Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxias ka shkruar në Tuiter me rastin e votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Kam biseduar me Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin, duke kujtuar vështirësitë, lidhjen, tensionet, besimin e ndërsjellë dhe shpresat që kemi pasur gjatë punës për Marrëveshjen. Ne ëndërruam për të ardhmen e përbashkët të dy popujve tanë. Maqedonia e re e mirëpritur në jetën tonë, historia duhet të jetë një shkollë, jo një burg”, shkruan Koxias.

Me 81 vota “për” dhe asnjë kundër, Kuvendi i Maqedonisë, votoi ndryshimet kushtetuese, duke kurorëzuar kështu procesin e Marrëveshjes së Prespës. Tashmë emri zyrtar i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me 81 vota “për” dhe asnjë kundër, Kuvendi i Maqedonisë, votoi ndryshimet kushtetuese, duke kurorëzuar kështu procesin e Marrëveshjes së Prespës. Tashmë emri zyrtar i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Deputetët e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE nuk ishin të pranishëm në seancë, sipas tyre ata nuk donin t’i jepnin asnjë lloj legjitimiteti ndryshimit të Kushtetutës së vendit, qoftë edhe me prezencë. Paraprakisht shumica e deputetëve votuan kundër amendamentit të deputetes Elizabeta Kançeska Milevska, e cila kishte kërkuar që, termi “Republika e Maqedonisë Veriore” të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm-ndërkombëtar, ndërsa në përdorim të brendshëm, në të gjitha dokumentet, të mbetej emri i deritanishëm,  “Republika e Maqedonisë”.

Ndryshimet kushtetuese u miratuan pas negociatave të gjata me opozitën shqiptare që kishin të bënin me disa amendamente të saj për pozitën e shqiptarëve në Kushtetutë. Si përfundim u pranuan amendamentet e partive opozitare shqiptare nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. 

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami,  janë marrë vesh që kërkesat e opozitës shqiptare të realizohen përmes ligjit kushtetues dhe jo përmes amendamenteve plotësuese.

Sipas kësaj marrëveshjeje çështja e shtetësisë në dokumentet personale për maqedonasit do të jetë sipas formulimit /maqedonase/ qytetar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa për shqiptarët e Maqedonisë/ qytetar i Maqedonisë së Veriut. Opozita e kishte kontestuar variantin e parë pasi sipas saj predikonte përkatësinë etnike të shqiptarëve si maqedonas.

Zaevi i lehtësuar 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e ka vlerësuar vendimin e Kuvendit si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë, pasi ai mbyll kështu grindjen 27-vjeçare me Greqinë për çështjen e emrit që ka mbajtur për aq kohë të bllokuar edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Kuvendi i Maqedonisë që nga pavarësia ka sjellë vendime të shumta, por vendimi i sotëm është ndër më të rëndësishmit. Është vendim i rëndë, por është vendimi më i mirë i mundshëm me Greqinë për të ardhmen e vendit. Edhe VMRO DPMNE-ja e di se vendim më të mirë nuk mund të arrihej. Ajo gjithashtu e di se pa një marrëveshje me Greqinë nuk mund të ketë as NATO e as BE”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Urime nga  shumë anë

Mbas votimit aktorët politikë në Maqedoni kanë marrë shumë urime nga politikanë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Ministri gjerman i shtetit për Europën, Michael Roth, e uroi  kryeministrin Zaev dhe për këtë “hap të madh në drejtim të BE-së”. Roth nuk i kurseu edhe fjalët lavdëruese për kryeministrin Zaev: “Lidershipi i mirë është kyç!” tha ai. Kjo është diçka e mirë për maqedonasit, grekët dhe rajonin dhe Europën. Urime! Përfundon mesazhin politikani gjerman.

Edhe komisioneri i BE-së përgjegjës për zgjerimin, Johannes Hahn, i uroi aktorët e politikës dhe qytetarët për këtë votë: “Shpresoj që ky vendim historik do të krijojë një dinamikë pozitive për pajtim në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Hahn në një status në Tweeter. 


Urime i kanë shprehur shtetit fqinj edhe krerët e politikës nga Kosova dhe Shqipëria. Ndër mesazhet e përfolura më shumë në mediat e Tiranës ishte ai i ministrit të Jashtëm ende në detyrë Ditmir Bushati, shkarkimi i të cilit po refuzohet nga presidenti Ilir Meta. Bushati në mesazhin e tij urues vuri në dukje ndër të tjera edhe rolin “pozitiv të shqiptarëve” në këtë vendim.

