![]()
Linja e tragetit mes Ohrit dhe Pogradecit u përurua në prani të dy ministrave të transportit të të dy vendeve Mile Janakievski dhe Edmond Haxhinasto. Bëhet një premtim prej më shumë se 10 vjetësh, që fillimisht ishte menduar të përfshinte edhe Strugën. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski tha se projekti është fryt i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Maqedoni
Arka e boshatisur e Maqedonisë, shpresa tek mërgimtarët
Ekspertët vlerësojnë se Qeveria e Maqedonisë, mbulimin e këtij minusi në buxhet planifikon ta kompensojnë remitencat, si dhe ardhja e mërgimtarëve për pushimet e verës në vendlindje, të cilët përmes harxhimeve që bëjnë për konsum të përgjithshëm, ndikojnë në përmirësimin e të hyrave në buxhet
OSBE letër ‘sekrete’ Gruevskit dhe Ahmetit, shqetësime për situatën
Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret i ka dërguar një letër Nikola Gruevski dhe Ali Ahmetit, përmes së cilës kërkon përgjegjësi.Pas verifikimit të saj, është konstatuar se letra është autentike dhe se misioni në Shkup i ka dërguar ate me firmën e shefit Bret në adresë të Ahmetit dhe Gruevskit.
KSHZ ka harxhuar 766 mijë euro për transport dhe hotele në zgjedhjet e diasporës
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka harxhuar 765.954euro për transport dhe hotele për anëtarët e komisionit shtetëror zgjedhor që kanë qenë kompetentë për realizimin e procesit zgjedhor në diasporë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale që u mbajtën në muajin prill.
Sheqerinska: Opozita nuk do të kthehet në Kuvend
Zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska deklaroi se pavarësisht kritikave të BE-së, opozita nuk do të ulë kokën sërish përpara pushtetit, për t’u kthyer në kuvend pasi pikërisht pushteti mbanë përgjegjësinë absolute mbi vërejtjet edhe të Brukselit për kontrollin absolut të mediave dhe mos-ndarjen e aktiviteteve shtetërore dhe atyre partiake.
Maqedoni: Regjistrimi i popullsisë, peng i përqindjes së migrimit
Largimi i një numri të madh të qytetarëve nga Maqedonia është arsyeja kryesore pse në Maqedoni nuk mund të realizohet procesi i regjistrimit, bën të ditur Zdravsko Saveski, politikolog, sipas të cilit ky realitet paraqet goditje të fuqishme për politikat qeveritare, meqë gjeneratat më të reja shfrytëzojnë çdo mundësi për t`u larguar nga Maqedonia.
Shasivari: ‘Monstra’, proces i montuar dhe monstruoz
Fjala përfundimtare e Prokurores Publike Gordana Geshkovska me kërkesën që të akuzuarit për rastin ‘Monstra’ të dënohen me dënimin maksimal ishte një rrëfim emocional që i ngjasonte kohës së mesjetës kishtare. Kështu shprehet eksperti juridik Jeton Shasivari duke shtuar se rasti ‘Monstra’ me asgjë nuk meriton një gjykim monstruoz edhe pse një gjë e tillë u paralajmërua
Kushte mesjetare në gjinekologjinë e Tetovës: Rritje masovike e aborteve spontane (FOTO)
Aborti spontan shënon rritje dhe rastet janë nga më të ndryshmet. Po në çfarë kushte gjinekologjike realizohet në Klinikën e Tetovës?Në rajonin e Tetovës numri i aborteve spontane është në rritje e sipër.Vetëm nga fillimi i vitit 2014 në Klinikën e Tetovës janë regjistruar gjithsej 89 dështime të shtatzënisë dhe 16 aborte spontane jo të plota.
LSDM dorezon mandatet kuvendit te R.M.
33 deputetët e LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit parashtruan në Kuvend dorëheqjet e tyre. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev kritikoi Gruevskin dhe pushtetin e tij se me forcë ka verifikuar mandatet e deputetëve të opozitës duke shkelur Kushtetutën edhe ligjet si dhe duke kryer presion ndaj pushtetit gjyqësor.
Maqedoni: Institucionet u shmangen tenderëve për furnizime
Gjatë vitit 2013, nga ana e ndërmarrjeve publike e furnizimit me material shpenzues, janë nënshkruar marrëveshje pa u hapur fare tenderi, thuhet në hulumtimin e Qendrës për Komunikim me Qytetarët.Sipas hulumtimit gjatë vitit të kaluar, pa u hapur tender publik, por vetëm përmes procedurës së negocimit, janë nënshkruar 1,368 marrëveshje në