Nga Shkupi, ku u mbajt takimi i liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore se, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se sot ka propozuar një format të një Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, mirëpriti me interes propozimin për të ndërtuar një format të një Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm, jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në këtë rajon, por edhe vendet partnere të NATO-s. Pra faktikisht vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që këtu sot nuk janë të pranishme, si edhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë një interes të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe progresin demokratik të rajonit”, tha Rama.

“Jam i keqardhur për faktin që pavarësisht thirrjeve të përsëritura për të shtuar në mënyrë të ndjeshme, jo vetëm vëmendjen, por edhe trupat, të cilat duhet të garantojnë stabilitet dhe paprekshmëri absolute të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje tragjike, e cila duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike dhe e cila duhet me çdo kusht të mos përsëritet më”.