Politologu shqiptar, Bardhyl Mahmuti, në një intervistë ekskluzive për Gazetën “Evropa” duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, ka thënë se vetëm gjatë dhjetë viteve nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Serbia ka përfituar mbi 5 miliardë euro nga tregu i Kosovës.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se këto miliarda euro të Kosovës shfrytëzohen edhe për armatosjen e Serbisë me armët më të sofistikuara ruse; shfrytëzohen edhe për mobilizimin diplomatik që të tërhiqen njohjet nga shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës; shfrytëzohen edhe për pengimin e anëtarësimit në institucione dhe organizata ndërkombëtare; shfrytëzohen edhe për pagesat e strukturave të pushtetit serb në Kosovë… Me një fjalë, çdokush që blenë produkte serbe, kontribuon me paratë e veta të forcohet Serbia që të na luftojë edhe më fuqishëm”, ka thënë Mahmuti.

Politikologu i njohur shqiptar, ka propozuar që taksa prej 100 për qind për produktet serbe të shkojë në një fond të veçantë për dëmshpërblimin e viktimave të gjenocidit serb.
Duke komentuar reagimin e zonjës Federica Mogherini, e cila në emër të BE-së kërkoi që taksat të hiqeshin menjëherë, Bardhyl Mahmuti ka thënë se pa marrë parasysh se nga kush dhe të cilës natyrë do të jenë presionet ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës, një gjë është e sigurtë: “NUK KA ASNJË FORCË DHE ASNJË PRESION QË DETYRON QYTETARIN E KOSOVËS TË BLEJË PRODUKTE SERBE!”.

Serbia ka përfituar mbi 5 miliardë euro nga tregu i Kosovës

Qeveria e Kosovës ngriti taksat për produktet e ndërmarrjeve të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës në masën prej 100 për qind. Shumica e interpretimeve këtë vendim e ndërlidhin me dështimin e Kosovës që të anëtarësohet në Interpol. Çka mendoni ju?
Bardhyl Mahmuti: Meqenëse vendimi i Qeverisë së Kosovës pasoi dështimin diplomatik në Dubai, shumëkush e sheh këtë vendimin të lidhur me zhvillimet rreth përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në institucione dhe në organizata ndërkombëtare. Mendoj se gjërat duhet të shihen të ndara. Edhe sikur të mos kishim pengesat për t’u anëtarësuar në Interpol, një taksë e veçantë për produktet e shtetit që ka ushtruar gjenocid në Kosovë del si domosdoshmëri. Kjo taksë duhet të shkojë në fond të veçantë për dëmshpërblimin e viktimave të gjenocidit serb.
Përveç vendimeve qeveritare, në raportet tregtare me Serbinë një përgjegjësi vendimtare kanë të gjithë qytetarët e Kosovës. Vetëm gjatë dhjetë viteve nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Serbia ka përfituar mbi 5 miliardë euro nga tregu i Kosovës.
Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se këto miliarda euro të Kosovës shfrytëzohen edhe për armatosjen e Serbisë me armët më të sofistikuara ruse; shfrytëzohen edhe për mobilizimin diplomatik që të tërhiqen njohjet nga shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës; shfrytëzohen edhe për pengimin e anëtarësimit në institucione dhe organizata ndërkombëtare; shfrytëzohen edhe për pagesat e strukturave të pushtetit serbe në Kosovë… Me një fjalë, çdo kush që blen produkte serbe kontribuon me paratë e veta të forcohet Serbia që të na luftojë edhe më fuqishëm.

Iniciativat për bojkotin e produkteve serbe kanë qenë prezente edhe para edhe pas luftës çlirimtare të Kosovë

Sipas jush, krahas masave shtetërore në raport me produktet serbe, a duhet që edhe qytetarët e Kosovës të jenë shumë më aktiv?
Bardhyl Mahmuti: Gjithsesi që kërkohet një proaktivitet më i madh dhe përgjegjësi më e lartë shtetërore edhe nga qytetarët e Kosovës. Të mos harrojmë, iniciativat për bojkotin e produkteve serbe kanë qenë prezente edhe para edhe pas luftës çlirimtare të Kosovës, por fatkeqësisht asnjëherë nuk patën efektin që do të duhej të kishin.

A mund të na sqaroni se në cilën kohë para luftës çlirimtare të Kosovës dhe kush ka ndërmarrë iniciativë për bojkotin e produkteve serbe?
Bardhyl Mahmuti: Në kulmin e fushatën antishqiptare të Serbisë nën udhëheqjen e Millosheviqit për të hequr autonominë e Kosovës, në kohën kur minatorët e Trepçës filluan grevën e përgjithshme dhe u shndërruan në strumbullar të mobilizimeve për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave tona kombëtare, më 27 shkurt 1989, në Pallatin “Cankariev Dom” të Lublanës, mbi 400 mijë sllovenë nënshkruan peticionin në mbrojtje të Kosovës. Ky solidaritet i paparë deri në atë kohë e tërboi regjimin e Beogradit. Të gjitha institucionet republikane dhe partiake të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi sollën vendim që të bojkotohen mallërat e Sllovenisë. Në këtë kontekst historik, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), e vetmja organizatë atdhetare shqiptare e asaj kohe që vepronte në klandestinitet, lëshoi komunikatë përmes të cilës kërkonte nga të gjithë shqiptarët që të bojkotonin mallërat e Serbisë, Maqedonisë dhe të Malit të Zi.
Fatkeqësisht edhe në atë periudhë edhe pas gjenocidit serb në Kosovë ky aspekt i luftës nuk ka pasur shtrirjen e duhur.

Sipas jush, çfarë efekti do të duhej të kishte qendrimi rezufues i qytetarëve të Kosovës ndaj produkteve serbe?
Bardhyl Mahmuti: Po sjellë shembull takimin me një numër senatorësh belg që ishin për vizitë në Kosovë në vitin 1999. Në atë kohë ishte aktualizuar kërkesa për bojkotimin e produkteve të Serbisë dhe kërkuan nga unë qëndrimin e Qeverisë së Përkohshme, ministër i Punëve të Jashtëm të së cilës isha.
Në atë kohë shpreha skepticizmin tim për realizimin e një gjëje të tillë, sepse çdo gjë ishte nën kontrollin e UNMIK-ut. U thash se sikur të kishim mundësi do të ndalonim hyrjen e çdo produkti serb në Kosovë. A mund të imagjinoni reagimin e izraelitëve nëse dikush do të përpiqej të fuste në vendin e tyre produkte që kanë simbolin e kryqit të thyer të Hitlerit? E njëjta gjë vlenë edhe për ne. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe simbolet e këtij shteti janë simbole të shtetit që kreu gjenocidin në Kosovë.
Të nesërmen e takimit i shoqërova në Komunën e Rahovecit. Atje patën mundësi të shihnin një pjesë të vogël të tragjedisë së madhe të shqiptarëve. Pas kësaj vizite, Senatorja Anne-Marie Lizin më tha në prezencë të krejt delegacionit: “Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzje ndaj të gjitha viktimave!”
As në kohën kur nuk kishim asgjë nën kontroll, e as më vonë kur kërkesa për bojkotin e mallrave serbe u bë njëra nga kauzat e Lëvizjes Vetëvendosje, bojkoti nuk u realizua! Të shpresojmë që këto masa shtetërore do të nxisin vetëdijesimin e njerëzve që të ndërpresin kontributin financiar për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.
Të jeni të bindur se në atë moment kur Serbia nuk do të ketë fitime nga Kosova, ajo do të heqë dorë nga financimi i politikës shkatërruese në Kosovë.

