Ky Kolos nga Tetova me tërë forcat e veta iu kundërvu një perandorie të madhe siç ishte Turqia në atë kohë. Ky komandant u hodh në kryengritje për përmirsimin e jetës ekonomile dhe sociale të popullësisë të këtyre anëve pa dallim feje dhe race, duke bërë luftë deri në vdekje për çlirimin e trevave lindore shqiptare. Lufta zgjati më më shumë se 5 pesë muaj, nga janari 1844 deri më 21 maj të vitit 1844, kur u kap i gjallë Derish Care me shokë. Ky kolos e humbi luftën ballë për ballë me ushtrinë e Hajredin Pashës në betejën e Katllanovës më 21 maj 1844. Gjatë kësaj lufte Komandanti shqiptar nga Pollogu i Tetovës pati disa takime edhe me diplomat të huaj; anglez, francez, po ashtu ka qenë i përcjellur edhe nga politika serbe serbe dhe ajo ruse.

Edhe pse gjatë kësaj kryengritje ishte figura më këmëngulse që kërkonte publikisht para diplomatëve të huaj se shqiptarëve të Shqipërisë duhet tu njihet autonomia as më pak as më shumë se ajo e serbisë dhe Greqisë. Ky komandant këto kërkesa i parashtroi edhe para Hajredin Pashës, por të tëra këto kërkesa kombëtare sikur sot e kësaj dite nuk nuk janë bindëse për historiografinë sllave, pasi disa historian maqedonas në krye me Matkovskin kanë shkruar vepra vuliminoze, ku kanë tentuar këto kërkesa dhe trimërinë e pashoq dhe bujarinë e tij ta paraqesin si sllav apo maqedonas me origjinë torbeshe nga fshati Urviç, që fare nuk kanë të bëjnë me të vërtetën shkencore, pasi këto shrime të ngjyrosura me politikë ditore dhe fare nuk i kontribojnë Shkencës së Historisë, pasi nuk paraqesin realitetin dhe zhvillimet e ngjarjeve historike dhe luftës së tyre për liri në këtë pjesë të Shqipërisë Lindore gjatë vitetve 1843-1844.

Sipas raportit të konsullit britanik nga Selaniku, gjendja në Shqipëri pas shpalljes së Gjylhanes u tensionua mjaft. Fillimi i vitit 1943 filloi me trazira lokale në gjithë Shqipërinë. Në mars të vitit 1843, në Selanik erdhi valiu i Rumelisë, Mustafa Nuri Pasha, i cili pati një konsultim me konsullin anglez. Nuri Pasha haptazi i deklaroi: “Në Shqipëri i kanë të përzier gishtat agjentët rus dhe francezë për nxitjen e kryengritjes së popullatës, bile se ka të dhëna që agjentët rus ndajnë edhe para popullatës për blerjen e armatimit, për t’u çuar në kryengritje”.

Kryengritja shqiptare për herë të parë përmendet në dokumentet serbe, më 5 korrik 1843, nga prefekti i qarkut të Aleksincit, i cili lajmëronte Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, se Mehmed Pasha i Shkupit ka kërkuar nga çdo shtëpi shqiptare të japë nga një ushtar (nizam). Meqë shqiptarët kishin refuzuar kërkesën të rekrutonin ushtarë, u krijuan përleshje të mëdha në mes kryengritësve dhe njerëzve të pashës që bënin rekrutimin. Shqiptarët me të shpejtë u grumbulluan në Shkup me mbi 6.000 kryengritës dhe rrethuan qytetin, ku kërkonin nga pashai i Shkupit të ndërpritet rekrutimi. Mehmet Pasha kërkoi nga kryengritësit që t’i lejohet të shkojë për në Stamboll dhe të parashtrojë kërkesat e shqiptarëve, por ata nuk u pajtuan dhe kërkonin që në vend të tij të shkojë lajmëtari i tij. Në pritje të lajmëtarit, pashai përhapi lajmin se 40 taborë janë nisur nga Selaniku në drejtim të Shkupit, ndërsa në ndihmë do të vijë edhe pashai i Vrajës dhe do të bashkohet me ushtrinë e sulltanit.

