Teksa dita e referendumit historik në Maqedoni po afrohet, mbështetja e liderëve ndërkombëtarë sa vjen e shtohet.

Në vazhdën e vizitave të figurave më të rëndësishme të politikës europiane dhe asaj amerikane në Shkup, presidenti francez Emmanuel Macron zgjodhi që thirrjen pro votës popullore të 30 shtatorit ta japë përmes një videomesazhi.

“Kjo marrëveshje ishte e pashpresë pak muaj më parë. Kjo marrëveshje pritet prej 27 vitesh. Kjo marrëveshje u bë e mundur sepse drejtuesit tuaj dhe ata grekë u treguan kurajozë.

Dhe unë e mbështes plotësisht, me forcë. Mendoj se është në qendër të së ardhmes së vendit tuaj. Është në qendër të ambicieve të të rinjve tuaj dhe të asaj që ne mund të bëjmë bashkë në vitet e ardhshme”, u shpreh Macron.

Të premten kryeministri maqedonas Zoran Zaev u takua në Uashington me zv/presidentin amerikan Mike Pence. Numri 2 i Shtëpisë së Bardhë shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve për referendumin, duke e quajtur një mundësi të artë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e BE.

Ankesa e familjes së vogëlushit 4-vjeçar Almir Aliu, i cili u shkel me makinë nga personi Boban Iliq, për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Kumanovës, që u dorëzua në fund të muajit qershor, ka arritur në Gjykatën e Apelit, shkruan Alsat-M, i cili njofton se seanca gjyqësore është caktuar me datë 1 tetor 2018.

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliqi, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.


 Almir Aliu 4 vjecar në korrik 2016 qëllimisht u shkel me veturë nga fashisti serb  
Boban Iliq

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën vrasje me paramendim, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat Aliun, Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Sipas vendimit të shkallës së parë, Iliq u dënua me 6 vjet burg, babai i Almir Aliut, Sedat Aliu me 6 muj burg ndërsa Sedat Demiri dhe Abdullah Aliu me 9 muaj burg për “dhunë”


Janë publikuar pamjet e plota të arrestimit të 11 anëtarëve të grupit “Bajri”.

Në aksionin e publikuar nga Policia e Shtetit shohim se një pjesë e grupit ishin duke luajtur bilardo në kryeqytet. Pjesë e këtij arrestimi është edhe Safet Bajri, i njohur ndryshe edhe si ‘i forti’ i Shkodrës. 34 vjeçari u vu në pranga dje në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

Mes të arrestuarve janë edhe ish portieri legjendar i Vllaznisë Armir Grima dhe ish portieri i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi,ndërkohë që dy persona të tjerë janë ende në kërkim.

Operacioni i koduar ‘Oaz’ u realizua në Tiranë, Shkodër dhe Holandë. Finalizimi i operacionit erdhi pas një hetimi 6 mujor në bashkëpunim me organet holandeze. Ndërkohë policia është ende në kërkim të Enver Bajrit, i cili është cilësuar si “koka e grupit”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/268949630408431/

Nga Sokrati, tek Don Kishoti, fati i atyre që kërkojnë drejtësi. Njëri mbronte lirinë e mendimit; tjetri idealin. Ja përse çdokush mund të gjejë veten tek ata

Në 19 janar 2007 mësuam se gazetari turk me origjinë armene, Hrant Dink ishte vrarë në Stamboll nga një nacionalist turk, një djalosh vetëm 17 vjecar, sepse kishte kritikuar mohimin e genocidit armen nga ana e qeverisë. Vrasja e gazetarëve që përpiqen të thonë të vërtetën është një zakon i konsakruar nga koha dhe justifikimet e adoptuar për këtë krim janë një traditë po kaq e vjetër. Nga Shën Gjon Pagëzori tek Seneka, nga Rudolf Ualsh tek Ana Politkovskaja, ata që thonë të vërtetën dhe ekzekutuesit e tyre zënë një hapësirë cuditërisht të madhe në bibliotekat tona.

Pak më shumë se 24 shekuj më parë, në 399 p.e.s. tre qytetarë athiniotë dërguan në gjykatë filozofin Sokrat, sepse e konsideronin një rrezik për shoqërinë. Në fund të procesit, gjatë të cility akuza dhe mbrojtja paraqitën tezat e tyre respektive, shumica e jurisë, e formuar nga përfaqësues të qytetarëve të Athinës, e shpallën Sokratin fajtor dhe, me një ashpërsi unike, e dënuan me vdekje. Pak kohë më vonë, Platoni, dishepulli që e donte Sokratin ndoshta më shumë se kushdo tjetër, transkriptoi diskutimin e tij të mbrojtjes që ka mbërritur deri në ditët tona me titullin Apologjia. Në të, Platoni, përmes gojës së Sokratit diskuton shumë argumenta: koncepti i pabesisë, karakteri i akuzuesve të tij, fajësimi i herezië, korruptimi i të rinjve dhe nëpërkëmbja e identitetit demokratik të Athinës. Kjo akuza e fundit jehon edhe sot e kësaj dite si shumë e njohur. Dhe Sokrati analizon cështjen e përgegjësisë së qytetarëve në një shoqëri të drejtë.

