Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të premten ka mbajtur një fjalim në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Veç çështjeve që prekin vendin e tij, Rama ka ndarë disa sekonda të fjalimit të tij që ta adresojë edhe çështjen e Kosovës.

Këtë pjesë të fjalimit, kryeministri shqiptar e ka shpërndarë në Facebook me mbishkrimin: “Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuqiqit’”, raporton Klankosova.tv.

“Republika jonë simotër e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, si shtet në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëdnimor., me një perspektivë të qartë evropiane dhe aleancë të padiskutueshme me komunitetin e madh demokratik të kombeve. Çdo paralele e tërhequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës ka për synim të shpërqendrojë dhe hutojë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk do të mund të zbehin të vërtetën, e cila është: Kosova është tashmë pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit euroatlantik, dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush, me pretendime dhe justifikime të rreme, duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin vendin që i takon Kosovës në çdo organizatë e forum ndërkombëtar”, deklaroi Rama në fjalimin e tij. /Klankosova.tv

Shiko videon w fjalimit të Kryeministrit Edi Rama

https://fb.watch/uTUV2yiWuT

Kryetarja e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazarin e Ri në Sanxhak, Amina Nuraj përmes një letre publike i është përgjigjur kryetarit të Bashkësisë Muslimane në Serbi, Mevlud Dudiq, i cili përmes një fjalimi në një manifestim në Preshevë propagandonte se ju nuk jeni shqiptar , por musliman, s”ka shqiptar dhe se përmes medreseve e fakultetit islam do bëj islamizinin e kësaj treve shqiptare, përcjell INA.

Ja përgjigja publike e Nuraj  ndaj Mevlud Dudiqit, kryetarit të Bashkësisë Muslimane të Serbisë:

Në Kur’anin famëlartë është shkruar: “O ju njerëz, Në ju krijuam nga një burrë dhe një grua dhe ju kemi bërë komb dhe fise që të njiheni.”

Unë po ju shkruaj shqip sepse e di që ju flisni shqip si çdo Sanxhakli.
Nëse je një besimtar i tillë, pse nuk i respekton fjalët nga Kur’ani? Sepse vetë Kur’ani thotë se ata na krijuan dhe na ndanë në kombë dhe fisë.
Por duket se ju nuk e keni lexuar as librin tuaj të shenjtë. Islami si Islam është një feja i pastër që i jep të drejtën të gjithëve për gjithçka, por ju ekstremistët e bëtë ashtu siç dëshironit.

E dini z. Dudiq, për mua islami është gjëja më e shenjtë në jetë, por islami normal, jo shpikja juaj që e bëni si të doni.
E dini se para Zotit dhe në shtëpi unë jam një muslimane e kombit shqiptar që jetoj për flamurin tem, por kur dal nga shtëpia jam një grua shqiptare që jetoj dhe luftoj për kombin dhe flamurin tem dhe kjo grua shqiptare nga Sanxhaku nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vëlla turk apo arab, vëllai im është ai në venat e të cilit rrjedh gjak shqiptari dhe sa të jem gjallë kështu do të jetë, sepse gjaku im është gjaku Shqiptar,nuk do të jetë kurrë gjaku huaj!

A ju kujtohet z.Dudiq kur ishit në Priboj (nëse nuk gaboj) kur ishit ulur me vëllezërit tuaj Vuçiq dhe Vulinin në të njëjtën tavolinë, kur njëri nga vëllezërit tanë filloi të thoshte se gruaja dhe vajza e tij, të cilat kishin veshur një hixhabin, u sulmuan nga serbët dhe u përpoqën t’ia hiqnin të njëjtin hixhab nga koka gruas dhe vajzës së tij, dhe ju nga frika e Vuçiqit dhe Vulinit (për të mos prishur marrëdhëniet vëllazërore me ta), u përpoqët t’ia mbyllni gojën burrit me mimikë. Dhe ju ftoni dikë në Islam? Lëreni atë punë, nuk është për ju”, shkroi Amina Nuraj, kryetare e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazarin e Ri në Sanxhak.(INA)

Kryeministri  Albin Kurti ka deklaruar se Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë, e cila ka për strategji krijimin e tensioneve në Kosovë dhe ndarjen e Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe shmangur reformat e nevojshme.

Ai këto komente i bëri sot në panelin online të diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale – Stuhi të reja apo diell?”, në kuadër të Forumit për Integrimin e Ballkanit 2024.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Kurti tha se sfidat me të cilat përballet rajoni janë të ndërthurura me kontekstin më të gjerë të ndryshimeve globale në aspekte të ndryshme politike dhe gjeopolitike.

Kurti theksoi se Serbia duhet të pajtohet me faktin se epoka e zgjerimit territorial dhe ndarjeve etnike ka përfunduar, dhe se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për bashkëpunim rajonal, dhe se vijon të punojë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ai shtoi se Kosova në tri vjetët e fundit ka shënuar rritjen më të shpejtë të treguesve demokratikë në rajon dhe rritje të lartë ekonomike, duke treguar se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah njëra-tjetrës.

