Opozita hungareze kërkon që Gruevski të arrestohet dhe të ekstradohet
Partitë opozitare hungareze i bënë thirrje Qeverisë së Hungarisë ta arrestojë dhe shpejt ta ekstradojë ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në atë vend.
Partia Nacionaliste Hungareze “Jobik”, si dhe partitë e majta “Diaolg” dhe Koalicioni Demokratik, sot kumtuan se Gruevskit duhet t’i refuzohet kërkesa për azil dhe të ekstradohet në Maqedoni.
Zëdhënësi i “Jobik”-ut, Adam Mirkocski, e kualifikoi gjendjen si “skandal i paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminal i kërkuar” nga vendi, ku nuk ka luftë dhe ai nuk ndiqet mbi bazë religjioze apo politike.
Riçard Barabash, zëdhënësi i “Dialogut” theksoi se vendi i Gruevskit është “prapa grilave”.