Udhëpërshkruesi i njohur për Ballkanin, A. Grizebahu, në vitet e 40-ta të shek. XIX, deklaron: “Havzi Pasha u emërua si udhëheqës në Shkup, si përfaqësues i vjetër i fisit tetovar. Ky ndan mendimin se fisi i tij ka sunduar me Sanxhakun e Shkupit “qysh para 200 vjetësh”. Ky, sipas kontaktit që ka pasur kokë më kokë me pashallarët, gjatë qëndrimit të tij në Shkup dhe Tetovë, u interesua edhe për pakicën sllave në Shkup dhe jetën e tyre, si dhe ka biseduar për rrethanat ekonomike dhe politike që përfshinte Pashallëkun e Tetovës dhe atë Shkupit. Ky territor ishte i ndarë në 14 kaza ose rrethe. Këto ishin: kazatë e Shkupit, Kaçanikut, Tetovës, Kërçovës, Dibrës, Qustendilit, Radovishit, Kriva Pallankës, Kratovës e të Koçanës.

Por, sa u përhap lajmi në Shkup për burgosjen e pashallarëve nga Sulltani, shqiptarët nga hidhërimi me të shpejtë rrokën armët dhe u çuan në këmbë, gati të gjithë “si me qenë një”. Ky rebelim i shqiptarëve, në korrik të vitit 1843, shtyri vezirin e madh, Mehmet Jusuf Pashën, së bashku me Hajredin Pashën, të tërheqin fermanin për të mbledhur rekrutë për sulltanin, kështu që situata pak a shumë u qetësua. Por, në vjeshtë të vitit 1843, Pashai i Shkupit, Mehmet pashë Jusufi, përsëri dha urdhër të mblidhen ushtarë të rregullt për Perandorinë Turke. Shqiptarët nuk pritnin këtë urdhër nga sulltani, që Këto reforma dhe aplikimi i tyre në Shqipërinë Verilindore, në vitin 1843 , preku në palcë klasën feudale shqiptare, të pasurit, bejlerët e posaçërisht pashallarët shqiptarë, të cilët rreth vetes në emër të perandorisë mbanin ushtarë dhe rroje personale. Me këtë ushtri, ata komandonin sipas dëshirës dhe nevojës së vet, duke mos i përfillur shpeshherë kërkesat e sulltanit. Në këto rrethana revolte u paraqit Dervish Aga, një i afërm i Havzi Pashës, i cili arriti së shpejti ta sundojë tërë Gegërinë. Në shtator të vitit 1843, Dervish Aga shpalli veten për udhëheqës të Gegërisë (Shqipërisë Verilindore).

KRYENGRITJA DERVISH CARES FALSIFIKOHET NGA TIRANA DHE PRISHTINA

Kryengritja e Dervish Cares falsifikohet nga Tirana dhe Prishtina Siç është e njohur në bazë të dokumenteve Kryengritja e Dervish Cares filloi në shtator të vitit 1843. Kjo kryengritje filloi si rezistencë gjithë popullore, por e theksuar ishte në pjesën e Shqipërisë Lindore. Kjo rezistencë rritej dita-ditës kundra reformave të Tanzimatit, e në veçanti kundra sulltanit, që këto reforma të mos zbatohen në pashallëqet shqiptare, ose thënë ndryshe në tërë krahinat shqiptare të Shqipërisë Etnike, ku prekej interesi i tyre, pasi në këtë territor dominonte populli shqiptar dhe gjuha shqipe.

Sipas dokumenteve serbe: “Epiqendra e kësaj ngjarje me rëndësi të madhe ishte në Gegalik (Gegëri). Shtetet sllave të Ballkanit, Shqipërinë Lindore e kishin pagëzuar sipas popullsisë gege që jeton në këtë pjesë të Shqipërisë etnike, ata në gjuhën sllave e quanin “Gegalik”, toka e gegëve, territori i gegëve, që nënkupton territorin e Shqipërisë Verilindore. Po ashtu edhe diplomacia gjermane Shqipërinë e ndanë në Toskë, që kanë jetuar në Shqipërinë e Jugut, dhe Gegë që përfshinin territorin e Shqipërisë Verilindore.