Nuk ka asnjë forcë dhe asnjë presion që detyron qytetarin e Kosovës të blejë produkte serbe!

Është për t’u habitur se me çfarë shpejtësie reagoi zonja Federica Mogherini, e cila në emër të BE-së kërkoi që taksat të hiqeshin menjëherë. A mendoni se Kosova do të ballafaqohet me presione nga BE-ja dhe institucionet tjera ndërkombëtare?
Bardhyl Mahmuti: Të gjitha institucionet e shtetit serb janë mobilizuar maksimalisht për ta paraqitur Serbinë si viktimë. Vendimi i Qeverisë së Kosovës është vendim i peshuar mirë dhe nuk ka asgjë që mund të jetë në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore. Asnjë masë nuk është e tepërt për ata që e cënojnë lirinë e popullit të Kosovës apo që i bëhen pengesë shtetit të Kosovës për anëtarësim mëritor në institucionet politike, ekonomike, të sigurisë dhe ato kultore ndërkombëtare.
Megjithatë presionet ndaj Kosovës nuk përjashtohen. Sidomos nga ata që asnjëherë nuk kanë ngritur zërin kundër padrejtësive dhe shkeljeve të rënda që ka bërë Serbia në mosrespektimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.
Pa marrë parasysh se nga kush dhe të cilës natyrë do të jenë presionet ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës, një gjë është e sigurt: NUK KA ASNJË FORCË DHE ASNJË PRESION QË DETYRON QYTETARIN E KOSOVËS TË BLEJË PRODUKTE SERBE!
Sido që të zhvillohen ngjarjet, çdo shqiptar duhet t’i thotë njëherë e përgjithmonë JO PRODUKTEVE SERBE! Të mos bëhemi financues të shkatërrimit të ardhmërisë sonë dhe gjeneratave që vijnë pas nesh!

Qeveria ka miratuar sot projekt/vendimin e propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko për “Prodhimin, Transmetimin dhe Financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore të dedikuara për Diasporën. 
Sipas këtij vendimi, pjesë e programit “RTSH 3”, të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH) do të jenë emisione të posaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, të dedikuara për Diasporën.

Si, emisione të veçanta për mësimin e gjuhës shqipe, dhe emisione të posaçëm televizive për kulturën shqiptare. Gjithashtu edhe krijimin një programi televiziv për mësimin e gjuhës shqipe që do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtë vendit, sipas kurrikulës së përbashkët të realizuar për këtë qëllim, në bazë të marrëveshjes me qeverinë e Republikës së Kosovës.
Prodhimi, transmetimi dhe financimi i tyre do të realizohet nëpërmjet buxhetit të shtetit.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Kulturës brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, në bashkëpunim me Radiotelevizionin Shqiptar, do të realizojnë emisionet e posaçme dhe transmetimin e tyre, duke filluar nga viti i ri mësimor 2019-2020.

PRODHIMIN, TRANSMETIMIN DHE FINANCIMIN E EMISIONEVE TËPOSAÇME TELEVIZIVE, ARSIMORE DHE KULTURORE,TË DEDIKUARAPËR DIASPORËN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 13, të ligjit nr.16/2018, “Përdiasporën”, të nenit 116, të ligjit nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën eShqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin esistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tëndryshuar, me propozimin e ministrit tëShtetit për Diasporën, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:

1. Prodhimin, transmetimin dhe financimin nga buxheti i shtetit të emisioneve tëposaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, tëdedikuarapër diasporën, si pjesë të programit “RTSH3”, të Radiotelevizionit Shqiptar(RTSH).

2. Emisioni i posaçëm televiziv për mësimin e gjuhës shqipe prodhohet e transmetohetnga Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) dhe financohet nga buxheti i miratuar përMinistrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

3. Emisioni i posaçëm televiziv për kulturën shqiptare, si prodhim i pavarur i Ministrisësë Kulturës, transmetohet nga Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH), me financimin ebuxhetit të miratuar për ministrinë.

4. Përmbajtja e programeve të emisionit të posaçëm televiziv për mësimin e gjuhësshqipe do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtëvendit,sipaskurrikulës së përbashkët të realizuar për këtë qëllim, në bazë tëmarrëveshjes me qeverinë e Republikës së Kosovës.

5. Platforma e programeve të emisioneve të posaçme për mësimin e gjuhës shqipe,kulturën shqiptare dhe identitetin kombëtar të përgatitet nga një grup punendërinstitucional, që ngrihet me urdhër të Kryeministrit, me përfaqësues të ministrivepërgjegjëse për arsimin, kulturën dhe diasporën.

6. Transmetimet e programeve të miratuara do të inkurajojnë mësimdhënienon-linedhe,pas transmetimit periodik në “RTSH 3”, do të vihen në dispozicion të publikut tëinteresuar pa pagesë.

7. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Kulturës, për prodhimin,transmetimin dhe financimin e emisioneve të posaçme, sipas pikave 1, 2e 3, të këtijvendimi, të lidhin marrëveshjet përkatëse me Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH).

8. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe ministri i Shtetit përDiasporën, brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, në bashkëpunim meRadiotelevizionin Shqiptar, të marrin masat e nevojshme për realizimin e emisionevetë posaçme dhe transmetimin e tyre, duke filluar nga viti i ri mësimor 2019-2020.

9. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe ministri përgjegjëspër diasporën të mbështesin Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH) përzbatimin emarrëveshjes me Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) për realizimin, brenda vitit2019, të programit të përbashkët televiziv mbi bazën e interesave të diasporësshqiptare.

10. Ngarkohen ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dheMinistria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

Partitë opozitare hungareze i bënë thirrje Qeverisë së Hungarisë ta arrestojë dhe shpejt ta ekstradojë ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në atë vend.

Partia Nacionaliste Hungareze “Jobik”, si dhe partitë e majta “Diaolg” dhe Koalicioni Demokratik, sot kumtuan se Gruevskit duhet t’i refuzohet kërkesa për azil dhe të ekstradohet në Maqedoni.

Zëdhënësi i “Jobik”-ut, Adam Mirkocski, e kualifikoi gjendjen si “skandal i paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminal i kërkuar” nga vendi, ku nuk ka luftë dhe ai nuk ndiqet mbi bazë religjioze apo politike.

Riçard Barabash, zëdhënësi i “Dialogut” theksoi se vendi i Gruevskit është “prapa grilave”.

Brexit ka bërë që në pah të del një problem tjetër në Premier Ligë. Skuadrat e tyre do të kufizohen vetëm në 12 lojtarë të huaja, një rregull kjo që do të bëj ndryshime radikale në filozofinë e tyre të futbollit

Ky plan është shkruar sot në The Times, në një raport ekskluziv, i cili nuk do të jetë efektiv menjëherë për shkak se duhet të bëhet shmangie nga kontratat e tanishme, por mund të shkaktojë tërmet edhe në futbollin europian.

Përfundimet e Brexit mund të jenë të paparashikueshme, pasi që askush nuk mund ti ikë, të paktën ndoshta në fillim, por më vonë pa dyshim do të sjell pasoja.

