Ish-shefi i grupit diplomatik të Drejtorisë Politike të UÇK-së në Kosovë, aktualisht lider i Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH), Bardhyl Mahmuti, në një intervistë ekskluzive për “Epokën e re” ka folur për situatën e fundit në Maqedoni.
Read More

Të shtënat e armëve në Kumanovë mesditën e së dielës kanë pushuar plotësisht, por banorët e Lagjes së Trimave, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ngase postblloqet e vendosura të policisë akoma mbajnë të bllokuara të gjitha hyrje-daljet në këtë lagje.

Read More

Një skenar i njohur. Asnjë risi nga ajo që jemi mësuar të shohim në Ballkan. Një taktikë që është përdorur në Kroaci, në fillim të luftës në Plitvice. Pastaj, në Bosnjë, në Sarajevë. Në Kosovë, është rasti i njohur i Pandës, kur sigurimi serb vret qytetarët serbë në një kafe në qytetin e Pejës, duke i vrarë dhe flijuar ata, për të nisur, pastaj, luftën në Kosovë. Pak a shumë këto janë krizat që e bënë shkrumb Ballkanin për dy dekada.

Read More

Shpërthimi i papritur i qeverisë së Gruevskit ndaj një grupi ende të paidentifikuar si “grup i armatosur”, po dëshmon se shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përdoren si një kartë politike për të forcuar pozitat e qeverive nacionaliste të Shkupit.

Read More

Dyqane dhe shtëpi të demoluara, erë baroti e gëzhoja plumbash janë parë të kenë mbetur në rrugët dhe shtëpitë e Lagjes së Trimave në Kumanovë.

Kjo, krejt pas luftimeve që filluan dje në këtë vend mes policisë së Maqedonisë dhe një grupi të armatosur aty.

Read More
Mahmuti
Bardhyl

Jam duke përcjellë me shqetësim të madh indiferencën ndërkombëtare përballë shtetrrethimit të Lagjes së Trimave në Kumanovë nga forcat policore dhe ushtarake të diktaturës VMRO-BDI. Askush nuk e di se çka ka ndodhur dhe çka është duke ndodhur me civilët shqiptarë në këtë lagje, askush nuk e di se sa civilë janë të vrarë dhe kush janë ata. Situata është tejet dramatike dhe mund të fshehë tragjedi të mëdha njerëzore. 

Read More

Policia maqedonase po bastis shtëpitë në Kumanovë

(E plotesuar) – Policia maqedonase ka filluar bastisjet shtëpi më shtëpi.

Në anën tjetër, një numër i madh civilësh janë duke i lëshuar shtëpitë e tyre dhe janë nisur në drejtim të Preshevës.

Ka nisur lufta, Kumanova e përfshirë nga flakët dhe krismat

Të shtëna të fuqishme të armëve të kalibrit të rëndë janë dëgjuar sërish në qytetin e Kumanovës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, ndërsa nuk ka ende një version zyrtar. Mësohet se përleshja ka rinisur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave, marrë shkas nga situata kaotike në këtë qytet, është shtuar prania e forcave policore, kryesisht forca speciale, ndërsa nga larg mbikëqyret nga helikopterë. Siç duket edhe kjo ditë nuk ka për të qenë e qetë për banoret e Kumanovës, të cilët u zgjuan të tmerruar ditën e djeshme nën breshërinë dhe sulmin e armëve. Ndërkohë, ngelet ende mister dhe ka të dhëna kontradiktore

Lidhur me këtë ngjarje dhe konfliktin e armatosur ka të dhëna kontradiktore. Dje, gjatë orëve të mbrëmjes, ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi gjatë një konferencë për shtyp se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë. Nga ana tjetër, pjesëtar të këtij grupi gjithashtu kanë deklaruar për mediat se qeveria e Maqedonisë ka përhapur dezinformata se janë arrestuar pjesëtarë të UÇK-së.

