Një video që është filmuar në Poloni ka ndezur alarmin për mishin që konsumohet në të gjithë Europën, përfshirë edhe Shqipërinë, pasi tregon se lopët jashtëzakonisht të sëmura janë kontrabanduar në një thertore dhe shiten pa inspektim dhe vulë veterinare.

Gazetarët e “Superwizjer”, një program televiziv hetues polak transmetuan në kanalin e lajmeve TVN24, pamjet nga thertorja polake, pasi një prej gazetarëve i infiltruar që punoi fshehurazi në thertore për pothuajse tre javë, siguroi videon.

Polonia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit të BE, me produkte që gjenden edhe në tregun shqiptar, ndaj pamjet nga thertorja në rajonin qendror polak të Mazovisë janë kthyer në shqetësim madhor, pasi duket qartë se lopët janë aq të sëmura sa nuk janë në gjendje të dalin duke u zvarritur nga kamionët dhe në thertore përdoret një çikrik, me litarë të lidhur rreth brirëve apo këmbëve të tyre për t’i ngritur ose tërhequr.

Sipas “The Guardian” masakra e lopëve të sëmura duket të ndodhë gjatë natës pa asnjë zyrtarë veterinar në vend, një tjetër kundërvajtje e standardeve themelore. Punëtorët në thertore duket se heqin prova nga kufomat si plagët e presionit të gjakut dhe tumoreve që tregojnë se lopët kanë qenë të sëmura dhe të shtrira për ditë të tëra.

Ekspertët që kanë parë videon thonë se kjo ngre mundësinë e rreziqeve serioze të shëndetit dhe i kanë bërë thirrje qeverisë polake të veprojë shpejt për të njoftuar të gjitha shtetet e tjera evropiane.

Chris Elliott, profesor i sigurisë ushqimore në Universitetin e Queen në Belfast dhe themelues i Institutit për Sigurinë Globale të Ushqimit, i cili udhëhoqi rishikimin e pavarur të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për sistemet ushqimore pas skandalit të kalorësisë 2013, i tha Guardian: “Nëse ka ndonjë dëshmi se ky mish ka dalë nga Polonia, atëherë do të ketë potencial për një vigjilencë të sigurisë në mbarë Evropën, me përfshirjen e shumë agjencive rregullatore dhe potencialisht forcave policore nga e gjithë Evropa”.

Në 2017, sipas shifrave më të fundit të UN Comtrade, Polonia eksportuar më shumë se 415 milion kg mish viçi, me vlerë më shumë se 1.5 miliardë dollarë. Shifrat e HMRC për atë vit tregojnë se Britania e Madhe, një nga tregjet më të mëdha të Polonisë për mish, bleu 16 milion kg viçi (të freskët, të ngrirë dhe të brendshmet), me vlerë 64 milionë dollarë.

“The Indipendent” i  ka kushtuar këtë të dielë një artikull të gjatë Shqipërisë dhe problemeve të saj me trafikimin e lëndëve narkotike.

Borzou Daragahi, një korrespondent i gazetës që prej vitit 2002 kryesisht ka mbuluar çështjet e Lindjes së Mesme, Afrikës, por dhe Europës shkruan se Gangsterët shqiptarë konsiderohen si trafikantët më të mëdhenj në botë për keroinën, kokainën apo kanbisin. “Zyrtarët amerikanë  dhe ata europianë e kanë cilësuar Shqipërinë si furnizuesin e madh të kanabisit në Europë e njëkohësisht edhe si një pikë e rëndësishme tranziti për keroinën dhe kokainën. Bazuar në vlerën monetare të drogës së kapur, ka vlerësime se vetëm marijuana gjeneron 4 miliardë dollarë, gjysma e GDP-së së Shqipërisë”, shkruan gazetari.

Në reportazhin e tij, ai citon emra, ndërsa i referohet njëkohësisht edhe shumë zyrtarëve, që nuk kanë dashur të identifikohen.

