“Vdekja nuk duhet të jetë një rrugë shpëtimi”. Është ky titulli i një editoriali të publikuar në një të përditshme të Kinës, ku zyrtarët e korruptuar paralajmërohen se “do të ndëshkohen edhe në varr”. 
Beteja kundër korrupsionit është ndërmarrë nga presidenti Xi Jinping në fund të vitit 2012, kur dhe erdhi në pushtet.

Në 2013, Universiteti i Pekinit llogariti se janë nën hetim 182 mijë anëtarë të partisë komuniste, ndërkohë që një vit më parë ishin 10 deri në 20 mijë.

Nuk ka vetëm “mushkonja”, siç i quan presidenti, por edhe “tigra”. Mesatarja e këtij viti është 32 funksionarë të lartë në javë.

Njeriu që koordinon fushatën anti-korrupsion është Wang Qishan, 66 vjeç, shef i Komisionit Qëndror të Disiplinës pranë partisë. Nën urdhërat e tij është një ushtri prej 800 mijë hetuesish.

Thuhet se ai është një spektator i apasionuar i “House of Cards”, seriali televiziv amerikan që tregon skenaret për pushtet dhe korrupsionin në hijen e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, në planin praktik, për të shmangur vetëvrasjet, komisioni i disiplinës ka urdhëruar që dhomat e marrjes në pyetje të të dyshuarve të jenë të mbuluara nga brenda me panele të mbushura, në mënyrë që njerëzit të mos kryejnë akte vetëdëmtimi.

“Duhet të marrim masa për të bllokuar rrugët e shpëtimit për të korruptuarit që kërkojnë të shamngin ndëshkimin me vetëvrasje”, ka shkruar në editorial pedagogia Lin Zhe, e Shkollës Qëndrore të Partisë Komuniste.

Arsyetimi i saj është: “vetëvrasjet e zyrtarëve të korruptuar shkaktojnë humbje të thella për përpjekjet kundër korrupsionit, pasi pjesa dërrmuese e fitimeve të paligjshme nuk rekuperohen me konfiskimet”.

Prandaj, vetëvrasja mund të jetë një strehë për t’i lënë trashëgimi familjes tangjentet dhe vjedhjet. Pedagogja kujton se si ligji kinez parashikon proçedimin në rast vdekjeje të të hetuarit dhe shton se në kulturën kineze është respekti për të vdekurit, që ndalon të flitet për fajet e tyre.

Prandaj, kërkesa është: “një korrigjim drastik i proçedurës, që në rast se nuk parandalohet vetëvrasja, të korruptuarit të dënohen edhe në varr”

Protestat në Venezuelë kundër presidentit Nicolas Maduro u mbyllën me të paktën 35 të vdekur dhe 850 arrestime në vetëm një javë, sipas një bilanci të ri të ofruar sot nga disa OJQ.

‘’Ne kemi numrin e verifikuar me mbiemër, emër, vendin dhe përgjegjësit e dyshuar të 35 personave të vrarë në radhët e manifestuesve’’, deklaroi Rafael Uzcategui, drejtor i OJQ-së ‘’Provea’’ në një konferencë shtypi në Karakas.

Uzcategui denoncoi gjithashtu tetë ‘’ekzekutime të paligjshme ‘’ pas demonstratave, gjatë operacioneve policore në disa lagje të varfra. 

Ai akuzoi agjentë të FAES (Forcat policore speciale’’ se janë përgjegjës për këto fatkeqësi.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/protestat-kunder-maduros-raportohet-per-35-te-vdekur-dhe-850-arrestime-brenda-nje-jave-620719/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Presidenti afgan, Ashraf Ghani u kërkoi sot talebanëve që të angazhoheshin në bisedime serioze me qeverinë e Kabulit, pas shumë ditësh negociatash në Doha mes grupeve të kryengritësve dhe përfaqësuesit amerikanë.