Protesta para Kuvendit

Ndërsa 81 deputetët votonin emrin e ri, VMRO-DPMNE-ja protestonte para Kuvendit, duke e kritikuar marrëveshjen si “kapitulluese për kombin, identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase”. Nga VMRO DPMNE-ja gjithashtu kanë akuzuar qeverinë se ka përdorur forma të ndryshme kërcënimesh ndaj deputetëve dhe cilitdo që kishte kundërshtuar marrëveshjen në një farë mënyre. 

“Në lojë janë para, premtime për lirim nga përndjekja politike me kusht që të mbështesin ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Maqedonia po bëhet shtet i okupuar”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski.

VMRO-DPMNE-ja iu bashkua kështu kësaj radhe grupit pro-rus dhe kundër NATO-s “Maqedonia Bllokon”, që po protestonte kundër Marrëveshjes së Prespës. “E ftojmë popullin maqedonas që të dalë dhe të mos lejojë që të na ndërrojnë emrin. Do të ngelemi në këtë të ftohtë dhe do të kryejmë trysni derisa nuk heqim dorë nga ndryshimi i emrit ”ka thënë Dragan Ugrinovski” nga “Maqedonia bllokon”.

Me ndryshimin e Kushtetutës zbatohet Marrëveshja e Prespës për emrin me Greqinë, e cila u arrit më 17 qershor 2018. Që të jetë e plotfuqishme, Marrëveshja për emrin duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti i Greqisë. Marrëveshja e arritur i jep fund bllokadës së Greqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe nisjen e negociatave të saj me BE-në, gjë që pritet të vendoset në samitin e BE-së në fund të qershorit.

Mbrënë me 11.01.2019 reth ores 19:00h ka ndëruar jetë mësuesi i nderuar i shumë gjeneratave të nxënësve të Tearcës, Nexhat Sadullai. Varimi i të ndjerit do të të bëhet sot me 12.01.2019 mbas namazit të Iqindisë ne Varezat e Tearcës. Me Rrespekte, Erolli dhe mbare familja Sadullai .

Ministria e Punëve të Brendshme pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg, ka nënshkruar fletarrest, informon Alsat-M.

Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhërin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës.”

Gjykata penale u përpoq por pa sukses t’ia dorëzojë ish kryeministrit Nikolla Gruevski vendimin, me të cilin ai duhet menjëherë të paraqitet në burgun e Shutkës. Ndonëse korrieri gjyqësor ishte këmbëngulës dhe disa herë ka qenë në shtëpinë e ish-kryeministrit, nuk ka arritur vet personalisht t’ia japë dokumentin në dorë, me arsyetimin se të gjitha kërkesat për shtyrjen e shkuarjes në Shutkë i janë refuzuar. Gjykata të premten vendosi t’i refuzojë kërkesat e Gruevskit për të mos shkuar në burg. Po atë ditë, korrieri u përpoq ta dorëzojë vendimin, por përpjekjet ishin të pasuksesshme. Përgjigjja e gruas së tij ishte se Nikolla nuk ishte në shtëpi. Përndryshe, burgu hetues i Shutkës tashmë ka dërguar njoftim në Penalen se i dënuari Nikolla Gruevski nuk u paraqit më 8 nëntor në portën e burgut. Ai u dënua me 2 vite burg për blerjen e Mercedesit të blinduar.

Biznesmeni nga Gostivari flet për megaskandalin e qeverisë së kaluar koruptive të Maqedonisë: Kërkuan 700 mijë euro “para për kafe” , për të lejuar investimin zviceran

Për momentin banoret e lagjes Teqe ne proteste kunder hapjes se Casino’s ne kete lagje,(30 me tre nga shkolla fillore)fatkeqesisht asnje perkrahje nga mediat lokale?? Hallall djelmoshave te teqes, kadal kadal kjo fryme e ndershme e rinise tetovare do ndeshkoje gjithe qytetin, thuhet në publikimin e  Organizatës “Tetova që nuk duam “.

Ika sepse nuk kisha siguri për vete dhe për familjen?!

Ika sepse nuk kisha siguri në punë! Ika sepse nuk paguhesha sa duhet!

Ika sepse nuk merrja rrogen në kohë!

Ika spse unë duhet të isha 24 orë në gadishmëri e pronarin nuk guxoja ta pyesja pse vononte rrogën!

Ika sepse larg qoftë një sëmundje në familje duhet të merrje kredi në banke për shpenzimet! Ika sepse shteti nuk të ofronte siguri e ndodhte qe shtetarët të “shisnin” te kriminelët”!

