Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar mbrëmjen e të martës, vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare për atë që po ndodh me shqiptarët në Maqedoni.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë darkës së shtruar për nder të Muajit të Ramazanit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar mbrëmjen e të martës, vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare për atë që po ndodh me shqiptarët në Maqedoni.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë darkës së shtruar për nder të Muajit të Ramazanit.
Protestat, që nisën në shenjë revolte kundër akt-vendimit të gjykatës për procesin gjyqësor “Monstra”, po nxjerrin në sipërfaqe edhe shumë probleme të tjera të pazgjidhura të shqiptarëve, thonë njohësit e rrethanave politike në Shkup.
Xhezair Shaqiri i njohur gjatë luftës së vitit 2001 si komandant Hoxha, kërkon nga intelektualë dhe veprimtarë të njohur shqiptarë, të formojnë një Këshill Organizativ për koordinim të protestave të shqiptarëve, që vijnë si rezultat i pakënaqësisë nga dënimi i shqiptuar për rastin “Monstra”.
Analistët politik e cilësojnë si të dështuar rolin e BDI-së si pjesëmarrëse në qeveri dhe si parti shqiptare me besimin më të lartë të qytetarëve. Analistët vlerësojnë se në vend që të kërkojë ekspertizë të huaj, Ahmeti duhej të siguronte sundim të së drejtës përmes ministrave që ka në ekzekutiv. Alajdin Demiri madje vlerëson se BDI vazhdon me avazin e vjetër të premtimeve boshe,
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se institucionet e shtetit nuk do të lejojnë përshkallëzimin e protestave dhe porositi se Maqedonia ka kapacitete për t’u përballur edhe me situata më të rënda se këto të ditëve të fundit.
Qindra protestues kanë filluar protestat e qeta edhe në Qytetin e Gostivarit. Marshimi i tyre ka filluar nga Qendra. Demonstruesit protestojnë kundër dënimeve pa fakte për rastin Monstra, dhe kundër dhunës policore të së premtes në Shkup.
Në Maqedoni burgjet janë duke vluar nga numri i madh i të dënuarve shqiptarë me dhjetëra vite burg e deri në burgim të përjetshëm të dënuar me vepra penale për terrorizëm
Dënimet e shqiptarëve mbeten drakonike, lidhur me rolin që kishin Gjykatat e Shkupit, posaçërisht te ata që konsiderohen si raste të montuara.
Protesta në Tetovë ka rezultuar me përleshje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor që kishte vendosur policia rrugës drejt selisë së BDI-së. Forcat policore kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok bomba për të zmbrapsur protestuesit. Mësohet se ka të lënduar lehtë edhe policë, edhe protestues.
‘Duam Liri’, ‘Duam drejtësi’, ‘Jankullovska dhe Geshkovska terroriste’ ishin vetëm disa nga parullat që lëshuan për të tretën ditë me radhë protestuesit nëpër rrugët e Shkupit që dolën të shprehin mllefin e tyre ndaj vendimit të gjykatës për të dënuar me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë. Protesta edhe sot nisi prej para xhamisë së Jahja Pashës, ishte e qetë dhe nuk pati incidente.
Të dhëna shqetësuese nga Avokati i Popullit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në organet shtetërore. Në vitin 2013 numri i shqiptarëve u rrit vetëm me 0.3 %, duke arritur në 18,1%. Kjo rritje është më e ulëta e shënuar deri tani, ngjashëm si ajo e vitit 2011. Kjo ngecje duket se ka filluar pikërisht nga viti 2011, prej kur është shënuar rritje prej vetëm 1,2% për 3 vite, ose