“U bëj thirrje talebanëve (…) që të tregojnë vullnetin e tyre, që të pranojnë kërkesat për paqe të afganëve dhe që të zhvillojnë bisedime serioze e qeverinë e Afganistanit”, deklaroi ai në një fjalim nga pallati presidencial në Kabul, të transmetuar nga televizioni kombëtar.

SHBA-ja u paraqiti në detaje autoriteteve afgane përparimet e arritura gjatë një jave negociatash me talebanët në Katar duke u garantuar se vendosja e një dialogu mes afganëve qëndronte për Uashingtonin një përparësi, njoftoi sot presidenca afgane.

I dërguari amerikan, Zalmay Khalilzad që foli të shtunën në mbrëmje për progres të rëndësishëm në përfundim të këtyre gjashtë ditëve bisedime me kryengritësit, mbërriti në Kabul, ku dje në mbrëmje takoi presidentin, Ashraf Ghani.

Autoritetet afgane ankohen prej shumë kohësh se talebanët përpiqen t’i përjashtojnë nga bisedimet, që synojnë krijimin e një kuadri për bisedime të vërteta paqeje, pas 17 vitesh konflikt të përgjakshëm.

Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro hodhi poshtë të dielën kërkesat ndërkombëtare për të shpallur zgjedhje të parakohëshme, ndërsa kriza politike në vendin e tij thellohet, ditë pasi udhëheqësi i opozitës e shpalli veten president të përkohshëm.

Në një intervistë për CNN-in turk që u transmetua të dielën, Maduro e hodhi poshtë ultimatumin e disa vendeve evropiane për të mbajtur zgjedhje brenda tetë ditësh ose përndryshe do njihnin si president kreun e opozitës, Juan Guaido.

Duhet ta tërheqin ultimatumin. Askush nuk mund të na japë ultimatum“, tha Maduro në intervistën e dubluar në turqisht nga spanjishtja.

Të shtunën, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të mbështeste popullin e Venezuelës dhe të njohë qeverinë e përkohshme të Juan Guaidosë.

Diplomati më i lartë i Shteteve të Bashkuara tha në një takimi të Këshillit të Sigurimit të të shtunën se gjendja humanitare në Venezuelë duhet të adresohet menjëherë.

Ne jemi këtu për t’i nxitur të gjitha vendet që të mbështesin aspiratat demokratike të popullit venezuelian, ndërsa ai përpiqet të çlirojnë veten nga shteti i paligjshëm mafioz i Presidentit Maduro. Situata humanitare kërkon veprim tani. Ajo kërkon veprim sot”.

Sekretari Pompeo akuzoi Rusinë dhe Kinën se po përpiqen “të përkrahin Maduro-n, ndërkohë që ai është në ditët e tij të fundit”, por shtoi se asnjë vend nuk ka bërë më shumë për të mbështetur “gjendjen e ankthit të popullit venezuelian” sesa Kuba.

Kina dhe Rusia po mbështesin një regjim të dështuar me shpresën e rimëkëmbjes së miliarda dollarëve në investime dhe asistencë famëkeqe të bërë gjatë viteve. Për vite me radhë, bandat e sigurimit dhe inteligjencës kubane të ftuara në Venezuelë nga vetë Maduro dhe njerëzit rreth tij kanë mbështetur këtë regjim të paligjshëm“.

Disa qeveri evropiane, përfshirë Britaninë, Spanjën, Gjermaninë dhe Francën, thanë të shtunën se do ta njohin 35-vjeçarin Guaido si president nëse nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme brenda tetë ditëve.

Shtetet e Bashkuara kërkuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Zoti Pompeo u shoqërua në takim nga i dërguari i posaçëm i sapoemëruar për Venezuelën, Elliott Abrams.

Numri i të vdekurve pas një stuhie të fuqishme që goditi Filipinet javën e kaluar është ritur në 68 persona të hënën, sipas AFP. Numri pritet të rritet më tej, pasi shumë fusha ende nuk janë të kontrolluar.

