Grupi i ishujve Kiribati dhe Samoa në Paqësor tani më kanë hyrë në vitin 2019. Këto ishuj konsiderohen si vende të para në botë që filon ndrimi i motmotit sot në orën 11:00 sipas kohës daneze.

rtvzeri.com

“Queen” ishte një nga grupet më ikonike të viteve 1970-1980, kryesisht për shkak të zërit të talentuar dhe prezencës ekstravagante në skenë të këngëtarit të tij Fredi Mërkuri. Ai këndoi për 21 vite me grupin.

Pas vdekjes së tij nga AIDS, bota e muzikës nuk qe më e njëjta. Po si lindi grupi legjendar, dhe cili ishte në të vërtetë Fred Mërkuri?

Grupi u formua në Londër në vitin 1970. Anëtarët e sajk origjinalë ishin Brajan Mej në kitarë, Roxher Tejlor në bateri, Xhon Dikon në kitarë bas, dhe Fredi Merkuri këngëtar. Ata praktikoheshin pa pushim në studion e tyre, derisa u gjendën në krye të hit-paradave në mbarë botën.

Emri i vërtetë i Merkuri ishte Faruk Bulsara. Ai lindi në Zanzibar të Afrikës në vitin 1946. Prindërit e tij kishin shkuar atje nga India, në mënyrë që babai i tij të mund të ruante punën në administratën e Perandorisë Britanike. Ata ishin Parsis, pra me prejardhje iraniane, dhe paraardhësit e tyre kishin shkuar në Indi gjatë pushtimeve arabe të shekullit VII-VIII.

Parsit ishin historikisht Zoroastrianë, ndjekës të atij që është me gjasë besimi më i vjetër monoteist në botë. Zoroastra, ose Zarathustra, ishte profeti i Zoroastrianizmit dhe jetoi në Iran në një periudhë të panjohur, por me siguri disa shekuj para lindjes së Krishtit. Fjala “yll” vjen pa dyshim nga “Zoroaster”. Nisur nga kjo, kjo fe mbështetet shumë tek astrologjia.

Edhe pse u lind në Zanzibar, Mërkuri u dërgua për të studiuar në shkollën e Shën Pjetrit, një shkollë e stilit britanik pranë Bombeit në Indi. Atje, ai mori mësimet e para në piano, dhe formoi një grup muzikor me disa shokë të tij.

Për shkak të Revolucionit në Zanzibar në vitin 1964, në të cilën nacionalistët afrikanë përmbysën sulltanin dhe qeverinë e tij, familja Bulsara shkoi në Angli, dhe u vendos të banojë në Feltham, një zonë që tani është pjesë e Londrës.

Fredi u bë shpejt i njohur për zërin e tij të veçantë. Ai mund të luante mjeshtërisht në piano dhe kishte një ndjenjë të lindur të ritmit. Ai është lavdëruar vazhdimisht si vokalisti më i mirë i të gjitha kohërave. Kur Fredi u bashkua me “Smile”, grupi u shpërbë, ndaj ai e riemërtoi emrin si “Queen”.

Faruk ndryshoi emrin në “Fredi”, që ishte më britanik. Përkundër rrënjëve të tij Zoroastriane dhe përdorimit të simboleve astrologjike në logon e grupit, Mërkuri nuk besonte tek astrologjia.

Albumi i parë i “Queen” nuk tërhoqi ndonjë vëmendje të veçantë, por ai arriti të krijojë përshtypje të mjaftueshme pozitive, për t’a vënë grupin në rrugën e duhur drejt një suksesi madhështor.

Një nga perlat e grupit “Bohemian Rhapsody”, e shkruar tërësisht nga Fredi Mërkuri në shtëpinë e tij në Londër, mori 3 javë për t’u regjistruar, dhe në disa seksione kishte mbi 180 dubla. U përdorën plot 4 studio regjistrimi, për të regjistruar plotësisht këtë këngë. Dhe u bë një hitet më të shitura të të gjitha kohërave.

Për vite më rradhë fansat e “Queen”, u përpoqën të deshifrojnë se çfarë është kuptimi ka në thelb teksti i “Bohemian Rhapsody”. Ai flet për Kuranin, Djallin, Galileun dhe varfërinë, ndër shumë gjëra të tjera. Fredi, që shkroi tekstet, këmbëngulte se ato janë fraza të pakuptimta, vetëm “absurdite që ritmojnë”.

Këngëtari i donte macet. Ai mbante zakonisht 10 mace. Dhe kur pati para të mjaftueshme për të blerë vilën e tij, i rregulloi secilës nga macet dhomën e vet të gjumit. Kur ishte nëpër turne, ai do të telefonte në shtëpi, dhe do të këmbëngulte të fliste me to.