Në njërën anë, do të lëntë shumë lojtarë jo britanik pa rinovuar kontratat dhe me të ardhmen e tyre në ajër, në anën tjetër, do të ndikonte në nivelin e ligës që për momentin është më konkurruesja në botë duke falënderuar edhe importin e talenteve të huaj.

Për momentin, 13 nga 20 klubet e Premier Ligës nuk i përmbushin këto kërkesa që ka propozuar Brexit, e në mesin e tyre janë gjashtë klube që luajnë në gara europiane.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Serbia nuk na urren neve pse jemi shqiptarë, por urren edhe të tjerët pse nuk janë serbë.

Sipas Kurtit, Jugosllavia e Parë ishte monarki dhe u formua si platformë për Serbinë e Madhe

“”Ku është një serb, aty është Serbi” nuk paraqiste analizë faktesh por projekt hegjemonik. Andaj nisi kolonizimi i hapsirës së ish Jugosllavisë përmes popullimit me serbë dhe shpronësimit të të tjerëve. Serbia nga Kosova ka dëbuar shqiptarë për Turqi, por edhe nga Vojvodina ka dëbuar gjermanë e hungarezë. Pra, Serbia nuk na urren vetëm neve pse jemi shqiptarë, por edhe të tjerët pse nuk janë serbë”, shkruan Kurti, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Para një shekulli, gjashtë vjet pasi e pushtoi Kosovën, me të mbaruar Lufta e Parë Botërore, Serbia e aneksoi Vojvodinën. Jugosllavia e Parë ishte monarki dhe u formua si platformë për Serbinë e Madhe. “Ku është një serb, aty është Serbi” nuk paraqiste analizë faktesh por projekt hegjemonik. Andaj nisi kolonizimi i hapsirës së ish Jugosllavisë përmes popullimit me serbë dhe shpronësimit të të tjerëve. Serbia nga Kosova ka dëbuar shqiptarë për Turqi, por edhe nga Vojvodina ka dëbuar gjermanë e hungarezë. Pra, Serbia nuk na urren vetëm neve pse jemi shqiptarë, por edhe të tjerët pse nuk janë serbë.

Para tri dekadave, me ushtri e polici të ish Jugosllavisë, Serbia iu pat sulur Kosovës, mandej Sllovenisë, pastaj Kroacisë, pastaj Bosnje dhe Hercegovinës dhe në fund edhe njëherë Kosovës. Beogradi, si kryeqytet i Jugosllavisë, për ta krijuar Serbinë e Madhe, e shkatërroi Jugosllavinë e Dytë, meqë s’u dukej më mjaftueshëm e keqpërdorshme. “Ku është një varr serb, atje është Serbi”, bërtisnin akademikët dhe priftërinjtë serbë. Kështu, serbët duhet të vdisnin, duke vrarë e pasi të kenë vrarë kroatë, boshnjakë e shqiptarë. 160.000 joserbë u vranë, miliona njerëz u bënë refugjatë.

Pas shkatërrimit të Jugosllavisë së Dytë, Serbia vazhdoi edhe me shkatërrimin e njësive konstituive, pra republikave, veç e veç. U përpoq t’i rrënojë ato nga brenda me konstruksione juridike dhe struktura paralele të cilat republikat i shndërrojnë në shtete jofunksionale. Në Kroaci nuk i eci. Në Bosnje e instaloi Republikën Serbe. Në Kosovë po mundohet të na e kurdis ‘Zajednicën’.

Serbia edhe sot gjithqysh është e madhe. Ajo i ka brenda Vojvodinën, Sanxhakun, Luginën e Preshevës dhe Krahinën e Timokut. Pra, Serbia i ka brenda vetes Novi Sadin e Suboticën, Novi Pazarin e Pirotin, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Ata Kosovën e quajnë Kosovë dhe Metohi, pikërisht pse vetë ata do të duhej të quheshin: Serbia, Vojvodina, Sanxhaku, Lugina e Preshevës dhe Krahina e Timokut.

Ne nuk jemi kundër popullit serb, ashtu siç kurrë nuk kemi qenë dhe kurrë nuk do të jemi. Nuk i barazojmë serbët me Serbinë, ashtu qysh nuk e barazojmë pjesëtarin e një populli me veprimet e një shteti

Ministria e Punëve të Brendshme pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg, ka nënshkruar fletarrest, informon Alsat-M.

Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhërin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës.”

Gjykata penale u përpoq por pa sukses t’ia dorëzojë ish kryeministrit Nikolla Gruevski vendimin, me të cilin ai duhet menjëherë të paraqitet në burgun e Shutkës. Ndonëse korrieri gjyqësor ishte këmbëngulës dhe disa herë ka qenë në shtëpinë e ish-kryeministrit, nuk ka arritur vet personalisht t’ia japë dokumentin në dorë, me arsyetimin se të gjitha kërkesat për shtyrjen e shkuarjes në Shutkë i janë refuzuar. Gjykata të premten vendosi t’i refuzojë kërkesat e Gruevskit për të mos shkuar në burg. Po atë ditë, korrieri u përpoq ta dorëzojë vendimin, por përpjekjet ishin të pasuksesshme. Përgjigjja e gruas së tij ishte se Nikolla nuk ishte në shtëpi. Përndryshe, burgu hetues i Shutkës tashmë ka dërguar njoftim në Penalen se i dënuari Nikolla Gruevski nuk u paraqit më 8 nëntor në portën e burgut. Ai u dënua me 2 vite burg për blerjen e Mercedesit të blinduar.

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Të mendosh (pse e shkruaj këtë letër) është një trajtim eksperimental i sasive të vogla të energjisë, ashtu si një gjeneral që lëviz figura miniaturë mbi një hartë para se me vu trupat e tij në veprim.

***

Nuk pritet që politik-bërësit analfabetë shqipfolës të heqin dorë vullnetarisht nga interesat vetjake dhe punojnë për të mirën e vendit, qysh e kanë obligim. Ata do të vrisnin edhe prindërit e vet nëse ua rrezikojnë interesat e tyre. Prandaj, kur e dimë se me çfarë krijesash kemi të bëjmë, lypset mobilizuar opinionin publik për t`i neutralizuar ata bastardë me defekte të bashkëlindura të trurit. Natyra ka gabuar rëndë që i ka lindur, është dashur t`i abortojë.

Gati e gjithë ajo tufë e madhe bagëtish në Shqipëri, Kosovë, FYROM-it dhe trojet tjera, janë një kastë e të korruptuarve, të lidhur me krimin e organizuar. Vasal, sidomos të atyre barbarëve grekë dhe serbë; ndryshe, pelegrinazh fals që me flamujt, uniformat dhe armët luftarake të tyre, hyjnë pa leje në trojet tona. Dhe, terrorizojnë jugun e Shqipërisë dhe Veriun e Kosovës. Por edhe shkelin mbi dinjitetin tonë kombëtar. Ndërkaq, dylberët tanë heshtin. Ose rreshtohen pas tyre. Të gjithë. Pozitë e opozitë. O fëmijë të brezit të errët, o pemë të rënë nga drunjtë e gjymtuar!

T’i kthejmë Kombit krenarinë e qenies së vet të papërsëritshme.

Mercenarët shqipfolës janë krijesa të mjerueshme, të shitura, pa ndjeshmëri për popullsinë e tyre, dhe ata kanë humbur të gjithë kuptimin e shëndoshë dhe nuk kanë një perceptim të plotë të realitetit! Ata me decenie po varfërojnë, terrorizojnë, vjedhin, copëtojnë, poshtërojnë, shesin dhe shkatërrojnë në tërësi atdheun e përbashkët tonin, që nuk do të trashëgohet nga brezat e ardhshëm të shqiptarëve por nga pushtuesit gjakatarë, nëse nuk i arrestojmë sa më sa më shpejt të jetë e mundur. 

Shqiptarëve autokton u grabitet atdheu, gjuha, kultura, e ardhmja dhe trashëgimia, nga udhëheqësit e tyre, të cilët në lidhje me armikun vuajnë nga kompleksi i vlerës së ulët. Për të mirën e Mesjetës, barbarizmit, terrorizmit dhe mosfunksionimit. Një sistem i përhapur dhe i korruptuar, i cili në dy deceniet e fundit është bërë një sëmundje që importon kancer. Një shtet krejtësisht i çmendur dhe surrealist. Një gjendje krejtësisht e çmendur dhe joreale. Ndërsa situata është përshkallëzuar pothuajse jashtë kontrollit, në një projekt transformimi ideologjik dhe megalomani, pa procesin demokratik ose ankorimin, është koha e duhur të çlirohemi nga shkaktarët e së keqes.

Njeriu pa emocione, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë. 

***

Si do të vepronin shtetet tjera (normale) evropiane nëse do të kishin një krizë serioze të brendshme?

Ajo që njerëzit mendojnë dhe bëjnë privatisht është një çështje për individin. Nëse njerëzit duan të jenë naiv pavarësisht nga të gjitha rrethanat e jashtme që tregojnë se duhet të jenë vigjilent ose kritik, askush nuk mund t’i ndalë ata.

Është për individin të zgjedhë, por është edhe individi i cili duhet të marrë përgjegjësinë në kuptimin e pasojave që një përçmim i tillë i hapur ose mohimi i realitetit nënkupton. Ata janë një rrezik për veten e tyre.

Megjithatë, nëse shtetet udhëhiqen nga njerëz naiv dhe të thjeshtë, shpesh në një mënyrë spekulative, manipuluese ose cinike, mund të kenë pasoja serioze për një komb të tërë. Ata janë një rrezik për shoqërinë.

Në rastin më të keq, ajo (shoqëria) mund të hapet për krime shpërthyese, anarki, luftë civile ose luftë në shkallë të gjerë me vendet fqinje. Nëse mediat dhe politikanët, insistojnë në një mënyrë jo-morale dhe cinike, që shoqëria kolektivisht të shtyhet në një mohim të realitetit në emër të një lehtë-besimi, nuk ka asnjë mënyrë tjetër rrugëdaljeje përveçse policia, udhëheqësit e ushtrisë dhe shërbimet e sigurisë ta thonë (bëjnë) të veten. Kjo është kur fusha e tyre e ekspertizës dhe kompetencës janë aktualizuar. Ajo në fakt është një pjesë e kontratës që ata kanë hyrë. Dhe ata duhet ta bëjnë këtë para se të ndodhë fatkeqësia, jo shumë kohë më pas. Fakti është se është detyra e tyre e dënuar të paralajmërojnë, pavarësisht nëse ata guxojnë apo jo. Megjithëse një gjeneral ose udhëheqës policor shkarkohet për të treguar të vërtetën, është më mirë që ai të marrë ngarkesën. Me sa duket, shumë prej tyre edhe e kanë bërë atë. Ata u hoqën nga sistemi i karrierës, sepse ata atdhedashës, për shkak të qëndrimit mirëdashës, të përgjegjësisë për popullin dhe vendin e tyre, si dhe besnikërinë ndaj pozitës së tyre, e hoqën tehun nga goja. Unë e di se është e lehtë të thuhet kjo, dhe unë nuk dënoj asnjë prej zotërinjve në një pozicion të lartë që nuk guxon, por asnjë nga këto nuk ndryshon parimin e asaj që kam shkruar këtu. Le të filozofojmë pak mbi temën. Cila është më logjike apo heroike? Të sakrifikosh në kohë paqeje për të shmangur një katastrofë ose për të sakrifikuar në kohë lufte kur katastrofa tashmë ka ndodhur? A nuk kërkon një guxim më të madh nga një njeri për të shpëtuar kombin nga shkatërrimi para se të vijë, pavarësisht çnderimit dhe shqetësimit afatshkurtër ose afatgjatë, sesa të japë jetën e tij në veprim të vërtetë lufte? Natyrisht, është gjë e keqe për t’i vënë këto dy skenarë kundër njëra-tjetrës, sepse të dyja veprimet janë heroike në kohën dhe rolin e tyre, por unë megjithatë ende e bëj këtë për të ilustruar një poen. Natyrisht, ka edhe një ushtar apo civil që jep jetën e tij në luftime heroike për të shpëtuar të tjerët. Por ama kur është fjala për ata njerëz që janë ulur në majë të piramidës dhe kanë më shumë shikueshmëri dhe njohuri, ata duhet të veprojnë në kohë. Një vendim i tillë kërkon burrin e vet. Guximi dhe trimëria prej kohësh nuk është më një virtyt që është vendosur lartë në ideologjinë e shtetit shqiptar dhe mentalitetin e shqiptarëve.

Është një nder më i madh për një njeri që (nëse është e mundur) të drejtojë anijen larg nga një fatkeqësi që shihet qartë se qëndron atje përpara, sesa të tregojë guxim pasi qëllimisht ose pa ndërprerje e ka drejtuar atë në ujërat e papastra, ndërkohë që një stuhi ishte në rrugën e saj.

Ashtu si ushtarët profesionist që e dinë se ata mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të vriten në luftë, edhe udhëheqësit e forcave të mbrojtjes dhe të sigurisë duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë vendet e tyre të punës dhe emra të mirë dhe reputacion në kohën e paqes, për të shpëtuar vendin e tyre. Nëse pas kësaj, popullata pasive-indiferente ose politikanët e pandërgjegjshëm vazhdojnë t`i injorojnë paralajmërimet e tyre, të paktën askush më vonë nuk mund t`i fajëson për moszbatim të detyrës udhëheqësit që morën përgjegjësinë për të mirën e atdheut. Pastaj nuk kanë gjak të pafajshëm në duart e tyre. Asnjë djalë ose vajzë, nëna ose baballarë, gjyshe apo gjyshër nuk do të flijohet në paqe apo kohë lufte nga politikë-bërësit e çmendur të pavetëdijshëm ose nga politikanët vetë-respektues dhe vetë-mohues, banal, të gërditshëm dhe patetik, të cilët tërësisht injorojnë ose fshijnë të gjitha sinjalet e dukshme të rrezikut. Edhe sikur t`i kishin qëllimet e mira nuk mund t’i justifikojnë ato.

Ish ligjëruesi i Katedrës së Historisë, Enver Hoxhaj, i cili brenda një viti akademik nuk gjente kohë të vinte jo më shumë se katër a pesë herë në ligjërata, humbje që na kushtoi ne studentëve, edhe atë  duke vrapuar pas karrierës së tij politike, tashmë një politikani që din ti jep “kritika” edhe shteteve evropiane. Deklarimet kontroverse të ditëve të fundit rreth deklarimit për heqjen e vizave se “Nëse s’jepen, atëherë ka islamofobi dhe ka albanofobi nga BE-ja”, janë për tu shqetësuar dhe për më tepër për të treguar se në çfarë gjendje është diplomacia jonë. Se dikur ishte vet Ministër i Jashtëm dhe që shumë (s)ka pasur suksese në këtë punë e ka dëshmuar koha. Tani skena politike në Kosovë ka sjell në politikën e jashtme një person që vetëm diplomacinë mund ta ketë ëndërr dhe dëshirë, por, gjithsesi i mirë do të ishte për të shkuar si ambasador në shtetet afrikane apo arabe dhe assesi si Ministër i Jashtëm i shtetit tonë kur dihet se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës është drejtpërdrejt i lidhur me shtetet perëndimore-krishtere.

Sjellja e Behxhet Pacollit si ministër, që nëpër takimet e jashtme më shumë lobon për interesa personale ekonomike të bizneseve të veta se sa për çështjen e Kosovës, si dhe mundësinë që qendrat universitare ti kthej në  qendra religjioze, ka bërë diplomacinë e shtetit tonë në këtë gjendje që e kemi. Kjo nuk është vetëm dobësi e një “Pacolli” të quajtur deri më tani si person me preferenca të hapura orientale por, është një hendikep i një vizioni të qartë i gjithë skenës politike të Kosovës, që nuk e kanë të qartë rrugën drejt BE-së si dhe ajo që është më kryesore të kuptuarit se jetojnë në një kontinent evropian dhe se dielli për ta lind nga perëndimi ashtu sikur dikur e përkufizonin rilindasit tanë.

 Ky vizion politik i skenës politike të Prishtinës ka bërë që sot më e rëndësishme tek një shumicë e rinisë shqiptare të jetë fjala e një imami se ajo e një mësuesi, dhe tani së fundmi që po deklarohen disa politikan të Prishtinës se do ta shqyrtojmë qasjen ndaj BE-së, tregon jo seriozitetin e rrugës së tyre të ndjekur ndaj BE-së. Duhet kuptuar skena politike e Kosovës se rruga drejt BE-së, nuk është rrugë që ne mund të bëjmë diplomaci sikurse Serbia, pasi qe për ne BE-ja është integrimi i natyrshëm dhe mbi të gjitha shpëtimi nga influenca sllavo-turke. Kështu që rruga drejt BE-së për ne është vetë shpëtimi ynë si komb si dhe rruga e vetme dhe vlerat tona të përbashkëta ndër shekuj.

Qëndrimi i Zëvendëskryeministrit të Kosovës Enver Hoxhaj, se gjoja Evropa paska “albanofobi”, nuk qëndron aspak. Kjo është një deklaratë për të mbuluar vetëm dobësitë politike të shtetit tonë që ne shqiptarët e Kosovës nuk po mundemi ti tejkalojmë. Zëvendëskryeministri Hoxhaj, po harron të thotë se ambasadat e Kosovës gjithandej nëpër Evropë janë të stërmbushura me familjar të politikanëve e që mund të jenë çdo gjë tjetër por assesi diplomat dhe aspak profesionist. Stafe që tërë ditën vrapojnë kafeneve nëpër shtete të ndryshme e bëjnë shpenzime enorme, shtrojnë dreka e darka për familjarë e miq të tyre. Kjo qasje nepotike klanore kanë bërë që në disa shtete ambasadat e Kosovës janë bërë sikur prona private të disa subjekteve politike dhe individëve nga Kosova, duke ditur kapacitetet për të mbuluar një fushatë dhe të bërit diplomaci në bazë të kapaciteteve politike dhe ekonomike që ka Kosova. Se nëpër ambasada i rehabilituan të gjitha ata politikan që nga Kosova shpeshherë i dërguan për t’ia mbyllur “gojën” pasi që këtu ishin si delikuent të papërshtatshëm politik sipas një pjese të skenës politike, apo se ishin prishës të planeve të  tyre, pastaj se rrezikonin numrin nëpër qeveri apo ministri për të mbushur sipas përkatësisë së militantëve partiak dhe ku ti rehatonin i dërgonin që të gjithë nëpër stafe diplomatike e që në fakt nuk kanë asnjë kualifikim elementar për këtë segment të politikës së jashtme.

Të mos flasim që shteti i Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Kosovës janë të fjetura sa i përket lobimit për subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjersa shteti fqinj armik  i yni, Serbia ndan fond të veçantë për këtë segment dhe natë e ditë lobon në dëm të çështjes së Kosovës. Liderët institucional të shtetit të Kosovës dalin me deklarata skandaloze se shteti serb po ndërmerr ofensiva diplomatike kundër Kosovës, kjo është më se e vërtet, por fajtorët jemi ne pasi defensiva jonë dhe dhënien e mundësisë po ia japim premisën kundërshtarit tonë që edhe të ketë suksese në këtë drejtim. Kurse diplomacia jonë e jashtme nuk është në gjendje që as tek mërgata jonë e jashtme në shkollat shqipe të dërgoj libra falas për nxënësit shqiptar. Se kapaciteti i mërgatës sonë po keqpërdoret nga Turqia dhe Serbia tashmë është e qartë ku së paku në tre muaj nga mërgata shqiptare nëpër shtetet të ndryshme të Evropës po hap nga një xhami, në vend se të shkojnë këto mjete dhe ky kontribut për shkollën shqipe, kjo gjithsesi është refleksion në mungesë të një diplomacie të mirëfilltë të Kosovës. Është për të ardhur keq se edhe në marshimin për Preshevën ishin pjesëmarrës dhjetëra qytetarë, dhe nuk pamë askend nga skena politike e Kosovës.

Edhe pse Serbia ka një diskurs të politikës së jashtme shumë aktive dhe në dëm të çështjes së Kosovës, këtë të drejtë politika e jashtme e Kosovës nuk po arrin as për së afërmi ta vë në binarët e saj të duhur kur dihet se shumë më të lehtë e ka Kosova që në këtë diskurs të depërtoj tek shtetet e ndryshme duke pasur parasysh që shteti serb ka kryer krime dhe gjenocid ndaj popullatës së Kosovës. Diplomacia e jashtme e Kosovës po vuan nga sindroma i inferioritetit, dhe nga petku religjioz i stigmatizuar nga vetëvetja dhe nga vizioni jo i qartë i një politike gjithëshqiptare në Ballkan dhe rrjedhimisht evropiane. Lëshimet e diplomacisë kosovare  pas dy dekadash po i shfytëzon shteti serb, dhe  me diplomacinë  e saj po i ka dyert e hapura të ulet në shumë vende të ndryshme evropiane e botërore edhe atë me temën e caktuar me ambicie hegjemoniste ndaj Kosovës. Kurse diplomacia jonë struket nga stigma religjioze, e ka mbetur vetëm në mëshirën e aleatëve tanë perëndimor edhe atë shpesh herë duke u qortuar nga disa politikan nga Prishtina se “gjoja këta njohin çështjen shqiptare të Kosovës më mirë se sa ata”.

Se a janë shtetet evropiane islamofobe, qëndron kjo tezë tashmë e dëshmuar ndër vite, por, e qëndrueshme në argumentet të ruajtjes së identitetit të saj autokton të krishterë dhe se politikanët e Kosovës për ti dhënë ligjërata të tilla evropianëve, është një qasje shumë e dëmshme, pasi që ndoshta ne si politikë shqiptare duhet shqyrtuar dhe kthjelluar vizionin tonë si komb dhe jo evropianët. Se nga një pjesë e skenës politike shqiptare të Kosovës të dilet me pretekste të mos liberalizimit, dhe që ti mbajmë ligjërata për të drejtat e njeriut e ato religjioze evropianëve është më tepër një injorancë dhe një arsyetim i dështimeve të tyre për të bërë shtetin tonë ashtu siç e deshën shumica e shqiptarëve si një shtet funksional, ligjor dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Duhet rikujtuar kësaj skene politike se po të mos ishte Evropa, Amerika dhe një numër shumë i vogël atdhetarësh shqiptar, çështja shqiptare mund të ishte një çështje e harruar.  Do të ishte shumë me interes të dinte kjo skenë politike e Kosovës e të e kuptoj se sa bota arabe dhe një pjesë e asaj afrikane janë albanofobe, dhe mosmbështetëse të subjektivitetit të Kosovës.

Skena politike e Kosovës si ajo qeverisëse si  dhe ajo në opozitë më me rëndësi është që të merren me krijimin e shtetit tonë ligjor, si dhe ti japin fund emërimit  të militantëve partiak e joprofesionist në stafet diplomatike, si dhe të jenë më vetëkritik të arsyeshëm se sa ti mbajnë ligjërata evropianëve për albanofobi dhe islamofobi.

Valon Jashari: * Ma.sc. Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.

 Nga Skender Jashari-Vaj halli për Shqipëtarët nën pushtimin Serb, nga kush përfaqësohen! Ditëve të fundit, u pa një angazhim tejet i shtuar i partizanëve politik të partive politike dhe grupeve të interesit klanor e kriminal të partive politike në Luginë të Preshevës, duke gënjyer e mashtruar popullatën tonë, gjoja për angazhim serioz të tyre! Të thirret në emër të Kombit tonë, për t’u përfaqësu në kuadër të institucioneve çfardoqofshin ato, por të krijuara nga okupuesi, ndodhë vetëm në Luginë të Preshevës. Madje këta thirrën edhe në emër të avansimit, mbrojtjes së Kombit dhe Identitetit Kombëtar Shqipëtar, mbrojtjes së Gjuhës dhe Shkrimit Shqip, Abetares dhe Historisë Kombëtare Shqipëtare! Shqipëtarët e Luginës dolën me 5 parti dhe një grup qytetarësh, si zakonisht nuk mund të unifikoheshim rreth Interesit të Përbashkët Kombëtar të Shqipëtarëve të kësaj ane, madje për më keq kishte fërkime, akuzime dhe shtyrje mes vete, për të përfituar klani-partia të cilës i përkisnin.

Ky këshill është afërsisht ekuivalent me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, por dallon që ky i fundit tenton të ketë kompetenca shumë më të rëndësishme. Prandaj Republika e Kosovës, duhet të miratojë një Ligj për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare në Kosovë( amendamentim të Ligjit Nr. 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjestarëve të tyre në Republikë të Kosovës) dhe pastaj edhe Statutet e këtyre Këshillave Kombëtare në Kosovë, ashtu siç i rregullojnë aktet ndërkombëtare gjegjëse. Këshilli Kombëtar Shqipëtar nën Serbi është themelu me lejen e Serbisë, për të ndaluar formimin e Kuvendit Kombëtar Shqipëtar të Krahinës Autonome të Luginës së Preshevës, si trampolinë për shkëputje nga okupimi serb-sipas rrugës institucionaliste.

Këshilli Kombëtar Shqipëtar është themeluar më 3 qershor 2010, nga shtytja e ambasadave të huaja dhe institucioneve tjera relevante ndërkombëtare! Serbia themeloi këtë institucion, duke e shpjeguar shumë qartë në kompetencat e tij, në nenin 10 të Ligjit për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare në Serbi dhe në nenin 15 të Statutit të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, ku kryekëput është në Interes të Serbisë! Këshilli përbëhet prej 29 anëtarëve, 6 komisioneve( Komisionit për arsim parashkollorë, fillorë dhe të mesëm; komisioni për arsim të lartë, superior dhe shkencë; komisioni për kulturë; komisioni për informim dhe botime; komisioni për përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip; komisioni për rininë dhe shoqërinë civile) me nga 5-15 anëtarë dhe nënkomisioneve tjera.Çdo Shqipëtar e di fare mirë, që në këtë Këshill, nuk mund të hyjë asnjë Shqipëtar, që veprimtaria e tyre politike dhe kombëtare do ishte në kundërshtim me Interesat e Serbisë.

Derisa Kombi Shqipëtar, e cilëson qartë Serbinë si pushtues të Luginës së Preshevës( më 16-18 tetor 1912), hyrja në çdo institucion të pushtuesit ka një emër-tradhëti dhe shërbim armikut. Ky Këshill, nga 2010, deri më sot, madje as Abetaren nuk arriti ta sjell në Luginë, mos të ëndërrojmë më për Historinë, e asesi më për avansim të të drejtave të Shqipëtarëve në Luginë të Preshevës apo zgjedhjen e statusit politiko-juridik. Derisa kandidatët dhe këshilltarët për Këshillin Kombëtar Shqipëtar, nga komuna e Preshevës, i njohë shumicën e tyre edhe personalisht, me sigurinë më të madhe them që është mjerim për Kombin tonë, se nga çfarë shërbëtorësh të Serbisë përfaqësohemi, se nga çfarë pseudopatriot e deri edhe tradhtar e bashkëpunëtorë të Serbisë përfaqësohemi! Shkaku i këtyre ende situata në Luginë të Preshevës është vetëm drejt përkeqësimit. Më mjaftuan këto dhjetra orë, për të mbledhur informata të detajuara, për të parë, në lidhje me shumicën e këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, tash të zgjedhur më 4 nëntor 2018, se çfarë veprimtarie politike dhe kombëtare kanë patur dhe për të formu një sinopsisë për të ardhmen e tyre politike. Profili i këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, kryesisht është: lojal a nga familje lojale ndaj Serbisë, materialist dhe karrierist, inferior dhe turko-islamofilist, pa vizion dhe largpamësi për Interesin Kombëtar Shqipëtar, etj. Lojaliteti i tyre a i familjarëve të tyre ndaj Serbisë, është emëruesi më i shpesht i shumicës së këshilltarëve edhe të këtij mandati në Këshillin Kombëtar Shqipëtar. Edhe pse në jo pak raste, lojaliteti i tyre a i familjarëve të tyre, nuk është plotësisht aparent dhe tentojnë ta fshehin, por se lehtësisht vërehen lidhjet e tyre kryesisht biznesore, miqësore a të tjera më zyrtarë të Serbisë.

Materializmi dhe karrierizmi, po ashtu janë determinante të të qenit këshilltarë në Këshillin Kombëtar Shqipërar. Dhënija pas materializmit dhe karrierizmit të këtyre këshilltarëve, jep mundësinë që shumica e tyre të korruptohen apo të lidhen përmes bizneseve a intereseve të paligjshme financiare me zyrtarë të Serbisë. Pos kësaj politikanët angazhohen në nepotizëm, si interes sekundarë pas interesit material personal që kanë. Inferioriteti dhe turko-islamofilizmi i këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, është tejet e rrezikshme për ardhmërinë e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës. Vazhdimisht Serbia që nga vitet 1844, ka tentuar dhe islamizuar Shqipëtarët e Luginës së Preshevës e më gjerë. Të qenit të këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar turko-ismalofil, bënë që t’ia lehtësojnë maksimalisht gjenocidin dhe shovenizmin e Serbisë kundër neve. Specifika e inferioritetit është ngulitur nga mentaliteti islamik, i cili i injektuar sidomos nga autoritetet serbe gjatë shekullit të XX, ka bërë që edhe politikanët dhe shumica e të shkolluarëve nga Lugina e Preshevës( por edhe më gjerë), ta shohin veten si më inferiorë përballë zyrtarëve serb dhe zyrtarëve të faktorit ndërkombëtar-aleatëve tonë.