Aty afër gjysmës së diskutimit të tij, filozofi nis të flasë për rreziqet që has ai që dëshiron të thotë të vërtetën në botën e politikës. “Asnjë njeri mbi këtë Tokë që, në mënyrë të vetëdijshme, pengon verifikimin e padrejtësive dhe paligjshmërisë në mjedisin e tij”, thotë Sokrati, “nuk mundet të shpëtojë jetën e tij. Mbrojtësi i vërtetë i drejtësisë, qëka ndërmend të mbijetojë qoftë edhe për një kohë të shkurtër, duhet domosdoshmërisht të kufizohet në jetën private dhe të braktisë politikën”.

Nuk ka asnjë dyshim. Duke filluar që nga profetët e parë, është e gjatë lista e atyre që, pasi kanë tënë të vërtetën, kanë paguar me jetën e tyre këtë vokacion njerëzor, dhe cdo vit Amnesty International boton një listë të gjatë të personave të burgosur në të gjithë botën, për arsyen e vetme se kanë bërë të dëgjohet zëri i tyre.

Hans Kristian Andersen, tek “Rrobat e reja të perandorit” harroi të na thotë se cfarë i ndodhi fëmijës që tërhoqi vëmendjen e të tjerëve duke u thënë që perandorit, në të vërtetë nuk kishte veshur asgjë. Nuk do të habiteshim po të zbulonim që i tiji nuk do të kish qenë një fat i lumtur.

Sokrati i shpjegon gjykatës se është më se i vetëdijshëm për risqet që i vijnë nëse thotë të vërtetën. Personi që u kundërvihet padrejtësive apo paligjshmërive, vëren Sokrati, pagn me jetë zgjedhjen e tij për të thënë të vërtetën mbi to. Deri këtu, gjithcka është e qartë. Por më tej, Sokrati, për të cilin gjurmimi i të vërtetës është, sic duhet të jetë për të gjithë ne, objektivi parësor i ekzistencës, vazhdon duke thënë që, nëse një person dëshiron të shpëtojë lëkurën “edhe për pak kohë”, ky objektiv duhet që të kufizohet në sferën private dhe nuk duhet të lejohet që të vërshojë edhe në mjedisin e gjerë social.

Po si është e mundur të bëhet kjo?

Gjithmonë nëse toni i Sokratit nuk ka qenë ironik, piëkrisht ai, më shumë se cdokush tjetër, duhet ta dinte që sa herë kërkohet e vërteta, sa herë që vihet në dyshim një gënjeshtër, sa herë që bëhen përpjekje të cirret maska e një mashtrimi, sa herë që vërehet se perandori është vërtetë lakuriq, duhet që domosdoshmërisht të shkelet në atë terren të përbashkët, në atë botë që e banojmë bashkë me bashkëqytetarët tanë. Në dy ekstremet e jetës jemi të vetëm, në barkun e nënës dhe në varr, por hapësira që përshkojmë mes këtyre dy pikave është një mbretëri e përbashkët, në të cilën të drejtat dhe përgjegjësitë e gjithkujt përcaktohen prej të drejtave dhe përgjegjësive të fqinjëve tanë, dhe cdo gjë e rreme, cdo falsitet, cdo tentativë për të fshehur të vërtetën dëmton këdo në atë mbretëri, duke përfshirë në fund të fundit edhe vetë atë që gënjen. Pasi Sokrati u detyrua t’i japë fund jetës së tij, athinasit u penduan, mbyllën gjimnaze dhe palestra në shenjë zie, dëbuan dy prej akuzuesve nga Athina dhe dënuan me vdekje të tretin.