Pra historiografia sllave me emrin “Gegalik”, quanin territorin e Shqipërisë Verilindore, të banuar me shqiptarë siç i quanin ata “Gegë”, kështu thirrej Shqipëria nga të gjithë bashkëkohësit dhe studiuesit e ndryshëm të kohës. Kryengritja, sipas udhëheqësit të saj u pagëzua; “Kryengritja e Dervish Cares”, e cila filloi në Gostivar, e jo në Shkup, sipas botimit më të ri të Historisë së popullit shqiptar, të botuar në Tiranë në vitin 2002.

Poashtu ka edhe një gabim tjetër nga historiografia e Prishtinës, se kjo kryengritje ka filluar në Prishtinë, ku thuhet gabimisht se: “ kryengritje e madhe shqiptare plasi në vitin 1844 në Prishtinë, duke u përhap kah Prizreni, Gjakova, Shkupi, Tetova, e cila në fund u shua në gjak thuhet në librin e Branko Horvatit të botuar në Lubjanë në vitin 1989, f, 37.” Por e vërteta është, se kjo Kryengritje ka filluar në vjeshtën e vitit 1843 në Gostivar dhe me të shpejtë u përhap në tërë fushën e Pollogut të Epërm, deri në Tetovë me rrethinë . Pra epiqendra e kësaj lëvizje ishte në Gostivar, ku në krye të qytetit qëndronte nëpunësi i Xheladin Beut, që udhëhiqte me Gostivarin, i cili shumë shpjet u dallua si organizator tejet i aftë. Ky mbante në atë kohë gradën “Aga”, që do të thotë udhëheqës, (Çarshi Agasi-Kryeshef i policisë), me fjalë të tjera, komandant i qytetit. Ky në fillim ishte nënoficer te Havzi Pasha pasi ishte edhe dhëndri i tij, kurse më vonë e fitoi besimin dhe u emërua për udhëheqës te Xheladin Beu dhe udhëhiqte me Gostivarin. Në nëntor 1843 u shpall i pavarur nga eprorët e tij; Xheladin Beu i Tetovës dhe Sulltani.

Burimi: www.thealbanian.co.uk

Përditësimi i parë madhor i iOS 12 është lëshuar sot nga Apple – dhe ai është i gatshëm për t’u shkarkuar në të gjitha modelet e iPhone dhe iPad që e përkrahin.

iOS 12.1 sjell rregullimin e shumëpritur të një problemi të kamerës së përparme të iPhone XS dhe XR, që e zbukuronte pa dëshirën e përdoruesve lëkurën e tyre në fotografitë e realizuara.

Versioni i ri i iOS vjen po ashtu me ’emoji’ të rinj – gjithsej 70. Është shtuar ’emoji’ për tullacët, për kaçurrelët, për mustakoçët dhe për flokëkuqtë.

iOS 12.1 gjithashtu aktivizon opsionin për dy karta SIM për iPhone XS dhe XR, si dhe opsionin për FaceTime në grup, me deri në 32 persona njëkohësisht. 

Të dashur miq,
Mbrëmë, më 31 tetor 2018, në librarinë prestigjioze “Payot” në Lozanë të Zvicrës, u bë promovimi i librit të Dik Martit (Dick Marty), i titulluar “Une certaine idée de la justice- Tchétchénie-CIA-Kosovo-drogue” (Njëfarë ideje për drejtësinë – Çeçenia, CIA-Kosova-droga). 