Ndryshe, pjesë e panelit ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Filip Ivanoviq, anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq, emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, deputeti i Parlamentit Evropian Tonino Picula dhe shefja e diplomacisë sllovene Tanja Fajon.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përgjatë adresimit të sotëm, është pyetur nga gazetarët edhe për aktakuzën e autoriteteve të Kosovës për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se organet serbe po e kryejnë hetimin e tyre, duke shtuar se EULEX-i nuk ia ka dorëzuar Beogradit të dhënat e kërkuara.

Vuçiq gjithashtu theksoi se për Serbinë rasti Banjska nuk është terrorizëm.

“Organet tona, që kanë të bëjnë me Banjskën, po zhvillojnë hetimet e tyre. Kjo për ne, sigurisht, nuk është terrorizëm… por nuk dua të zgjerohem më tej dhe të shpjegoj përsëri se kush është fajtor për këtë dhe kush e solli këtë gjendje”, ka thënë Vuçiq.

Në atë sulm të kryer nga një grup i armatosur serb, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist, ndërsa liderët shtetërorë akuzojnë shtetin e Serbisë për organizim të sulmit.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

PDK ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë së partisë. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ka thënë se duhet një mobilizim për t’i dhënë vendit një qeveri të re, kredibile, të aftë dhe të përgjgjshme.

Krasniqi iu ka bërë thirrje strukturave të partisë që drejton për mobilizim dhe ka njoftuar anëtarët e Kryesisë për programin dhe ofertën që PDK po e harton për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dhënë mbëshetjen e plotë Kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës”, thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se PDK me Hamzën si kandidat për kryeministër dhe në bazë të ofertës që ka, do t’i japë vendit një Qeveri të re që e kthen shtetin në rugën e zhvillimit dhe integrimit.

Në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë të burgosurit vendas dhe për të hapur hapësirën për të burgosurit e huaj që do të transportohen me avion nga Danimarka, më shumë se 2,000 kilometra (1,243 milje) larg, shkruan Reuters.

Danimarka pritet të dërgojë 300 të burgosur në vendin ballkanik, i pari për Kosovën dhe një veprim i kritikuar shumë nga ekspertët danezë të të drejtave të njeriut. Shërbimi i burgjeve të Kosovës do të rindërtojë burgun e Gjilanit gjatë dy viteve të ardhshme sipas standardeve daneze para se të pranojë të dënuarit nga vendet joanëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të deportoheshin nga Danimarka pas dënimit.

Vetë burgu tetëvjeçar nuk ngre shqetësime për të drejtat e njeriut, por vendimi për strehimin e të burgosurve në Kosovë, tha Therese Rytter, drejtore ligjore e Dignity, një organizatë daneze për të drejtat e njeriut.

“Ka pasur akuza të besueshme për abuzim në të kaluarën,” tha Rytter. “Kjo nuk do të thotë se do të ndodhë (në Kosovë), por ka padyshim një rrezik në rritje në krahasim me nëse ata do të kishin qenë në një burg danez,” tha ajo.

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij për vitin 2023 tha se megjithëse burgjet e Kosovës përmbushnin disa standarde ndërkombëtare, dhuna mes të burgosurve, korrupsioni dhe trajtimi joadekuat për të burgosurit me aftësi të kufizuara mendore vazhdoi.

Komiteti i OKB-së kundër Torturës tha në një raport nga dhjetori 2023 se ishte i shqetësuar për aksesin e të burgosurve në kujdesin shëndetësor dhe vizitat familjare.

Parlamenti i Kosovës miratoi marrëveshjen të enjten e kaluar, për të cilën Danimarka, një vend i pasur nordik thotë se do ta ndihmojë atë të përballet me burgjet e mbipopulluara dhe mungesën e rojeve të burgjeve.

Në këmbim, Kosova, një nga vendet më të varfra të Evropës, do të marrë 210 milionë euro (228 milionë dollarë) gjatë 10 viteve të ardhshme.

Asnjë person i dënuar për terrorizëm apo burgim të përjetshëm nuk do të transferohet në Gjilan, sipas ministrisë daneze të drejtësisë dhe Ismail Dibranit, kreut të burgjeve të Kosovës.

“Ata individë që do të arrijnë janë lehtësisht të menaxhueshëm nga sistemi ynë”, tha Dibrani.

Gjinia e të burgosurve nuk u konfirmua Një guvernator danez burgu do të bashkëadministrojë objektin me një drejtor lokal, ndërsa të gjithë rojet do të jenë vendas.

Gardianët kosovarë të burgut do të marrin trajnime nga autoritetet daneze për të siguruar që trajtimi i të burgosurve të përmbushë standardet daneze dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, tha ministria daneze e drejtësisë.

Por ekspertët danezë të të drejtave të njeriut nuk janë të bindur.

“Një kurs dy mujor nuk e ndryshon sjelljen”, tha Rytter.

Rinor Behluli, i cili jeton afër burgut në fshatin Pasjak, tha se për të nuk ka rëndësi se nga vijnë të burgosurit.

