rekordin si muaji më i nxehtë ndonjëherë.

“Është e qartë, shton Brunetti, se  të dhënat përditësohen nga muaji në muaj dhe për të thënë me siguri nëse 2018 ka qenë për Italinë viti më i nxehtë që prej vitit 1800, do të duhet të presim deri në fund të vitit”.

Një ngjarje e rëndë u ka ndodhur dy shqiptarëve nga Kosova, në natën e së dielës, në Serbi. Ata janë rrahur brutalisht, në një rrugë, në qytetin e Novi Sadit.

Njëri prej të lënduarve, sipas mediave të atjeshme, është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

Gazeta Express ka mësuar se bëhet fjalë për Çlirim Malokun, i cili në qytetin serb ka shkuar vetëm pak kohë më parë, për të punuar.

Maloku është furrtar, nga Hasi i Kosovës, dhe është punësuar në një furrë buke nga një shqiptar, po ashtu nga Hasi, në Novi Sad.

Sipas Shoqatës së Shqiptarëve në Novi Sad, Maloku “është në rrezik për jetën, pasi ka të thyer eshtrat e kokës dhe ka gjakderdhje në tru”.

Shqiptari tjetër i rrahur në qytetin serb është po ashtu furrtar – dhe është i biri i pronarit të furrës së bukës, ku është punësuar Maloku.

Mediat serbe e kanë identifikuar atë me inicialet G.B. Familja e tij, sipas informatave të Gazetës Express, jeton në Novi Sad prej disa dekadash.

Që të dy shqiptarët e rrahur janë lindur në vitin 1999, ka bërë të ditur Policia serbe në Novi Sad.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën e ka dënuar ashpër sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë.

Vuçiq ka thënë se me të dëgjuar për lajmin, ka kërkuar nga Policia që urgjentisht ta zgjidhë rastin, të gjenden sa më parë autorët dhe ata të marrin dënimin e merituar.

Edhe prefekti i Novi Sadit, Milosh Vuçeviq, e ka dënuar këtë sulm


Qeveria e Maqedonisë ka miratua dhe dorëzuar në Kuvend, propozimin për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit.

Zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski theksoi se i mbetet deputetëve që të hapin rrugën e integrimit të vendit drejt NATO dhe BE. Ai bëri të ditur edhe ndryshimet që do të bëhen dhe kjo nënkupton që emrit Maqedoni ti shtohet e Veriut, pra Maqedonia e Veriut.

Në preambulën e Kushtetutës do të përfshihen edhe dokumente konkrete të Kuvendit antifashist të Maqedonisë së çliruar popullore (ASNOM).

Në nenin 3 nënvizohen garancitë e kufijve territorial, ku theksohet se kufijtë janë të paprekshëm dhe se vendi nuk ka pretendime territorial ndaj fqinjëve.

Neni 4 përfshin përkujdesje për diasporën maqedonase dhe qytetarët e tjerë të Republikës së Maqedonisë Veriore që jetojnë jashtë shtetit.

Propozimi është publikuar në faqen e Qeverisë, por vetëm në versionin maqedonisht dhe jo shqip e anglisht.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/ja-cfare-permban-propozimi-per-ndryshimet-kushtetuese-per-nderrimin-e-emrit-te-maqedonise-583347/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Muhamer Pajaziti-Referendumi i fundit në Maqedoni dëshmon se ky vend nuk ka gjasa të ketë 1 milion e 800 mijë votues.

Kjo dëshmohet edhe me faktin se në disa qytete numri i popullsisë është gati i barabartë me numrin e votuesve. Ndërkaq, jo rrallë herë organizatat jo qeveritare kanë raportuar se në listat zgjedhore vazhdojnë të jenë të pranishëm rreth 200 mijë votues fiktivë dhe të vdekur. 