Zyrtarët e rojës bregdetare, të cilët kërkuan që emrat e tyre të mos përmenden, thonë se duhet te jenë të kujdesshëm. Trafikantët janë shpesh të armatosur, edhe pse nuk i kanë përdorur kundër rojave bregdetare”, shkruan ai.

Më tej, artikulli vijon:

“Vitet 2015 – 2016 ishin të tmerrshëm,” thotë një zyrtar i lartë i rojës bregdetare. “Ishte Kolumbi”.

Në artikullin e publikuar pasditen e së dielës nga gazeta britanike, thuhet gjithashtu se sipas zyrtarëve shqiptarë, vetëm 10% e drogës që qarkullon brenda dhe jashtë vendit, arrin të kapet, ndërkohë që gazetari citon një diplomat të huaj perëndimor i thotë se ky numër nuk shkon më shumë se 5%, duke u lënë trafikantëve një pasuri të madhe, që lëviz nga Roterdami në Izmir.

Trafikantët e sofistikuar janë bërë aq të fuqishëm, sa që kanë lidhje në të gjithë botën”, thotë Alfonc Rakaj, një studiues mbi çështjet e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Është Kolumbia e Europës”, thotë një diplomat perëndimor. “Është prodhuesi dhe shpërndarësi i drogës në Europe. Është një narko shtet dhe ata do të humbasin shumë para duke dalë nga trafiku për të hyrë në BE”, thuhet në artikull.

Duke cituar sërish zyrtarë të BE, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur në reportazh thuhet gjithashtu se Shqipëria nuk është më një vend kultivimi, por është bërë një qendër investimesh, shpërndarjeje dhe rekrutimi.

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar duket se opozita i është rikthyer normalisht punëve të Kuvendit.

Në mbledhjen e grupit të PD-së të mbajtur mëngjesin e sotëm u vendos që deputetët të marrin pjesë në komisionet parlamentare.

Kjo u reflektua në komisionin e Ekonomisë, i cili tashmë drejtohet nga ish- ministri Arben Ahmetaj, pasi Erjon Braçe mori detyrën e zv.kryeministrit.

Po ashtu deputetët ishin të pranishëm edhe në Komisionin për Edukimin dhe Median ku kërkuan shfuqizimin e plotë të ligjit për arsimin e lartë

Fluturimi i avionëve të natës mbi Tiranë lajmëronte nisjen e projektit për bazën ushtarake të aleancës në Kuçovë.

Fluturimet mund të cilësohen në mënyrë simbolike si edhe pikënisja e projektit prej 51 milionë eurosh që aleanca e NATO-s ka parashikuar të zbatojë në bazën ajrore shqiptare, e cila do të kthehet në bazën e parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, gjeneral Tod Wolters, erdhi në Tiranë për të lajmëruar nisjen e punës në këtë bazë: “Kuçova ka disa karakterisitka të veçanta. Është në një vendndodhje të mrekullueshme gjeografike, që të lejon të bësh atë çfarë kemi menduar, përfshi këtu edhe klimën e mirë. Në bazën e Kuçovës do të ulen, do të ngrihen dhe do të stacionohen avionë luftarakë të NATO-s. Nga aty do të kryejmë edhe shërbime të tjera në shërbim të aleancës sonë, që përfshijnë edhe survejimin e hapësirës ajrore, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit, nëpërmjet aparaturave dhe pajisjeve që do të instalohen atje”.

Ndërsa për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, baza e NATO-s në Kuçovë do të jetë një siguri më tepër jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin: “Kuçova do të jetë bazë e NATO-s. Ky investim është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e vendit tonë, por edhe për rajonin. Aleanca Euroatlantike është zgjedhja dhe zgjidhja më e mirë për Ballkanin”.

Punimet në bazën ajrore të Kuçovës pritet të nisin në fund të këtij viti dhe parashikojnë një kohëzgjatje deri në 5 vjet.

Lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë:  Presidenca Rumune e Këshillit të BE në 6 mujorin e parë të këtij viti do të synojë të shtyjë përpara politikat e zgjerimit të BE me vendet e rajonit.

Në prezantimin e prioriteteve të Presidencës rumune të Këshillit të BE, të martën (22.01.2019) Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, theksoi se “BE-ja mund të mbështetet tek një presidencë që do ta shtyjë më tej axhendën e zgjerimit. Pas presidencave të suksesshme bullgare dhe austriake, mirëpres fuqimisht vazhdimësinë e mbajtjes së Ballkanit Perëndimor midis prioriteteve tona kryesore në këtë 6 mujor të Presidencës Rumune”.

Vendimi për hapjen e negociatave – jo i mirëqenë

Presidenca rumune e Këshillit të BE, janar-qershor 2019, përkon në kohë me pritshmëritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë për hapjen e negociatave të hyrjes në BE.

Për Shqipërinë kjo periudhë do të jetë absolutisht vendimtare. Jemi rreth katër muaj larg Raportit Vjetor të Komisionit Europian (KE) dhe pesë muaj larg diskutimit të ardhshëm të Këshillit të BE mbi zgjerimin. Ajo që shtetet  anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet të merret si i mirëqënë”, tha ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në prezantimin e prioriteteve të Presidencës Rumune.

Rolin e rëndësishëm të Raportit të Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë e theksoi edhe Mircea Perpelea, ambasador i Rumanisë në Tiranë. “Gjatë kësaj Presidence Rumune, hapat që do të hidhen në procesin e zgjerimit do të bazohen në vlerësimin e KE, që do të publikohet këtë pranverë. Rumania do të jetë e angazhuar aktivisht në këtë proces. Shpresojmë që raporti i KE të jetë pozitiv për të bërë të mundur përparimin e mëtejshëm të partnerëve europianë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Presidenca rumune do të përpiqet të kanalizojë përpjekjet në një drejtim pozitiv për të ҫuar përpara perspektivën europiane të Shqipërisë.

Presidenca Rumune në kohë sfidash për BE

Rumania merr për herë të parë Presidencën e Këshillit të BE, që nga anëtarësimi i saj në vitin 2007, në një kohë sfidash për BE, “në një kohë kur përpjekje të përbashkëta të vendeve anëtare dhe të institucioneve të BE duhet të identifikojnë zgjidhje që funksionojnë për sfidat e mëdha që po përballon sot projekti i unifikimit europian” theksoi ambasadori rumun Perpelea.

Kohezioni- një vlerë e përbashkët europiane

Kjo është motoja e Presidencës Rumune në 6 mujorin e parë të këtij viti. Në funksion të parimit të kohezionit si vlerë e përbashkët europiane janë përcaktuar edhe drejtimet kryesore të axhendës së kësaj presidence. Në fokusin e saj do të jetë forcimi i konvergjencës në Europë, i sigurisë së qytetarëve të saj, rritja e rolit të Europës si një aktor global, rritja e solidaritetit  dhe kohezionit për një Europë të vlerave të përba

Kelmend Balili është dorëzuar këtë të martë në polici. Lajmi konfirmohet nga burime për “DITA”.

Sipas informacioneve ai ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së bashku me dy avokatët e tij Baftjar Rusi dhe Theodhori Sollaku.

I cilësuar si ‘Escobari i Ballkanit’ baroni i drogës është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Balili ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për më shumë se dy vite dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte bërë e mundur që të prangosej, edhe pse ka pasur disa aksione policore.

Prokuroria shqiptare për Balilin ka të faktuar të paktën një episod trafiku kanabisi nga Shqipëria drejt Greqisë. Në një gomone të nisur nga Saranda u transportuan 700 kilogramë hashash.

