Në Zvicër numri i personave të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19 ka shkuar në 6,100 persona.

Mediat e huaja raportojnë se ky numër është rritur me 25% në krahasim me numrin e personave të testuar  dje, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 56, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Spitalet që ndodhen në kufirin me Italinë, që ndodhen në Ticino po përballen me një presion të madh.

Situata në Ticino është shumë e tensionuar,” tha Daniel Koch, zyrtar për komunikim në Zyrën Federale të Shëndetit.

Megjithatë, shërbimet shëndetësore kanë raportuar se ka ende disa shtretër të lirë në spitalin e Ticino-s.

“Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, bën të ditur se deri më tani në Zvicër 15 persona kanë arritur të shërohen, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë që edhe Gjermania, Austria dhe Franca po përbllen me numër të madh të të prekurve, numri i shërimit ka arritur në 180 persona në Gjermani, 1857 persona në Francë dhe nëntë në Austri.