Shkolla Shqipe në Kopenhagë feston 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Një festë e veçantë shqiptare në zemër të Danimarkës!
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Shkolla Shqipe në Kopenhagë organizon një program festiv, ku fëmijët shqiptarë do të sjellin atmosferën e festës kombëtare përmes këngëve, valleve dhe recitimeve.
Kjo festë është një mundësi e bukur për të bashkuar familjet shqiptare në Danimarkë, për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat kombëtare, si dhe për t’ua përcjellë brezave të rinj dashurinë për atdheun.
Programi festiv
- Valle, këngë dhe recitime nga fëmijët.
- Kuiz enigmatik në grupe, me pyetje interesante dhe bashkëpunim.
- Shpërblime simbolike me çokollata dhe bombone për pjesëmarrësit.
Data: E shtunë, 28 nëntor 2026
Ora: 14:00
Vendi: Skattegårdsskolen, Saltværksvej 65, 2770 Kastrup, Danimarkë.
Mësueset: Leonora Aliu dhe Mirdita Ademi Limani.
Koordinatori: Nevzat Kjamilji.
Shkolla Shqipe në Kopenhagë fton të gjithë bashkatdhetarët, prindërit dhe fëmijët që të bëhen pjesë e kësaj feste të rëndësishme kombëtare.
Ta festojmë së bashku Ditën e Flamurit dhe ta mbajmë gjallë gjuhën shqipe edhe larg atdheut!
RTV Zëri i Kosovës në Danimarkë – Burimi i lajmeve që nga viti 1989.
#ZeriNews
Lajme të ngjajshme:

Kyeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen në vizitë historikenë Shqipëri

Në Libohovë do të zbulohet pllaka përkujtimore e danezes që shpëtoi 100 burra nga pushkatimi

Këngëtarja shqiptare Annella vjen me këngën e radhës Kisse Misse (video)