Grupi i Kelmend Balilit po hetohet për 6 raste të trafikut të drogës në sasi të mëdha drejt Europës. Bazuar në hetime, Prokuroria greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka arritur të vërtetojë se grupi koordinohej nga Dhimitër Poti i arrestuar në Belgjikë dy vite më parë. Ngarkesa e fundit prej 100 kilogramë kanabis është kapur në Maj të vitit 2016 në depot e firmës së transportit të Potit në Belgjikë.

o.j/dita

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije këtë të premte se ka përmbyllur fazën e vlerësimit të ofertave dhe ka shpallur fituesin për garën e dhënies me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit.

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k. me vlerë investimi prej 7,999,393 Euro (pa TVSH) është identifikuar nga komisioni si oferta fituese.

Sipas njoftimit të Ministrisë ky bashkim operatorësh në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO do të kryejë investimin në vlerën e lartpërmendur me synim rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e aeroportit të Kukësit tek shteti pas periudhës 35 vjeçare të koncesionit.

Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ishte e vetmja ofertë.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje me fokus tetë kërkesat e studentëve. Vendimet e qeverisë dhe plani i punës po njofton aktualisht përmes një konference shtypi nga kryeministri Rama, që po bën edhe bilancin e vitit që po mbyllet. Qeveria ka miratuar plot 4 vendime për pikën e parë të studentëve, atë të përgjysmimit të tarifave të studimeve. Sipas Ramës, ekzekutivi miratoi uljen e tarifës së studimeve si dhe akordimin e bursave për studentët e shkëlqyer dhe ata në nevojë. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 10 mijë lekësh të reja në muaj. Sa i takon investimeve në konvikte, Rama tha se puna ka nisur dhe brenda mandatit të dytë qeverisë do kemi konvikte të rindërtuara.

Kryeministri Rama dha shifrat konkrete per tarifat.

100% per te gjithe ekselentet plus burse. Bursa rritet ne 100 mij leke ne muaj ndersa ekselenca do te zgjerohet zgjerohet nga vetem mesatarja 10 tek  ajo mbi 9.

Mbulim 100% nga shteti plus burse te shtuar per studentet familjet e te cileve jane te perfshire ne  ndihmen ekonomike apo jane pjese e  grupeve ne nevoje.

50% te tarifes per te gjithe studentet e tjere, nderkohe qe nga shtatori i vitit qe vjen, studentet  qe te mbajne 50% bursen duhet te kene mesatare mbi 6.

Ne master, 50% tarife per studentet  me mesatare 10,  plus ndihma ekonomike dhe grupet ne nevoje.

Studentët nga familje në ndihme ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.

Studentet nga familje me ndihmë ekonomike, të verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj.

Ekselenca:

Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi.

Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj, ndërkohë që kjo masë ishte në nivelin 8,100 lekë dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00.

Të gjithë studentët e tjerë përfitojnë financimin 50% të tarifës së regjistrimit, me pranimin në universitet, të cilët deri përpara këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të regjistrimit.

Studentët e humbasin këtë mundësi nëse nuk mbajnë gjatë studimit një mesatare mbi 6 në vitet pasardhëse.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar për studentët se brenda mandatit të dytë qeverisës të gjitha konviktet në vend do jenë rindërtuar. “Kemi marrë miratimin e dytë për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara”, u shpreh Rama.

Pesha e votës së studentëve, Rama: Ligji e garanton, por autonomia s’ka funksionuar

Referuar kërkesës së studentëve për peshën e votës në universitete, Rama u shpreh se do të ngrihet një grup pune për hartimin e statusit në arsimin e lartë. “Ligji për arsimin e lartë e garanton pjesëmarrjen e studentëve dhe u njeh të drejtën të përfaqësohen në komisionet e përhershme. Problematika është e qartë në masë të madhe, këshillat studentorë dhe komisionet nuk ekzistojnë. Ligji u jep të drejtën institucioneve, por autonomia është kujtuar si liri pa përgjegjësi. Këto institucione që janë si ura në masë të madhe mungojnë dhe krijojnë ndjenjën e përjashtimit të studentëve. Sot u vendos të ngrihet një grup që të hartojë modelin e statusit për arsimin e lartë, nga ku do të nisë pastaj procesi i plotësimit të këtyre boshllëqeve. Do të ketë asistencë ligjore nëse do të ketë nevojë. Monitorimi i studentëve mendoj që adreson kërkesën e studentëve” tha Rama.

