Shefi-sekretaresha(disa baracaleta)
Rroga e dyfishuar
“Shefi ma ka dyfishuar rrogën!” i tregon kontabilisti kolegëve të vet.
“Si e fitove këtë?”pyesin me kurreshtje kolegët.
“I thashë:Nëse jo, prej muajit të ardhshëm do të filloj në Inspektoriatin financiar, si kontrollor.”
Viagra by Microsoft
“Çka do të shkruante në paketimin e Viagra-s sikur të prodhohej nga Microsoft-i?”
“Plug & Play”
Bjondina
Pse bjondina nuk mund t`i përgadis dy porcione nga libri i kuzhinës?
Se furra e saj nuk shkon deri në 400` C.
Optimisti
Optimist është ai shef i cili e marton sekretareshën e vet, dhe seriozisht mendon se edhe më tej mund t`i diktoj asaj.
Punëtorët e saktë
Një ndërmarrës pyet tjetrin:”Pse punëtorët e tu janë çdoherë të përpikshëm?”
“Parking-trik!”
“Nuk po kuptoj…”
“Tridhjetë punëtorë dhe vetëm njëzetepesë vendparkimi…”
Në vend të punës
“A mund të bisedoj me shefin njëherë?”, pyet një konsumator.
“Është duke fjetur”, ishte përgjegja.
“Po sekretaresha e tij?”
“Unë ju thashë njëherë …”
Shefi nga dritarja
“Pse kërceu shefi juaj nga dritarja?”, pyet polici sekretareshë e bukur.
“Nuk e di. Ai ishte çdoherë i ndershëm ndaj meje. Para dy muaje ma dhuroi një mantil lëkure. Muajin e kaluar një auto sportiv. Sot në mëngjes ma dhuroi një unazë brilianti. Pastaj më pyeti se sa do ti kushtonte atij të bëj dashuri me mua. Pasi i tregova, kërceu nga dritarja.”
“Po çfarë i thatë ju atij?”, pyet polici.
“I thashë se zotëritë tjerë nga byroja mi japin dhjetë Marka”
Trashësia
Shefi i thotë sekretares: “Monikë, dita ditës jeni duke u trashur. Keni kujdes pak!” Pëshpëritë ajo: “Ka qenë dashur ju të keni kujdes!”
Gjumi
“Zotëri mjek, unë flas në gjumë!”
“Edhe, çfarë ka të keqe këtu?”
“E gjithë byroja më përqeshin”