Ezeli pëson aksident të rëndë

 Aktori i mirënjohur i serialeve turke, Kenan Imirziakoglu, i njohur me rolin e Ezelit, ka pësuar një aksident të rëndë në rrugët e Stambollit. 

Sipas mediave turke, aktori menjëherë pas aksidentit është dërguar në klinikat e Stambollit dhe se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, mirëpo jashtë rrezikut për jetë.
Aktori Kenan Imirziakoglu është i lindur më 1974. Në vitin 1997 ishte shpallur si një nga manekenët dhe mister i Turqisë, ndërsa në vitin 2001 si fotomodeli më i mirë në botë. Pas karrierës në pistat e modës, aktori me rolin e mirënjohur në serialin Ezel dhe serialet e tjera më pas i`u përkushtua botës së filmit, duke arritur suksese në karrierën e tij.