“Show must go on” u shkrua nga Brajan Mej në nder të luftës së vazhdueshme të Fredit me sëmundjen e SIDA-s, dhe përpjekjet për të vazhduar të këndojë, pavarësisht kësaj. Kënga u publikua në tetor 1991, vetëm një muaj para se Fredi të ndërronte jetë. Ai nuk e bëri publike sëmundjen e tij deri në 24 orë, para se të vdiste. Mërkuri vdiq nga pneumonia bronkiale, e shkaktuar nga ndërlikimet që sillte sëmundja e AIDS.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje me fokus tetë kërkesat e studentëve. Vendimet e qeverisë dhe plani i punës po njofton aktualisht përmes një konference shtypi nga kryeministri Rama, që po bën edhe bilancin e vitit që po mbyllet. Qeveria ka miratuar plot 4 vendime për pikën e parë të studentëve, atë të përgjysmimit të tarifave të studimeve. Sipas Ramës, ekzekutivi miratoi uljen e tarifës së studimeve si dhe akordimin e bursave për studentët e shkëlqyer dhe ata në nevojë. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 10 mijë lekësh të reja në muaj. Sa i takon investimeve në konvikte, Rama tha se puna ka nisur dhe brenda mandatit të dytë qeverisë do kemi konvikte të rindërtuara.

Kryeministri Rama dha shifrat konkrete per tarifat.

100% per te gjithe ekselentet plus burse. Bursa rritet ne 100 mij leke ne muaj ndersa ekselenca do te zgjerohet zgjerohet nga vetem mesatarja 10 tek  ajo mbi 9.

Mbulim 100% nga shteti plus burse te shtuar per studentet familjet e te cileve jane te perfshire ne  ndihmen ekonomike apo jane pjese e  grupeve ne nevoje.

50% te tarifes per te gjithe studentet e tjere, nderkohe qe nga shtatori i vitit qe vjen, studentet  qe te mbajne 50% bursen duhet te kene mesatare mbi 6.

Ne master, 50% tarife per studentet  me mesatare 10,  plus ndihma ekonomike dhe grupet ne nevoje.

Studentët nga familje në ndihme ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.

Studentet nga familje me ndihmë ekonomike, të verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj.

Ekselenca:

Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi.

Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj, ndërkohë që kjo masë ishte në nivelin 8,100 lekë dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00.

Të gjithë studentët e tjerë përfitojnë financimin 50% të tarifës së regjistrimit, me pranimin në universitet, të cilët deri përpara këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të regjistrimit.

Studentët e humbasin këtë mundësi nëse nuk mbajnë gjatë studimit një mesatare mbi 6 në vitet pasardhëse.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar për studentët se brenda mandatit të dytë qeverisës të gjitha konviktet në vend do jenë rindërtuar. “Kemi marrë miratimin e dytë për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara”, u shpreh Rama.

Pesha e votës së studentëve, Rama: Ligji e garanton, por autonomia s’ka funksionuar

Referuar kërkesës së studentëve për peshën e votës në universitete, Rama u shpreh se do të ngrihet një grup pune për hartimin e statusit në arsimin e lartë. “Ligji për arsimin e lartë e garanton pjesëmarrjen e studentëve dhe u njeh të drejtën të përfaqësohen në komisionet e përhershme. Problematika është e qartë në masë të madhe, këshillat studentorë dhe komisionet nuk ekzistojnë. Ligji u jep të drejtën institucioneve, por autonomia është kujtuar si liri pa përgjegjësi. Këto institucione që janë si ura në masë të madhe mungojnë dhe krijojnë ndjenjën e përjashtimit të studentëve. Sot u vendos të ngrihet një grup që të hartojë modelin e statusit për arsimin e lartë, nga ku do të nisë pastaj procesi i plotësimit të këtyre boshllëqeve. Do të ketë asistencë ligjore nëse do të ketë nevojë. Monitorimi i studentëve mendoj që adreson kërkesën e studentëve” tha Rama.

Plagjiatura/ Rama: Arkivë dixhitale për doktoraturat dhe Kod Sjellje
Kryeministri Rama deklaroi sot se do të krijohet një arkivë dixhitale për të shmangur plagjiaturën e doktoraturave. “Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat. Kontroll anti plagjiaturë si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi”.

Transparenca në universitete, Rama: Krijohet struktura e kontrollit
Përsa i përket pikës së transparencës në institucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama u shpreh se do të krijohet struktura për kontrollin. “Kjo është një qasje shteruese për transparencën, plus mekanizmat për kërkesat dhe ankesat për mos veprimin e drejtuesve të arsimit të lartë. Në vendim krijohet struktura për kontrollin e transparencës për arsimin e lartë dhe trajtimit të këtyre ankesave. Afati i realizimit është Prill 2019”tha Rama.

