Nën organizimin e e Shoqatës Danezo – Shqiptare (DAF) dhe Bashkisë së Libohovës, më datë 3 qershor 2024 në ora 18:00, në sheshin e Libohovës bëhet Inagurimi i pllakës përkujimore, kushtuar danezes Ollga SChweizer Libohova, e cila në qershor të vitit 1944 arriti t’i shpëtoj nga pushkatimi nazist mëse 100 burra libohovas.

Me këtë rast do të ketë edhe një program kulturo – artistik me pjesëmarrje të artistëve danez e shqiptarë si: Stig Fogh Andersen, Giitta Maria Sjøberg, Knud Rasmussen, Feride Istogu – Gillesberg, Roland Çenko dhe Enver Ismaili.

E gjithë ceremonia dhe programi moderohet nga aktori i mirẽnjohur Erion Isai.

Pjesẽmarrja ẽshtẽ falas.

SPAK ka nisur hetim pasuror për Flamur Nokën dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i gjithë transaksioneve financiare në emër të tij, gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.

Gazeta TemA mësoi se hetimi është pjesë e një procedimi penal regjistruar në SPAK, i cili ka të nevojshëm të plotësohet edhe me verifikimin e pasurisë së Flamur Nokës.

Në listën e hetimit është Flamur Noka, Eva Noka, dhe dy fëmijët, djali E.Noka dhe vajza K. Noka.

Akuzat për abuzim me pushtetin për Nokën kanë qenë publike në shtyp.

Në vitin 2008, kur Flamur Noka ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, i dha katër banesa nga fondi i të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzerve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz. Ata i gëzojnë ende dhe sot të katër apartamentet e destinuara për të pastrehët në Sarandë. Konflikti i interesit është i pastër, pasi Noka ishte kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.

Mes tyre bëjnë pjesë dy vëllezërit e tij, që ishin emigrantë, e motra, Lule Basha, si edhe një shtetase belge, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës.

Pra, Flamur Noka ka dhënë 4 apartament për familjarët e tij, dy për vëllezërit emigrantë, një për nusen e njërit prej tyre, dhe një tjetër për të motrën.

Një histori tërësisht e dyshimtë lidhet me apartamentin që ka përfituar tek diga e Liqnit, që për shumë kohë ka qenë pallati më i shtrenjtë në Tiranë.

Formalisht Noka shet një apartament 83 m2, kati 8, me vlerë 180 mijë euro dhe “blen” një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, 190 m2, për 151 mijë euro. Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro.

Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit. Realisht shtëpia e Mulit te liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro.  

Historia e pallatit tek liqeni lidhet direkt me gjobë shtetërore ndaj pronarit. Me ardhjen e Berishës në pushtet pallati u bllokua dhe u deklarua se nuk do të lejohet të ndërtohet kurrë.

Pas negociatave me një ndërtues tjetër, ndërmjetës i afërt me Nokën dhe Shkëlzen Berishën, leja u ridha dhe Shkëlzen Berisha përfundoi me apartament që e përdor për zyrë në këtë pallat dhe Noka me apartament banimi. Nëse SPAK verifikon hyrje daljet dhe pagesat e administrimit, e ka të lehtë të kuptojë se aty është zyra e gjobave të Shkëlzen Berishës.

Pra praktikisht ata dyshohet se i kanë marrë pa lekë si gjobë për rilejmin e ndërtimit, por veprimet janë formale.

Noka po ashtu për gati 15 vite ka pasur vilë në Gjirin e Lalzit të cilin e shiti dy vite më parë pas akuzave të Gazment Bardhit. Gazment Bardhi e ka akuzuar atë me emër dhe me shifër.

Po ashtu po hetohet roli i tij si ministër i Brendshëm në shtyrjen e një afati të një koncesioni shtetëror në mënyrë jotransparente dhe përfitimet prej tij.

Sidoqoftë tani SPAK ka filluar punën dhe Noka sot ndjehej më shumë i pandehur se sa deputet përballë Dumanit.

