Një akademik britanik ka zbuluar një fotografi të gruas të përshkruar nga disa si dashuria e vërtetë e Vladimir Leninit, pasi fotoja kishte humbur për gati një shekull.

Dr Robert Henderson, ekspert i historisë ruse në Queen Mary University në Londër, zbuloi fotografinë e Apollinariya Yakubova, një revolucionare ruse, e cila ka jetuar në Londër në fillim të shekullit të XX.

Yakubova dhe bashkëshorti i saj ishin bashkëpunëtorë të ngushtë me Leninin dhe gruan e tij, Nadezhda Krupskaya. Henderson e gjeti fotografinë në Arkivin e Shtetit të Federatës Ruse në Moskë në muajin prill, ndërsa hulumtonte për jetën e një revolucionar i ri, Vladimir Burtsev, për një libër.

Sipas akademikut, Lenini e quante Yakubovan “Liroshka”, një formë përkëdhelëse për njeriun që do.

Ajo u burgos, si Lenini, në një kamp siberian për idetë e saj revolucionare, nga i cili u arratis dhe pas një udhëtimi të gjatë prej 7000 miljesh arriti në Londër, ku u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të Partisw Social Demokrate Punëtore në mërgim.

Ajo madje thuhet se e refuzoi propozimin për martesë të Leninit, një plagë që liderit historik rus nuk iu mbyll kurrë.

Apollinariya përshkruhet nga bashkëkohësit si “një person i mrekullueshëm, inteligjente, e vendosur, dhe jashtëzakonisht e sinqertë”. Nuk dihet se çfarë u bë me Yakubovan, por besohet se ka vdekur mes viteve 1913 dhe 1917.

I burgosuri i cili para 56 vjetësh ka qenë në burg në Shawshank, për të cilin është bërë filmi legjendar “Arratisja nga Shawshanku” është arrestuar të martën.

Zyrtarët kanë deklaruar se kanë gjetur 79 vjeçarin Frank Freshvoters, i cili e ka përdorur emrin Williams Coke , pasi ata morën informatën se jeton në Melburn.

“Ne iu afruam, ia treguam një fotografi nga viti 1959 dhe e pyetëm nëse e kishte parë një person ndonjëherë. Ai është përgjigjur se nuk e kishte parë një kohë të gjatë”, e ka përshkruar takimin me të arratisurin Tod Gudjir nga policia lokale.

Freshvorters nga viti 1959 ka jetuar me emër të rrejshëm, nuk ka ardhur në situatë që të jetë në kontakt me policinë, por edhe ka fituar ndihmë sociale.

Sonda kineze “Chang’e-4”, që zbriti në fillim të muajit të kaluar në Hënë, regjistroi në sipërfaqen e pjesës së fshehur temperatura të netëve hënore më të ftohta nga se parashikohej, njoftoi Agjencia Hapësinore Kineze. Temperatura në sipërfaqe zbriti nën 190 gradë Celsius, ose një temperaturë shumë më e ftohtë nga ajo që prisnin shkencëtarët, gjatë mbrëmjes së parë hënore që kaloi sonda “Chang’e-4”, që është pagëzuar me emrin e perëndisë së Hënës në mitologjinë kineze. Temperaturat e mbrëmjes në sipërfaqen e fshehur të këtij trupi qiellor u regjistruan nga sonda pasi ajo u bë aktive të mërkurën, pasi kishte rënë në gjendje letargjike për gati dy javë.

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar edhe këtë të premte me akuzat ndaj paraardhësit të tij në detyrë, Sali Berisha.

Pak orë pas sulmeve të Sali Berishës ndaj Hashim Thaçit, kryeministri Rama ka komentuar deklaratat.

Përmes Twitter, Rama shkruan se Berisha e quan Presidentin e Kosovës argat, ndërkohë që vetë numëron një sërë ‘bëmash’.

Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit.

Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.

Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq.

Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, tha Rama.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka njoftuar se më 19 mars hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm.

Ibrahimi ka zbuluar se deri më tani kanë aplikuar 11 kandidatë për SPAK, ndërkohë që kanë mbetur edhe 7 ditë afat.

Ai tha se SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm janë gati në muajin qershor, ndërsa qeveria është përgjegjëse për mungesën e zyrave.

SPAK së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

Kryeministri Rama në seancën e sotme në Kuvend ‘thumboi’  Sali Berishën, kur e pyeti: ‘N’ mundsh a e kalon Oqeanin?’ duke lënë të kuptohet se ambasada i ka hequr vizën për në SHBA. Gazetari Artan Hoxha u shpreh në Report Tv se sipas burimeve, Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në SHBA.

