đŽ BE-ja paralajmĂ«ron KosovĂ«n pĂ«r Ligjin e Speciales: Ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndĂ«rkombĂ«tare!
Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin e tij kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare që vendi ka marrë ndaj BE-së.
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kishte kërkuar më herët respektimin e pavarësisë së Dhomave të Specializuara dhe të vendimeve të tyre gjyqësore.
Reagimi i fundit zyrtar i Brukselit, i publikuar më 8 tetor, vjen pas miratimit të ndryshimeve ligjore nga Kuvendi i Kosovës.
Ndryshimet e miratuara parashohin, ndër të tjera, kufizimin e dënimeve me burgim në maksimum 15 vjet, mundësinë e vuajtjes së dënimit në Kosovë dhe ndryshime në juridiksionin e Gjykatës Speciale.
Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa Kosova duhet të përmbushë zotimet e saj për drejtësi, përgjegjësi individuale dhe mbrojtjen e dëshmitarëve.
Nga ana tjetër, përfaqësues të PDK-së, që kanë iniciuar ndryshimet, kanë kundërshtuar vlerësimin e Brukselit, duke argumentuar se ligji nuk shkel detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.
Debati për Gjykatën Speciale ka nxitur reagime politike dhe protesta në Kosovë, ndërsa qëndrimet e kundërta për ndryshimet ligjore vazhdojnë të jenë në qendër të diskutimeve.
đđ Lajmi i plotĂ« nĂ« koment!
đŽ ZĂRI NEWS
đ www.rtvzeri.com
#ZeriNews #Kosova #MartaKos #BashkimiEvropian #GjykataSpeciale #Haga #UĂK #Politike