Plagjiatura/ Rama: Arkivë dixhitale për doktoraturat dhe Kod Sjellje
Kryeministri Rama deklaroi sot se do të krijohet një arkivë dixhitale për të shmangur plagjiaturën e doktoraturave. “Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat. Kontroll anti plagjiaturë si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi”.

Transparenca në universitete, Rama: Krijohet struktura e kontrollit
Përsa i përket pikës së transparencës në institucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama u shpreh se do të krijohet struktura për kontrollin. “Kjo është një qasje shteruese për transparencën, plus mekanizmat për kërkesat dhe ankesat për mos veprimin e drejtuesve të arsimit të lartë. Në vendim krijohet struktura për kontrollin e transparencës për arsimin e lartë dhe trajtimit të këtyre ankesave. Afati i realizimit është Prill 2019”tha Rama.

Kërkesa e studentëve për konviktet, Rama: Brenda mandatit të dytë do jenë të përfunduara
Kryeministri Edi Rama ka premtuar për studentët se brenda mandatit të dytë qeverisës të gjitha konviktet në vend do jenë rindërtuar. “Kemi marrë miratimin e dytë për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara”, u shpreh Rama.

Investimet në konvikte ishin një nga tetë kërkesat e studentveë të cilët dolën edhe në protestë për 17 ditë me radhë.

Rama: Zero tarifa për ekselentët, fëmijët e familjeve në nevojë dhe me aftësi të veçanta
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në detaje të gjitha vendimet që qeveria ka marrë sot për studentët në lidhje me tarifat. Kreu i qeverisë u shpreh ekselentët, studentët që vijnë nga familjet në nevojë, por edhe ata me aftësi të veçanta nuk do të paguajnë. Gjithashtu nga ky vit qeveria do të paguajë 50% të tarifës për të gjithë studentët, ndërsa nga viti tjetër akademik do të jetë me shkallëzim.

“Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi diskutuar dhe marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet. Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.

Për përcaktimin e kriterve për bursat për studentët e shkëlqyer, së treti kemi ndryshuar vendimin 288 për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore që lidhet me ciklin e parë, të dytë dhe profesional me kohë të plotë dhe kemi ndryshuar vendimin për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Këto shpjegohen në këto terma; kemi studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që marrin financimin e plotë dhe studentë nga familje me ndihmë ekonomike , të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh. Bazë për të mbështetur 100% subvenscionuar tarifën, për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë u vendos që kjo të bëhet drejtpërdrejt nga qeveria.

Së dyti studentët me notë mbi 9 do të fitojnë 100% tarifë nga qeveria dhe po ashtu në cdo program studimi do të përfitojnë bursë 10 mijë lekë të reja. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë. Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së regjistrimit drejtpërdrejt, që deri tani e paguanin të plotë. Të gjithë studentët aktualë në pjesën e mbetur të këtij viti edhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë shteti. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se detyrimet financiare do i mbulojë qeveria”deklaroi Rama.