Shkova dy orë më herët se ora e përcaktuar për fillimin e promovimit. Bleva librin në fjalë dhe lexova kapitullin XIX, që i ishte kushtuar ekskluzivisht Kosovës. 
Para se të fillonte promovimi i librit, takova Dik Martin. Pasi iu prezantova, e njoftova se jam autor i librit “Mashtrimi i madh”, të cilin paraprakisht i kam dërguar një kopje të librit me postë elektronike në adresën e tij , kur ishte profesor në Universitetin e Neuchâtel-it. I tregova shkurtimisht se libri zhvesh mashtrimin e madh që është bërë lidhur me luftën e Kosovës dhe me UÇK-në dhe se ai ishte njëri nga protagonistët kryesorë të librit. E ftova që të ballafaqohemi publikisht në ndonjë universitet të Zvicrës, në prani të studentëve dhe profesorëve të interesuar për këtë debat dhe i propozova Universitetin e Gjenevës, ku mund të organizohej një ballafaqim i tillë. I propozova Universitetin e Gjenevës, për shkak se, paraprakisht, kisha biseduar me Albana Krasniqin Malajn, drejtoreshën e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, e cila shprehu gatishmërinë që të siguronte mbajtjen e këtij debati. 


Librin tim e pranoi me gjithë qejf dhe më tha se, sapo ta përfundonte së lexuari, do të më kontaktonte që të organizonim debatin.
Moderator i promovimit të librit të Dik Martit ishte gazetari i njohur Pascal Schouwey. Prezantimi i librit nga Pascal Schouwey dhe komunikimi i tij me Dik Martin u bë në mënyrë shembullore. Nga tërë diskutimet interesante që patën, po veçoj dy çështje, të cilat më bënë të kërkoj sqarim. Pascal Schouwey e prezantoi Dik Martin edhe si autor që u kushton një rëndësi të veçantë fjalëve që përdor gjatë shkrimit të tij dhe kërkoi sqarim nga Dik Marti, nëse ai ndihej i zhgënjyer nga rezultatet e punës së tij!
Pasi përfunduan bashkëbisedimin, gazetari hapi mundësinë që të pranishmit të shtronin pyetje. Për të krijuar një atmosferë sa më të mirë komunikuese, Pascal Schouwey iu drejtua publikut me këto fjalë: “Meqenëse të pranishmit ngurrojnë të shtrohet pyetja e parë, atëherë kush dëshiron të shtrojë pyetjen e dytë?”.
Menjëherë kërkova fjalën dhe i thashë se unë do të shtroja pyetjen e parë. Fillimisht i sqarova të pranishmit, se “jam autor i librit që zhvesh burimet, ku Dik Marti është mbështetur për të argumentuar raportin për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë” dhe u thashë se nuk do ta hap këtë temë, për arsye se jemi marrë vesh me z. Marti, që ta zhvillojmë debatin, pasi ai të ketë lexuar librin që i dhurova. Megjithatë, po i them vetëm dy fjalë. Kur u shtrua çështja nëse Dik Marti është i zhgënjyer nga rezultatet e punës së tij, unë ju garantoj se zhgënjimi i z. Marti do të jetë shumë i madh kur të lexojë librin tim, sepse aty janë shpartalluar burimet ku mbështetet raporti në fjalë. Në pritje të debatit lidhur me divergjencat tona, sot po shtroj një pyetje rreth pohimit, se “z. Marti është tejet i kujdesshëm në përdorimin e fjalëve”. Jam plotësisht dakord që fjalët nuk janë neutrale në asnjë fushë, e aq më pak në politikë. Sikur të kishim mundësi t’i shtrydhnim fjalët në politikë, ato do të kullonin gjak. Si mund të shpjegohet, që z. Marti në të gjitha intervistat e veta, në “raportin për trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë” dhe në librin e fundit të tij sa herë që flet për përkatësitë etnike në Kosovë, përdor termet “albanofonët” dhe “serbët”. A është neutral një qëndrim i tillë? Dihet fare mirë se Kushtetuta e Kosovës, shtet i pavarur dhe i njohur si i tillë nga 116 shtete, i përcakton qartë kombet që e përbëjnë këtë shtet: shqiptarët, serbët… 
Në këtë vërejtje Dik Marti mori fjalë dhe u përpoq të më bindë, se “nuk ka pasur asnjë tendencë zhvlerësimi, kur për shqiptarët ka përdorur termin “albanofonë”, sepse unë përdor edhe termin “italofonët” në Zvicër”. 
Përsëri ndërhyra dhe iu drejtova me këto fjalë: “Nëse në këtë kontekst nuk ka pasur asnjë tendencë zhvlerësimi, atëherë si mund të shpjegohet fakti se në asnjë rast të vetëm ju nuk keni përdorur emërtimin “shqiptarët dhe serbofonët”?
Edhe kësaj radhe Dik Marti pohonte se nuk ka pasur asnjë tendencë zhvlerësimi ndaj shqiptarëve. 
Në fund u përshëndetëm dhe i thashë se isha në pritje të përgjigjes për organizimin e ballafaqimit tonë.
P.S.
Fotografimi kur i dhashë librin tim është bërë me lejen e Dik Martit.