Sokrati ishte i vetëdijshëm që cdo shoqëri vetëpërcaktohet në dy mënyra: përmes asaj që lejon dhe përmes asaj që ndalon, përmes asaj që përfshin duke  epranuar si imazhin e vet, dhe përmes asaj që përjashton, injoron dhe mohon. Cdo qytetar që jeton brenda mureve të një shoqërie ka një detyrim të dyfishtë: atë që t’u bindet këtyre përfshirjeve dhe përjashtimeve të përbashkët dhe (domethënë ligjet e shoqërisë) dhe detyrimin ndaj vetvetes. Një shoqëri e gjallë duhet të ketë, në brendësi të saj, instrumentat për t’u mundësuar qytetarëve të saj që të realizojnë këtë detyrë të dyfishtë: pra atë të bindjes ndaj ligjeve dhe atë të vënies së tyre në diskutim, atë të respektimit të tyre dhe atë të ndryshimit të tyre.

Një shoqëri që u lejon qytetarëve vetëm njërin prej dy detyrimeve (një diktaturë apo një shtet anarkik) dhe një shoqëri që nuk ka besim në parimet e saj dhe si pasojë është në rrezik zhdukjeje. Qeniet njerëzore kanë nevojë për mbrojtjen e përbashkët të ligjit, si dhe lirisë për t’i dhënë zë mendimeve të tyre, dëshmive të tyre, dyshimeve të tyre, po aq sa kanë nevojë edhe për lirinë për të marrë frymë. Kjo është themelore.

Ndoshta e kemi më të lehtë të kuptojmë fjalët e Sokratit, nëse i dëgjojmë të rijehojnë tek një dishepull i tiji i largët dhe i cuditshëm, një zotëri që, i obsesionuar prej leximit të romaneve kalorësiakë, vendos një ditë që të bëhet ai vetë kalorës për të vënë në praktikë parimet e vlerave dhe ndershmërisë “për të rritur nderin e tij dhe për t’i shërbyer vendit të tij”. Ashtu si Sokrati, Don Kishoti i njeh risqet në përpjekjen “për të mos lejuar të ndodhin padrejtësi dhe paligjshmëri në vendin e tij”. Dhe për këtë arsye, Don Kishoti konsiderohet një i marrë.

Po cfarë është saktësisht marrëzia e tij? Don Kishoti ngatërron mullinjtë e erës me gjigantë dhe bagëtitë për luftëtarë, dhe beson tek kuajt që fluturojnë, por përtej të gjithë fantazive të tij, ka besim tek dicka solide si përhsmebull toka mbi të cilën ecën, apo tek nevoja e pakundërshtueshme për drejtësi. Vizionet përrallorë të Don Kishotit janë imaginata rrethanore, mënyra për t’i bërë ballë “gri”-së së realitetit. Por në detyrimin e pasionit të tij dhe bindjeve të pagabueshme, ai thotë se jetimët duhet të ndihmohen dhe vejushat të shpëtohen – edhe pse, për shkak të veprimeve të tij, fati si i shpëtimtarëve, ashtu edhe të viktimave, përkeqësohet. Ja paradoksi i madh me të cilin na vë përballë Servantesi: drejtësia është e domosdoshme, edhe pse bota mbetet e padrejtë. Veprimet dashakeqë nuk duhet të mbeten të pakundërshtuar, edhe kur pas tyre vijnë tëkëqia më të mëdha. Jorge Luis Borges e shpreh këtë koncept tek njëri prej personazheve të tij më të tmerrshëm: “Që parajsa të ekzistojë vërtetë, edhe pse vendi im është në ferr”.

Nga Stefan Andrews

Ka shumë studime mbi alkoolin, që e vënë theksin tek rreziqet e tij mbi shëndetin, dhe në shumë pak raste tek përfitimet që mund të vijnë prej tij. Ju jeni ndoshta të vetëdijshëm, se konsumi i tepruar i alkoolit mund të dëmtojë mëlçinë, dhe me gjasë keni dëgjuar se një konsum i moderuar i verës, një gotë në ditë, mund t’i bëjë shumë mirë zemrës.

Ndërkohë, shumë më pak është theksuar roli i alkoolit gjatë gjithë historisë, dhe madje edhe parahistorisë. Hulumtues dhe arkeologë të ndryshëm, kanë studiuar prova të bollshme nga sitet arkeologjike në mbarë botën, të cilat dëshmojnë se alkooli është përdorur si një ”lubrifikant social”, që i ka paraprirë shpikjeve të rëndësishme siç janë shkrimi dhe madje qeramika.

Gjuha e shkruar, nuk u shfaq deri rreth vitit 3500 P.E.S në Lindjen e Mesme, por gjurmët e pijeve në rajon datojnë deri 10.000 vjet më parë. Po si e ka ndihmuar alkoolin njeriun? A e ndihmoi alkooli kulturën dhe qytetërimin njerëzor të evoluojë dhe të përparojë? Sipas disa shkencëtarëve, përkushtimi ynë ndaj alkoolit është i përjetshëm, dhe lidhjet që kemi me të janë të pathyeshme.

