Deputeti i VV-së Liburn Aliu që ishte në burg deri në ditën e fundit me Ukshin Hotin
Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka kërkuar që Serbia të bëjë zbardhjen e fatit të të pagjeturve, kurse në mënyrë të veçantë ka kërkuar të zbardhet fati i politikanit Ukshin Hoti
“Kam qenë me Ukshin Hotin deri në ditën kur është liruar”, ka thënë Aliu, duke shtuar se Hoti ka qenë gjallë deri në momentin kur është liruar nga burgu.
“Ukshin Hoti ka qenë deri atë ditë me ne dhe ka dalë i gjallë. Për të nuk kemi marrë asnjëherë asnjë informacion çka ka ndodhur më pas”, ka thënë Aliu, i cili ka kërkuar që të sqarohet sa më parë fati i të pagjeturve.
Lajme të ngjajshme:
Bajqinovci: LDK është parti e korruptuar, Isa Mustafa merr pagë nga UP pa shkuar në punë
Mbi 700 minatorë të Trepçës vazhdojnë grevën edhe sot, çfarë po kërkojnë?
Thaçi: Sakrifica sublime e familjes Jashari është bazament i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës
Polakët investojnë 5 milionë euro për riaktivizimin e minierës së magnezitit