🚹 TRAGJEDI NË ANGLI: TIGRI VRET NJË BURR NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK – MERRET VENDIMI PËR FATIN E KAFSHËS!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në parkun zoologjik Yorkshire Wildlife Park në Angli, ku një burrë ka humbur jetën pasi hyri në hapësirën e tigrave dhe u sulmua nga njëri prej tyre.

Sipas autoriteteve të parkut, sulmi u krye nga tigri Amur i quajtur Altai. Pas incidentit, vizitorët u evakuuan menjëherë.

Pas shqetësimeve se tigri mund të ishte vrarë, drejtuesit e parkut konfirmuan se Altai është gjallë, në gjendje të mirë dhe nuk do të eutanazohet.

Ende mbetet mister se përse burri kishte hyrë në hapësirën e rrezikshme të tigrave. Identiteti i viktimës nuk është bërë publik.

Parku ka qëndruar i mbyllur pas tragjedisë, ndërsa stafit i është ofruar mbështetje psikologjike.

🔮 ZËRI NEWS

🌐 www.rtvzeri.com
Vizitoni faqen tonë për lajmet më të reja.

#ZeriNews #Angli #YorkshireWildlifePark #Tiger #Tragjedi #Lajme