Mahmuti: A po përgatitet tereni që civilët të shpallen pjesëtarë të grupit?
Alarm! Të nderuar drejtues të medieve në gjuhën shqipe, Po bëhen tri ditë që kur udhëheqësi i regjimit diktatorial të Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se në mesin e të vrarëve janë edhe 14 përfaqësues të grupit të armatosur shqiptar asnjë informatë për identitetin e tyre nuk është dhënë. Duke parë se fatkeqësisht historia po na përsëritet, sidomos po përsëritet varianti tragjik i saj, e shoh të udhës të alarmoj për një çështje që mbetet në heshtje që disa ditë: kush janë 14 shqiptarët e shpallur të vrarë në Lagjen e Trimave në Kumanovë? A u ekzekutuan civilë shqiptarë dhe a po përgatitet opinioni që civilët të shpallen si pjesëtarë të grupit të armatosur? Pse nuk publikohen emrat e tyre? Çka fshihet prapa kësaj strategjie? Përderisa gjithnjë e më tepër flitet se vrasjet në rastit «Monstra» janë të një logjike të njëjtë me vrasjet e organizuara nga Shërbimi Sekret Serb në Kafenenë «Panda» në Pejë me të drejtë nge shqetësimin tim se a mund të kemi një përsëritje në Lagjen e Trimave në Kumanovë si në rastin e vrasjeve të civilëve shqiptarë në fshatin Reçak. Edhe për rastin e civilëve të fshatit Reçak propaganda e dirigjuar nga shërbimi sekret shtetëror propagandonte se kishte vrarë ushtarë të UÇK-së. Krimi kundër njerëzimit që ndodhi në Reçak i dha mobilizoi institucionet me peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare që t’i jepet fund dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve në Kosovë. A kemi të bëjmë me një krim kundër njerëzimit edhe në Kumanovë mbetet të shihet. Mendoj se një pjesë të përgjigjes për atë që ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë mund ta keni më 13 maj 2015.