“Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, ku aksioner është edhe shteti shqiptar, ka nisur fluturimin e parë Tiranë-Stamboll, me studentët e ekselencës.

I pranishëm në këtë ceremoni, kryeministri Rama u uroi studentëve rrugë të mbarë, ndërsa iu drejtua duke u thënë se ata janë fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër. I pranishëm në Rinas në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai tha se studentët e ekselencës janë këmba më e mbarë për të nisur historinë e fluturimeve të kompanisë së parë ajrore shqiptare.

“Këtë fluturim të parë të muajit të testit e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës, është një fluturim simbolik. Gjatë gjithë muajit do të ketë disa të tillë. Arsyeja se përse na shkoi mendja te ju, është sepse jeni, fytyra e ndritur e gjeneratës tjetër dhe meritoni që të keni të gjithë vëmendjen dhe respektin dhe njëkohësisht edhe një dhuratë simbolike për gjithçka keni bërë. Erdha vetëm të përcjell grupin tuaj dhe jam i bindur jeni këmba më e mbarë për kompaninë tonë të flamurit. Tani do ia jap fjalën një vajze, që e kam takuar për herë të parë në gjimnazin ‘Ali Demi’ në Vlorë, ndërsa sot është studente e ekselencës por nuk jam i autorizuar ta ndaj publikisht, por i uroj vërtetë t’ia dalë”, tha Rama.

Pasditen e së premtes, avioni Airbus 319, që si stemë ka flamurin shqiptar, u ul në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku do të zhvillohet dhe një ceremoni inaguruese.

Fluturimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa “Air Albania” do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane si Roma, Londra apo Milano.

Pas dy javësh, të gjithë makinat që do të kalojnë në tunelin e Kalimashit do të paguajnë tarifë. Pavarësisht nga protestat e dhunshme të disa muajve më parë, që sollën pezullimin e projektit koncesionar, duket se qeveria është e vendosur ta verë në jetë atë duke filluar nga 17 shtatori, në përfundim të sezonit të sivjetëm turistik veror.

Kjo është konfirmuar edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë prezantimit të paketës lehtësuese për qytetarët dhe bizneset që e përdorin shpesh këtë rrugë, ndërkohë që, në një prononcim për Scan TV, përfaqësues të këtij dikasteri thanë se nuk do të ketë asnjë shtyrje të afatit, duke rikonfirmuar nisjen e pagesës në këtë aks rrugor.

Ndryshe nga hera e parë, tanimë është përpunuar një paketë lehtësish për ata që e përdorin më shumë rrugën. Do të jetë një pajisje e posaçme – telepass – e cila do të mundësojë tarifimin e reduktuar të mjeteve të tilla.

Paketa përfshin një tarifë prej 100 lekësh me TVSH për çdo kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës. Ajo do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës njëmujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime. Karta përkatëse do të blihet me parapagim. Kjo skemë ka të bëjë me makinat tip veturë familjare, që janë regjistruar për përdorim vetjak të qytetarëve.

Ndërkohë, lidhur me linjat e transportit interurban, deri tani janë identifikuar 11 linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit. Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale, me tarifë kalimi prej 100 lekësh me TVSH për 1 kalim.

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës, pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova), do të kenë trajtimin si më poshtë: Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, ka 10 për qind zbritje; mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, zbritja shkon në 20%; mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30% dhe mbi 60 kalime në muaj, zbritja arrin në 40% të tarifës.

Tarifat bazë janë për motorrin 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.

Burimet nga koncencionari kanë pohuar se kompania ka përllogaritur kostot e mirëmbajtjes dhe investimeve me tarifat aktuale, sipas kontratës fillestare, të miratuar edhe në Kuvend, ndaj çdo ndryshim me ulje do të kompensohet nga qeveria. Kjo zgjidhje është një praktikë normale e përbotshme. “Nëse qeveria vendos të mbrojë një grup të caktuar nga tarifat që rrjedhin nga kontratat e veta, ajo duhet të përballojë humbjet që rrjedhin nga fondet e buxhetit; nuk ka pse një biznes privat të marrë përsipër këtë rol. Kjo është praktikë e përbotshme”, thanë përfaqësues nga kompania koncensionare.

Sipas studimit të institucionit ndërkombëtar që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës mars 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5.000 automjete në ditë në segmentin e Rrugës së Kombit. Supozohet se, me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera, në një masë që llogaritet minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me anëtarët e qeverisë dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, foli pasditen e së mërkurës duke thënë se

Read More

Në raportin e BE-së, theksohet rëndësia e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe finalizimi i ngritjes dhe funksionimit të organeve të reja të sistemit si

Read More

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar vendimin e marrë mbrëmjen e sotme nga Këshilli Evropian, për hapjen e bisedimeve për negociatat e anëtarësimit në 2019 si shtyrje të tyre.

Read More

Kryeministri Edi Rama është shprehur pozitiv për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE, të cilët ranë dakord që Shqipërisë t’i hapen negociatat në Qershorin e vitit 2019.

Read More

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore do të bëhet në qershor të vitit 2019.

Read More

28 ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian janë mbledhur në Luksemburg për të rishikuar qëndrimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Read More

Në media flitet për mundësinë e ngritjes së qendrave të refugjatëve në Shqipëri e vende të tjera të Ballkanit. Drejtori austriak kundër trafikimit, Gerald Tatzgern thotë se Austria do ta mbështesë konkretisht Shqipërinë.

Vala e refugjatëve drejt Europës nuk ka të ndalur. Së fundmi ju e keni cilësuar gjendjen si “shumë të rrezikshme”. Çfarë e bën atë kaq të rrezikshme?

Gerald Tatzgern: Gjendja është gjithmonë e rrezikshme, kur ne dallojmë, se si grupimet e ndryshme të trafikantëve i kushtohen gjithnjë e më shumë trafikimit, sepse shumë njerëz nga këto rajone marrin rrugën në drejtim të Austrisë dhe Gjermanisë. Në bëjmë fjalë këtu për një masë prej 50.000-60.000 persona, më shumë se 17.000 vetë të tjerë që ndodhen në ishujt grekë, marrin për pak kohë të drejtën të lëvizin të lirë në të gjithë Greqinë.

Austria duket se e ka një plan, mediat flasin shumë për kampet e refugjatëve që do të ngrihen në Shqipëri. Asnjëra palë nuk i ka hedhur poshtë këto plane, sa konkret është ky plan ?

Ne jemi të gatshëm që jashtë Bashkimit Europian të ngremë qendra të tilla të Bashkimit Europian, ku të verifikohet, nëse ekziston apo jo një e drejtë për të vazhduar udhëtimin drejt Europës. Pra ne duam të dërgojmë sinjalin e qartë, se nuk duam t’ua lëmë trafikantëve në dorë se kush ia del të hyjë në Europë dhe kush jo.

Shqipëria përmendet si një nga këto vende. A mundet ky vend ta përballojë një barrë të tillë?

Nuk mund t’i përgjigjem kësaj nga këndvështrimi i policisë dhe kriminalistikës, sepse ky është proces politik. Por mund të them nga këndvështrimi i policisë, se nëse do të ngrihen këto qendra, pavarësisht se ku, atëherë ne duhet t’i mbështesim shumë policitë e këtyre vendeve, me qëllim që të mos hapen fusha të reja kriminaliteti, ku vajzat e gratë të shfrytëzohen apo ku trafikantët të zbulojnë fusha të reja veprimi.

A ka plane për këtë?

Ne kemi aktualisht një plan që nga sektori ynë të dërgohen nëpunës (Zyra Federale e Austrisë për Kriminalistikën shën. red.)në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë aksione të përbashkëta në kufirin greko-shqiptar, do të shohim për mundësitë e mbështetjes me asistencë teknike, këtë do ta komunikojmë më tej në Bashkimin Europian që kolegët tanë të policisë në Ballkan t’i forcojmë si duhet. Mbështetja jonë do të jetë edhe me personel.

Nëse ngrihen qendra të tilla a nuk përbën kjo rrezik edhe për sigurinë e këtyre vendeve, BE ka një problem më pak, këto vende një problem më shumë?

E kemi parë disa herë se në mesin e migrantëve gjenden edhe simpatizantë të IS-it. Ne punojmë me të gjitha autoritetet në Ballkan në mënyrë që të pengojmë që të krijohet një problem i tillë sigurie në të gjithë rajonin. Aktualisht mund të llogarisim se luftëtarë të caktuar kërkojnë të zbarkojnë këtu dhe përdorin për këtë trafikantët për t’i çuar në vende të tjera. Por për momentin nuk ka të dhëna se ndonjë shtet i caktuar në Ballkan po rrezikohet.

Nëse qendrat e refugjatëve zhvendosen në Shqipëri apo Ballkan, a nuk do të krijojë kjo hapësira të reja për grupet e trafikimit? Si e shihni gjendjen aktualisht në Ballkan?

E vështirë të japësh një përgjigje, sepse kur shumë njerëz i kushtohen kësaj pune, trafikimit, atëherë krijohen grupime gjithnjë e më të vogla. Pra nuk është se kemi një “kapo” që e ka në dorë të gjithë trafikimin në Ballkan. Por megjithatë kemi të dhëna se në disa vende, Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri ka njerëz aktivë që kanë rol drejtues në këto grupe trafikimi. Ka grupe trafikantësh me 20 vetë por edhe deri në 60 kriminelë.

Grupime që janë aktivë dhe që mund të forcohen në Shqipëri, nëse vijnë qendrat e reja…

Nuk e besoj, sepse gjithçka do të ishte e kufizuar në një vend. Kemi pasur një përvojë në Austri, ku në qendrën më të madhe të azilit në Austri zhvilluam masivisht hetime dhe arritëm që të identifikonim shumë traifkantë dhe t’i arrestonim.

*Gerald Tatzgern është Drejtor i Zyrës Kundër Trafikimit të Njerëzve në Zyrën Federale të Kriminalistës në Austri.

 

Sipas dokumentit zyrtar të Brukselit parashikohet që Këshilli Europian të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në fund të muajit.

Read More