Ika sepse kërcenimet i zgjidhja privatisht dhe e lodha familjen e miqt! Ika sepse të shpallurit në kërkim i gjejnë më shpesh vrasësit e jo policia!

Ika sepse edhe po të ndodhte diçka ne krye të detyrës pas tre dite asnjë nuk kujtohet më për ty!

Ika sepse nuk doja te bëhesha “mercenar” i partive dhe kriminelëve! Ika sepse drejtësinë duhet ta paguhash që ta gezoje!

Ika se po të kritikoje qeverinë (ministrinë perkatese) ta heqin nusen nga puna!

Ika sepse sa herë ndërrohej drejtori institucionit duhej me shku me i gjet mik që mos të heqin nga puna! Ika sepse në administrate promovohen militantët dhe jo specialistët!

Ika sepse krimineli eshte më i respektuar para ligjit se qytetari i thjesht!
Ika sepse fëmijët e hajdutëve të pronës publike fshijnë djersën me 500 euroshe!

Ika sepse arsimi është shkatërruar, është bërë mësues edhe një me diplomë të blerë, e drejtor ai që është dënuar për shitje diplomash.

Ika sepse duhet të prisje në rradhë që të blesh librat e fëmijës! Ika sepse fëmija në shkollë nuk bënte pushim të gjatë se skishte ambiente!

Ika sepese ne cdo dimer femija duhej te vishej edhe ne klase me rroba te trasha se vinte i plevitosur nga shkolla! Ika sepse femija ngrohej me frymarrjen e shokeve e shoqeve ne klase!

Ika sepse nuk kisha mundesi si politikanet apo ata qe jane prane tyre te shkolloj femijet jashte! Ika sepse shendetesine e ka marr lumi!

Ika sepse shteti nuk te jep shpresa per sherimin e nje te semuri apo nje femije qe ka nevoj!

Ika sepse diagnostifokoheshe ne spitale si private e shteterore me semundje qe nuk i ke!

Ika sepse ne spitale cdo gje duhet te blere e paguar! Ika sepse ne urgjencen e pediatrise duhet te presesh mbi nje ore per te vizituar femijen me temeperature!

Ika sepse ne Spitale private ke vetem sherbimin e hotelerise dhe do te paguash si hotel me 5 yje per nje nate e nuk ke ku te ngrohesh qumshtin!

Ika sepse merr gjobe nga policia pa te ndaluar ndonjehere e pa kryer shkelje!

Ika se me shume denohesh per rrip sigurimi se sa per shkelje semafori! Ika sepse kriminelet kane dal nga strofulla dhe jane perzier me politikanet e shtetaret!

Ika sepse vrasjet tashme jane bere statistike dhe jo problem per parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve! Ika sepse mungon cdo sherbim social!

Partitë në pushtet besojnë se kanë arritur të sigurojnë shumicën prej dy të tretave të votave për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të domosdoshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin. Kryeministri, Zoran Zaev tha se nga bisedat që ka zhvilluar me deputetë të opozitës, ka fituar përshtypjen se ata do të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës, por se këtë për momentin nuk do ta thonë publikisht për shkak të kritikave që mund të kenë apo edhe pasojave tjera të mundshme.

“Numri i mbështetësve është i madh, pasi njerëzit besojnë në këtë proces dhe me siguri se për shkak të kërcënimeve e presioneve të ndryshme, ata nuk i tregojnë qëndrimet e tyre deri në fund. Sikur unë edhe ata e dinë se këtë shans duhet ta shfrytëzojmë se mundësi tjetër nuk do të ketë. Ata gjithashtu e dinë se Marrëveshja me Greqinë është e drejtë dhe se më të mirë nuk mund të ketë, sikur që nuk mund të ketë as NATO dhe as BE pas zbatimin e marrëveshjes së arritur”, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev duke besuar në votimin e suksesshëm për të ardhmen e Maqedonisë.

Ai ka hedhur poshtë edhe njoftimet për gjoja blerjen me shuma të mëdha të parave të deputetëve të opozitës.

“Edhe një herë i bëj thirrje opozitës për mirëkuptim. Plan ‘B’ nuk ka, nuk e kemi pasur në tryezën e bisedimeve dhe nuk do të ketë, pasi nuk ka alternativë tjerë. Andaj të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm për procesin dhe t’i parashtrojmë pyetjen vetes se çfarë më tej nëse edhe kjo mundësi dështon”, u shpreh kryeministri Zaev në një manifestim me rastin e shënimit të festës kombëtare të 11 tetorit, ditës së fillimit të luftës nacional-çlirimtare.