Binomi komb dhe fe nuk mund të qëndrojë tek ne Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, për faktin që feja e tillë, është instrumentalizu nga vetë Serbia për interese të saj. Këshilltarët e Këshillit Kombëtar Shqipëtar dhe politikanët e Luginës së Preshevës, deklerativisht do duhej të distancoheshin nga prirjet fetare dhe bindjet politike orientaliste turko-islamike dhe të fokusohen dhe kumulohen vetëm në përkatësinë kombëtare dhe drejt Euro-amerikanizmit. Gjatë gjithë regjimit të ish-jugosllavisë, shumica e politikanëve ishin me arsim joadekuat, e njejta ndodhi edhe në Luginë të Preshevës. Shikuar radhazi pothuajse të gjithë politikanët e Luginës, janë inxhinier kryesisht, mjek, llamarinëpunues, sociolog, biolog, student të fakultetit ekonomik etj. Shkollimi joadekuat ka bërë që mos të kenë mjaftueshëm njohuri nga historia e qeverisjeve lokale dhe nacionale. Kjo ka bërë që këshilltarët e Këshillit Kombëtar Shqipëtar dhe politikanët e Luginës së Preshevës, të mos kenë vizion dhe largpamësi për të avansu Interesin Kombëtar Shqipëtar, e që me a edhe pa qëllim të bëjnë veprime që më shumë do i shkonin në interes të Serbisë. Këshilltarët e Këshillit Kombëtar Shqipëtar, për të qenë të denjë për t’i mbrojtur dhe përfaqësuar të Drejtat, Liritë dhe Intereset Kombëtare të Shqipëtarëve të kësaj ane, do duhej të ishin: apolitik; të dëshmuar për veprimtari kombëtare Shqipëtare; të verifikuar paraprakisht nga Institucionet e shtetit Amë( ngjajshëm si Serbia bënë me Listën Sërbe në Republikë të Kosovës)! Të qenit apolitik, si kusht për të qenë kandidat për këshilltar të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, do mundësonte unifikimin e Shqipëtarëve të kësaj ane, rreth Idealit tonë Kombëtar. Për dallim me realitetin e tashëm, që angazhohen partitë politike për të përfitu numër më të madh përfaqësimi në të, dëmton Kauzën Kombëtare Shqipëtare, apo së paku e relativizon.

Të dëshmuar për veprimtari kombëtare Shqipëtare si kusht për të qenë kandidat për këshilltar në Këshillin Kombëtar Shqipëtar, do bënte që besimi i popullatës tonë në ta të jenë më i lartë. Natyrisht këso këshilltar tash për tash, nuk ka ky Këshill! Këshilltarët e Këshillit Kombëtar Shqipëtar dhe politikanët e Luginës së Preshevës, asnjëherë nuk janë verifikuar paraprakisht për të qenë të përzgjedhur dhe të dëshmuar për veprimtari kombëtare Shqipëtare. Derisa elektorati nuk e përzgjedhë të përzgjedhurin e tyre shkaku i vlerave, por zakonisht shkaku i interesit personal që është punësimi a ndonjë interes i ngjajshëm material. Në të ardhmen, Shtetit Amë do duhej t’i verifikonte parapraktisht kandidatët për këshilltar në Këshillin Kombëtar Shqipëtar por edhe politikanët e Luginës së Preshevës në përgjithësi. Si dhe institucionet gjegjëse të Shtetit Amë dhe Republikës së Kosovës, gjegjësisht Minsitrive të jashtme, që të këshillojnë, mentorojnë, monitorojnë e deri korrektojnë dhe ndërhyjnë në drejtim të organizimit, unifikimit të faktorit politik në Luginë të Preshevës dhe këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar. Më:06.11.2018 Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Nga Bardhyl Mahmuti-Të dashur miq,
Lajmi për zhvillimet rreth promovimit të librit të Dick Martyt në librarinë “Payot” të Lozanës dhe sidomos pranimi i Dick Martyt t’i ballafaqojmë argumentet pasi të ketë lexuar librin tim gjeti një përkrahje të madhe si asnjë shkrim që kam publikuar më herët. Ju faleminderit shumë miq të dashur dhe të gjitha mediave në gjuhën shqipe që i dhanë një publicitet të madh.

Fillimisht desha të kufizohem vetëm në këtë falënderim, por komenti i Seff Krasniqit më detyron t’i përgjigjem publikisht, sepse është lëshuar në një fushë të spekulimeve me shpresë se njerëzit nuk i dallojnë tendencat në përdorimin e terminologjisë.
Në komentin e tij ai shkruan: “Dick Martyn nuk guxon ta padis as Hashim Thaçi as Bardhyl Mahmuti, sepse të dytë e dinë perfundimin. Bardhyli e paska realizuar nje foto me të dhe kjo i mjafton ta këtë për histori. Në fakt, Bardhyli po ka deshirë të çoj pluhër për naivet dhe për të painformuarit mirë, sepse edhe ky e di shume mirë qe nga kendi i Marty-t dhe praktikes zvicerane, termi albanofon eshte ne rregull, sepse e gjithe CH banohet nga gjermanofonet, frankofonet dhe italofonet. Le te behet Bardhyli i sinqertë e të na tregojë se si i quan ky vetë zviceranët qe flasin frengjisht, pra i quan frankofon. Albanofon, nuk e ka kuptimin denigrues sikur ne kontekstin tonë kur i themi dikujt shqipfoles. Nuk di a ka pasur edhe shqiptarë tjere ne ate promovim, sepse gjuha eshte prej tuli, siç thuhet. Megjithate, nese do të kete nje perballje ne mes te Marty-t dhe Bardhylit, per cka s’besoj aspak, do të mundohem të jem i pranishëm. Nese Bardhyli do ta çoj të verteten deri ne fund, mund t’ia bej gjyqin ketij parlamentari të CH”-përfundon komentin Seff Krasniqi.
T’i marrim gjërat një nga një:
1. Seff Krasniqi më akuzon se përmes ndërhyrjes sime lidhur me përdorimin tendencioz nga ana e Dick Marty të termeve “albanofonët dhe “serbët” sa herë që flet për përkatësitë etnike në Kosovë, unë paskam “dëshirë të çoj pluhër për naivet dhe për të painformuarit mirë, sepse edhe unë e di shume mirë qe nga kendi i Marty-t dhe praktikes zvicerane, termi albanofon eshte ne rregull, sepse e gjithe CH banohet nga gjermanofonet, frankofonet dhe italofonet”!
Madje nga unë kërkon “që të bëhem i sinqertë e t’u tregojë se si i quaj unë zviceranët qe flasin frëngjisht” dhe vet e jep përgjigjen: “pra i quan frankofon”. 
Në përfundim për këtë çështje Seff Krasniqi nxjerr konkluzionin se gjoja në përdorimin e kësaj terminologjie nga ana e Dick Martyt termi “albanofon nuk e ka kuptimin denigrues sikur në kontekstin tonë kur i themi dikujt shqipfolës”!!!