“Pavarësisht nëse ata janë nga Danimarka, Anglia apo gjetkë, ata janë njerëz të burgosur”, tha ai.

Të dënuarit e parë pritet të transferohen midis 21 dhe 25 muajve pasi të fillojë rindërtimi i burgut, i cili pritet brenda javësh, sipas ministrisë daneze të drejtësisë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët ia dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshjeje.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se nga kjo marrëveshje Kosova do të fitojë 15 milionë euro tarifë fikse në vit.

“Qëllimi i këtij traktati është forcimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve ekzistuese të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Danimarkës. Sipas traktatit, Kosova do të vërë në dispozicion kapacitetet e përshtatshme për 300 të burgosur të Danimarkës dhe rrjedhimisht Kosova do të përfitojë në këmbim tarifë vjetore fikse prej 15 milionë eurove dhe 6 milionë euro të tjera për energji të gjelbër”, tha Rizvanolli.

Kujtojmë se kjo marrëveshje kishte dështuar të miratohet në Kuvend në seancën e mbajtur para një jave.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e ka vlerësuar të ngutshëm ratifikimin e marrëveshjes me Danimarkën për burgjet.

Pas disa tentativave, sot kjo marrëveshje u miratua në Kuvendin e Kosovës.

QKRMT-ja ka treguar arsyet që e konsideron si të ngutshëm ratifikimin e kësaj marrëveshjeje për mungesë të debatit publik lidhur me marrëveshjen, përkatësisht zbatimin e saj dhe efektet në praktikë.

“Përveç mungesës së debatit në Kuvend, për këtë marrëveshje nuk është organizuar nga institucionet qeveritare asnjë diskutim me ekspertët e fushës, shoqërinë civile apo organizatat e të drejtave të njeriut. I vetmi diskutim për këtë marrëveshje është organizuar nga QKRMT-ja në vitin 2022, ku në prezantimet e tyre ekspertët ndërkombëtarë i patën paraqitur sfidat eventuale në zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, thuhet në reagim.

QKRMT-ja thekson se aktualisht në Burgun e Gjilanit gjenden rreth 200 të burgosur, të cilët me rastin e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje duhet të zhvendosen në burgjet e tjera.

“Sistemi Korrektues në Kosovë momentalisht nuk ka hapësira të veçanta për vendosjen e të paraburgosurve, qendrat e paraburgimit në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë janë pothuajse të mbushura me të paraburgosur dhe aktualisht nuk ka vende të lira.

Andaj, zhvendosja e të paraburgosurve nga Burgu i Gjilanit, duhet të bëhet me kujdes të veçantë në mënyrë që mos të bjerë standardi i ndërtuar ndër vite për vendosjen e të paraburgosurve”, thekson QKRMT-ja.

Së fundmi, Komiteti i OKB-së kundër Torturës ka shprehur shqetësim e saj në raport me këtë Marrëveshje duke vënë në spikamë rrezikun e shkeljes së të drejtave të njeriut, nëse të burgosurit transferohen për të vuajtur dënimin nga Danimarka në Kosovë.

“QKRMT konsideron se institucionet e Kosovës së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë punuar shumë për të përmirësuar kushtet e burgjeve dhe për ta afruar atë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe për këtë arsye duhet me kujdes të veçantë të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshje”, thuhet tutje në reagim.

QKRMT-ja i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë që fillimisht të bëjë zgjidhjen e duhur për vendosjen e të burgosurve që aktualisht gjenden në Burgun e Gjilanit, në mënyrë që vendosja dhe trajtimi i tyre të jetë në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Po ashtu QKRMT-ja bën thirrje që të ruhen standardet e krijuara dhe mos të lejohet që të krijohen standarde të dyfishte të kushteve të të burgosurve brenda Republikës së Kosovës.

QKRMT-ja gjithashtu kërkon nga institucionet që organizatave të shoqërisë civile t’u mundësohet monitorimi i të drejtave të njeriut në Burgun e Gjilanit, ku do të transferohen të burgosurit nga Danimarka, me qëllim garantimin e aplikimit të standardeve dhe rregullave ndërkombëtare për personat e privuar nga liria. /Zëri

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, MPJD-ja ka thënë derisa Serbia vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit, nuk do të lejohen vizitat.

Përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes, të vazhdojë të përdorë gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime kundër Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të saj, nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë.

Sot në orën 13:00 në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve, Prishtinë 🇦🇱 u organizua një manifestim pëkujtimor madheshtor për kryeheroin tonë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në ditën e lindjes së tij.

Shqiptarët e Kosovës janë patriotë dhe atdhedashës të mëdhenj , zoti i bekoftë shqipet e Kosovës dhe gjithë shqipet në botë!!

I vetmi TV në Shqipëri që e dha live manifestimin në Prishtinë është TV Euronews Albania 🇦🇱🇪🇺 , Respekt !

Bravo shqipot e Kosovës ❤️

Bravo Prishtina 🇦🇱🇽🇰🇪🇺🇺🇸❤️

©️Rilindje