Opozita nga ana tjetër mbetet në qëndrimin se deputetët e saj nuk do të mbështesin “marrëveshjen kapitulluese për emrin”, ndërsa pretendimet e kryeministrit i cilësojnë si ‘blof’ dhe panik para dështimit të ri, siç shprehen ata. Këtë në seancën e Komisionit parlamentar për çështje kushtetuese e deklaroi, ish–kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-së. Ai tha se shumica duhet të respektojë rezultatin e referendumit në të cilin nuk u arrit pragu prej 50 për qind.

Njohësit e çështjeve politike thonë ndërkohë se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sa më parë që të jetë e mundur, pasi çdo variant tjetër i kërkimit të zgjidhjes, qoftë edhe zgjedhjet e parakohshme, paraqesin rrezik, për shkak të epilogut të paparashikuar që mund të kenë.

“Ndryshimet kushtetuese janë domosdoshmëri, se a do të ndodhin këtyre ditëve, apo edhe më vonë, kjo nuk dihet saktë, por nuk ka asnjë dilemë se ato do të ndodhin. Të parashikohet është shumë e vështirë. Ka kontakte mes partive në pushtet dhe atyre në opozitës, por nuk do të merrja guximin të prognozoj se çfarë mund të sjellë e nesërmja. Në tërë këtë situatë një gjë është e sigurt, nëse tani nuk bëhen ndryshimet (kushtetuese) vendi shkon në zgjedhje, nuk kohë të humbë asnjë ditë. Ato shihet si mundësi tjetër për të siguruar shumicën prej dy të tretave dhe për të bërë ndryshimet kushtetuese dhe për të zbatuar Marrëveshjen me Greqinë, pa të cilat Maqedonia nuk ka të ardhme”, thotë analisti Nikolla Dujoski.

Debati në Komisionin parlamentar vazhdon të premten, ndërsa të hënën është caktuar seanca plenare për miratimin e kërkesës së qeverisë për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim harmonizimin e saj me Marrëveshjen me Greqinë që parasheh emrin Maqedonia e Veriut.

Pas këtij debati që mund të zgjasë deri dhjetë ditë, ndryshimet sërish kalojnë në komisionet amë, për t’u rikthyer më pas në seancë plenare për votimin përfundimtar. E gjithë procedura mund të zgjasë deri nga mesi i janarit të vitit të ardhshëm, kur edhe mbyllet detyrimet e Maqedonisë për zbatimin e marrëveshjes, për të kaluar më pas për ratifikim edhe në Parlamentin e Greqisë

Prokuroria Speciale ka hapur 6 hetime të reja. Këto hetime, sipas PSP,-së bazohen në dyshime për dëmtim financiar të buxhetit të shtetit në vlerë prej rreth 80 milion eurove.

Mes të dyshuarve për dëmtim të buxhetit janë, ish ministri i financave, Zoran Stavrevski, ish ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski dhe drejtori i Resurseve energjetike të Maqedonisë Kërste Milladinov. Për propagandë dhe ndikim mbi publikun dyshohen nëntë persona edhe atë, Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Aco Misajlovski, Marjan Cvetkovski dhe Zaharija Vulgarakis. Në rastin Dizajn dyshohen 4 persona zyrtar. Ish ministri i shëndetësisë Bujar Osmani dhe katër anëtarë të komisionit për furnizime publike në rastin “Pacienti” dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në vitin 2010 dhe ndarjen e tenderit pa respektuar kriteret e tenderit për furnizime publike.

Ka vdekur sot në Tetovë, në moshën 73-vjeçare, gazetari dhe veprimtari i dalluar nga ky qytet, Muharem Idrizi, njëri nga kuadrot e hershëm të Radio Televizionit të Prishtinës, njofton Gazeta Express.

Punën e tij e nisi në arsim. Një kohë ishte drejtor i Shkollës fillore në Shipkovicë të Tetovës, më vonë, për shkak të represionit dhe përndjekjeve politike, u detyruar të largohet në Prishtinë, ku një kohë të gjatë punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës.

Në TVP, deri në mbylljen e mediumit në vitin 1990 me masat e dhunshme nga regjimi okupator serb, punoi në Redaksinë e programit arsimor-shkollor.

Pas vitit 1990 punoi një kohë të gjatë në detyrën e redaktorit në TV Art në Tetovë, ndërsa pak kohë para pensionimit, ka punuar edhe në Komunën e Tetovës