/Tema

Kreu i deritanishëm i LSDM-së Dimitar Kovaçevski njoftoi sot kryesinë ekzekutive të partisë për tërheqjen e tij nga funksioni i kryetarit. Ai mes tjerash inicioi mbledhjen e Kongresit të LSDM-së për analizimin e rezultateve zgjedhore dhe locimin e përgjegjësisë, që siç thotë ai, është në të gjitha nivelet e strukturave të partisë.

“Ftoj të gjithë kryesinë e partisë që ta bëjë të njëjtën gjë, që nga anëtarët e kryesisë, përmes organeve qendrore të partisë, deri te organet komunale të kryesisë së partisë. LSDM-ja do të duhet të shikojë mirë nga brenda, të mendojë se çfarë kemi bërë dhe cilat janë rezultatet dhe dobësitë në 4 vitet e fundit, ndoshta edhe në 7 vitet e fundit. Dhe më e rëndësishmja, çfarë duhet bërë për të rikthyer besimin e qytetarëve që kemi humbur”, thuhet në letrën që Kovaçevski adresoi te kryesia partiake. /Alsat.mk

I dyshuari i dytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, Ixhet Memeti, thotë se nuk është i përfshirë në këtë rast. Ai në një deklaratë për TV21 thotë se aspak nuk e njeh djalin i ish-kryetarit Boro Stojçev dhe deklaroi se nuk ka bë asgjë asgjë kundërligjore.

“Asnjëherë as se kam parë, as se njoh. Në këtë moment, jo vetëm që mendoj jam i bindur se nuk është korrekte që të flas unë më tepër në lidhje me këtë proces, sepse kjo duhet të lihet organeve të drejtësisë të cilët në mënyrë profesionale ta zbardhin deri në fund hetimin që duhet ta bëjnë. Unë kam besim të plot te organet, por ama morale dhe për mua shumë me rëndësi të ju informojë edhe juve edhe opinionin se me përgjegjësinë më të madhe deklaroj se asgjë kundërligjore nuk kam bë. Ajo do të vërtetohet gjat procedures”, tha për TV21, Ixhet Memeti – prokuror.

Seanca për këtë rast pritet të vazhdojë nesër në gjykatën penale, ku duhet të paraqitet Memedi.

TV21: A pritet që nesër të parqiteni në gjykatë, sepse janë kërkuar masa të sigurimit, konfiskim e pasaportës dhe paraqitjet e rregullta në gjykatë?

Ixhet Memeti: “Gjykata ka mundësi dhe ka të drejtë të kërkojë prezencë dhe ajo pa hezitim do t’i mundësohet”.

TV21: A kishte paraprakisht bastisje në shtëpinë tuaj dhe a u gjet dicka.

Ixhet Memeti: “Po është e vërtetë, por nuk është gjetur asgjë. Nuk është mirë që të flas më tepër”.

Ndërkohë i dyshuari i parë gjykatsi Nake Georgiev tashmë është në paraburgim.

Në Gjykatën Supreme dje në seancë kryetarja Besa Ademi i ka njoftuar kolegët e saj për procedurën penale të iniciuar ndaj Georgiev, për pezullimin e tij, aktivitetet e ndërmarra dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në lidhje me rastin. Prokuroria dyshon se dy zyrtarët e drejtësisë per 10 mijë euro përfitime kanë premtuar masa më të buta për Stojçevin, të akuzuar në rastin e njohur si Çibuk, për kontrabandë marijuanë.

Alsat sjellë të plotë ndarjen e resoreve në Qeverinë e re, ja sa ministri merr VLEN

Tashmë raportohet se janë ndarë resoret ndërmjet VMRO-së dhe VLEN-it, derisa pritet që këto të bëhen publike zyrtarisht të premten, shkruan Alsat.

Kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Përpos, kryeparlamentarit, Alternativës do t’i takojnë edhe Eurointegrimet.

Po ashtu, Alternativa, do ta ketë edhe zv/ministrin e Arsimit dhe zv/ministrin për Bashkësi Etnike.

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, post që më herët i ka takuar Artan Grubit, Ministrinë e Ambientit dhe dy zv/ministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.

Lëvizja e Besa do të udhëheq me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë edhe zv/ministri i Kulturës.

Arben Taravarit do t’i takojë Ministria e Shëndetësisë, Ministria pa resor, zv/ministri i Mbrojtjes dhe zv/ministri i Bujqësisë. /Alsat.mk

Kopenhagë,14.05.2024

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës (Takim me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministren e Danimarkës, si dhe pjesëmarrjen në Samitin e Demokracisë,mbajtur në Kopenhagë), Presidentja e R. së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani Sadriu, gjeti kohë edhe për takime të shumta me shumë mërgimtarë të Danimarkës dhe të Suedisë. Takimet u zhvilluan në Konsullatën e R. së Kosovës në Kopenhagë. Interesimi për ta takuar Presidenten ishte shumë i madh. Ajo, si zakonisht, me modestinë e saj, ju dha kohë dhe hapsirë të gjithe mërgimtarëve që shprehën dëshirën e tyre ta takojnë dhe të bisedojnë me Presidenten tonë.

Realizues: Ibrahim Xhemajli, Bedri Bytyçi dhe Ixhet Lutfiu

Korrupsioni në vend është i lartë edhe kur bëhet fjalë për ndotjen e ambientit dhe shkatërrimin e mjedisit jetësor e sidomos në atë të prerjes së pyjeve dhe hedhjen e mbetjeve ndërtimore në natyrë, shkruan Alsat.

Në një tribunë kushtuar kësaj dukurie, autoritetet shqyrtuan shtrëngimin e masave.

“Par ekselansë duhet ta themi shkatërrimin e pyjeve, i cili është problem i madh në shtetin tonë, pastaj është edhe numri i errët ku do të mund të ndihmojnë kriminologët se si ta tejkalojmë problemin me pjesën e krimeve të kryera dhe të pazbuluara dhe kemi mjaftë diskutime në këtë pjesë dhe në fund korrupsioni në mjedisin jetësorë ku shumë hulumtime nga OJQ-të tregojnë se korrupsioni është shumë prezent edhe në mjedisin jetësorë”, tha Marina Malish Sazdovska, Fakulteti i Sigurisë.

Sipas inspektorit në departamentin e policisë kriminale të byrosë për siguri publike korrupsioni është prezent edhe kur bëhet fjalë për hedhjen e mbetjeve ndërtimore të cilat shpesh shkaktojnë edhe erozionin e lumenjve.

“Punojmë shumë në drejtimin florës dhe faunës, kafshëve të egra dhe punojmë me koordinim me Ministria e Mjedisit me mbetjet e rrezikshme, kontrolle të auto mbetjeve dhe mundohemi të ndjekim këtë lloj krimi por që provat duhet të jenë në nivel më të lartë por që korrupsioni është rritur në këtë pjesë, pra nuk mund të ketë kësi krimi nëse nuk ka korrupsion, duke filluar nga ndërtimi i ndërtesave dhe erozionin e lumenjve dhe gjelbërimit është fillim i keqpërdorimeve”, u shpreh Bazhe Simitrievski, inspektor i Policisë Kriminale në Byron e Sigurisë Publike.

Ideja e këtij diskutimi të përbashkët të autoriteteve kompetente ishte që të ndajnë mendime se cilat aktivitete të merren në të ardhmen për zbutjen e këtij aktiviteti kriminal./ Alsat.mk

Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ka çelur procesin e mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”.

Kryeministri Edi Rama ndau njoftimin në një postim në rrjetet sociale, një ditë pas vizitës së tij në Athinë, Greqi, ku u takua me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.

“Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë”, theksohet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë.

Ambasada u bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, MPJD-ja ka thënë derisa Serbia vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit, nuk do të lejohen vizitat.

Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë.

Gjykata Apelit në Gostivar gjatë ditës së premte ka kthyer në rigjykim rastin e Spitalit modular në Tetovë. TV21 mëson se gjatë ditës së premte lënda ka arritur në gjykatën e Tetovës, por rigjykimi i rastit ende nuk dihet se kur do të fillojë. Ne gjatë ditës së sotme kontaktuam me familjarët e personave të cilët humbën jetën në këtë rast tragjik. Ata shpresojnë se rasti do të zgjerohet dhe në bankën e të akuzuarve do të ulen përgjegjësit për djegien e spitalit.