Në analizën e fundit “Plani ballkanik që meriton mbështetjen e të matur”, Financial Times merret me çështjen e rrezikut dhe përfitimeve të idesë së presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për një korrigjim të mundshëm të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.

Në artikullin e saj, kjo e përditshme shkruan se “Manipulimi me kufijtë në Ballkan është më i rrezikshëm e në çdo pjesë tjetër të Evropës. Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, po lëvizin drejt një marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve midis ish-republikës Jugosllave dhe provincës së saj të mëparshme, duke përfshirë këtu çështjen e kufijve dhe një shkëmbimi të territoreve”, transmeton Telegrafi.

Më tej në artikullin e të përditshmes britaneze, të cilin e ka shpërndarë presidenti Thaçi përmes Twitterit personal, thuhet se një marrëveshje e tillë mund t’i ndihmojë Serbisë në rrugën e saj për t’iu bashkuar BE-së dhe Kosovës për t’u bërë kandidate formale për anëtarësim.

“Detajet nuk janë bërë të ditura, por të dy presidentet thuhet të kenë diskutuar rreth shkëmbimit të territoreve, kryesisht veriun e Kosovës të populluar me serbë, për një pjesë të Luginës së Preshevës, të populluar kryesisht nga shqiptarët.

Kosova duhet të nxisë pesë vendet anëtare të BE-së që të njohin pavarësinë e saj dhe të inkurajojë vendet e tjera në nivel global që të bëjnë të njëjtën gjë, duke bërë të mundur që Kosova të bashkohet me institucionet kyçe ndërkombëtare si OKB-ja dhe INTERPOL-i”, shkruan e përditshmja britanike.

Kjo e përditshme më tej shkruan se lëvizja e të dy vendeve drejt anëtarësimit në BE do të forconte reformat demokratike dhe ekonomike, dhe do të dërgonte një sinjal më të gjerë se integrimi i Ballkanit në institucionet euroatlantike, sado i ngadaltë, vazhdon.

“Por, në të njëjtën kohë, ka shumë gracka potenciale. Një marrëveshje për shkëmbim territoresh mund t’i shtyjë serbët të largohen nga pjesa e tjetër e Kosovës, duke e kthyer atë në një shtet shqiptar mono-etnik.

Shumë qytetarët të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre se presidentët Vuçiq dhe Thaçi, e kanë më shumë për interesat e tyre politike, sesa për vullnetin e popullit.

Zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së janë gjithnjë e më ‘të ngrohur’ për planin. Megjithëse kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi idenë, duket se qëndrimi i Berlinit po zbutet”, shkruan gazeta britanike.

“Pasoja më e rrezikshme mund të ishte inkurajimi i liderëve të tjerë dhe njerëzve nga rajoni i ish-Jugosllavisë, kryesisht serbëve nga Bosnja, për të rikthyer kufizimet që nuk u pëlqen”, paralajmëron Financial Times.

Në këtë rast, nëse presidentët mund të arrijnë një marrëveshje, përfitimet e mundshme për Kosovën, Serbinë dhe rajonin e gjerë do të jenë të mjaftueshme për të merituar mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare. 

