beer-guts-croppedPasi kalojnë një farë moshe tek meshkujt nis të shfaqet barku, i cili brenda pak kohësh merr një rrumbullakësi të frikshme.Federata mjeko-sportive italiane (FMSI) rendit disa ushqime që shtojnë barkun e meshkujve.1-Ëmbëlsirat kur hahen në mëngjes

2-Biftek dhe mish i skuqur

3-Pasioni për fast-food-et. Kini parasysh se një hamburger i vetëm ka 1000 kalori, prandaj duhet mbajtur sa më larg, pasi nëse shtohet edhe ketchup, patate etj. doza bëhet shumë më e lartë.

4-Patatet e paketuara. Shpesh patatet merren të paketuara, pa e ditur se janë një “bombë” e vërtetë për kalori. Kjo pasi vetëm 15 fije të tilla kanë plot 160 kalori.

5-Pica është armiku numër një. Mjekët këshillojnë të hahet sa më rrallë dhe nëse konsumohet, rekomandohet të hahet me perime dhe e pjekur me dru.

6-Birra. Një shishe birrë përmban 150 kalori ndaj këshillohet të shmanget.