Biologu evolucionar i Universitetit të Oksfordit, Robin Danbar, e çon diskutimin deri në 400 mijë vjet më parë, kur të afërmit tanë të largët, gjahtarët-mbledhës, shpikën zjarrin dhe filluan të zhvillonin festa rreth tij. Ngrënia e një vakti ushqim përreth një zjarri, i ndihmon njerëzit të komunikojnë me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë ushqime të reja dhe të krijojnë marrëdhënie të reja. Ndërsa alkooli nuk ekzistonte ende, me kalimin e kohës, pasi ai u arrit të zbulohej, mund të ishte paraqitur si një arsye kryesore, për të pasur më shumë festa rreth zjarrit.

Dhe në qoftë se ishte alkooli ai që nxiste hormonet e lumturisë, dhe ndihmonte në krijimin e kujtimeve e reja të lumtura, të afërmit tanë të lashtë mund të kenë qenë më shumë se sa të etur për të zbuluar të gjitha sekretet e fshehura tek drithërat dhe të frutat.

“Njerëzit arkaikë, mund të kenë qenë shumë të njohur me frutat e fermentuara, dhe natyrisht që mund t’i kenë konsumuar ato me zell, siç bëjnë sot shimpanzetë dhe elefantët në Afrikë”- thotë Danbar për “The Guardian”. Antropologu biologjist i Kolegjit Dartmauth, Nataniel Domini thotë për “National Geographic”, se “ne jemi para-përshtatur për konsumimin e alkoolit”.

Si pasojë e të jetuarit nëpër pemë, paraardhësit tanë primatë konsumonin fruta të ndryshme, por era e etanolit, që vjen nga kokrrat e kalbura të rëna përktokë, mund të ketë pasur një efekt të këndshëm. Erë e veçantë, do ta bënte atë të lehtë për ta zbuluar.

Ky ushqim ishte gjithashtu ushqyes, dhe i pajisur me disa veti antibakteriale. Duke u kthyer pas miliona vjet, është e lehtë të imagjinohen primatët, që zbresin nga një pemë për të mbledhur atë që ka mbetur në tokë. Miliona vjet më vonë, pati një transformim tjetër të rëndësishëm social:lindja e bujqësisë, dhe kultivimi i drithërave.

Debate të nxehta kanë ekzistuar midis shkencëtarëve për dekada, nëse kultivimi i parë i grurit ishte për shkak i prodhimit të birrës apo të bukës? Disa studime sugjerojnë se kur fermerët e Epokës së Gurit, filluan të kultivonin drithëra para 12 mijë vitesh, ata ndoshta nuk ishin dhe aq të interesuar për të ushqyer barkun e tyre të uritur.

Kultivimi i drithërave, ishte një proces i vështirë dhe që merrte shumë kohë, madje edhe për paraardhësit tanë të hershëm që kishin gjithë kohën e botës. Procesi ka sjellë jo vetëm grumbullimin e kokrrave të vogla dhe më të padëshirueshme, por gjithashtu edhe kujdesin ndaj mbeturinave, duke rezervuar të korrat e mira, dhe më në fund duke i përpunuar në një produkt përfundimtar, i cili mund të mos ketë qenë bukë, por lëngu i këndshëm që ishte birra.

Procese të tilla të përpikta, kërkonin ndoshta një lloj rasti “të veçantë”: një festë ku njerëzit  mblidheshin, dhe kur miqësitë e reja nxiteshin nga alkooli.

Nëse gjendja shpirtërore ishte e mirë, mund të rishikoheshin mundësitë e ndërmarrjeve të reja për të ardhmen. Të afërmit tanë nomadë, qenë ndoshta më të prirur të lidheshin midis njëri-tjetrit në sajë të pijeve alkoolike. Alkooli, zbuti lidhjen e këtyre shoqërive të hershme që ishin ende më formim e sipër.

Birra, mund të kishte qenë shpërblimi për të gjithë njerëzit që punonin fort, që duhej të transportonin pllakat gjigante të gurëve, për të ndërtuar faltore antike, dhe mrekulli të ngjashme arkitekturore. Një dëshmi intriguese vjen nga Turqia, nga një vend i njohur si Göbekli Tepe, ku një studim mbi të botua në revistën “Antikiteti” në vitin 2012.

Göbekli Tepe, spikat për ruatjen e e mbetjeve të disa prej tempujve më të hershëm të njohur në botë, dhe gjithashtu janë gjetur enë gigante prej guri, që ishin në gjendje të mbanin deri në 135 litra lëngje, dhe që datojnë të paktën 11.000 vjet më parë.