Kërkesa e studentëve për konviktet, Rama: Brenda mandatit të dytë do jenë të përfunduara
Kryeministri Edi Rama ka premtuar për studentët se brenda mandatit të dytë qeverisës të gjitha konviktet në vend do jenë rindërtuar. “Kemi marrë miratimin e dytë për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara”, u shpreh Rama.

Investimet në konvikte ishin një nga tetë kërkesat e studentveë të cilët dolën edhe në protestë për 17 ditë me radhë.

Rama: Zero tarifa për ekselentët, fëmijët e familjeve në nevojë dhe me aftësi të veçanta
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në detaje të gjitha vendimet që qeveria ka marrë sot për studentët në lidhje me tarifat. Kreu i qeverisë u shpreh ekselentët, studentët që vijnë nga familjet në nevojë, por edhe ata me aftësi të veçanta nuk do të paguajnë. Gjithashtu nga ky vit qeveria do të paguajë 50% të tarifës për të gjithë studentët, ndërsa nga viti tjetër akademik do të jetë me shkallëzim.

“Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi diskutuar dhe marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet. Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.

Për përcaktimin e kriterve për bursat për studentët e shkëlqyer, së treti kemi ndryshuar vendimin 288 për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore që lidhet me ciklin e parë, të dytë dhe profesional me kohë të plotë dhe kemi ndryshuar vendimin për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Këto shpjegohen në këto terma; kemi studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që marrin financimin e plotë dhe studentë nga familje me ndihmë ekonomike , të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh. Bazë për të mbështetur 100% subvenscionuar tarifën, për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë u vendos që kjo të bëhet drejtpërdrejt nga qeveria.

Së dyti studentët me notë mbi 9 do të fitojnë 100% tarifë nga qeveria dhe po ashtu në cdo program studimi do të përfitojnë bursë 10 mijë lekë të reja. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë. Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së regjistrimit drejtpërdrejt, që deri tani e paguanin të plotë. Të gjithë studentët aktualë në pjesën e mbetur të këtij viti edhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë shteti. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se detyrimet financiare do i mbulojë qeveria”deklaroi Rama.

Biblioteka, Rama: Do jetë online deri në mars, prisni vendimin e fortë për gjuhën anglezeKryeministri Edi Rama tha se kërkesat e studentëve për Bibliotekën do realizohet brenda muajit mars 2019. Sipas kreut të qeverisë në këtë afat do jetë gati sistemi online i Bibliotekës. Gjithashtu, Rama paralajmëroi një vendim të fortë në të ardhmen sa i takon gjuhës angleze. Sipas tij, njohja dhe mbrojtja e anglishtes do jetë kusht për diplomimin por edhe punësimin e studentëve. “Për bibliotekën, do jetë online dhe e aksesueshme për të gjithë studentët. Marsi është afati i fundit. Studentëve iu them që në afat të mesëm duhet të prisni një vendim shumë të qartë lidhur me anglishten. Do jetë një nga kushtet që do përcaktojnë marrëdhëniet tuaja me shtetin dhe diplomën. S’mund të përjashtojmë gjuhët e huaja dhe të bëjmë protesta për të kërkuar biblioteka shkencore. Do t’ju ofrojmë kushte anglishteje falas. Dhe anglishtja do hyjë te kushtet për të marrë mbëhstetje nga shteti. Nuk jemi duke shkuar drejt 1945, por drejt 2045″, tha Rama.

1 mijë vende të lira në administratë për studentët, Rama: Ja si do të pranohen ekselentëtShqiptarja.com zbardhi sot vendimin e qeverisë për pranimin e një mijë studentëve ekselentë në administratë, ndërsa kryeministri Rama sqaroi procedurën. Rama theksoi se prioritet kryesor do të kenë ekselentët që kanë mbaruar jashtë, më pas ata që kanë mbaruar në universitetet publike në Shqipëri dhe të tretët janë ata që kanë mbaruar në privat.

“Këtu nuk mbaron qasja jonë ndaj problematikës së universitetit dhe falë dialogut të nisur me vështirësi, të tjera gjëra janë shtuar dhe paketa jonë do të jetë 8+. Po u them deri tani, pasi uroj dhe jam i bindur që dialogu do të vijojë dhe pakti strategjik do u ofrohet studentëve për ta parë dhe kontribuar për një marrëveshje të madhe. Por sot kemi vendosur që të gjitha vendet në administratën publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë. Është vendim i qeverisë për punësimin e studentëve më të mirë në institucionet e administratës.

Sot për sot studentët më të mirë kanë pengesë, pasi u thuhet se nuk ke eksperiencë, por si krijohet eksperienca, por për të kapërcyer këtë dhe për t’ú dhënë një mesazh të gjithëve dhe për të zmbrapsur një lëvizje në kufijtë e ligjshmërisë do të bëjmë publike në vijim vendet e lira në administratë. Pa konkurs por me kreditet e arritje në universitet, ata që janë pa punë, që janë jashtë dhe thonë ika se nuk ka punë.

Shembull, 20 vende të lira te ministria e Financave dhe më i miri ka zgjedhjen e parë, mund të thotë dua apo nuk dua, më pas ai vend është i zënë. Pastaj vjen i dyti…me këtë rend, ekselentët që kanë studiuar jashtë kanë zgjedhjen e parë, ekslentët që kanë mbaruar në publik këtu manë zgjedhjen e dytë dhe ata që kanë mbaruar te privati janë të tretët. Më pas të gjitha vendet e punës në administratën jo publike do të jenë në dispozicion të më të mirëve. Do të jenë zgjedhje se cfarë ke në bankën e dijes, kreditë nga studimet. Askush nuk ka mundësi të ndërhyjë, pasi do të jetë transparent. Do ta bëjmë me vendosi”tha ai.

Pesha e votës së studentëve, Rama: Ligji e garanton, por autonomia s’ka funksionuarReferuar kërkesës së studentëve për peshën e votës në universitete, Rama u shpreh se do të ngrihet një grup pune për hartimin e statusit në arsimin e lartë. “Ligji për arsimin e lartë e garanton pjesëmarrjen e studentëve dhe u njeh të drejtën të përfaqësohen në komisionet e përhershme. Problematika është e qartë në masë të madhe, këshillat studentorë dhe komisionet nuk ekzistojnë. Ligji u jep të drejtën institucioneve, por autonomia është kujtuar si liri pa përgjegjësi. Këto institucione që janë si ura në masë të madhe mungojnë dhe krijojnë ndjenjën e përjashtimit të studentëve. Sot u vendos të ngrihet një grup që të hartojë modelin e statusit për arsimin e lartë, nga ku do të nisë pastaj procesi i plotësimit të këtyre boshllëqeve. Do të ketë asistencë ligjore nëse do të ketë nevojë. Monitorimi i studentëve mendoj që adreson kërkesën e studentëve” tha Rama.

Rama: Bordi i Administrimit të Universiteteve de facto i shkarkuar, studentët do kenë përfaqësuesin e tyreKryeministri Edi Rama e ka quajtur de facto të shkarkuar Bordin e Administrimit të Universiteteve, por deri në ngritjen e bordit të ri ata do të vijojnë punën. Kreu i qeverisë premtoi për studentët se ata do kenë përfaqësuesin e tyre në bord, të zgjedhur nga një proces i hapur dhe transparent. Studentët do propozojnë jo më pak se tre kandidatura dhe një prej tyre qeveria do ta cojë në Bord. Ndërsa sa iu takon senateve, Rama tha se studentët duhet ta zgjidhin vetë me drejtuesit që të kenë përfaqësuesin e tyre në Senat. “Përfaqësuesit në bordi de facto janë të shkarkuar. Emërimet e rjea do bëhen në një proces të hapur në sytë e publikut, studentëve. Dhe një prej anëtarëve përfaqësues të qeverisë do të vijë si propozim nga studentët, jo student. Figura publike të njohura të fushës, ekspertë, profesionistë, studentët kanë të drejtë të propozojnë jo më pak se 3 kandidatura dhe një prej tyre qeveria do ta cojë në bord si mishërim i vullnetit dhe bashkëpunimit me studentët. Senatet janë të lira që në vendet që kanë të lira në borde të propozojnë një student. Kjo iu takon studentëve ta zgjidhin këtë me drejtuesit e tyre. Afati i realizimit prill-maj 2018”, tha Rama.

Sfida e djeshme në Serinë B mes Palermos dhe Askolit ka sjellë një episod që nuk e shohim shpesh në një ndeshje futbollit.

Protagonist absolur u bë portieri i Askolit, Perukini, në minutën e 26-të të ndeshjes.

Njëri nga mbrojtësit e Askolit e ka kthyer topin te portieri të cilit fillimisht i ikën nga këmba, por gjithsesi e arrin sërish.

Në tentativë për të dribluar një kundërshtar që po i bënte presing, ai nuk e ka llogaritur hapësirën duke shënuar në portën e tij një autogol mjaft të bukur dhe të çuditshëm njëkohësisht.

Video u shpërnda me shpejtësi dhe po bën namin sot në internet.

Luftëtari Ilir Latifi është gati për duelin në UFC 232 me Corey Anderson, që do të zhvillohet më 29 dhjetor.

Latifi, që ka 14 fitore dhe 5 humbje, duelin e fundit në kafaz e ka me 24 shkurt të këtij viti, kur mundi Ovince Saint Preux, ndërkohë që i ka fituar dy përballjet e fundit, duke iu afruar shumë majës së peshës “light heavyweight”.

