Lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë:  Presidenca Rumune e Këshillit të BE në 6 mujorin e parë të këtij viti do të synojë të shtyjë përpara politikat e zgjerimit të BE me vendet e rajonit.

Në prezantimin e prioriteteve të Presidencës rumune të Këshillit të BE, të martën (22.01.2019) Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, theksoi se “BE-ja mund të mbështetet tek një presidencë që do ta shtyjë më tej axhendën e zgjerimit. Pas presidencave të suksesshme bullgare dhe austriake, mirëpres fuqimisht vazhdimësinë e mbajtjes së Ballkanit Perëndimor midis prioriteteve tona kryesore në këtë 6 mujor të Presidencës Rumune”.

Vendimi për hapjen e negociatave – jo i mirëqenë

Presidenca rumune e Këshillit të BE, janar-qershor 2019, përkon në kohë me pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë për hapjen e negociatave të hyrjes në BE.

Për Shqipërinë kjo periudhë do të jetë absolutisht vendimtare. Jemi rreth katër muaj larg Raportit Vjetor të Komisionit Europian (KE) dhe pesë muaj larg diskutimit të ardhshëm të Këshillit të BE mbi zgjerimin. Ajo që shtetet  anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet të merret si i mirëqënë”, tha ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në prezantimin e prioriteteve të Presidencës Rumune.

Rolin e rëndësishëm të Raportit të Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë e theksoi edhe Mircea Perpelea, ambasador i Rumanisë në Tiranë. “Gjatë kësaj Presidence Rumune, hapat që do të hidhen në procesin e zgjerimit do të bazohen në vlerësimin e KE, që do të publikohet këtë pranverë. Rumania do të jetë e angazhuar aktivisht në këtë proces. Shpresojmë që raporti i KE të jetë pozitiv për të bërë të mundur përparimin e mëtejshëm të partnerëve europianë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Presidenca rumune do të përpiqet të kanalizojë përpjekjet në një drejtim pozitiv për të ҫuar përpara perspektivën europiane të Shqipërisë.

Presidenca Rumune në kohë sfidash për BE

Rumania merr për herë të parë Presidencën e Këshillit të BE, që nga anëtarësimi i saj në vitin 2007, në një kohë sfidash për BE, “në një kohë kur përpjekje të përbashkëta të vendeve anëtare dhe të institucioneve të BE duhet të identifikojnë zgjidhje që funksionojnë për sfidat e mëdha që po përballon sot projekti i unifikimit europian” theksoi ambasadori rumun Perpelea.

Kohezioni- një vlerë e përbashkët europiane

Kjo është motoja e Presidencës Rumune në 6 mujorin e parë të këtij viti. Në funksion të parimit të kohezionit si vlerë e përbashkët europiane janë përcaktuar edhe drejtimet kryesore të axhendës së kësaj presidence. Në fokusin e saj do të jetë forcimi i konvergjencës në Europë, i sigurisë së qytetarëve të saj, rritja e rolit të Europës si një aktor global, rritja e solidaritetit  dhe kohezionit për një Europë të vlerave të përba

Arsye për këtë, u tha se është, akomodimi i numrit të madh të folësve gjatë debatit shumë të polarizuar.

Debati parlamentar ishte caktuar të përfundojë më 24 janar, mirëpo zyra e kryetarit të Parlamentit tha se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’i lejuar të gjithë deputetët të regjistrohen gjatë debatit.

Qeveria e kryeministrit grek, Alexis Tsipras dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, arritën marrëveshje në qershor të vitit 2018 për të ndryshuar emrin e Republikës ish-Jugosllave, në Maqedonia Veriore.

Ata i dhanë fund kështu mosmarrëveshjeve për emrin që kanë ekzistuar për disa dekada, përcjell REL.

Sipas marrëveshjes, pas ndryshimit të emrit, Greqia nuk do të jetë më pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sot me Date 23.01.2019 në moshën 81 vjecare është ndarë nga jeta edhe një veteranе e arsimit të Tearcës, mësuesja e devotshme, Mysherefe (Qerimi) Sadullai. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër me Namazin e Drekës në Varezat e Tearcës.

Me Rrespekte djali EROLLi, vajzat Besa dhe Mirushja si dhe mbarë familja Sadullai .
U PREHSH NË PAQË!