Të paktën tre persona janë raportuar të vdekur dhe katër të plagosur, pas një shpërthimi me gaz natën e kaluar, pasi që një bllok dhjetë katësh banesash u shembë në qytetin rus të Magnitogorsk. 79 njerëz janë raportuar të humbur, shkruan Rusia Sot.

rtvzeri.com

Grupi i ishujve Kiribati dhe Samoa në Paqësor tani më kanë hyrë në vitin 2019. Këto ishuj konsiderohen si vende të para në botë që filon ndrimi i motmotit sot në orën 11:00 sipas kohës daneze.

rtvzeri.com

Hakerët kanë vjedhur të dhënat personale të rreth 1,000 desertorëve të Koresë së Veriut. Ministria e Bashkimit të Koresë së Jugut ka zbuluar se emrat, datat e lindjes dhe adresat e 997 desertorëve të Koresë së Veriut që kanë qenë të regjistruar në databazën e Koresë së Jugut.

Kjo është hera e parë që informacionet në lidhje me desertorët e Koresë së Veriut janë zbuluar në një shkallë aq të madhe. Kjo rrjedhje e informacioneve personale, mund të rrezikojë desertorët që ata ose familjet e tyre , të ndëshkohen nga ana e regjimit diktatorial të Koresë së Veriut.

VOAL – Akrepat e orës, të dielën 28 ​​tetor në orën 03:00 do të duhet të zhvendosen një orë prapa, ose në 2.00. Ju flini një orë më gjatë, dhe ktheheni në ritmet e orës solare, por në vendet e BE-së mund të jetë hera e fundit që ndodh. “Ne kemi nevojë për të ndryshuar sistemin, qytetarët e duan atë”, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

Zhvendosja përpara e akrepave të orës gjatë disa mujave të vitit është bërë për të shfrytëzuar më mirë rrezatimin e diellit dhe për të kursyer energjinë elektrike.

Termi orë diellore i referohet orarit shtetëror të përdorur gjatë periudhës së dimrit, kur ajo përputhet me atë të meridianit të zonës kohore referuese, të quajtur edhe “koha konvencionale civile”. Në vendet e Bashkimit Evropian, në Zvicër dhe në Norvegji, koha e verës fillon të dielën e fundit të marsit dhe mbaron në të dielën e kaluar në tetor.

Ndërmjet Korrikut dhe Gushtit 2018, Komisioni Evropian ndërmori një anketë për të mbledhur pikëpamjet e qytetarëve të shteteve anëtare për ndryshimet e mundshme të dispozitave aktuale të BE-së në lidhje me kohën e verës.

Përafërsisht 4.6 milionë njerëz iu përgjigjën studimit dhe rreth 80% thanë se përvoja e tyre gjatë ndryshimit të orarit ishte “krejtësisht negative”. Shumica dërrmuese e pjesëmarrësve, megjithatë, ishin gjermanë, rreth tre milion e gjysmë. Një tjetër hise e madhe e votave vjen nga vendet nordike, si Finlanda.

Ish presidenti i Koresë Jugut Lee Myung-bak është dënuar me 15 vjet burgim dhe gjobë pre 11 milionë dollarë në disa akuza për korrupsion.

Gjykata në qytetin Seoul, ka bërë të ditur vendimin ditën e premte, duke e bërë Lee një nga figurat udhëheqëse të politikes dhe biznesit në të dënuarin e radhës për korrupsion.

Sipas gjykatës 76 vjeçari është pronari “de facto” i kompanisë së vëllait të tij, DAS, e cila është në qendër të hetimit për korrupsion.

Lee, president i Koresë së Jugur nga viti 2008 deri në 2013, u arrestua në mars të këtij viti nën akuzat për ryshfet, keqpërdorim dhe abuzim të pozitës.