“Jam i përqendruar në luftën time. Kam rutinat që duhet të bëj, por natyrisht që jemi një ekip, dhe kemi ardhur këtu si një ekip dhe kemi pasur një kamp së bashku, kështu që natyrisht ju i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh, por ju duhet të jeni fokusuar në lojën tuaj”, deklaroi Latifi para duelit të nesërm, i pyetur per shokun, Alexander Gustafsson, i cili mund të mos duelojë me Jon Jones për shkak debatit pë doping

Nga Asambleja e PS, kryeministri Rama lajmëroi ndryshime të forta në kabinetin qeveritar.

Rama tha se çdo anëtar i kabinetit qeveritar që ka bërë 5 vite do të largohet, ndërsa theksoi se qeveria e re do ketë 50% gra.

“Të gjithë ata që kanë mbi 5 vjet në kabinet duhet t’ja lënë vendin të tjerëve. Jam kundër rezultatit të çdo sektori..”, u shpreh Rama.

Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini  në Ministrinë e Arsimit.

Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë

Mirela Kumbaro  do të zëvendësohet nga Elva Margariti në Ministrinë e Kulturës

Solina Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.

Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali.

Largohet zv. kryeministrja Senida Mesi do të zëvendësohet nga Erion Braçe.  

Kryeministri Rama ka ndryshuar sot thuajse gjithë kabinetin qeveritar.

Po çfarë përfaqësojnë emrat e rinj?

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është zëvendësuar nga Besa Shahini.

Kjo e fundit është aktualisht si zv.ministre e Arsimit dhe është nga Kosova.

Nuk ka patur qëndrime të dallueshme publike mbi problemet e arsimit në Shqipëri, veçanërisht për protestat e studentëve, me sa duket është ende në fazën e njohjes.

Besa Shahini

Zv.kryeministri

Zv.kryeministrja Senida Mesi është zëvendësuar me kreun e Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Braçe ka qenë një ish-zë kritik, por muajt e fundit u shndërrua gradualisht në një pasiv shembullor.

Së fundmi u bë urë për emërimin në Bankën e Shqipërisë së një prej ikonave të korrupsionit berishian, Ridvan Bode.

Erion Braçe

Financat

Arben Ahmetaj, ministri i Financave është zëvendësuar sot nga Anila Denaj.

Kjo e fundit mban aktualisht postin e Drejtoreshës së Përgjithshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, njè nga institucionet më të akuzuara për korrupsion.

As Anila Denaj nuk është e njohur në radhët e socialistëve si figurë politike. Ajo vjen nga sistemi bankar privat.

Anila Denaj

Ministri i Jashtëm

Ditmir Bushati është zëvendësuar nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, Genti Cakaj.

Ky i fundit ka mbajtur postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama për çështjet e Integrimit.

Edhe Cakaj është nga Kosova.

Në muajin qershor mori postin e ri zv.ministrit.

I kanè vènè shpesh në dukje që duhet të përmirësojë shqipen letrare.

Genti Caka

Infrastruktura

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes, e cila prej vitesh është drejtuar nga Damian Gjiknuri i është besuar Belinda Ballukut.

Kjo e fundit ka qenë Drejtoresha e Aviacionit Civil dhe njihet si person mëse i afërt i Ramës prej kohësh.

Belinda Balluku

Kultura

Një nga largimet e sotme ishte dhe ai i Mirela Kumbaros nga Ministria e Kulturës.

Në vendin e saj është emëruar Elva Margariti Asllani, kjo e fundit është arkitekte e thjeshtë arredimesh.

Rama e ka njohur kur i mobiloi zyrën. E emëroi menjëherë këshilltare, më pas kordinatore të një projekti mbi fshatrat dhe tani ministre.

Elva Margariti

Bujqësia dhe Sipërmarrja

Blendi Çuçi është rikthyer në kabinetin Rama si zëvendësues i Niko Peleshit.

Çuçi ka qenë ministër i Pushtetit Vendor, por me riformatimin e kabinetit ai mbeti jashtë qeverisë.

I vetmi që ka një eksperiencë suksesi me reformën territoriale Çuçi tashme do të jetë ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Eduard Shalsi dhe Blendi Çuçi

Parlamenti

Elisa Spiropali

Rama ka vendosur të riktheje edhe postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke vendosur në këtë detyrë, Elisa Spiropalin, ish drejtoreshën e Doganave e larguar prej aty pas akuzave për korrupsion.

E varfër në fjalor dhe në idetë politike, Elisa do mbahet mend për krahasimin e Ramës me Skënderbeun.

o.j/dita

Gjyqtarët në Aalborg të Danimarkës nuk e besojnë historinë e një 31-vjeçari për një aksident me një sharrë ryme.

Ata kanë konstatuar se 31-vjeçari nga Jutlandi i Veriut qëllimisht e ka futur gishtin e tij të vogël në një sharrë rrethore, për të fituar para nga një mori kompani sigurimesh.