Biblioteka, Rama: Do jetë online deri në mars, prisni vendimin e fortë për gjuhën anglezeKryeministri Edi Rama tha se kërkesat e studentëve për Bibliotekën do realizohet brenda muajit mars 2019. Sipas kreut të qeverisë në këtë afat do jetë gati sistemi online i Bibliotekës. Gjithashtu, Rama paralajmëroi një vendim të fortë në të ardhmen sa i takon gjuhës angleze. Sipas tij, njohja dhe mbrojtja e anglishtes do jetë kusht për diplomimin por edhe punësimin e studentëve. “Për bibliotekën, do jetë online dhe e aksesueshme për të gjithë studentët. Marsi është afati i fundit. Studentëve iu them që në afat të mesëm duhet të prisni një vendim shumë të qartë lidhur me anglishten. Do jetë një nga kushtet që do përcaktojnë marrëdhëniet tuaja me shtetin dhe diplomën. S’mund të përjashtojmë gjuhët e huaja dhe të bëjmë protesta për të kërkuar biblioteka shkencore. Do t’ju ofrojmë kushte anglishteje falas. Dhe anglishtja do hyjë te kushtet për të marrë mbëhstetje nga shteti. Nuk jemi duke shkuar drejt 1945, por drejt 2045″, tha Rama.

1 mijë vende të lira në administratë për studentët, Rama: Ja si do të pranohen ekselentëtShqiptarja.com zbardhi sot vendimin e qeverisë për pranimin e një mijë studentëve ekselentë në administratë, ndërsa kryeministri Rama sqaroi procedurën. Rama theksoi se prioritet kryesor do të kenë ekselentët që kanë mbaruar jashtë, më pas ata që kanë mbaruar në universitetet publike në Shqipëri dhe të tretët janë ata që kanë mbaruar në privat.

“Këtu nuk mbaron qasja jonë ndaj problematikës së universitetit dhe falë dialogut të nisur me vështirësi, të tjera gjëra janë shtuar dhe paketa jonë do të jetë 8+. Po u them deri tani, pasi uroj dhe jam i bindur që dialogu do të vijojë dhe pakti strategjik do u ofrohet studentëve për ta parë dhe kontribuar për një marrëveshje të madhe. Por sot kemi vendosur që të gjitha vendet në administratën publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë. Është vendim i qeverisë për punësimin e studentëve më të mirë në institucionet e administratës.

Sot për sot studentët më të mirë kanë pengesë, pasi u thuhet se nuk ke eksperiencë, por si krijohet eksperienca, por për të kapërcyer këtë dhe për t’ú dhënë një mesazh të gjithëve dhe për të zmbrapsur një lëvizje në kufijtë e ligjshmërisë do të bëjmë publike në vijim vendet e lira në administratë. Pa konkurs por me kreditet e arritje në universitet, ata që janë pa punë, që janë jashtë dhe thonë ika se nuk ka punë.

Shembull, 20 vende të lira te ministria e Financave dhe më i miri ka zgjedhjen e parë, mund të thotë dua apo nuk dua, më pas ai vend është i zënë. Pastaj vjen i dyti…me këtë rend, ekselentët që kanë studiuar jashtë kanë zgjedhjen e parë, ekslentët që kanë mbaruar në publik këtu manë zgjedhjen e dytë dhe ata që kanë mbaruar te privati janë të tretët. Më pas të gjitha vendet e punës në administratën jo publike do të jenë në dispozicion të më të mirëve. Do të jenë zgjedhje se cfarë ke në bankën e dijes, kreditë nga studimet. Askush nuk ka mundësi të ndërhyjë, pasi do të jetë transparent. Do ta bëjmë me vendosi”tha ai.

Pesha e votës së studentëve, Rama: Ligji e garanton, por autonomia s’ka funksionuarReferuar kërkesës së studentëve për peshën e votës në universitete, Rama u shpreh se do të ngrihet një grup pune për hartimin e statusit në arsimin e lartë. “Ligji për arsimin e lartë e garanton pjesëmarrjen e studentëve dhe u njeh të drejtën të përfaqësohen në komisionet e përhershme. Problematika është e qartë në masë të madhe, këshillat studentorë dhe komisionet nuk ekzistojnë. Ligji u jep të drejtën institucioneve, por autonomia është kujtuar si liri pa përgjegjësi. Këto institucione që janë si ura në masë të madhe mungojnë dhe krijojnë ndjenjën e përjashtimit të studentëve. Sot u vendos të ngrihet një grup që të hartojë modelin e statusit për arsimin e lartë, nga ku do të nisë pastaj procesi i plotësimit të këtyre boshllëqeve. Do të ketë asistencë ligjore nëse do të ketë nevojë. Monitorimi i studentëve mendoj që adreson kërkesën e studentëve” tha Rama.

