Palaço i rrezikshëm i Ballkan, ekstremist, i padituri dhe kryeministri absurd i Vardarit, kështu është karakterizuar kryeministri Nikolla Gruevski. Këto epitete janë bërë nga partia greke Grekët e Pavarur, e cila ka reaguar kundër kryeministrit Gruevski, pas deklaratës së tij se Greqia mund të quhet si Provinca e dikurshme osmane.
Maqedoni
Sofja do të kërkojë 120 mijë bullgarë në Maqedoni
Bullgaria do të nis një fushatë politike duke kërkuar që zyrtarisht të njihet popullsia bullgare në Maqedoni.Sipas gazetës “Sloboden Pecat”, burime diplomatike bullgare në Shkup kanë bërë të ditur se Qeveria bullgare mund që të kërkojë që të njihet komuniteti bullgar në Maqedoni dhe se numri i tyre të jetë mbi 120 mijë bullgarë që jetojnë në Maqedoni. Qeveria e Sofjes pritet që të kërkojë statusin e
Nipi i Nënë Terezes kërkon pronën familjare në qendër të Shkupit
Gombar Alojz, nipi i nobelistes shqiptare Nëna Tereze po kërkon pronën e tij të trashëguar në qendër të Shkupit.Ai vite me radhë ka kërkuar të drejtën e pronës së tij të trashëguar nga familja Bojaxhiu, ndërsa për këtë disponon me të gjitha tapitë, dëshmitë dhe dokumentacionet përkatëse.
Policia rrethon Lubetenin?!
Fshati Luboten i Shkupit është rrethuar nga forca të shumta të policisë. Njësi për intervenime të shpejta “Alfa” dhe makina të policisë janë parë në të gjitha anët e këtij fshati, ndërsa zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë sqarim për këtë aksion policor. Kontrolle të rrepta bëhen нë të gjitha hyrje-daljet e fshatit, ndërkaq banorët e këtij fshati janë të painformuar se çfarë po ndodh aktualisht.
Analistët për Raportin: Maqedonia në vendnumëro
Maqedonia nuk ka bërë asnjë hap para sa i përket euro-integrimeve dhe kjo u dëshmua edhe njëherë në raportin e fundit të Komisionit Evropian. Kështu u shpreh ish Ministri i Jashtëm, Denko Malevski. Sipas tij ky raport është pozitiv pasi në të vazhdon të mbetet rekomandimi i BE-së që Maqedonia të nisë negociatat, por në fakt ai përsëritë edhe vërejtjet e njëjta të cilat i janë dhënë Maqedonisë edhe
Gjobiten dhjetëra dyqane në Tetovë
Dhjetëra dyqane në Tetovë janë gjobitur ndërsa një është mbyllur nga inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike të cilët në bashkëpunim me trupin koordinues të qeverisë për mbrojtje të pronësisë intelektuale konstatuan parregullsi gjatë kontrolleve të kryera. Gjoba e përgjithshme që sot iu është shqiptuar firmave arrin mbi 10.000 euro, ndërsa veç kësaj, inspektorët kanë
Raporti për Maqedoninë 'status quo' dhe me kritika
R
ekomandimin e pestë me radhë pozitiv që Maqedonia t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropianu dha sot nga Komisioni Evropian.Ajo që është më e re në lidhje me raportin e progresit për Maqedoninë, që komisari për zgjerim Shtefan Fyle tashmë e prezentoi në Parlamentin Evropian, është ajo se Komisioni krahas negociatave, rekomandon edhe fillimin urgjent të procesit të
Hiqet gjuha shqipe nga tabelat treguese
Gjuha shqipe tërhiqet nga shenjat treguese të komunikacionit në komunën e Vevçanit, të vendosura përskaj rrugës magjistrale Strugë – Dibër.Tabelat treguese ishin vendosur në tre gjuhë: maqedonisht, anglisht dhe shqip, mirëpo me kërkesë të autoriteteve të kësaj komune maqedonase minore me mbi 2 mijë banorë, që kufizohet me Strugën, Agjencia për Rrugë Shtetërore i tërhoqi tabelat. Tashmë në
60 vjeçarja Feride Bilalli,4 vjet burg me kusht
60 vjeçarja Feride Bilalli nga fshati Hotël i Kumanovës, e bastisur gjatë aksionit policor Monstra, është dënuar 4 vjet me kusht për armbëmbajtje pa leje. Aktvendimi i sjellur sot nënkupton se nëse Feride Bilalli përsërit veprën e njëjtë në 4 vitet e ardhshme, do të aktivizohet dënimi me burg. Në aksionin policor ‘Monstra’ të datës 1 maj të këtij viti, policia kishte hyrë në shtëpinë e zonjës Bilalli, duke e
Opozita maqedonase nesër në protesta"Rezistencë kundër regjimit"
Opozita e bashkuar maqedonase sot zyrtarisht shpalli organizimin e protestave kundër pushtetit aktual, pas arrestimeve dhe fletëarresteve për zyrtarë të lartë të opozitës.
Në një njoftim të opozitës që udhëhiqet nga partia Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) theksohet se nesër në mesditë do të protestohet para selisë së Gjykatës Themelore Shkupi 1, për të shprehur revoltën kundër arrestimeve policore – politike. Opozita vlerëson se shpallaj e masës së paraburgimit për kryetarin e këshillit komunal të komunës Qendër, Miroslav Shipoviq është një tentim i qartë i pushtetit për të heshtur dhe për të penguar mosnxjerrjen e dokumenteve për kriminalitetin dhe korrupsionin për projektin “Shkupi 2014”, si dhe vepra tjera kriminale, në të cilat janë përfshirë struktura të larta të pushtetit.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në konferencën e mbajtur me gazetarët theksoi se me të gjitha mjetet demokratike do të ballafaqohen me agresionin e pushtetit, që sipas tij, po ndodhë gjatë viteve të fundit. Ai ka akuzuar rëndë pushtetin dhe kryeministrin Nikolla Gruevski për arrestimet e zyrtarëve të opozitës, duke përmendur rastin e kryetarit të këshillit komunal të komunës Qendër në Shkup. “Ne tani do të bëjmë hapat tonë të parë dhe reagimin tonë duke mos marrë pjesë në komisionin për implementimin e konkluzave për 24 dhjetorin, bojkotimi i seancave të para të këshillave komunale në tërë vendin. Presim që më në fund të mbretërojë arsyeja tek Gruevski, në të kundërtën ata do të mbajnë llogari dhe përgjegjësi për zhvillimin e ngjarjeve tjera në vend, si dhe rrënimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Zaev.
Ai theksoi se nuk do të lejohet që kryeministri Gruevski dhe partia e tij të marrin me dhunë institucionale kontrollin ndaj komunës Qendër në Shkup, që udhëhiqet nga opozita, për të heshtur krimin e bërë gjatë realizimit të projektit shumëmilionësh “Shkupi 2014”.