Në pjesën e poshtme të enëve të gurit, shkencëtarët thuhet se gjetën një element kimik të njohur si oksalat, një substancë e çliruar nga pija, gjatë përpunimit të drithërave dhe fermentimit. Göbekli Tepe, ka të ngjarë të ishte një vend ku njerëzit shkonin për të prodhuar disa prej llojeve më themelore të birrës, për të pasur një festë, dhe përfundimisht kënaqur me lloje të caktuara të riteve fetare.

Njohuri të tilla, sfidojnë madje mendimet tona tradicionale, mbi atë se si feja u shfaq në shoqëritë tona. Supozohet se feja pati kryesisht avantazh në vendbanimet njerëzore që tanimë ekzistonin. Por sikur paraardhësit tanë gjahtarë-grumbullues, që mblidheshin në Göbekli Tepe për ritualet, të vendoseshin përfundimisht aty për të zhvilluar ato rituale më shpesh, dhe kjo të ketë çuar në formimin e fesë?

Arkeologët në sitin arkeologjik turk, e besojnë këtë të fundit. Gjurmët e hershme të alkoolit, mund të gjenden kudo tjetër në mbarë botën. Në Kinë, një lloj specifik vere prodhohej nga frutat, orizi dhe mjalti që 9.000 vite më parë, sipas “National Geographic”. Në Gjeorgji, prodhimi i verës filloi 8.000 vite më parë, në të njëjtën kohë kur njerëzit e lashtë në Iran zbutën dhe kultivuan kulturën e rrushit.

Dhe që atëherë, ne kemi kultivuar një marrëdhënie dashurie dhe urrejtjeje me alkoolin. Një shembull tjetër është birra që është prodhuar në Qipro rreth 3.500 vjet më parë, në një vend të quajtur Kisonerga-Skalia, sipas “Live Science”. Në kohët e Romës së lashtë, vera ishte një lloj ilaçi. Kërkohej që ushtarët ta konsumonin atë përditë në doza të caktuara.

Pasuesve të Profetit Muhamed, u kërkohej të përmbahen nga konsumi i çdo lloj pije alkoolike, por kjo erdhi me premtimin se kjo do të sillte më shumë shpërblime në parajsë. Ndalime të ndryshme erdhën dhe shkuan, si ajo në Angli në vitin 1316, kur për shkak të mungesës së grurit, pirja e alkoolit u ndalua përkohësisht.

Në një nga ndalesat më të fundit, ajo në SHBA, zgjati vetëm 13 vjet, midis viteve 1920-1933.  Njerëzit e duan aq shumë alkoolin, sa që e kanë çuar atë edhe në hapësirë. Astronauti Baz Aldrin, mbante një faqore gjatë misionit të famshëm Apollo në vitin 1969.

Konstantin Tsiolkovsky kishte vetëm tre klasë shkollë fillore; ai që konsiderohet si një nga etërit e astronautikës dhe eksplorimit hapësinor.

Ishte vëllai i pestë në një familje fshatare me 18 fëmijë, të gjithë vareshin nga i ati që punonte si roje pylli dhe nuk dukej se i vogli (17 shtator 1857 – 19  shtator 1935) të ishte i destinuar për gjëra të mëdha në jetë. Kur ishte 10 vjeç u sëmur rëndë dhe u besua se i kishte ardhur fundi; i mbijetoi skarlatinës, por mbeti shurdh që e largoi nga shkolla. As kjo sëmundje, as vdekja e parakohëshme e së ëmës arritën ta thyejnë. U bë autodikakt, në moshën 16 vjeçare detyroi të atin ta dërgonte në Moskë për të rimarrë studimet. Po as në kryeqytet Konstantini nuk hyri në shkollë. Në vend të saj gjeti një vend në bibliotekën publike të Chertkovskaya-s ku iu përkushtua studimit të shkencave. Vite më vonë do të kujtonte se shpenzonte të gjithë pagën që i ati i dërgonte për libra, materiale dhe reaktivë kimikë për të eksperimentuar duke u ushqyer me vetëm bukë të zezë. Librat e Zhyl Vernit e frymëzuan për të imagjinuar udhëtime në hapsirë. Në ndryshim nga shumë të tjerë, Tsiolkovsky bëri diçka më shumë se të ëndërronte; llogariti se topi i përshkruar nga shkrimtari francez për të shtyrë anijen hënore do të vriste ekuipazhin e tij nga shkaku i përshpejtimit. Duke u bazuar në shkencën njutoniane të veprimit dhe reagimit përcaktoi atë që quhet “formula e aviacionit” që llogariste shtimin e shpejtësisë së një anije në funksion të ndryshimit të masës së lëndës djegëse dhe impulsit të motorit. Tsiolkovsky kishte shpikur kështu raketën, të paktën në letër.