Kështu kanë vlerësuar tre gjyqtarët në Gjykatën e Aalborgut. Në një aktgjykim të dorëzuar të enjten, 16 kompani të sigurimeve, të cilat ishin hedhur në gjyq, u liruan nga kërkesa për dëmshpërblim, njoftoi gjykata në faqen e saj të internetit.

Shuma e përgjithshme që i aksidentuari kishte kishte kërkuar nga kompanitë e sigurimit arriti në 33 milion DKK, por kompanitë pas vendimit gjygjësorë nuk duhet të paguajnë asgjë. Në total, ai ishte siguruar në 17 kompani sigurimesh.

Gjykatësit e shohin të habitshëm se 31-vjeçari kishte nënshkruar shumë polica të sigurimit në pak më shumë se tre vjet e gjysmë para se ai të plagosej.

Në vend të përfitimit të miliona krunave, personi në fjalë ka përfituar një shpenzim shtesë. Në emër të shpenzimeve të lëndës, ai duhet të paguajë 210.000 kr., thuhet në fund të aktgjykimit.

rtvzeri.com

Barometri diplomatik-– Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

-Unë Ilir  (Halit) Konushevci, Gjeneralmajor dhe Hero i Kosovës, armikun  serb e prita me plumba, jo me dolli, as me lule, as me paqe, as me gosti, as me llafe, duke  e përqafiuar dhe duke bërë tregti e  allishverishe, duke u pasuruar me Serbi, e ju ç’bëtë për mua dhe për vëllezërit e mi heronjë dëshmorë, Hazir (Avdyl) Malaj dhe Ahmet (Hajriz) Krasniqi, që na vrau Serbia me serbofilët e saj në Shqipëri (1998)?

Pse, për  2 dekada rresht, asnjëherë, askush nuk kërkoi drejtësi për ne, e as për familjet tona, kush na vrau dhe pse na vrau?

-E, ju të gjithë  përfitues të lirisë, që ua sollëm  me pushkët dhe me jetët tona, pse qe 21 vjet, nuk iu vrau ndërgjegjja, që për ne të kërkoni drejtësi në Kosovë, në Shqipëri dhe në Evropë, që terroristët vrastarë të nxirren para gjyqi për të dhënë llogari për aktet e tyre  monstruoze kriminale antinjerëzore  dhe antishqiptare.

Ku mbeten organiztat, shoqëritë civile joqeveritare për të drejtat dhe liritë e njeriut, bashkëmendimtarët, bashkëveprimtarët dhe  bashkëluftëtarët  heronjë dhe patritotë, të cilët qe 21 vjet nuk u kujtuan, që të ngrihen në asnjë protestë  demokratike paqësore e të kërkojnë drejtësi nga institucioent  shtetërore të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Evropës për të zbardhur “enigmën”  e vrasjes së tre heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, të cilët ranë viktima të terrorizmit politik në Tropojë dhe në Tiranë (1998).

-Turpi, padrejtësia dhe pandërgjegjeshmëria nuk paskanë kufi, ja, kaluan 20 vjet, qëkur ranë dëshmorë këta heronj për lirinë e Kosovës, e askush nga elita lideriste politike shtetërore dhe nga ajo akademike as në Tiranë e as në Prishtinë nuk e pa të arsyeshme, të morlashme, të ligjshme, humane dhe demokratike, që të ngrejë zërin kundër PADREJTËSISË  për moszbardhjen e vrasjes politike të këtyre tre heronjve të UÇK-së, përkatësisht të Kosovës 1998-2018).

Syndromi vetëmohues, harrojnë patriotët shqiptarë vajtojnë  viktimat serbe !  

“Tiranë, 16 Janar –  Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare (Liria, Demokracia dhe Drejtësia), Oliver Ivanoviq. Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.”http://www.zhurnal.mk/content/?id=1811615552573)

Çfarë paradoksi absurd dhe iracional, në vend se presidenti, Iliri Meta, kryeministri i qeverisë, Edia Rama, kryetari i kuvendit, Gramos Ruçi dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, të kërkonin hapjen e procesit gjyqësor për zbardhjen e vrasjes politike terroriste të 3 heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, hipotekë kjo, e cila qe 20 vjet rëndon mbi supet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri (1998-201), këta kërkojnë urgjentisht zbardhjne urgjente të aktorëve të vrasjes së lidferit politik serb, Oliver Ivanoviq, i dyshuar dhe i burgosur për krime të luftës në Kosovë!

Vajtojnë Ivanoviqin, injorojnë heronjtë e Kosovës!?

