Tash, miq të dashur, hipokrizia po zgjohet, si çdoherë. Jo se deri tani ka qenë në gjumë, se lumi fle, hipokrizia e sistemit kurrë. Tani çdo hipokrit po hipokrizon për të zgjuar hipokrizinë në popull. Të gjithë të uriturit po ushqehen me një lugë bosh gjellë. Të gjithë të paditurit po mashtrohen me një lugë bosh dije. Të gjithë të shtypurve po u falet një lugë bosh liri. Të gjithë të pashpresët po gostisen me një lugë bosh shpresë.Të gjithë të pa informuarit po i tallin me një lugë “informacioni”.
Në çdo rrugë, kafene, televizion shoh vetëm hipokritë, më të frymëzuar se kurrë për të shërbyer çorbën e tyre. Të rinj që shpresojnë te vrasësit e së vërtetës. Jo më larg se pardje, qindra të rinj, s’di se si të mbledhur aq shpejt e aq shumë aty, dëgjonin me admirim “dikë” tek fliste për planin se si do të vritej e ardhmja e tyre. Ndihem i turpëruar që në hipokrizi përfaqësohem prej tyre. Që janë ndoshta miq të mi, bashkëmoshatarë me të cilët shkëmbeheshim dikur në shkollë, kafene e rrugë. Mishra me dy sy! Kufoma shëtitëse – do t’i quante Noli, që shkatërroni me vetëdije a jo të ardhmen tuaj, të ardhmen tonë. Mercenarë që doni të vrisni të vërtetën. Por të vërtetën nuk e vret dot!Mund ta godasësh, presësh, fshehësh, të gënjesh mbi të, por jo ta mbysësh. Ajo diku po merr frymë. Ky është makthi i çdo hipokriti.
Ama kjo nuk mjafton, i duhen këmbë për të ecur, mendje për të menduar, zë për të klithur, grushte për të goditur. Ndaj mik i dashur zgjidh! Do të jesh përhapësi i të vërtetës apo ushtar i pavlerë i hipokrizisë? Mos besoni më në broçkulla elektorale, mos e hani çorbën e tyre se do e villni gjithë jetën!
Bisedat e kafeneve dhe ngjarjet e fundit tregojnë që populli nuk gënjehet më me një lugë çorbë. Populli është ndërgjegjësuar, i duhet besim tani. Duket sikur nuk ka më as shpresë, por shpresa jeton me të vërtetën. Mirëpo situata nuk zgjidhet në kafene, as duke shpresuar te të huajt, aq më pak duke besuar ne perëndi, se edhe perëndia mbron ca më tepër të zgjuarit dhe ata që janë të zotët të luftojnë për të drejtat e tyre. Ndaj ne, të bijtë e shekullit të ri migjenian, duhet të bëjmë realitet grushtin e së vërtetës. Duhet te jemi zëri i dhimbjes dhe i shpresës. Duhet të jemi grushti i të vërtetës që godet malin e hipokrizisë. Derisa hipokrizia të bëhet hi dhe nga hiri i tyre te bëhet e vërteta mal. Të godasim siç na ka hije për të gjithë të shfrytëzuarit dhe të nëpërkëmburit…. TË GODASIM PËR LAGJEN E TRIMAVE.
Arkivi RTVZIK 2015
Dorëhiqen Gordana Jankullovska, Mile Janakievski dhe Sasho Mijallkov
Ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska dorëhiqet nga posti Ministre e brendshme. Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë. Alsat mëson se dorëheqje kanë dhënë edhe ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski dhe shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov.
Mahmuti: A po përgatitet tereni që civilët të shpallen pjesëtarë të grupit?
Alarm! Të nderuar drejtues të medieve në gjuhën shqipe, Po bëhen tri ditë që kur udhëheqësi i regjimit diktatorial të Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se në mesin e të vrarëve janë edhe 14 përfaqësues të grupit të armatosur shqiptar asnjë informatë për identitetin e tyre nuk është dhënë.
AKI kishte informuar për inskenim të trazirave në Maqedoni
Kosovarët e përfshirë në konfliktin e armatosur në Kumanovë ishin të njohur për institucionet e vendit. AKI-ja, presidenca, kryeministri dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë prej kohësh kishin informacione për disa prej pjesëmarrëseve në këtë konflikt.
“Foreign Affairs”: Gruevski është i gatshëm të luftojë deri në fund
Ish përfaqësuesi i grupit ndërkombëtar të krizës për Maqedoninë, Eduard Xhozef vlerëson se faktori ndërkombëtar duhet t’i kushtoj vëmendje të vazhdueshme Maqedonisë. Këtë tezë ai e mbron në revistën me ndikim “Foreign Affairs”, në një analizë të detajuar mbi ngjarjet politike, por edhe rastin e fundit në Kumanovë. Sipas tij, ngjarjet e Maqedonisë janë shembull tipik i pasojave të vëmendjes së përkohshme në vend të vëmendjes konstante. Gabimin, edhe për Maqedoninë edhe për vendet e tjera në Ballkan, ai e sheh në faktin se liderëve ballkanik iu dha shumë herët përgjegjësi të madhe për të mbajtur.
Konflikti në Ukrainë mbi 200 ushtarë rusë të vrarë
Moska ka shpenzuar më shumë se 53 milionë rubla, rreth 1 miliard dollarë, në mbështetje të rebelimit separatist në lindje të Ukrainës, ndërkohë që të paktën 220 ushtarë rusë janë vrarë në konfliktin e armatosur, bën të ditur një raport i publikuar nga opozita ruse këtë të martë.
Thaçi: Forcat që po punojnë për destabilizimin e Maqedonisë janë armiq të Kosovës dhe Ballkanit
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se qeveria e tij është në bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë e Maqedonisë dhe ka marrë masa për të siguruar kufirin e Kosovës me Maqedoninë.Kosova, është në kërkim të një bashkimi eventual me BE-në.
“Kumanova” do të diskutohet në Ministerialin e NATO-s
Ngjarjet tragjike të kësaj fundjave në Kumanovë, pritet të diskutohen në Ministerialin e NATO-s pas dy ditësh në Antalia të Turqisë. Këtë e konfirmoi gjatë konferencës së posaçme për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet nëse Aleanca do të angazhohej pas zhvillimeve të fundit në Maqedoni.
Ambasadorët e SHBA e BE-së në zyrën e Gruevskit për Kumanovën dhe përgjimet
Të hënën diplomatë të vendeve të Bashkimit Europian dhe ai i Shteteve të Bashkuara në Shkup u takuan me kryeministrin Nikolla Gruevski ku janë diskutuar ngjarjet e Kumanovës dhe përgjimet e publikuara nga opozita maqedonase.
Zaevi lideri i parë që vizitoi Lagjen e Trimave, liderët shqiptarë s’duken askund
Edhe përkundër apeleve të shumta për ndihmë, asnjë funksionarë shtetëror ose lider politik shqiptar, nuk ka vizituar familjet në nevojë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Politikani i parë që vizitoi Kumanovën, familjet dhe pronat e dëmtuara ishte lideri i opozitës Zoran Zaev.
Ai theksoi se më e rëndësishmja për momentin është ndihma që u duhet këtyre banorëve të pastrehë dhe me pronë të shkatërruar.