Ambicie të parakohëshme të kohës së tij.

Gjatë karrierës së tij tepër prodhuese që mbërrin deri në 400 punime të shkruara, zeniti i tij si profesionist ishte një vend si profesor matematikash në lokalitetin e Kalugas, 200 km larg nga Moska. Aty banesa dhe qendra e veprimeve të tij ishte një kasolle prej druri ku ngriti familjen e tij që komuniteti e konsideronte si shpikës i çmendur. Megjithë kontributet, kurrë nuk do të njihej për rolin  e tij edhe pse regjimi sovjetik i thuri lavde për gjeniun proletar të bërë vetë. Kështu në letër mbetën dizenjot e tij të propulsorëve hapsinorë dhe të raketave me tre faza bazuar në përdorimin e hidrogjenit dhe të oksigjenit të lëngshëm si lëndë djegëse, ashtu si edhe propozimet e tij për dhomat mbyllëse, stacionet orbitale, kostumet me presion, sera hapsinore si dhe një pafundësi aparatesh hapsinorë dhe aeronautikë. Nuk shërbyen për asgjë llogaritjet e tij të shumta, si shpejtësia e largimit nga graviteti i tokës. Kur vizitoi Parisin në 1895 imagjinoi një kabëll të lidhur në ekstrem të kullës Eifel në mënyrë që të mund të ngjitej deri në qiell. Dekada më vonë shkrimtari Arthur C. Clarke krijoi idenë e një ashensori hapsinor për ta shndrruar në një projekt që kurrë nuk do të shohë dritë, por që lind periodikisht si një nga ambiciet e njerëzimit. Mbi këto ambicie të Tsiolkovsky-it shumë të parakohëshme të epokës së tij, inxhinierët si Wernher von Braun apo Sergei Korolev ndërtuan në të vërtetë pushtimin e hapsirës. Gjeniu rus kurrë nuk e imagjinoi se idetë e tij do të viheshin në praktikë, por ai nuk u dorëzua për ato. “Toka është një djep i njerëzimit, por njeriu nuk mund të jetojë përgjithmonë në djep.”

Mund të mësosh teksa ëndërron

Shkencëtari i famshëm Nikola Tesla flinte vetëm 2 orë në ditë. Ç’është më interesantja ai ishte në gjendje që përgjatë këtyre 2 orëve të gjente zgjidhje për problemet që nuk mund t’i ndreqte kur ishte zgjuar.

Mund të shikosh ëndrra të kthjellëta

E njohur ndryshe si një ëndërr e ndërgjegjshme, ëndrra e kthjellët është një teknikë e cila i lejon njerëzit të kontrollojnë ëndrrat e tyre. Dëshiron të ngasësh makinën më të shpejtë në botë? Do ta ngasësh. Dëshiron të bëhesh një miliarder? Pa merak! Disa persona kane mundur të shohin të tilla ëndrra që në vegjëli, ndërsa të tjerë kur rriten. Përpara se të flini mendoni se çfarë dëshironi të shihni në ëndërr.

Mendojeni për çdo ditë, vazhdimisht dhe gjithë çka keni në mendje do ta shihni në ëndërr. E nëse do ta dëshironi vërtet me gjithë zemër, e gjitha do t’ju kthehet në realitet. Ligji i tërheqjes, jo kot!

Ëndrrat të tregojnë të ardhmen

Disa shkencëtarë besojnë se realiteti është veçse një iluzion që ne e kontrollojmë me mendimet tona, në dijeni të tij ose jo. Kjo është arsyeja përse shpesh, ëndrra që i kemi parë dikur i shohim të pasqyruara në realitet.

Lincoln ëndërronte vazhdimisht për vrasjen e tij. Shkrimtari i famshëm Mark Tëain ëndërronte për vdekjen e të vëllait. Disa njerëz kishin ëndërruar për katastrofën e Titanikut para se ajo të ndodhte.

Shumë shpikje janë frymëzuar nga ëndrrat

Ëndrrat jo vetëm që u japin njerëzve mundësinë për të parashikuar të ardhmen, por gjithashtu edhe ide të mëdha suksesi dhe inovatore.

Doni shembuj? Larry Page dikur kishte ëndërruar për Google- in, Elias Hoëe për makinën e qepjes, Dimitri Mendeleyev për formulimin e tabelës periodike të elementëve kimikë, etj.

