Takimi i djeshëm i kryeministrit Gruevski me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së nuk ka qenë i këndshëm.Kjo pasi që në fillim Gruevski ishte vonuar për 40 minuta dhe se një pjesë e ambasadorëve ishin irituar dhe po përgaditeshin që të largoheshin,
Arkivi RTVZIK 2015
RTVZIK-INFO
Të nderuar vizitorë ,faqja jonë ende është në përpunim e sipër.Jemi duke punuar që në të ardhmen,faqja jonë të jetë më e shpejtë.
Ju faleminderit për mirëkuptim.
Aksioni në Kumanovë, Qeveria nuk tregon shumën për policët
As qeveria e as MPB nuk tregon sesa mjete do të ndahen si kompensim për pjesëtarët e forcave të sigurisë që ishin pjesë e aksionit në Kumanovë dhe për të cilët u njoftua se do të marrin mjete përkatëse financiare prej 10 dhe 5 mijë euro.
Goran Gruevski do të zëvendësojë Mijallkovin ?
Goran Gruevski, kryeshefi i Njësisë së Pestë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është kandidati që do të zëvendësojë Sasho Mijallkovin në krye të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit.
Kjo bëhet e ditur nga portali Plusinfo, i cili raporton se Goran Gruevski është shefi i njësisë, e cila ka kryer përgjimet e qytetarëve dhe se vlerësohen se tek ai janë koncentruar të gjitha informatat lidhur me përgjimet e deritanishme.
Halil Matoshi-Lufta e policive sekrete n’Kumanovë!
Një shteti të degjeneruar që fabrikon armiq e projekton dhunë unë nuk i besoj më edhe nëse më shfaqet në profilin e Nënës Terezë. I tillë është shteti pa emër por me akronimin FYROM, i kërcënuar nga vesi për pushtet i Gruevskit dhe Ahmetit, që, me diskriminimin e shqiptarëve dhe me keqtrajtimin e të gjithë shtetasve, ka krijuar kushte që u japin legjitimitet aksioneve të grupeve rebele edhe nëse nuk janë nën kontrollin e vetë Qeverisë…
Bardhyl Mahmuti i shkruan deputetëve të Kosovës-Përballë rrezikut për padrejtësi historike!
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Kosova është duke u përballur me një presion të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë që nga periudha e përfundimit të luftës. Në mënyrë të veçantë ky presion rëndon mbi ju deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Kumanovë, 66 shtëpi dhe 121 familje të dëmtuara; banorët ende të shokuar
Plot 66 shtëpi dhe 121 familje kanë pësuar dëme materiale nga përleshjet e armatosura në Kumanovë. Këto janë të dhënat e para që i janë dorëzuar qeverisë dhe autoriteteve komunale nga komisioni për vlerësimin e dëmeve, i cili do të vazhdojë punën në terren edhe në ditët në vijim.
Sali Berisha-Maqedonia po rrokulliset
Pakica shqiptare nuk mund të mbajë një shtet që shumica nuk e do si të tillë!Te dashur miq, pamjet horror, shtepite e rrafshuara qe vijne nga Kumanova, te vraret dhe te plagosurit e shumte deshmojne per shkallen e terrorit te eger shteteror qe qeveria e Maqedonise perdori ne lagjen shqiptare ne Kumanove.
Erdogan në Tiranë: Do të dyfishojmë investimet turke. Shkupi të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit
Gjashtë vjet pas vizitës së fundit si kryeministër, Rexhep Taip Erdogan rikthehet për vizitë zyrtare në Shqipëri, këtë herë si President i shtetit turk. Udhëheqësi i Turqisë dha dy mesazhe në takimin me homologun shqiptar, Bujar Nishani; të parin për Shqipërinë, për rritjen e shkëmbimeve tregtare me vendin e tij, dhe të dytin për Maqedoninë.
Shpëtim Pollozhani-Kush na e ka fajin?
Këtë shkrim do ta filloj me thënien e Shekspirit «kur një i verbër i udhëheq të marrët» dhe do të vazhdoj me satirën ose fabulën e Radoje Domanoviqit, e cila quhet «Prijësi» («Vodja»), sipas së cilës një popull i lodhur, i rrahur dhe i poshtëruar, e kishte zgjedhur një prijës që të shpëtonte nga ajo situatë.