Bardhyl Mahmuti– Në 20 vjetorin e aktit gjenocidar në Reçak, nënkoloneli serb Goran Radosavljeviq-Guri dhe kriminelët tjerë që kryen gjenocidin kundër shqiptarëve jetojnë të lirë në Serbi. Ndërsa në Hagë, prokurorë ndërkombëtarë të bazuar në dosjet e sajuara prej Shërbimit Sekret të Serbisë marrin në pyetje gjeneralë të UÇK-së! Kjo është hipokrizi ndërkombëtare ndaj krimit të gjenocidit!
Po sjell për lexuesin pjesë nga dy artikujt e gazetarit Pierre Hazan, i cili në janar të vitit 1999 ishte i dërguari special në Kosovë i gazetës franceze “Libération”.

Në artikullin e titulluar “Masakra e Reçakut: rrëfimi i një dëshmitari çelës….”, Pierre Hazan-i sjell rrëfimin e dëshmitarit: “Rreth orës 15:45, një çerek ore pas përfundimit të të shtënave, forcat serbe u larguan nga fshati (…) Ne vendosëm të hynim në Reçak. Një duzinë civilësh ishin aty në një gjendje tronditëse. Njëri nga ta na zgjati diçka. Njëri nga njerëzit e mi e mori. Papritmas konstatuam se ishte pjesë kafke. Përkthyesi ynë na shpjegoi se ky njeri sapo kishte gjetur kufomën e vëllait të vet, me kokë të copëtuar. Ne pamë një trup. Plumbi i kishte krisur mbi kokë dhe tërë kafka ishte copëtuar. Fshatarët na thanë se nja njëzet burra ishin arrestuar (…) Ora ishte rreth 17:30. Bënte terr i zi. I mora 5 të plagosur. Të gjithë civilë. Këtë të premte, për herë të parë dhe të vetme, një grua na tha se burrat ishin dërguar për ekzekutim. Ajo ishte në gjendje tejet të shqetësuar. Vajza e saj ishte e plagosur. Jemi afruar rreth 400 ose 500 metra afër përroit, por nuk pamë gjë. Në orën 18:00 u larguam nga Reçaku…”“Të shtunën në orën 8:45”- vazhdon tregimin vëzhguesi i OSBE-së, që gazetari e paraqet vetëm me emrin «Mike»- “ne u kthyem përsëri në Reçak. Ushtarët e UÇK-së ishin aty. Ata i zbuluan të vdekurit në të njëjtën kohë me ne (…). Disa media pretendojnë se ata kanë organizuar një inskenim për ta bërë të besueshme masakrën. Duhet të kishin qenë gjeni të inskenimit, të pajisur me një talent të jashtëzakonshëm për aktrim (…). I morëm gëzhojat si prova. Ndoshta nja dy duzina gëzhoja dhe karikatorë. Ushtarët e UÇK-së i morën 9 shokët e tyre. Kufoma pa koka. I pashë nja njëzet kufoma në përrua, të ekzekutuara me nga një plumb në kokë. Mandej kufoma të tjera përreth. Këta, sipas asaj që shihej, kanë tentuar të iknin. Pastaj zbrita në fshat, aty ku viktimat ishin vrarë me nga një plumb në kokë ose duke u përpjekur të iknin. Pashë trupin e një djaloshi 12-vjeçar, i vrarë me një plumb pas qafe, pranë kufomës së babait të vet. Pashë kufomën e një burri pa kokë, të cilën e gjeti vëllai i tij. I kishin mbetur flokët e hequra me lëkurën e kafkës. A janë gjymtuar këta trupa apo kafshët ua kanë ngrënë mishin? Nuk e di! Vëllai i vuri ndërmjet shpatullave atë që kishte mbetur nga koka…” 
Në artikullin “Ishim të sigurt se të gjithë do të vdesim”, Pierre Hazan-i filloi dëshminë e fshatarëve të Reçakut me thëniet e një fëmije të vrarë në këtë aksion. “Kujdes mami, ata do të vrasin!”, ishin fjalët e fundit të Halim Beqirit, 12-vjeçar. Një plumb e goditi pas qafe. Kishte gjak në gojë. Isha dy metra larg. Serbët shtinin nga të gjitha anët. Nuk mund të afrohesha. ‘Ata e vranë edhe burrin tim. Ai ishte pranë djalit tonë’” rrëfente nëna e tij, Eminja.
“Burrat u ndanë në disa grupe. Nja 20 veta u dërguan mbi fshat. Na thanë se do të na çonin në stacionin policor. Por dëgjoheshin krisma nga të katër anët”, tha Rama, një burrë rreth dyzet vjeç. “Pjesa tjetër e grupit u dërguan në përrua. Policët serbë i prisnin që t’i vrisnin.”
“Të shtunën, trupat e këtyre njëzet burrave ishin ende njëri mbi tjetrin, në pozicionin që ishin vrarë. Ishin ekzekutuar nga afër. Një vdekje e përgatitur dhe e ekzekutuar me gjakftohtësi. Në orën 17:00 serbët u tërhoqën. Të mbijetuarit filluan të lëvizin. Një nga shtëpitë e para të fshatit, afër xhamisë, ishte ajo e Banush Azemit, 62-vjeçar. Kufoma e tij, pa kokë, ishte pranë shtëpisë së tij. Vëllai i tij, Bedriu, 55-vjeçar, kërkonte kokën. Fshatarët e gjetën më vonë. Në fshat ishte edhe një kufomë e një burri të gjymtuar. Një adoleshent sapo kishte gjetur kufomat e tre vëllezërve të tij…” “E shtunë pasdite”, vazhdon Pierre Hazan-i. 
“Ora ishte gati 15:00 kur erdhi gjenerali Walker, shefi i Misionit të OSBE-së. Të mbijetuarit nga kjo ngjarje e dërguan Walker-in te përroi ku ishin të shtrira mbi njëzet viktima”. “Janë vrarë me nga një plumb në kokë ose pas qafe”, deklaroi pa asnjë dyshim William Walker-i… 
Më gjerësisht Kapitulli i Tretë i librit «Mashtrimi i Madh»