Rama: Bordi i Administrimit të Universiteteve de facto i shkarkuar, studentët do kenë përfaqësuesin e tyreKryeministri Edi Rama e ka quajtur de facto të shkarkuar Bordin e Administrimit të Universiteteve, por deri në ngritjen e bordit të ri ata do të vijojnë punën. Kreu i qeverisë premtoi për studentët se ata do kenë përfaqësuesin e tyre në bord, të zgjedhur nga një proces i hapur dhe transparent. Studentët do propozojnë jo më pak se tre kandidatura dhe një prej tyre qeveria do ta cojë në Bord. Ndërsa sa iu takon senateve, Rama tha se studentët duhet ta zgjidhin vetë me drejtuesit që të kenë përfaqësuesin e tyre në Senat. “Përfaqësuesit në bordi de facto janë të shkarkuar. Emërimet e rjea do bëhen në një proces të hapur në sytë e publikut, studentëve. Dhe një prej anëtarëve përfaqësues të qeverisë do të vijë si propozim nga studentët, jo student. Figura publike të njohura të fushës, ekspertë, profesionistë, studentët kanë të drejtë të propozojnë jo më pak se 3 kandidatura dhe një prej tyre qeveria do ta cojë në bord si mishërim i vullnetit dhe bashkëpunimit me studentët. Senatet janë të lira që në vendet që kanë të lira në borde të propozojnë një student. Kjo iu takon studentëve ta zgjidhin këtë me drejtuesit e tyre. Afati i realizimit prill-maj 2018”, tha Rama.

Nga Asambleja e PS, kryeministri Rama lajmëroi ndryshime të forta në kabinetin qeveritar.

Rama tha se çdo anëtar i kabinetit qeveritar që ka bërë 5 vite do të largohet, ndërsa theksoi se qeveria e re do ketë 50% gra.

“Të gjithë ata që kanë mbi 5 vjet në kabinet duhet t’ja lënë vendin të tjerëve. Jam kundër rezultatit të çdo sektori..”, u shpreh Rama.

Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini  në Ministrinë e Arsimit.

Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë

Mirela Kumbaro  do të zëvendësohet nga Elva Margariti në Ministrinë e Kulturës

Solina Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.

Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali.

Largohet zv. kryeministrja Senida Mesi do të zëvendësohet nga Erion Braçe.  

Kryeministri Rama ka ndryshuar sot thuajse gjithë kabinetin qeveritar.

Po çfarë përfaqësojnë emrat e rinj?

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është zëvendësuar nga Besa Shahini.

Kjo e fundit është aktualisht si zv.ministre e Arsimit dhe është nga Kosova.

Nuk ka patur qëndrime të dallueshme publike mbi problemet e arsimit në Shqipëri, veçanërisht për protestat e studentëve, me sa duket është ende në fazën e njohjes.

Besa Shahini

Zv.kryeministri

Zv.kryeministrja Senida Mesi është zëvendësuar me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Braçe ka qenë një ish-zë kritik, por muajt e fundit u shndërrua gradualisht në një pasiv shembullor.

Së fundmi u bë urë për emërimin në Bankën e Shqipërisë së një prej ikonave të korrupsionit berishian, Ridvan Bode.

Erion Braçe

Financat

Arben Ahmetaj, ministri i Financave është zëvendësuar sot nga Anila Denaj.

Kjo e fundit mban aktualisht postin e Drejtoreshës së Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, njè nga institucionet më të akuzuara për korrupsion.

As Anila Denaj nuk është e njohur në radhët e socialistëve si figurë politike. Ajo vjen nga sistemi bankar privat.

