mkdGjuha shqipe tërhiqet nga shenjat treguese të komunikacionit në komunën e Vevçanit, të vendosura përskaj rrugës magjistrale Strugë – Dibër.Tabelat treguese ishin vendosur në tre gjuhë: maqedonisht, anglisht dhe shqip, mirëpo me kërkesë të autoriteteve të kësaj komune maqedonase minore me mbi 2 mijë banorë, që kufizohet me Strugën,  Agjencia për Rrugë Shtetërore i tërhoqi tabelat. Tashmë në këtë aks rrugor prej dje janë tabelat treguese vetëm në dy gjuhë, maqedonisht dhe anglisht.

Nga komuna Vevçan kanë theksuar se në territorin e tyre banojnë vetëm maqedonas dhe se me ligj nuk lejohet përdorimi i gjuhës tjetër që përfaqëson mbi 20 për qind të popullsisë, kjo nënkupton gjuhën shqipe.