Deputetët britanikë përgatiten të votojnë sot për ta miratuar ose jo marrëveshjen e Theresa Mayt për shkëputjen nga Bashkimi Europian. Vota më domethënëse ndonjëherë pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës, pas përfundimit të një debati gati 5-ditor mbi “Brexit”-in.

May u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj, në të kundërt rrezikojnë “të zhgënjejnë popullin britanik”. Por, duke qenë se shumë prej deputetëve të saj pritet t’u bashkohen partive opozitare për të votuar kundër marrëveshjes, pritet gjerësisht që ajo të dalë e humbur në këtë votim.

Deputetët do të mund të sugjerojnë edhe amendamentet që mund ta përmirësojnë marrëveshjen, përpara se votimi të nisë rreth orës 19 (20 me tonën).

Kryeministrja iu adresua deputetëve të Parlamentit pasditen e së hënës, në përpjekjen e fundit të saj për të siguruar mbështetje për marrëveshjen, e cila përfshin qoftë akordin e tërheqjes me kushtet e përcaktuara mes Britanisë dhe BE-së, sikurse edhe një deklaratë politike për marrëdhëniet e ardhshme.

Edhe këtë të martë, në mëngjes, May pritet t’iu adresohet anëtarëve të kabinetit të saj, përpara se debati të rifillojë nga mesdita. Por, shumë prej deputetëve konservatorë dhe atyre të Unionistëve Demokratikë mbeten të palëkundur në kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes.

Rreth 100 deputetë konservatorë dhe 10 “DUP”-istë mund t’iu bashkohen laburistëve dhe partive të tjera në opozitë gjatë votimit për ta rrëzuar marrëveshjen.

Marrëveshja, gjithsesi e pësoi një humbje të rëndë natën e së hënës, në Dhomën e Lordëve, ku u mbështet një mocion i laburistëve me 321 vota pro dhe 152 kundër.

Edhe pse kjo votë nuk ka peshë, pasi janë deputetët që do të thonë fjalën e fundit, mocioni që refuzon gjithashtu një skenar shkëputjeje pa marrëveshje shpreh “keqardhjen” se marrëveshja e Mayt do të dëmtonte prosperitetin ekonomik në të ardhmen, sigurinë e brendshme dhe ndikimin global të Britanisë së Madhe.

Kelmend Balili është dorëzuar këtë të martë në polici. Lajmi konfirmohet nga burime për “DITA”.