“Kam theksuar se ka edhe njerëz që nuk janë në bankën e të akuzuarve, po në këtë rast rigjykimin qëe bën apeli i Gostivarit mendoj se do të ketë drejtësi. Unë si Mumin, në seancën e Tetovës e kamë theksuar, ku është ministri i shëndetësisë, zv/ministri, ku është firma e ndërtimit Bako!? Ku është firma që e ka pas tenderin e rrymës që e ka vendos. Doli deklarata ose ekspertiza e Gjermanisë se nga kablloja vazhdues. Unë e kam thënë edhe në deklarata se nuk ka qenë rryma, kablloja vazhduese, defibilratori i zemrës, nuk ka qenë në kabllo vazhduese, por si të them në shteker (priza)”, pohoi Mumin Ismaili – familjar.

“E pritëm shumë mirë se duam që të zbardhet rasti dhe të shohim cila është e vërteta. Besojmë se tash mund të ketë drejtësi. Kompania dhe spitali duhet të ketë përgjegjësi, se jo vetëm e ndërtojnë edhe të fusin njerëz brenda”, u shpreh Qanie Selmani – familjare.

11 muaj më parë, me 1 vit e 6 muaj burg me kusht u dënuan ish drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës – Florin Besimi dhe ish drejtori ekonomik – Artan Etemi, kjo domethënë se ata nuk do të burgosen nëse për 3 vjet nuk kryejnë vepër të re penale. Mjeku përgjegjës për qendrën e Kovidit – Boban Vuçevski u lirua nga akuza. Ndërkaq, Spitali i Tetovës mori dënim prej 1 milion denarësh. Të akuzuarit nuk janë akuzar për shkaqet e zjarrit por për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme .

Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë me 8 shtator të vitit 2021, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga Covid-19, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda. 14 persona u shpëtuan përpara se objekti të digjej plotësisht.

Ja lajmi i djegjes së spitalit të datës 8 shtator 2021

Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën në Tetovë, si pasojë e zjarrit që ka përshirë spitalin modular për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus, të mërkurën rreth orës 21:00.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nuk e ka përjashtuar mundësinë që numri i të vdekurve të jetë më i lartë, por nuk ka dhënë detaje tjera, as për të plagosurit, e as për numrin e personave që gjendeshin në spital në kohën e shpërthimit të zjarrit.

Zjarri besohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit.

Ekipet e zjarrfikësve është raportuar se kanë shkuar në vendin e ngjarjes pesë minuta pas shpërthimeve të fuqishme.

“Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tetovë që ka marrë disa jetë njerëzish. Dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani, por numri mund të rritet. Kjo është një ditë shumë e trishtuar. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet. Mjekët po luftojnë për jetën e të plagosurve, për t’i uruar fat dhe për të qëndruar sonte me mendimet e bashkëqytetarëve tanë. U bëj apel mediave dhe qytetarëve që të mos spekulojnë me numrat. Ne do t’i ndajmë të gjitha informacionet e konfirmuara me kohë”, ka shkruar Filipçe në Twitter.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pas mbledhjes së shtabit të krizës, tha se pret që institucionet të zbardhin rastin, që ka tronditur rajonin e Tetovës, i cili në javët e fundit është përballur me numër të madh të viktimave dhe të infektuarve me koronavirus.

Nuk dihet as numri i personave të shtruar në këtë spital, për të cilin edhe më herët ishte raportuar se ka pasur lëshime gjatë procesit të ndërtimit.

“Institucionet duhet të bëjnë punën e tyre andaj edhe ne nuk mund të flasim për shkaktarët, të paktën për momentin. Është një fatkeqësi, një dhimbje shumë e madhe. Me informacione do të dalim pasi që prokurori shtetëror ta ketë bërë punën e tij dhe pasi të kemi informacionet zyrtare, qoftë për shkaqet, qoftë për viktimat”, ka deklaruar Arifi.