Të qenit e bukur, nuk është diçka e lehtë. Gratë më të bukura në histori, nuk lindën të tilla. Ato bënë shumë përpjekje dhe sakrifica, dhe në ndonjë rast përdorën kimikate, ujin e zogjve të zier. Pra pas çdo bukurie të madhe në histori, ka një sekret të “pistë”.

  1. Perandoresha austriake Elisabet: Një maskë fytyre, me mish viçi të papërpunuar

Gruaja më e bukur në bokë në shekullin XIX-të, ishte Perandoresha Elizabet e Austrisë. Ajo ishte e njohur në të gjithë Europën për lëkurën e saj të butë, dhe flokët ngjyrë gështenjë të gjatë deri në fundin e këmbëve. Për të mbajtur të bukur lëkurën e saj, ajo do të shtypte luleshtrydhe mbi duar, fytyrë dhe qafë, do të lahej në vaj ulliri të ngrohtë, dhe flinte gjumë me një maskë fytyre të bërë me mish viçi të papërpunuar.  

  1. Mbretëresha e Egjiptit Kleopatra, lahej me qumështin e gomerëve

Mbretëresha Kleopatra, fitoi zemrat e njerëzve më të pushtetshëm të kohës. Për të qëndruar në formë, ajo përdorte trajtimin më luksoz nga të gjithë:banjo në qumështin e athët të gomarit. Shërbëtorët e saj, do të mjelnin 700 gomerë çdo ditë, në mënyrë që të mbushnin një vaskë me qumështin e tyre. Asokohe, besohej se kjo do të reduktonte rrudhat, dhe në fakt mund të ketë funksionuar. Laktoza e tharë kthehet në acid laktik, i cili mund të heqë shtresën sipërfaqësore të lëkurës nga trupi i një gruaje, duke zbuluar lëkurën më të butë dhe pa njolla.

  1. Faraonesha egjiptiane Nefertiti, përdorte shumë ‘makeup’, i mjaftueshme për të vrarë një person

Ndonëse varri i saj nuk është gjetur, varret e bashkëkohësve të saj, na japin një ide shumë të mirë se si ia dilte të ishte ndër femrat me të bukura të kohës. Nefertiti ishte tërësisht pa flokë. I gjithë trupi i saj rruhej nga koka deri te këmbët me një brisk. Ajo përdorte një grim aq të rëndë dhe me përmbajtje plumbi, sa që studiuesit mendojnë se pikërisht ky i fundit i shkurtoi jetën.

  1. Mbretëresha e Anglisë Elizabeta I: E lyer kokë e këmbë me plumb

Gjatë epokës së Elizabetës, produkti më i njohur për kujdesin ndaj lëkurës, ishte diçka e quajtur “vena veneciane”, që ishte thjesht një përzierje e plumbit dhe uthullës, që gratë do ta vendosnin në të gjithë lëkurën e tyre, për t’i bërë ato të dukeshin të bardha si prej porcelani. Askush nuk e përdorte më shumë atë sesa vetë Mbretëresha Elizabeta, aq sa ishte tërësisht e panjohshme pa të.

  1. Mbretëresha e Francës, Maria Antoneta, përdorte në fytyrë ujin e pëllumbave të zier

Ashtu si Elizabeta e Austrisë, Antoneta flinte përherë me një maskë fytyre, të prodhuar nga një përzierje e konjakut, vezës, qumështit pluhur dhe limonit. Ajo do ta fillonte mëngjesin, duke larë fytyrën me një pastrues fytyre të bërë nga pëllumbat. Produkti etiketohej me krenari “Eau Cosmetique de Pigeon”, dhe premtonte se çdo shishe ishte prodhuar nga “8 pëllumba të zier”.

5 Meri, mbretëresha e Skocezëve: Banjo me verë

Mbretëresha e Skocisë, nuk ishte një bukuri natyrore. Ajo lindi me një hundë pak të madhe, dhe një mjekër paksa të mprehtë, por qe mbretëreshë dhe ishte e vendosur të bëhej e bukur. Për të mbajtur lëkurën e saj sa më të bukur, ajo i urdhëronte shërbëtorët e saj të mbushnin një vaskë me verë të bardhë. Kjo tingëllon si diçka e dalë mode, por është në fakt diçka që njerëzit e bëjnë ende sot. Sot, quhet vinoterapia, dhe ka vende në të gjithë botën, ku ju mund të përjetoni ndjesi të ngjashme me ato të Merit.