Sipas informacioneve ai ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së bashku me dy avokatët e tij Baftjar Rusi dhe Theodhori Sollaku.

I cilësuar si ‘Escobari i Ballkanit’ baroni i drogës është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Balili ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për më shumë se dy vite dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte bërë e mundur që të prangosej, edhe pse ka pasur disa aksione policore.

Prokuroria shqiptare për Balilin ka të faktuar të paktën një episod trafiku kanabisi nga Shqipëria drejt Greqisë. Në një gomone të nisur nga Saranda u transportuan 700 kilogramë hashash.

Grupi i Kelmend Balilit po hetohet për 6 raste të trafikut të drogës në sasi të mëdha drejt Europës. Bazuar në hetime, Prokuroria greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka arritur të vërtetojë se grupi koordinohej nga Dhimitër Poti i arrestuar në Belgjikë dy vite më parë. Ngarkesa e fundit prej 100 kilogramë kanabis është kapur në Maj të vitit 2016 në depot e firmës së transportit të Potit në Belgjikë.

o.j/dita

Shqiptarët në shtetin me emra sezonal, e cila posa ndëroi emrin në Maqedoni Veriore, me dekada janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës. Mjafton që të frekfentohen institucionet që duhet të financohen nga autoritetet shtetërore nëpër fshatrat dhe qytetet me shumicë shqiptare, dhe do të ballafaqoheni me mjerimin dhe neglizhencën e shtetit për të siguruar nevojat bazë të institucioneve të ndryshme, sic janë spitalet,zyrat e vendit,shkollat etj. Për tu bindur edhë më shumë, se shteti me dekada ka përdorur dhunë dhe diskriminim racial ndaj popullit shqiptar, mjafton ta prezentojmë një nga qindra shembujt, të mjerimit të shkollës fillore shqipe në fshatin Llazhec të Manastirit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije këtë të premte se ka përmbyllur fazën e vlerësimit të ofertave dhe ka shpallur fituesin për garën e dhënies me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit.

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k. me vlerë investimi prej 7,999,393 Euro (pa TVSH) është identifikuar nga komisioni si oferta fituese.

Sipas njoftimit të Ministrisë ky bashkim operatorësh në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO do të kryejë investimin në vlerën e lartpërmendur me synim rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e aeroportit të Kukësit tek shteti pas periudhës 35 vjeçare të koncesionit.

Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ishte e vetmja ofertë.

Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxias ka shkruar në Tuiter me rastin e votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Kam biseduar me Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin, duke kujtuar vështirësitë, lidhjen, tensionet, besimin e ndërsjellë dhe shpresat që kemi pasur gjatë punës për Marrëveshjen. Ne ëndërruam për të ardhmen e përbashkët të dy popujve tanë. Maqedonia e re e mirëpritur në jetën tonë, historia duhet të jetë një shkollë, jo një burg”, shkruan Koxias.

Me 81 vota “për” dhe asnjë kundër, Kuvendi i Maqedonisë, votoi ndryshimet kushtetuese, duke kurorëzuar kështu procesin e Marrëveshjes së Prespës. Tashmë emri zyrtar i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me 81 vota “për” dhe asnjë kundër, Kuvendi i Maqedonisë, votoi ndryshimet kushtetuese, duke kurorëzuar kështu procesin e Marrëveshjes së Prespës. Tashmë emri zyrtar i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Deputetët e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE nuk ishin të pranishëm në seancë, sipas tyre ata nuk donin t’i jepnin asnjë lloj legjitimiteti ndryshimit të Kushtetutës së vendit, qoftë edhe me prezencë. Paraprakisht shumica e deputetëve votuan kundër amendamentit të deputetes Elizabeta Kançeska Milevska, e cila kishte kërkuar që, termi “Republika e Maqedonisë Veriore” të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm-ndërkombëtar, ndërsa në përdorim të brendshëm, në të gjitha dokumentet, të mbetej emri i deritanishëm,  “Republika e Maqedonisë”.

Ndryshimet kushtetuese u miratuan pas negociatave të gjata me opozitën shqiptare që kishin të bënin me disa amendamente të saj për pozitën e shqiptarëve në Kushtetutë. Si përfundim u pranuan amendamentet e partive opozitare shqiptare nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. 