-Pse Shqipëria e fsheh dhe e hesht terrorizmin politik ndaj Ilir Konushevcit, Hazir Malës dhe Ahmet Krasniqit, kurse rrufeshëm e dënon terrorizmin serb ndaj Ivanoviqit?! –Nuk është ky turp, padrejtësi, paradoks dhe antihumanizëm?!

Të kuptohemi, dhe të bindemi njëherë e përgjithmonë se drejtësia nuk është e rezervuar vetëm për serbët, përkatësisht vetëm për pushtuesit sllavë ballkanikë, por, për të gjithë popujt e botës. Prandaj, shqiptarët për asnjë çmim nuk duhet vrarë vetëveten për llogari dhe për interesa pushtuese të asnjë armiku qoftë i madh apo i vogël, qoftë i brendshëm apo i jashtëm.

Krimi nuk amnistohet, qoftë i kryer në kohë lufte a në paqe

– Logjikisht, çdo njeri normal, duhet dënuar krimet e terrorizmit dhe të gjenocidit kudo që shfaqen në botë. Mirëpo, gjithmonë, duhet nisur nga e afërta e pastaj, të shkohet te e largëta (së pari, duhet fshirë oborrin tënd, pastaj të kërkosh fshirjen e oborrit të huaj).

Pretekst për të shkruar ca rreshta në këtë temë, ishte reagimi si “rrufeja” i pushtetarëve shqiptarë nga Tirana dhe nga Prishtina ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit (kryelider i partisë (Liria, demokracia dhe drejtësia) në Mitrovicë, më 16 janar 2018, të cilët me të drejtë e denoncuan një krim të tillë, ashtu sikurse Beogradi zyrtar dhe BE-ja etj.

Mirëpo, ajo që krijoi përshtypje të veçantë në opinionin publik ballkanik, ishte reagimi urgjent denoncues i shtetarëve dhe i liderëve politikë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në Shqipëri, të parët reaguan: presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, si dhe kryeliderë të partive politike (Lulzim Basha nga PD dhe Monika Kryemadhi nga LSI).

Në Kosovë reaguan presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryekuvendari Kadri Veseli, të të gjithë e dënuan vrasjen e kryeliderit politik serb Oliver Ivanoviq, me mesazhin, që sa më parë të zbulohen kryersit e këtij akti kriminal.

Krejt në rregull, si Prishtina, ashtu edhe Tirana kanë të drejtë të kërkojnë që të zbulohen autorët e krimit ndaj viktimës Oliver Ivanoviq. Mirëpo, lind pyetja, pse shtetarët dhe liderët politikë të Shqipërisë nuk ishin kaq të shpejtë dhe efikas për zbulimin e atentateve terroriste politike, të kryera kundër heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Mala dhe Ahmet Krasniqi, që për motive dhe për interesa politike u vranë mizorisht në territorin e Shqipërisë në maj dhe në shtator të vitit 1998.

Si mund të jesh hero i një populli dhe i një shteti, e të mos zbulohet se kush ishte vrastari i tij?!

-Tanimë u bënë 20 vjet (1998-1999) institucionet dhe organet e sistemit politik dhe të drejtësisë së Republikës së Shqipërisë kanë heshtuar dhe bllokuar aktet terroriste kundër heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Mala dhe Ahmet Krasniqi, kurse më 16 janar 2018, si vetëtima kërkuan denoncimin dhe zbulimin urgjent të vrasësve të Oliver Ivanoviqit (kryeliderit politik serb të “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”).

Prandaj, të nderuar pushtetarë të Kosovës dhe të Shqipërisë, ashtu siç po kërkoni, që me procedurë të shkurtër të zbulohen vrasësit e liderit politik serb Oliver Ivanoviq, duhet të kërkoni edhe zbulimin e vrasjeve makabër të heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Mala dhe Ahmet Krasniqi, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta bindni Evropën, Amerikën dhe tërë botën, se nuk pajtoheni me krimet e terrorizmit kushdo që të jenë kryerësit, projektuesit dhe urdhërdhënësit e tyre.

-Vetëm kështu mund ta mbroni drejtësinë, ta nderoni kombin, shtetin dhe atdheun, sepse fshehja e së vërtetës dhe e drejtësisë përbën krim dhe dënim qoftë sipas së drejtës së brendshme, ashtu edhe sipas së drejtës ndërkombëtare.

Sa më sipër, prapë shtrohet pyetja, ku është drejtësia këtu, për serbin Ivanoviq urgjentisht u ngrit në këmbë e gjithë leva shtetërore e Shqipërisë dhe e Kosovës, kurse për vrasjen e heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Mala dhe Ahmet Krasniqi, qe 20 vjet (1998-2018), as pushteti e as mileti nuk kërkojnë verdiktin e drejtësisë!?

Pse në këto raste kanë dështuar politika dhe drejtësia, kjo nuk është e çuditshme, por, pse deri më sot, askush nga elita klasës akademike “çile guri gojën”?!