Tendencat e politikës dhe institucioneve maqedonase për ta ulur numrin e votuesve shqiptarë duke fryrë listat në zonat maqedonase ishte kurthi që ranë vet maqedonasit, duke dështuar në referendum dhe duke e futur shtetin në një ‘qorr sokak’.

Por, pse Maqedonia nuk e realizon regjistrimin e popullsisë? 

Deri në regjistrimin e ardhshëm, Maqedonia do ta shënoj një rekord të paparë botëror – ajo është vendi i vetëm në Evropë në të cilin nuk është realizuar regjistrimi i popullsisë afër dy dekadave, njofton agjencia e lajmeve INA.

Por sa banorë ka Maqedonia? Askush nuk e dinë e saktë. Sipas një vlerësimi të Entit Shtetëror të Statistika në Maqedonia 2.072.490 banorë, ndërsa dendësia e popullsisë është 80.6 banorë në kilometër katror.

Por, këto nuk janë statistika të sakta dhe zyrtare për faktin se tashmë 16 vite nuk është bërë regjistrimi i popullisë, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar nga Bashkimi Evropianë.

Drejtori për bashkëpunim ndërkombëtar në Eurostat, Pjeter Everaers, ka thënë se regjistrim i popullsisë nuk është politikë, por një operacion statistikor i cili duhet të regjistroj personat që gjenden në territorin e caktuar dhe që nuk kanë munguar për më shumë se një vit. Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Maqedoni jetojnë 2.022.547 banorë, prej të cilëve 65 % maqedonas, 25,17 % shqiptarë, 3,85 % turq, 2,66 % romë, 1,78 serb % dhe komunitete tjera pakicë.

Organizatat ndërkombëtare, por edhe ato vendore kërkojnë që të realizohet regjistrimi për të pasur një pasqyrë të saktë për popullsinë si dhe aspektet se sa komunitete jetojnë, si janë trendet ekonomike dhe sociale si dhe shumë çështje tjera.

Por problem në vend është edhe fakti se sa është numri i votuesve në Maqedoni, pasi që nga 2,1 milion banorë, rreth 1, 8 milion janë votues.

Kjo, siç raporton Ina, shifër është konsideruar tejet si joreale dhe ka nxitur debate të vazhdueshme.

Profesori universitar Abdulmenaf Bexheti, i cili në vitin 2011 dha dorëheqje nga detyra e nënkryetarit të Komisionit Shtetëror të Regjistrimit ka theksuar se qasja e institucioneve tregon se nuk ka gatishmëri për organizimin e regjistrimit si një operacion transparent.

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të realizohet në vitin 2020, nga 1 e deri më 21 prill.

Për këtë proces do të angazhohen pesë mijë regjistrues, kurse do të ketë një kombinim metodash, pra do të shfrytëzohen të dhënat në terren dhe ato në regjistër.

Vlerësohet se ky regjistrim do të kushtojë 8,5 milionë euro.

Nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane thonë për agjencinë e lajmeve INA se nëse vazhdon trendi i largimit të të rinjve, deri në vitin 2020, Maqedonia do të ketë numër më të vogël të banorëve se sa në vitin 2002.

Nga OBRIE theksojnë se rreth 200 mijë të rinjë maqedonas kanë pasaporta bullgare, duke mos dashur të identifikohen me shtetin që nuk u ka dhënë asnjë përspektive.

Sipas OBRIE-s, edhe të rinjtë shqiptarë e kanë braktisur vendin për vite me rradhë por vazhdojnë të investojnë në vendlindjet e tyre. Një pjesë e tyre nuk kanë ardhur me vite, dhe sipas kritereve akoma nuk dihet nëse do tu lejohet të regjistrohen. 

Sipas rregullva të Eurostatit normalisht, regjistrim i popullatës dhe shtëpive kryhet në çdo dhjetë vjet. 

Eurostat ka rregulla të standardizuara për zbatimin e regjistrimit dhe se nuk do të lejoj që regjistrimi të zbatohet sipas dëshirave politike. (INA)