  1. Perandoresha e Bizantit Zoe Porfirogenita ngriti një laborator vetjak kozmetike

Zoe Porfirogenita, ishte një nga gratë më të bukura të Perandorisë Bizantine. Ajo nuk dukej e bukur vetëm kur ishte e re. Edhe kur ishte në të 60-tat, ngjante si një 20-vjeçare. Dhe sigurisht që kishte punuar mjaftueshëm për të. Pasi u bë perandore, Zoe ngriti një laborator të madh kushtuar prodhimit të kozmetikës së saj.

  1. Lukrecia Borxhia, shpenzonte ditë të tëra për larjen e flokëve

Poeti anglez Lord Bajroni, tha dikur se flokët e Lukrecia Borxhias ishin “më të bukurat në botë”. Flokët e Lukrecias ishin të ndritshme dhe bjonde. Të gjithë të tjerët në familjen e saj kishin flokë të errët. Por ajo bëri të mundur që flokët e saj të shkëlqenin si dielli, duke i shpëlarë ato në lëng limoni për orë të tëra, dhe duke i tharë në dritën e diellit.

  1. Helena e Trojës, bënte banjo me uthull

Helena e Trojës ishte një grua kaq e bukur, saqë për nderin e saj vdiqën mijëra njerëz. Sipas Iliadës, ajo lahej në një banjo me uthull. Sot njerëzit priren të supozojnë, se ajo përdori uthullën e mollës ose se e hollonte atë në ujë, thjesht sepse përndryshe tingëllon shumë e tmerrshme.

Dhe në fakt kjo formulë funksionon. Uthulla balancon nivelet e pH të trupit, të cilat mund të kenë një efekt pastrues.

  1. Simoneta Vespuçi përdorte arsenikun, shushunjat dhe urinën e njeriut

Simoneta Vespuçi, ishte muza e disa prej piktorëve më të mëdhenj të Rilindjes. Ajo u zgjodh për të modeluar perëndeshën e dashurisë, Venusin. Në periudhën e Rilindjes, të gjithë donin të dukeshin si ajo. Dhe kështu gratë kopjuan regjimin e saj kozmetik – shushunja, helme të ndryshme, gjithçka.

1. Jeta nuk është e drejtë, mësohuni me të.

Mjaft pritët që jeta “t’ju sjellë” gjërat që ju mendoni se “i meritoni”.

2. Botës nuk i bëhet vonë për vetëvlerësimin tuaj.

Filloni të bëni diçka me veten dhe për veten tuaj sot. Tani!

3. Nuk do të kesh një pagë me gjashtë shifra menjëherë pas shkollës.

Do të duhet të punosh fort për të arritur atë që dëshiron.

4. Nëse mendon se mësuesi është i ashpër, prit të shohësh si do të jetë shefi.

Në vend të të “hajë me dhëmbë” përpara klasës, tani do të jetë përpara një zyre të tërë.

5. Gatimi i hamburgerëve nuk është “përtej dinjitetit tënd”.

Gëlltite atë krenari idiote dhe merre atë punë që tani mendon se është nën nivelin që ti meriton.

6. Nëse i çon gjërat në për dreq, nuk është faji i prindërve.

Mjaft shpërndave fajësime dhe fillo të marrësh përgjegjësi për dështimet e tua.

7. Prindërit dijnë diçka që ti nuk e di.

Ndoshta, para se të lindje ti, prindërit e tu nuk kanë qenë aq të mërzitshëm sa janë sot.

8. Shkolla mund të ketë hequr fituesit dhe humbësit, por jeta jo.

Rezultati i një provimi nuk justifikon mjetet. Nuk ka as edhe ngjashmërinë më të vogël me atë që ndodh në jetën reale.

9. Jeta nuk është e ndarë në semestra.

Një herë që fillon, jeta vazhdon e vazhdon, pa fund. Kështu që shpenzoje kohën tënde duke bërë një gjë që vlen.

10. Ajo që sheh në televizor nuk është jetë reale.

Në jetën reale, njerëzit duhet ta lënë kafenenë dhe të shkojnë në punë.

11. Tregohu i mirë me ata që vetëm mësojnë.

Shanset janë që do të përfundosh të punosh për një prej tyre.

Rita ka publikuar këngën e re.

Derisa po pritet për daljen e videoklipit të këngës, në rrjetet sociale po shpërndahet e po lavdërohet mjaft shumë kënga e re e këngëtares me prejardhje shqiptare.

‘Let you love me’ është kënga e katërt nga albumi më i ri i Ritës dhe e fundit e publikuar para daljes së albumit në nëntor, shkruan Gazeta Express.

Fansat kanë vetëm fjalë të mira për këngën e re e madje thonë se mund t’ia kalojë hitit “Anywhere” për nga suksesi.

Kënga me videoklip në kanalin zyrtar të Ritës në Youtube pritet të dalë sot në orët e pasdites.