Anila Denaj

Ministri i Jashtëm

Ditmir Bushati është zëvendësuar nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, Genti Cakaj.

Ky i fundit ka mbajtur postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama për çështjet e Integrimit.

Edhe Cakaj është nga Kosova.

Në muajin qershor mori postin e ri zv.ministrit.

I kanè vènè shpesh në dukje që duhet të përmirësojë shqipen letrare.

Genti Caka

Infrastruktura

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes, e cila prej vitesh është drejtuar nga Damian Gjiknuri i është besuar Belinda Ballukut.

Kjo e fundit ka qenë Drejtoresha e Aviacionit Civil dhe njihet si person mëse i afërt i Ramës prej kohësh.

Belinda Balluku

Kultura

Një nga largimet e sotme ishte dhe ai i Mirela Kumbaros nga Ministria e Kulturës.

Në vendin e saj është emëruar Elva Margariti Asllani, kjo e fundit është arkitekte e thjeshtë arredimesh.

Rama e ka njohur kur i mobiloi zyrën. E emëroi menjëherë këshilltare, më pas kordinatore të një projekti mbi fshatrat dhe tani ministre.

Elva Margariti

Bujqësia dhe Sipërmarrja

Blendi Çuçi është rikthyer në kabinetin Rama si zëvendësues i Niko Peleshit.

Çuçi ka qenë ministër i Pushtetit Vendor, por me riformatimin e kabinetit ai mbeti jashtë qeverisë.

I vetmi që ka një eksperiencë suksesi me reformën territoriale Çuçi tashme do të jetë ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Eduard Shalsi dhe Blendi Çuçi

Parlamenti

Elisa Spiropali

Rama ka vendosur të riktheje edhe postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke vendosur në këtë detyrë, Elisa Spiropalin, ish drejtoreshën e Doganave e larguar prej aty pas akuzave për korrupsion.

E varfër në fjalor dhe në idetë politike, Elisa do mbahet mend për krahasimin e Ramës me Skënderbeun.

o.j/dita

Gjatë prezantimit të ‘Flotës së re të autoambulancave”, kryeministri Edi Rama publikoi disa shifra, ku sipas tij, janë 3 mijë jetë njerëzish të shpëtuara nga shërbimi i Urgjencës Kombëtarë

Rama tha sot se Urgjenca Kombëtare sot është autonome dhe është shndërruar nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që garanton pa diskutim asistencën bazë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Kemi dyfishur investimet në shëndetësi. Tashmë urgjenca është një sistem tërësisht autonom. Urgjenca përgjigjet në kohë reale për rastet e pacientëve dhe njerëzve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Tashmë 50% e shërbimeve jepen direkt në banesë. Gjithashtu kemi dyfishuar edhe personelin e urgjencës. Uniformat e standartizuara të urgjencës nuk janë fasadë, por standard. Nuk vjen më urgjenca me pallto dhe pardesy. Janë 52 autoambulanca të reja që i janë shtuar flotës së urgjencës. Kemi një urgjencë mjekësore që është realisht në punë, 24 orë. Kemi 3 mijë jetë njerëzish të shpëtuara nga shërbimi i Urgjencës Kombëtarë. Për kazanët kjo nuk përbën lajm”.

Rama tha se personeli i urgjencës sot është i dyfishuar. “Kemi 448 mjekë e infermierë më shumë e personel mbështetës. 49 mijë njerëz shqiptarë e të huaj janë shërbyer në qendrat shëndetësore turistike nga qershori deri në shtator.

Shifrat sot janë 900 thirrje në ditë, të cilat shkojnë direkt përmes sistemit të kompjuterizuar në veshin e urgjencës kombëtare.

Çdo shërbim sot regjistrohet online, ndërkohë që koha e ndihmës së parë është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme. Akoma më e rëndësishme, 50% e shërbimit është e përqendruar në banesa falë gatishmërisë së personelit të urgjencës”, tha Rama