-Kjo është tejet brengosëse, e turpshme dhe për çdo gjykim, të harrohen heronjtë e Kosovës, të cilët flijuan jetet e tyre për lirinë e Kosovës! – Ku është ndërgjegjja, pse elita akademike qe 20 vjet nuk kërkon drejtësi për zbardhjen e këtyre rasteve nga ana e shtetit shqiptar, ose nga institucionet ndërkombëtare?!

Deshi apo nuk deshi, drejtësia e Shqipërisë, duhet të flasë, sepse vrasjet e tilla nuk janë vetëm çështje e brendshme e Shqipërisë, apo e Kosovës, por janë të sanksionuara edhe me të drejtën ndërkombëtare sipas së cilës mbajnë përgjegjësi pushtetarët e këtyre dy shteteve nëse nuk zbardhin krimet e tilla të terrorizmit.

Duke qenë se, Ilir Konushevci dhe Ahmet Krasniqi janë heronjë të shpallur nga Kosova dhe të dekoruar nga Shqipëria, lind pyetja, si është e mundur, që të mos kërkohet zbardhja e vrasjes së tyre në Shqipëri(1998), duke qenë se nuk jetojmë në kohën e egërsisë dhe të fiseve mbase Shqipëria është shtet i mirëfilltë, që ka ligje dhe kushtetutë të veten?

Pavarësisht nga kalkulimi i “hesapeve” të politikës së pushtetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, klasa akademike shqiptare, si dhe çdo shqiptar ka të drejtën morale dhe ligjore ta ngrejë zërin, duke kërkuar nga drejtësia e shtetit shqiptar zbardhjen e ratsve tragjike të heronjve të Kosovës, Ilir Konushevci, Hazir Mala dhe Ahmet Krasniqi.

Duke qenë se ne nuk jemi as gjykatës, as investigues e as avokatë, e drejta jonë morale dhe ligjore si pjesëtarë të shoqërisë shqiptare, është të kërkojmë drejtësi për viktimat e terrorizmit politik, Ilir Konushevci, Hazir Mala dhe Ahmet Krasniqi, sepse është e turpshme, absurde, amorale, antiligjore, antikushtetuese dhe antihumane, që në kohë paqeje, të mos ketë Drejtësi për këta heronj të Kosovës, të cilët flijuan jetët e tyre për linë e Kosovës.

Veç tjerash, nëse Shqipëria hesht edhe më tej, duke mos zbardhur krimet e theksuara ndaj këtyre dëshmorëve të Kosovës, atëherë, pa dyshim se, do t’i mbetet borxh historisë kombëtare shqiptare dhe drejtësisë, si dhe do të përballet me pengesat dhe me vështirësitë për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE), i cili nuk pranon shtete me bagazh të një hipoteke të tillë të terrorizmit politik, pavarësisht se kush dhe, për çfarë interesash fshihet pas tij, edhe pse kanë kaluar jo më pak se 20 vjet (1998-2018)

Hakerët kanë vjedhur të dhënat personale të rreth 1,000 desertorëve të Koresë së Veriut. Ministria e Bashkimit të Koresë së Jugut ka zbuluar se emrat, datat e lindjes dhe adresat e 997 desertorëve të Koresë së Veriut që kanë qenë të regjistruar në databazën e Koresë së Jugut.

Kjo është hera e parë që informacionet në lidhje me desertorët e Koresë së Veriut janë zbuluar në një shkallë aq të madhe. Kjo rrjedhje e informacioneve personale, mund të rrezikojë desertorët që ata ose familjet e tyre , të ndëshkohen nga ana e regjimit diktatorial të Koresë së Veriut.


Pas një sëmundje të rëndë ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare bilbili i këngës qytetare Shkodrane Bik Ndoja. Ludovik Ndoj Gjergji i njohur si Bik Ndoja lindi në Shkodër me 13 gusht të vitit 1925 dhe është një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX. Bik Ndoja gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër “Jordan Misja”.

Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasmë familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja.

Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Bik dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit. Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare të due”, Kënga e Ded Gjo’Lulit etj.

Në vitin 1969 iu akordua titulli “Artist i merituar”, ndërsa në vitin 1999 Bashkia e qytetit të Shkodrës i akordoj titullin “Krenaria e qytetit”, në vitin 2007 Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”, ndërsa që në vitin 2011 pranë institucionit të Presidentit qëndron dosja për akordimin e titullit “Mjeshtër i madh”, por që asnjëherë nuk ju dha.

Për herë të fundit Bik Ndoja mori pjesë në një aktivitet artistik në vitin 2014, atë të “Ahengut Shkodran”. Homazhet në nderim të bilbilit të këngës qytetare Shkodrane Bik Ndoja do zhvillohen në Teatrin “Migjeni”nga ora 11-13 ditën e hënë