2. Sikur të mos e njihja Seff Krasniqin do të mendoja se është reagim i “ndonjë naivi të painformuar” që nuk është i vetëdijshëm për mjerimin e mendimit të shprehur. Por meqë e njoh mirë dhe jam shumë mirë i informuar për të, atëherë përgjigjen do ta ketë ashtu siç e meriton.
3. Në ndërhyrjen time gjatë promovimit të librit të Dick Martyt theksova se në të gjitha intervistat e veta, në “raportin për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë” dhe në librin e fundit të tij sa herë që flet për përkatësitë etnike në Kosovë, Dick Marty përdor termet “albanofonët” dhe “serbët” dhe shtrova pyetjen nëse është neutral një qëndrim i tillë. 
Nuk është e rastësishme që krahas raportit që mban emrin e tij dhe librit të fundit unë përmenda edhe intervistat e tij. Jo rastësisht vura theksin në faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur si i tillë nga shumica e shteteve në botë. 
Nëse Seff Krasniqi shtiret se nuk e ka marrë vesh, Dick Marty e ka kuptuar saktësisht pse i kam përdorë këto fakte, sepse pas ndërhyrjes sime ai pati një qëndrim që synonte shfajësimin.
Për njerëzit që nuk kanë pasur mundësi t’i lexojnë qëndrimet e shumta të Dick Martyt rreth Kosovës, serbëve dhe “albanofonëve” jam i shtrënguar të sjell vetëm disa fakte, sepse kjo është e vetmja mënyrë që lexuesi të kuptojë drejtë se kush “dëshiron çojë pluhër për naivet dhe për të painformuarit mirë”. 
4. Për politikanin “neutral” të Zvicrës, Dick Martyn, populli shqiptar i Kosovës nuk është popull! Në gjuhën e këtij militanti, ata konsiderohen vetëm si “shqipfolës” sepse, sipas interpretimit të tij, “në të drejtën ndërkombëtare, vetëvendosja e popujve i nënshtrohet një sërë kushtesh. Sidomos, një popull duhet të njihet si i tillë. Kosova nuk përbën një rast të tillë. Kombet e Bashkuara nuk kanë njohur kurrë më parë një vend që është ndarë nga një vend tjetër kundër dëshirës së vendit pjesë e të cilit ishte….” (Réseau Voltaire, Dick Marty: “L’indépendance du Kosovo n’a pas été décidée à Pristina”, entretien avec Silvia Cattori shih: http://www.voltairenet.org/article155903.html)
“Sa i përket Çështjes së Kosovës, e drejta ndërkombëtare është plotësisht e qartë” për Dick Marty! Në të njëjtën frymë sikurse bartësit e institucioneve shtetërore të Serbisë, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Këshillit të Shteteve të Konfederatës Helvetike, Dick Marty, këmbëngul se “Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara flet në tri vende për integritetin territorial serb dhe thotë se Kosova është krahinë serbe që do të administrohej përkohësisht nga ndërkombëtarët. Rusia nuk do ta kishte pranuar asnjëherë këtë rezolutë nëse ajo nuk fliste për integritetin territorial të Serbisë. Kjo rezolutë edhe sot është në fuqi, sepse vetëm Këshilli i Sigurimit mund ta modifikojë apo anulojë.” Për këtë arsye, sipas tij, shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. 
Këtu shihet qartë se Dick Marty ka përvetësuar interpretimin serb të së drejtës ndërkombëtare, dhe shprehu haptazi revoltën e tij pse “bota perëndimore” nuk ka bërë diçka tjetër. “Sidomos Bashkimi Evropian, ka mundur të bëjë një deklaratë drejtuar të gjitha vendeve të regjionit dhe t’u thotë: ju propozojmë të gjithëve një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe Kosova do të gëzojë një autonomi të zgjeruar. Presidenti serb, Boris Tadiqi erdhi në Këshillin e Evropës dhe përkundër asaj se ishte e vështirë për të, ai deklaroi përpara përfaqësuesve të 47 shteteve: ‘Ne jemi dakord t’ia njohim Kosovës autonominë më të gjerë të mundshme’. Nuk e kuptoj pse nuk e kemi shfrytëzuar këtë rast’”. 
Krahas revoltës së vet, në intervistën e lartpërmendur Dick Marty deklaron se 
“shumica e vendeve nuk e kanë njohur dhe nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”. Kjo deklaratë është shprehje e dëshirës së tij dhe pikërisht për këtë arsye në ndërhyrjen time përmenda se aktualisht Kosovën e kanë njohur si shtet të pavarur shumica e vendeve në botë.

5. Nuk ka asgjë neutrale në qëndrimet e Dick Martyt kur ai përdorë termet “serbët dhe shqipfolësit”, sepse përmes kësaj mënyre ai këmbëngulë se gjoja me të drejtën ndërkombëtare shqiptarët e Kosovës nuk janë popull që kanë të drejtë të krijojnë shtetin e vet, por “shqipfolës” në kuadër të Serbisë! Madje Dick Marty shtiret se nuk e kupton “pse nuk është shfrytëzuar rasti që shqipfolësve t’u jepet një autonomi në kuadër të Serbisë”! 
Unë e kuptoj pse Dick Marty shtiret se gjoja nuk i kupton gjërat. E kuptoj edhe Seff Krasniqin pse mban këto qëndrime. Meqenëse ai kërkon nga unë “sinqeritet” rreth kuptimit të këtyre nocioneve ku dalin në shesh divergjencat thelbësore në mes meje dhe Dick Martyt, atëherë i mbetet Seff Krasniqit që të bëhet i sinqertë dhe të tregojë haptas pse pozicionohet në terminologjinë politologjike që shkon në favor të atyre forcave që kontestojnë pavarësinë e Kosovës. 
6. Seff Krasniqi vë theksin në shprehjen e njohur popullore “se gjuha është prej tulit” dhe mund të thuhet shumë çka. Prandaj dëshiron të dijë nëse ka pasur shqiptarë të tjerë në këtë promovim libri.
Sa për të kënaqur kureshtjen e Seff Krasniqit po përmend se në këtë promovim libri i takova edhe Alban Ismailajn (Psikoterapeut në Lozanë) dhe Menderes Zenelin. Shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj për fotot që i kanë bërë dhe që m’i kanë dërguar pas takimit. 
Seff Krasniqi e di fare mirë se “gjuha është prej tulit”, por në politikë, dhe sidomos në rastin e Kosovës, ajo kullon gjak sa herë përdoren terme që fshehin tendencën për t’i mohuar shqiptarëve të drejtën për të qenë shtet i pavarur. 
7. Në prezencë të shumë personaliteteve politike dhe intelektuale që ishin të pranishëm në këtë promovim libri u bë publike se Dick Marty pranoi që të ballafaqohemi pasi të ketë lexuar librin tim. Është mirë të shmangen prognozimet nëse do të ndodh ky ballafaqim. Unë pres kohën e nevojshme që i duhet për ta lexuar librin tim para se ta kontaktoj. Nëse ndodh ky ballafaqim në ndonjërin nga universitetet e Zvicrës, njoftimi do të jetë publik. Në atë rast Seff Krasniqi mund të jetë i pranishëm. Madje, nëse Dick Marty ka nevojë për ndihmën e tij, ai mund të ulet përkrah tij. Unë jam i gatshëm të ballafaqoj argumentet shkencore me cilindo qoftë!