Ministrja për punë të brendshme Gordana Jankullovska dorëhiqet nga posti Ministre e brendshme. Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë. Alsat mëson se dorëheqje kanë dhënë edhe ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski dhe shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov.

Raportohet edhe për dorëheqje të tjera në hierarkinë e MPB-së, megjithatë akoma nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë.

Ndërkohë sa u përket ministrave shqiptarë tani për tani asnjëri prej tyre nuk ka ofruar dorëheqje dhe as që mendojnë për një hap të tillë, këtë për Alsat e konfirmoi edhe zëdhënësi qeveritarë Muhamet Hoxha. Alsat-M