Biznesmeni nga Gostivari flet për megaskandalin e qeverisë së kaluar koruptive të Maqedonisë: Kërkuan 700 mijë euro “para për kafe” , për të lejuar investimin zviceran

Për momentin banoret e lagjes Teqe ne proteste kunder hapjes se Casino’s ne kete lagje,(30 me tre nga shkolla fillore)fatkeqesisht asnje perkrahje nga mediat lokale?? Hallall djelmoshave te teqes, kadal kadal kjo fryme e ndershme e rinise tetovare do ndeshkoje gjithe qytetin, thuhet në publikimin e  Organizatës “Tetova që nuk duam “.


Nga Anri Bala-Një skandal, turp, fyrje dhe poshtërsi e paparë antikombëtare ka ndodhur sot, ku dy pushta, që kanë lyer duart me gjakun e mijëra shqiptarëve gjatë pushtetit të tyre kriminal, kanë dalë në dritaren e shtëpisë me llampa të kuqe, si bordellot e Hollandës me emrin “SHQEP”, për të sulmuar policinë shqiptare, shtetin shqiptar, ligjin dhe të drejtën e ushtrimit legjitim të detyrës së forcave të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, në vendin tonë, që kurrë mos qoftë vendi i këtyre qelbësirave, që një orë e më parë duhet të “lidhen”, pa të drejtë ankimimi, si qen të zgjebosur pas hekurave të burgut.

Janë këto bushtra me emra dhe mbiemra, që kanë lënë jetim fëmijët e Aleks Nikës,  që protestonte me “duar në xhepa”, kundër asaj që ai e quante të padrejtë, që dalin e fyejnë policinë, shtetin dhe Shqipërinë, në mbrojtje të moshatarit të Aleksit,  Kostandinit të armatosur, të përgatitur në emër të antishqiptarisë, një terrorist i vetëquajtur grek, që rrezikoi jetën e djemve të policisë së shtetit,  i dalldisur pas trimërisë së tij imagjinare, “luftoi”… për tu bërë hero! Heroizmi i tij përfundoi tragjikisht, si çdo “heroizëm” terrorist!

Por terroristët e ndyrë të vendit tonë, këto “pacifistë” vrasës, guxuan sepse akoma nuk ua kanë lidhur gjuhën me hekura dhe dryna në emër të drejtësisë, të anatemojnë shtetin dhe ligjin në mbrojtje të terrorit. Një akt i paprecedentë, që as autoritetet greke nuk guxojnë ta bëjnë, por ata të paskrupullit, kriminelët që livadhisin lirshëm, në shetin pa drejtësi që u jep të drejtën, pa e pasur atë.

Në emër të antishtetit, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, faqja më e zezë e krimit, vjedhjes dhe grabitjes, guxojnë të mbrojnë një akt terrorist, që për fatin e mirë u mbyll pa viktima.

Vajza e Aleks Nikës, po pret babain, qytetarin paqësor që ecte në bulevard me duar në xhepa, duke mos i shkuar kurrë ndërmend, se ishin hapat e fundit të jetës së tij. Ajo priti, pret, por ai kurrë nuk mund të kthehej në shtëpi, sepse plumbat e Sali Lulzim Bashës i’a pren ecjen në mes, duke e shtrirë të mbytur në gjak në rrugën e tij, si kërcënim i pushtetit të tyre vrastarë.

Si guxoni more qelbësira, që keni vrarë dhjetra të pafajshëm, të mbroni një njeri pavarësisht kombësia, që rrezikon jetën e dhjetra njerëzve?! Si guxoni të fajësoni djemtë e RENEA-s, që vetëm bënë detyrën, apo kërkoni një tjetër viktimë në radhët e tyre, si i ndjeri, heroi i luftës kundër shtetit tuaj të kanabisit, efektivi Ibrahim Basha?!

Perversiteti juaj është i frikshëm, kur kërkoni të fërkoni duart me gjakun e viktimave të pafajshme dhe të kërkoni pafajësinë për vrasësit e fajshëm.

