KE pro negociatave, Rama: I kemi kryer me sukses detyrat e shtëpisë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter” mbi rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë.
Në postimin e tij në Twitter, Rama shkruan se ky rekomandim konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces.
Ndërkohë më tej, kryeministrin njofton se në orën 15:00 do të ketë një komunikim të përbashkët publik me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Shpërndaje artikullin në: