Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, thotë se për të është me rëndësi që Ligji për Prokurorinë Publike dhe disa ligje tjera të rëndësishme të miratohen në Kuvend, por nëse opozita e bllokon sjelljen e tyre do të shtyhet shpërndarja e Kuvendit, por jo edhe data e zgjedhjeve, shkruan gazeta LAJM.

“Për mua është shumë me rëndësi të votohet për këtë Ligj në Parlament, kurse Parlamenti duhet të shpërndahet më 12 shkurt. Por, nëse opozita mundohet ta minojë ose bllokojë votimin e tij, atëherë Parlamenti nuk do të shprëndahet derisa nuk merret vendim për Ligjin për PSP-në dhe Protokollin për në NATO, apo Ligji për Mbrojtje“, tha Zaev. Në videon më poshtë mund ta ndiqni të plotë deklaratën e Zoran Zaevit.

Muhamer Pajaziti/
Maqedona vazhdon të përballet me mungesë të kohezionit social dhe ekonomik si dhe dallime në zhvillim në mes të rajoneve të banuara me shqiptarë dhe atyre maqedonase.Sipas të dhënave nga Byroja për zhvillim rajonal, rajoni Jugperëndimor, Verilindor dhe Pollogu të cilët janë kryesisht të banuar me shqiptarë janë më të varfërit. Në rajonin e Pollogut GDP-ja për kokë banori është vetëm 117284 denarë, ndërkaq në rajonet maqedonase është dyfish apo trefish më e lartë.


Republika e Maqedonisë ndahet në gjithsejtë 8 rajone që përfshijnë në numër të madh të komunave të banuara me qytetarë të përkatësive të ndryshme kombëtare dhe religjioze.
Si pasoj e politikave diskriminuese dhe etnocentrike që nga vitet e 90, e deri më sot ekziston një pabarazi e thellë mes këtyre rajoneve, me boshllëqe të mëdha në zhvillim.
Dallimet në zhvillim vërehen qartazi, duke filluar nga qytetet si Kumanova dhe Likova(Rajoni Verilindor), qytetet Struga, Dibra dhe Kërcova (rajoni Jugperëndimor) dhe Rajoni i Pollogut, i banuar me shumicë shqiptare.
Njashtu, rajoni i Shkupit, pjesa ku jetojnë maqedonasit është zona më e pasur dhe prosperuese, ndërkaq pjesa shqiptare është tërësisht e getoizuar.
Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) vlerëson se Qeveria e Maqedonisë, ku pjesëmarrës janë edhe partitë shqiptare nuk ka bërë sa duhet për revitalizimin e zonave dhe rajoneve të varfra në vend.
Sipas kësaj organizate, edhe partitë shqiptare si pjesë e bashkëqeverisjeve deri tani nuk kanë pasur dhe nuk kanë plan strategjie për zhvillimin e këtyre zonave.
OBRIE thekson se partitë shqiptare në platformat e tyre duhet ta përfshijnë edhe modelin evropian të politikave rajonale për zhvillim të barabartë.
“Platformat për një Zhvillim të barbarët duhet të bazohet në modelin evropian të politikave rajonale dhe fondeve strukturore dhe ka për qëllim të krijohen fonde shtetërore për promovimin e një kohezioni ekonomik dhe social për të reduktuar pa barazitë ndërmjet vendbanimeve shqiptare dhe atyre maqedonase.
Fondi do të krijohet nga taksapaguesit shqiptar, gjegjësisht 25 për qind e buxhetit të Maqedonisë të jepen të plota për përmbushjen e qëllimeve të kohezionit ekonomik dhe social.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me transferimin e këtyre parave rajoneve më të varfra, por të hollat jepet për programe apo projekte që ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapin vende të reja pune, përmirësojnë lidhjet e transportit në rajonet e largëta, ndikojnë në rritjen e numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat e pa favorizuara duke investuar në një mjedis më të pastër si dhe përmirësimin e arsimit.
E gjithë kjo politikë e re rajonale duhet të realizohet për mes tre fondeve: Fondi i Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit, Fondi Social dhe Fondi i Garancisë Bujqësore”, vlerëson OBRIE.(INA)

Dënim prej 1 viti burg me kusht nëse në dy vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Ky është aktgjykimi i Gjykatës së Kërçovës për Sheqerim Ahmetin i njohur si El Çeka. Në aktgjykim thuhet se El Çeka nga data 29 deri më 31 maj të vitit 2019 në Facebook ka publikuar më shumë audio materiale të telefonatave të përgjuara, me çka u ka mundësuar përdoruesve të rrjetit social të njihen me përmbajtjet e bisedave të përgjuara. Avokati i El Çekës thotë se nuk është i kënaqur as nga vendimi e as nga rrjedha e procesit gjyqësor.

Asani thotë se vendimin do ta ankimojë në Gjykatën e apelit në Gostivar. Në fjalët përmbyllëse prokurorja Manka Janevska kërkoi El Çeka të shpallet fajtor, por gjatë shqiptimit të dënimit gjykata ta ketë parasysh faktin se i akuzuari është i ri dhe deri tani pa dosje gjyqësore. El Çeka i cili jeton në SHBA dhe i cili në periudhën e kaluar publikoi dhjetëra “bomba” për funksionarët e BDI-së, u gjykua në mungesë. El Çeka pohonte se materialet i ka marrë nga tre të dënuar në rastin e “Lagjes së Trimave në Kumanovë

Njohësit e mirë të administratës publike dhe shtetërore në vend, vlerësojnë se një nga faktorët kryesor të kalimit të një pjese të administratës do të jetë stimulimi jo vetëm material , por edhe i përparësive të tjera që do të fitojnë nëse kalojnë të punojnë në kompanitë private.

Qeveria pritet që me më shumë masa të stimulojë kalimin e një pjese të punëtorëve të administratës që do të vlerësohen si të tepërt të kalojnë të punojnë në sektorin privat. Pritet që në kuadër të riorganizimit të administratës publike dhe shtetërore diku të rritet dhe diku edhe të zvogëlohet numri i administratës, ndërsa parashikohet edhe mbyllje e disa institucioneve. Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thonë se shteti do të paguajë pagat për disa vjet me qëllim që të orientojë punëtorët në administratë që të kalojnë në sektorin privat,do të ndihmojë me mbështetjen financiare për rikualifikimin e tyre me qëllim që më lehtë të punësohen nga sektori i biznesit dhe e treta është që nëse sektori privat ofron paga më të larta për punëtorët e administratës, atëherë shteti do të paguajë kontributet për një periudhë të caktuar kohore, shkruan gazeta KOHA. Sektori i biznesit vlerëson se ky proces nuk do të jetë i lehtë dhe do të kërkojë kohë për tu realizuar. “Një reformë e tillë kërkon një kohë më të gjatë prej së paku pesë vitesh, ndërsa për punëtorët që do të kalojnë në sektorin privat dhe do të lëshojnë punën në administratë ju nevojitet një ndihmë financiare përmes formave të ndryshme si për punësim, apo përmes fondeve të ndryshme siç është ai i inovacionit, por edhe trajnime të ndryshme për të hyrë në sipërmarrje”, thotë numri një i Konfederatës së Biznesit në Maqedoni, Mile Boshkov. Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se një proces i tillë kërkon analiza dhe bisedime të kujdesshme me qëllim të transferit të atyre të punësuarve në administratë për të cilat vlerësohet se nuk mund të punojnë më në administratën publike. “Një nga çështjet që shtrohen për debat janë edhe kriteret e sakta për tepricën e punëtorëve në administratë, dhe sa analizat do të tregojnë se çfarë arsimi dhe shkathtësie posedon administrata me qëllim që një pjesë e saj të jetë tërheqëse për të kaluar të punojë në sektorin”, thonë nga Lidhja e Odave ekonomike. Nga ana tjetër, njohësit e mirë të administratës publike dhe shtetërore në vend, vlerësojnë se një nga faktorët kryesor të kalimit të një pjese të administratës do të jetë stimulimi jo vetëm material, por edhe i përparësive të tjera që do të fitojnë nëse kalojnë të punojnë në kompanitë private. “Në administratë nuk mungojnë persona me përvojë të madhe që kanë edhe cilësi të larta , të cilët të joshur me paga më të larta, mund edhe seriozisht të mendojnë të kalojnë të punojnë te private”, thotë eksperti Temelko Risteski. Sipas tij, sektorit privat edhe i duhen çdo herë punëtorë të vyeshëm, që do të ndihmojë rritjen e produktivitetit dhe punës së tij.

Kohë më parë nga Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, theksuan se nuk është problem madhësia e administratës por rritja e cilësisë së shërbimeve që ajo i ofron. Nga atje thonë se krahas rritjes së efikasitetit të punës së administratës, nevojitet edhe një riorganizim i ri i më shumë institucioneve publike për shkak se shpesh atyre ju përputhen kompetencat. Pritet që në fund të muajit janar të përgatitet edhe ligji i ri për organizimin e organeve të administratës shtetërore, si dhe të propozohet dhe ulje e numrit të institucioneve, ku për shembull analizat tregojnë se ka nevojë të zvogëlohet numri i inspektorateve nga 27 në 13. Pritet që fundi i këtij muaji të ofrojë edhe masa dhe pako konkrete për transferin e një pjese të administratës në sektorin privat. Nga Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike thonë se nuk është qëllimi që njerëzit të mbesin pa punës, por të krijohet mundësia që firmat private të gjejnë interesin e tyre për punëtorë, ndërsa shteti të ulë koston e harxhimeve për të punësuarit në sektorin publik.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka votuar me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” Qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Po ashtu Parlamenti zgjodhi edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Pasi LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja arritën marrëveshje që Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Veriore Oliver Spasovski të drejtojë Qeverinë teknike kurse Naqe Çulev i propozuar nga opozita të vihet në krye të Ministrisë së Brendshme, dhe pas dorëheqjes nga posti i Kryeministrit Zoran Zaev, Parlamenti maqedonas votoi përbërjen e qeverisë që do të sigurojë ambient demokratik për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen më 12 prill.

Pasi liderët e BE nuk morën vendimin për hapjen e negociatave, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev atë kohë njoftoi se do të propozonte që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare teksa edhe tha se ishte një gabim historik i Evropës fakti që nuk ju hapën negociatat Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike do të rishikohet bazuar në vlerësimit e Komisionit të Venecias. Kështu ka paralajmëruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke komentuar mendimin e Komisionit të Venecias, i cili të premten doli me një sërë vërejtjesh lidhur me përmbajtjen e këtij ligji, që edhe në fazën e miratimit kishte shkaktuar tensione e reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut.

Zaev tha se do të ketë ndryshime në pjesën që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në gjyqësor, në mënyrë që të shmanget situata që rrezikojnë të drejtat tjera dhe që të mundësohet e drejta e përdorimit të gjuhës amtare.

Komisioni i Venecias ka konstatuar se përmbajtja e ligjit mund të ngadalësojë në mënyrë domethënëse funksionimin e të gjithë gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të drejtë, e garantuar me të Konventën ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

“Gjuhët janë që njerëzit të kuptohen mes veti, ne kemi dalë në një zgjidhje ligjore, por edhe atëherë, kur debatuam në kuvend dhe pas miratimit të tij thamë se do të presim Komisionin e Venecias dhe do ta respektojmë vlerësimin, kështu që qëllimi im është të respektojmë Komisionin e Venecias. Ministria e Drejtësisë do të përgatisë ndryshimet dhe ne do t’i dërgojmë ato përsëri për miratim në kuvend, në përputhje me vlerësimet e Komisionit të Venecias”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila në vazhdimi është deklaruar kundër Ligjit për gjuhët, kërkon që të respektohet qëndrimi i Komisionit të Venecias, që sipas kësaj partie “konfirmoi vërejtjet dhe kritikat që qytetarët dhe VMRO-DPMNE i patën në kohën e miratimit të ligjit”.

“Pozicioni i Komisionit të Venecias duhet të respektohet, veçanërisht pasi ne jemi një vend që po synon anëtarësimin në Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë thënë se “Komisioni i Venecias ka mbështetur tërësisht politikat tona për barazi gjuhësore”, pa komentuar vërejtjet e komisionit.

Komisioni i Venecias gjithashtu rekomandoi që detyrimi i përdorimit të gjuhës shqipe në komunikim ndërinstitucional dhe të brendshëm mes shërbyesve administrativë dhe atyre civilë, të kufizohet në komunikim zyrtar të shkruar ose futja e tij në fuqi të shtyhet deri në zbatimin e duhur të asaj dispozite sa të jetë e pranueshme.

Ligji për përdorimin e gjuhëve që avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe është miratuar më 14 mars të vitit 2018, por hyrja e tij në fuqi është zvarritur për gjatë kohë meqë ish-presidenti, Gjorge Ivanov refuzonte dekretimin e tij.

Ligji që është në fuqi parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në qeveri, kuvend, organet e pushtetit gjyqësor dhe administratën publike. Edhe mbishkrimet e të gjitha institucioneve në nivel qendror janë në dy gjuhë, ndërsa në nivelin lokal gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha komunat ku më shumë se 20 për qind e popullatës flasin gjuhën shqipe.

Fillimi i gjykimit për rastin “Reket” sërish i bëri bashkë Boki 13, Katica Janevën dhe Zoran Kiçeecin. Gjyqi filloi me vonesë. Boki nga Shutka u soll me vonesë prej 45 minutave. U ankua se nuk ndjehej mirë. Erdhi autoambulanca. Mjekët e kontrolluan dhe i dhanë një injeksion. Menjëherë më pas gjykimi vazhdoi. Boki 13 u deklarua i pafajshëm, por paralajmëroi se do t’i zbulojë të gjithë ndihmësit në rastin “Reket”. Kamerat në shtëpinë e prindërve të tij do të tregojnë ku kanë përfunduar paratë e marra nga Orce Kamçev. Edhe Katica Janeva u deklarua e pafajshme. Porositi gjykatësit të mos kenë frikë nga prokurorja Villma Ruskoska se do ta shkundë gjyqësorin nga “brekët”, por Zoran Milevski Kiçeec pranoi se është fajtor. Ruskoska ka pritur që edhe të tjerët ta bëjnë të njëjtën.

Avokati i Boki 13 pret një procedurë korrekte. Nuk e komentoi vendimin e të akuzuarit të tretë Zoki Kiççec i cili e pranoi fajin.

Avokatët e Katica Jnevës vlerësojnë se ajo nuk ka kryer vepër penale dhe këtë thanë se do ta dëshmojnë përmes provave që i dorëzuan sot. Për më tepër theksojnë se Ruskoska do të duhet të dëshmojë se si Janeva i ka marrë 50 mijë euro.

Avokatët paralajmëruan listë të gjatë të dëshmitarëve.

Avokati i Orce Kamçevit kërkoi që Boki 13 dhe Katica Janeva t’i kthejnë paratë që ia kanë marrë. Penalja i këshilloi që këtë ta bëjnë në një procedurë të veçantë.

Gjykata Penale për nesër paralajmëroi se do ta publikojë vendimin për Zoran Kiçeecin. Ai rrezikon dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet. Më pas gjyqi për Reketin do të vazhdojë të premten kur në Gjykatë do të duhet të dëshmojë biznesmeni Kamçev i cili e denoncoi zhvatjen si dhe gruaja e tij Ana e cila i ka dhënë gjysmë milion eurot e para.

Aleanca për Shqiptarët (ASH) i është përgjigjur ministrit të Arsimit, Arbër Ademi lidhur me arsyetimet e tij pas daljes së rezultateve nga testi PISA. “Dëgjuam ministrin e arsimit, respektivisht “docentin” më të njohur se si lavdërohet me rezultatet e testit te PISA. Imagjinoni, Maqedonia e Veriut e zë pozitën e 67 prej gjithsej 79 shteteve që janë testuar dhe ai lavdërohet me rritje të rezultateve. Nëse Maqedonia e Veriut krahasohet me shtetet e rajonit, atëherë do të konstatojmë se fëmijët në Maqedoninë e Veriut kanë dalë më keq se Bosnja, Bullgaria, Serbia ose Qiproja.. Imagjinoni ai deklaron se ka përparim te dukshëm të nxënësve në Maqedoni dhe se kjo është meritë ekskluzive e ministrisë, paramendoni, kjo është një tragjedi e vërtet qe po i ndodhe arsimit. Ai thotë se politikat e projektuar te ministrisë kanë dhënë efekte kurse renditemi më keq se Brunei ose Kolumbia”, theksoi ASH. Kjo parti më tej shprehë brengëpër rezultatet shumë të dobëta të arritura nga nxënësit në Maqedoninë e Veriut. “Përkujtojmë se nuk është sukses nëse në të gjitha kategoritë e testimit Maqedonia e Veriut është ndër mesataren e arritur. Nuk mundet të jetë sukses nëse herën e parë kemi marrë notë të dobët, pra jo kaluese, në terminologjinë shkollore notë “njësh”, tani përsëri kemi marrë notën e njëjtë “njësh”, por kësaj radhe del ,,docenti” pa fije turpi dhe lavdërohet se kemi marrë nja disa pike më tepër. Dëshirojmë të kujtojmë ministrin se nota “njësh” është notë jo kaluese. Me notën “njësh” ngelet në klasë pavarësisht numrit te pikave. Ministri në fjalë është në pozitë të mjerueshme. Pas skandaleve të panumërta në resorin e tij, ai gjen te udhës te lavdërohet me një përmirësim minimal te numrit te pikëve të fituar, pavarësisht se përsëri ka ngelur ne klasë. Pres konferenca e sotme e tij ku tenton të hedh hi syve të qytetar[ve pasqyron mjerimin e vërtetë të sistemit arsimor në shtetin tonë. Aleanca për Shqiptarët së shpejti do të del me programin e saj edhe për fushën e arsimit, ku do te ofrojmë reforma të vërteta ne këtë fushë, e cila është katandisur falë politikave të mjerëueshme të BDI-së.”, nënvizon ASH.

Nxënësit e shkollave të mesëm në Maqedoninë e Veriut krahasuar me moshatarët e tyre të vendeve të rajonit janë më të mirë vetëm se nxënësit e Kosovës. Këtë e treguan rezultatet e testimit ndërkombëtarë PISA për nxënësit e shkollave të mesme të moshës 15 vjeçe. Testimi është bërë në 79 vende të botës, ndërsa Maqedonia është në vendin e 67 për lexim dhe matematikë, ndërsa në vendin e 62 për dije në shkencat natyrore. Para saj janë Sllovenia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria. Megjithatë sipas ministrit të Arsimit Arbër Ademi, ky është sukses i madh sepse Maqedonia është vendi i dytë me ngritje më të madhe në rezultate mes dy testimeve.

Unë mendoj se ky është një përparim i rëndësishëm. Ky është një tregues i shkëlqyeshëm që ne jemi në rrugën e duhur, ne jemi në drejtimin e duhur, dhe natyrisht duhet të vazhdojmë- tha Arbër Ademi – Ministri i Arsimit.

Megjithëse edhe krahas ngjitjes në renditje rezultatet janë akoma të dobëta, Ademi mendon se do të ishte edhe më keq nëse do të vazhdonim të gërmojmë fundin e botës.

Ndryshimet dhe rezultatet nuk vijnë brenda natës. Paramendoni nëse do të kishim rezultat më të keq, madje edhe për 1 pikë, jo më të mirë për 41 pikë në lexim. Cili do të ishte mesazhi? Me siguri do të ishte shumë më i keq- shtoi Arbër Ademi.

Në vendin e parë në botë janë shkollarët nga Kina,  Singapori, Makao, Hong Kongu ndërsa nga vendet evropiane, rezultate më të mira kanë treguar nxënësit e mesëm të Estonisë e cila u ngjit në vendin e pestë në renditje. Shkollarët në vend, testin PISA e dhanë në vitin 2000 dhe 2015 ku kishin rezultat ndërkombëtarë nën mesataren. Në vitin 2015, në fund të renditjes ishim me Tunizinë, Algjerinë dhe Republikën Dominikane.

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara u shpalosën kritika të mëdha për shkeljet që u bëhen personave të kësaj kategorie. Prindërit kërkojnë kushte më të mira për fëmijët e tyre. Margarita Milloshevska, nënë e një vajze me aftësi të kufizuara kërkon ndryshime të dispozitave ligjore me qëllim rritjen e shumës së shtesave dhe e njëjta të fillojë nga mosha 18 vjet dhe jo  26 vjet siç është për momentin.

Ne nuk marrim ndihmë për personin e tretë, fëmija im është 16 vjet dhe unë kam gjithë kujdesin ndaj tij. Problemi tjetër është me Ligjin për shëndetësi, edhe këtu dëshirojmë të largohet kufiri prej moshës 26 vjeçare, sepse personat pas moshës 26 vjeçare participojnë në shëndetësi. Unë vlerësoj se personat e tillë pas moshës 26-vjeçare nuk shërohen por edhe më shumë ju përkeqësohet gjendja”-pohoi Margarita Milloshevska, nënë me fëmijë të aftësi të kufizuara.

Edhe zyra e Avokatit të popullit kritikon mos zbatimin e ligjit të ri për arsim fillor kur bëhet fjalë për përfshirjen e fëmijëve më aftësi të kufizuara në arsimin e rregullt. Gjysma e Shkollave në Shkup nuk mundësojnë kushte dhe kuadër për përfshirjen e këtyre fëmijëve.

Në numër të vogël të shkollave ka të punësuar edukator special ose rehabilitues të cilët gjithashtu janë mbështetje për personat me aftësi të kufizuara. Ajo që është shqetësuese është se punësimi i këtyre asistentëve është në nivel të aktiviteteve përmes projekteve që i financon UNDP dhe se komunat nuk janë të gatshme për momentin t’u dalin në ndihmë prindërve që kanë vërtetim për fëmijën se duhet të kyçet në arsimin e rregullt dhe të cilit i duhet kujdes përkatës”-tha Vaska Bajramovska, zv Avokate e Popullit.

Vërejtje edhe nga misioni i OSBE-së. Sipas tyre, personat me aftësi të kufizuara, vazhdojnë të përballen me sfida sa i takon përfshirjes së plotë dhe të barabartë në nivelet vendimmarrëse dhe pjesëmarrje e pamjaftueshme në politikë.

Gjasat që vajzat dhe  gratë të marrin kujdesin e duhur shëndetësorë janë më të vogla, por gjithashtu edhe mundësitë për punësim i kanë më të vogla. Gratë me aftësi të kufizuara janë në rrezik më të lartë për të përjetuar dhunë seksuale, krahasuar me ato pa aftësi të kufizuara. Punojmë në përforcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e këtyre femrave nga diskriminimi”-pohoi Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së.

Si rezultat i diskriminimeve të mëdha që u bëhen personave me aftësi të kufizuara, me 10 dhjetor është paralajmëruar protestë para Qeverisë e cila do të organizohet nga prindërit që kanë fëmijë të kësaj kategorie si dhe organizata të ndryshme.