Ky është një turp kombëtar, që të armatosurit, vrasësit, kriminelët, kërcënuesit… janë viktima! Ky është një turp për intelektualët e këtij vendi, që e kanë braktisur llogoren e tyre në shërbim të kombit, duke ia lënë vendin e lirë e peshqesh… turpit të kombit!

Çdo qytear sot, më shumë se kurrë, i plas zemra që nuk i ka këto këllira në bangën e të akuzuarve, ku gjyqtari popull do t’i pyeste: Po përse i vratë mor të poshtër, ata katër djem nënash me duar në xhepa, kur duhet t’i neutralizonit… sepse ishin të parrezikshëm për pushtetin tuaj kriminal dhe në të drejtën e tyre?!

Sot, ju e morët mandatin duke u treguar shqiptarëve se krimi juaj është monstruoz, përderisa duhet të mbrojmë e ruajmë edhe ato që na kërcënojnë jetën seriozisht, të armatosur deri në dhëmbë dhe të vendosur në qëllimin e tyre… për të na vrarë.

Palaço, shumë shpejt do t’ua fusim llapën në grykë, në emër të viktimave të pafajshme, që ju e pranoni fajin. I vratë kur duhet t’i mbronit!/Ekskluzive.al

Ika sepse nuk kisha siguri për vete dhe për familjen?!

Ika sepse nuk kisha siguri në punë! Ika sepse nuk paguhesha sa duhet!

Ika sepse nuk merrja rrogen në kohë!

Ika spse unë duhet të isha 24 orë në gadishmëri e pronarin nuk guxoja ta pyesja pse vononte rrogën!

Ika sepse larg qoftë një sëmundje në familje duhet të merrje kredi në banke për shpenzimet! Ika sepse shteti nuk të ofronte siguri e ndodhte qe shtetarët të “shisnin” te kriminelët”!

Ika sepse kërcenimet i zgjidhja privatisht dhe e lodha familjen e miqt! Ika sepse të shpallurit në kërkim i gjejnë më shpesh vrasësit e jo policia!

Ika sepse edhe po të ndodhte diçka ne krye të detyrës pas tre dite asnjë nuk kujtohet më për ty!

Ika sepse nuk doja te bëhesha “mercenar” i partive dhe kriminelëve! Ika sepse drejtësinë duhet ta paguhash që ta gezoje!

Ika se po të kritikoje qeverinë (ministrinë perkatese) ta heqin nusen nga puna!

Ika sepse sa herë ndërrohej drejtori institucionit duhej me shku me i gjet mik që mos të heqin nga puna! Ika sepse në administrate promovohen militantët dhe jo specialistët!

Ika sepse krimineli eshte më i respektuar para ligjit se qytetari i thjesht!
Ika sepse fëmijët e hajdutëve të pronës publike fshijnë djersën me 500 euroshe!

Ika sepse arsimi është shkatërruar, është bërë mësues edhe një me diplomë të blerë, e drejtor ai që është dënuar për shitje diplomash.

Ika sepse duhet të prisje në rradhë që të blesh librat e fëmijës! Ika sepse fëmija në shkollë nuk bënte pushim të gjatë se skishte ambiente!

Ika sepese ne cdo dimer femija duhej te vishej edhe ne klase me rroba te trasha se vinte i plevitosur nga shkolla! Ika sepse femija ngrohej me frymarrjen e shokeve e shoqeve ne klase!

Ika sepse nuk kisha mundesi si politikanet apo ata qe jane prane tyre te shkolloj femijet jashte! Ika sepse shendetesine e ka marr lumi!

Ika sepse shteti nuk te jep shpresa per sherimin e nje te semuri apo nje femije qe ka nevoj!

Ika sepse diagnostifokoheshe ne spitale si private e shteterore me semundje qe nuk i ke!

Ika sepse ne spitale cdo gje duhet te blere e paguar! Ika sepse ne urgjencen e pediatrise duhet te presesh mbi nje ore per te vizituar femijen me temeperature!

Ika sepse ne Spitale private ke vetem sherbimin e hotelerise dhe do te paguash si hotel me 5 yje per nje nate e nuk ke ku te ngrohesh qumshtin!

Ika sepse merr gjobe nga policia pa te ndaluar ndonjehere e pa kryer shkelje!

Ika se me shume denohesh per rrip sigurimi se sa per shkelje semafori! Ika sepse kriminelet kane dal nga strofulla dhe jane perzier me politikanet e shtetaret!

Ika sepse vrasjet tashme jane bere statistike dhe jo problem per parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve! Ika sepse mungon cdo sherbim social!

Një gjykatë në Prishtinë, të enjten ka dënuar një rom me dhjetë vite burg, anëtar i një grupi paramilitar serb, për torturimin e shqiptarëve gjatë luftës së viteve 1998-1999 në mes Kosovës dhe Serbisë.

Skender Bislimi, 58-vjeçar, është shpallur fajtor për torturimin e civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999, shkruan prestigjiozja franceze “Le Figaro”, transmeton Albinfo.ch.

I akuzuari, i cili ka vepruar “me së paku dhjetë anëtarë” të grupit, “ka dhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e më shumë se 40 civilëve, burra shqiptarë, duke ushtruar masat e frikësimit dhe terrorit”, sipas deklaratës së seancës gjyqësore.

Gjithnjë sipas gjykatës: “Burrat fillimisht u ndanë nga gratë dhe fëmijët, pastaj u detyruan të binin në gjunj para se të rrihen dhe janë detyruar të këndonin këngë serbe”.

Bislimi është romi i i parë, një pakicë etnike në Kosovë, që është dënuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit midis forcave të pavarura të Kosovës dhe forcave serbe. I arrestuar në përputhje me një urdhërarrest ndërkombëtar në Bosnje, ai u ekstradua në Kosovë në vitin 2016.

Lufta që solli deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ka lënë rreth 13,000 të vdekur, kryesisht shqiptarë të Kosovës. Por, edhe romët e Kosovës gjithashtu janë abuzuar.

Sipas organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtës Humanitare (HLC), me seli në Beograd, romët e Kosovës kanë qenë shpesh të detyruar nga serbët për të varrosur trupat e civilëve dhe luftëtarëve shqiptarë, të gërmojnë llogore për ushtrinë dhe të plaçkisin pronën që u përkiste pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare.

Rreth 240 prej tyre u vranë ose janë zhdukur dhe dhjetëra mijëra u larguan nga Kosova, pas përfundimit të luftimeve nga frika e hakmarrjes nga shqiptarët, sipas degës së HLC në Kosovë. Para luftës në Kosovë kanë jetuar rreth 100,000 romë, duke mbetur aktualisht vetëm 35,000, shkruan gazeta franceze.

Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, duke folur për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se Evropa vazhdimisht ka ndryshuar kufijtë gjatë historisë së saj, dhe ka shumë shembuj të tillë.

“Pra, për ne ndryshimi kufijve është real, madje edhe në rastin e Kosovës”, ka thënë Busek në një konferencën ndërkombëtare në Beograd të “Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim”, e cila i është kushtuar koncepteve të reja të sigurisë në botë.

Siç raportojnë mediat serbe, Busek gjithashtu vlerëson se Bashkimi Evropian do të duhej sa më shpejt që është e mundur të pranojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, kështu do të zgjidheshin roblemet e rajonit.

“Kjo do të inkurajonte bashkëpunimin rajonal”, dhe vuri në dukje se, ” ndasitë mes Evropës Perëndimore dhe të Grupit të Vishegradit, problemet me Rusinë, në Ballkan dhe Mesdhe, Evropa mund t’i zgjidhë me forcimin e bashkëpunimit, pavarësisht nga dallimeve politike dhe të tjera në mes të vendeve.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për një qëndrim më këmbëngulës në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, që do të thotë pranimi sa më i shpejtë i vendeve të tjera. Kjo mund të ndryshojë karakterin e Unionit, por kjo është e nevojshme. Sepse kjo është Evropa. Brukseli duhet të jetë më shumë partner, jo dikush që urdhëron “bëjeni këtë”, “plotësoni këtë” dhe duke kërcënuar me gisht “, tha Busek.