 

Në faqen e Facebook UÇK dje është hedhur një video e cila supozohet se është nga të shtënat në Kumanovë. Nuk dallohet se në cilën anë është sepse dëgjohen vetëm të shtëna.

Në Kumanovë vriten 7 policë, njëri është shqiptar nga Shkupi

Bilanci i policëve që kanë humbur jetën në përleshjet e djeshme në Kumanovë ka arritur në 7 policë. Informacionet flasin se njëri polic nga njësitet speciale është nga Studenicani i Shkupit.

MPB pritet të jap hollësi dhe të zbardh identitetin e dy policëve të vrarë nga pesë policët që dje u vranë në përleshjet e armatosura në Kumanovë. Deri tani është zbardhur identiteti i tre pjesëtarëve të policies.

Në Lagjen e Trimave po luftohet nga të njëjtat shtëpi ku dje ka pasur luftime

Informacionet më të fundit nga Lagja e Trimave në Kumanovë thonë se luftimet që ka nisur sot që nga ora 07, krismat dëgjohen nga të njëjtat shtëpi ku dje ka pasur të shtëna.Do të thotë luftimet bëhen nga të njëjtat shtëpi.

Lidhur me këtë ngjarje dhe konflikt të armatosur ka të dhëna kontradiktore.

Një polic i vrarë dhe dy të plagosur sot në mëngjes nga luftimet në Kumanovë?

Kanë rifilluar mëngjesin e sotëm luftimet në Kumanovë. Gazetari i Portalit Albeu.com nga Kumanova konfirmon se luftimet kanë rifilluar rreth orës 7:15 të mëngjesit ndërsa në orën 7:40 në Spitalin e Kumanovës janë dërguar 2 policë të lënduar dhe një tjetër i cili kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.

Në Kumanovë, në këtë momente vazhdojnë të dëgjihen krisma ndërsa helikopterët fluturojnë mbi lagjen shqiptarë.

Vazhdojnë përplasjet e armatosura në Kumanovë

kumanova-lufta-dita2

Rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës janë regjistruar të shtëna dhe shpërthime të reja në Kumanovë, ku gjatë tërë ditës së shtunë janë zhvilluar luftime të ashpra ndërmjet forcave policore dhe një grupi të armatosur që prezantohet si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Nuk ka të dhëna për pasoja në njerëz nga të shtënat e sotme, por dëshmitarët thonë se kanë parë lëvizjen e automjeteve të ndihmës së shpejtë. Mbi këtë lagje edhe sot kanë fluturuar edhe helikopterët e policisë.

Arrin në shtatë numri i policëve të vrarë, gjatë përleshjeve të djeshme mes forcave policore dhe grupit të armatosur. Në mesin policëve të vrarë është edhe një policë nga Studeniçani i Shkupit, varrimi i të cilit do të bëhet sot pas namazit të drekës.

Read More

Çdo situatë e pazakontë, përcillet dhe me pamje jo të zakonta, zakonisht prekëse, për shkak të forcës shprehëse që përcjellin. Kështu, për ngjarjet e 24 orëve të fundit në Kumanovë të Maqedonisë, është veçuar dhe portreti i kësaj vajze të vogël, tronditja e së cilës dallohet qartë në sytë e saj të njomëzuar.

Read More

Kumanovë, 9 maj – Kumanova sot gdhiu në një panik të paparë. Të gjithë ne që ndodheshim në këtë qytet, mundëm nga afër të ‘’prekim’’ psikozën e një atmosfere lufte. Detonime të fuqishme, kalibra armësh nga më të ndryshmet, zhurmë shurdhuese automjetesh të blinduara dhe pjesëtar të maskuar në uniforma gri. Mbi qiell pati edhe helikopterë. Breshëria e të shtënave kishte prishur sidomos gjumin e fëmijëve. Ata nuk e kishin ditur se sërish dikush do t’ua prish gjumin. Sërish, dikush do të kujdeset që pikërisht në këtë zonë, të banuar me njerëz të urtë e hallexhinjë, të sprovojë edhe njëherë durimin e tyre.

Read More