Policia rrethon Lubetenin?!
Fshati Luboten i Shkupit është rrethuar nga forca të shumta të policisë. Njësi për intervenime të shpejta “Alfa” dhe makina të policisë janë parë në të gjitha anët e këtij fshati, ndërsa zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë sqarim për këtë aksion policor. Kontrolle të rrepta bëhen нë të gjitha hyrje-daljet e fshatit, ndërkaq banorët e këtij fshati janë të painformuar se çfarë po ndodh aktualisht. Disa media maqedonase kanë dalë me njoftimin se prerës të drunjve kanë shtënë ndaj policisë, më saktësisht ndaj njësiti “Alfa”.
Sipas tyre incidenti ka ndodhur kur “Alfat” kanë tentuar t’i ndalojnë dhe t’i legjitimojnë personat që kanë bartur drunj, por ata janë kundërpërgjigjur me të shtëna armësh.
Mësohet se nuk ka policë të lënduar, ndërsa aksioni vazhdon edhe më tutje.