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami,  janë marrë vesh që kërkesat e opozitës shqiptare të realizohen përmes ligjit kushtetues dhe jo përmes amendamenteve plotësuese.

Sipas kësaj marrëveshjeje çështja e shtetësisë në dokumentet personale për maqedonasit do të jetë sipas formulimit /maqedonase/ qytetar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa për shqiptarët e Maqedonisë/ qytetar i Maqedonisë së Veriut. Opozita e kishte kontestuar variantin e parë pasi sipas saj predikonte përkatësinë etnike të shqiptarëve si maqedonas.

Zaevi i lehtësuar 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e ka vlerësuar vendimin e Kuvendit si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë, pasi ai mbyll kështu grindjen 27-vjeçare me Greqinë për çështjen e emrit që ka mbajtur për aq kohë të bllokuar edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Kuvendi i Maqedonisë që nga pavarësia ka sjellë vendime të shumta, por vendimi i sotëm është ndër më të rëndësishmit. Është vendim i rëndë, por është vendimi më i mirë i mundshëm me Greqinë për të ardhmen e vendit. Edhe VMRO DPMNE-ja e di se vendim më të mirë nuk mund të arrihej. Ajo gjithashtu e di se pa një marrëveshje me Greqinë nuk mund të ketë as NATO e as BE”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Urime nga  shumë anë

Mbas votimit aktorët politikë në Maqedoni kanë marrë shumë urime nga politikanë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Ministri gjerman i shtetit për Europën, Michael Roth, e uroi  kryeministrin Zaev dhe për këtë “hap të madh në drejtim të BE-së”. Roth nuk i kurseu edhe fjalët lavdëruese për kryeministrin Zaev: “Lidershipi i mirë është kyç!” tha ai. Kjo është diçka e mirë për maqedonasit, grekët dhe rajonin dhe Europën. Urime! Përfundon mesazhin politikani gjerman.

Edhe komisioneri i BE-së përgjegjës për zgjerimin, Johannes Hahn, i uroi aktorët e politikës dhe qytetarët për këtë votë: “Shpresoj që ky vendim historik do të krijojë një dinamikë pozitive për pajtim në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Hahn në një status në Tweeter. 


Urime i kanë shprehur shtetit fqinj edhe krerët e politikës nga Kosova dhe Shqipëria. Ndër mesazhet e përfolura më shumë në mediat e Tiranës ishte ai i ministrit të Jashtëm ende në detyrë Ditmir Bushati, shkarkimi i të cilit po refuzohet nga presidenti Ilir Meta. Bushati në mesazhin e tij urues vuri në dukje ndër të tjera edhe rolin “pozitiv të shqiptarëve” në këtë vendim.

Protesta para Kuvendit

Ndërsa 81 deputetët votonin emrin e ri, VMRO-DPMNE-ja protestonte para Kuvendit, duke e kritikuar marrëveshjen si “kapitulluese për kombin, identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase”. Nga VMRO DPMNE-ja gjithashtu kanë akuzuar qeverinë se ka përdorur forma të ndryshme kërcënimesh ndaj deputetëve dhe cilitdo që kishte kundërshtuar marrëveshjen në një farë mënyre. 

“Në lojë janë para, premtime për lirim nga përndjekja politike me kusht që të mbështesin ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Maqedonia po bëhet shtet i okupuar”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski.

VMRO-DPMNE-ja iu bashkua kështu kësaj radhe grupit pro-rus dhe kundër NATO-s “Maqedonia Bllokon”, që po protestonte kundër Marrëveshjes së Prespës. “E ftojmë popullin maqedonas që të dalë dhe të mos lejojë që të na ndërrojnë emrin. Do të ngelemi në këtë të ftohtë dhe do të kryejmë trysni derisa nuk heqim dorë nga ndryshimi i emrit ”ka thënë Dragan Ugrinovski” nga “Maqedonia bllokon”.

Me ndryshimin e Kushtetutës zbatohet Marrëveshja e Prespës për emrin me Greqinë, e cila u arrit më 17 qershor 2018. Që të jetë e plotfuqishme, Marrëveshja për emrin duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti i Greqisë. Marrëveshja e arritur i jep fund bllokadës së Greqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe nisjen e negociatave të saj me BE-në, gjë që pritet të vendoset në samitin e BE-së në fund të qershorit.