Ka pasur një lajm që ka qarkulluar që para dy javësh që ka një vendim nga DASH. Vendimin e merr DASH, në të gjitha rastet e deri tanishme e merr ky institucion. Është folur se është marrë një vendim edhe për ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij. Por në rastin konkret kjo qarkullonte si një lajm i pakonfirmuar. Në seancën e së hënës në parlament, nëse e kujtoni Rama bëri një insinuatë, i tha Berishës që të ka trullosur mesazhi që të ka ardhur, por nuk e vazhdoi më tej. E tha, mesazhi që të ka ardhur, ti e di nga të ka ardhur. Kjo është gjuha e koduar që përdorin politikanët.

Tani, sot kryeministri bëri kriptimin, publikoi atë që e hodhi javën e kaluar dhe pyetja që iu bë Berishës, n’ mundsh a e kalon Oqeanin? Duke lënë të kuptohet që SHBA e ka ndaluar udhëtimin e Berishës. Gjëja që më bëri të dyshoj ishte reagimi i Berishës, shpjegimi që nuk udhëton se nuk përfaqëson më zyrtarisht PD-në. Rama i tha: ti ke qenë në Bundestag. Informacioni është që DASH ka bërë një listë, që politikanët shqiptarë nuk do ta kenë kaq të lehtë këtë radhë. Çdo njeri që ka penguar reformën në drejtësi do të ketë masa. DASH e ka bërë publik vendimin në rastet e kaluara, ne nuk e kemi marrë vesh ditën kur është marrë. Burime thonë se ky vendim është marrë, por ne nuk e kemi parë.

Duke pasur parasysh eksperiencën e vendimeve të para, merret vendimi, merret pak kohë më pas publikohet. Deri tani njerëzit e ndaluar kanë qenë ata që kanë penguar reformën në drejtësi apo kanë pasur lidhje me afera kriminale. Vendimi thuhet se është marrë për familjen Berisha, por kjo gjë vërtetohet kur të dalë vendimi në faqen zyrtare. Nëse Rama e ka marrë përmes kanaleve diplomatike dhe e ka hedhur për lojë politike, mua nuk më duket shumë korrekte. Nuk do të doja të merrej një vendim i tillë, Berisha ka qenë dominuesi i politikës shqiptare për 30 vite, ka marrë të gjitha pozicionet më të larta. Por nëse është e vërtetë, kemi hyrë në fazën kur SPAK-u ka nisur betejën”, deklaroi Artan Hoxha.

Pa Censurë ka zhvilluar një intervistë me mjekun Rexhail Ramadani nga Kumanova, i cili si mjek vepron në Gjermani.
Për më tepër lexoni intervistën:

Pa Censurë : Çfarë ju shtyju që të lagoheshit nga vendi?

Zakonisht largimi nga vendlindja vjen nga mungesa e prespektives dhe mundësitë për t’i zhvilluar potencialet që ke. Në Maqedoni gjithcka varet prej politikës dhe pothuajse pa politikën nuk mund të përparosh asgjëkundi. Meqë një oligarki politike merr nën kontroll jetën e njerëzve, vendos për gjithcka atëhere kjo varshmëri krijon selektivitet. Ky selektivitet disave u jep mundësi të bëjne jetë më të mirë e shumices nuk u jep. Ato që nuk e kanë mundësine i kap krimbi i frustracioneve sepse smund ti ralizojne ambicjet që kanë, nuk e sheh prespektiven dhe vjen një ndjenjë se duhet të kërkosh diku tjeter një jetë më të mire. Meqë kjo klase politike vjen nga mendësi e vjeter që abuzon me ato kauzat “kombëtare“ injoron jetërat e njerëzve madje skanë asnjë lloj koncepti politik atëhere të shprehësh mendim ndryshe është një blasfemi per to, ti konsiderohesh armik i tyre pra ti duhet të jesh shembulli se nëse je kundër tyre të mbyllen rrugët për prespektive. Ka shume të rinjë që nuk e shohin prespektivën , nuk janë të vleresuara vlerat e tyre dhe nuk e u jepet shanse kështu që ngelet të provosh diku tjetër shansën për një jetë më të mirë, nuk mund të sigurojnë mirëqenie minimale ekonomike dhe detyrohen të zgjedhin një alternative që është migrimi.

Pa Censurë : Si do ta përshkruani dallimin në mes të punuarit mjek në Gjermani dhe në Maqedoni?

Në Gjermani funksionon shteti i së drejtës, dinjiteti është i respektuar, jeta është e sigurtë , nuk je i diskriminuar, i ke të garantuara të drejtat dhe lirite e njeriut dhe je i fokusuar në punë , në dicipline dhe fundjave kërkon kohe të lire që të ja kushtosh vetës. Jeta është individualiste, standardi i jetesës është i mire. Në aspektin profesional , sistemi është i decentralizuar dhe secili ka mundesi ti zhvilloje potencialet dhe të pergaditet për ato afinitete profesionale që ai synon. Je i motivuar për punë sepse edhe pacientët të e vleresojne punën që bën për to edhe me rrogën që merr mund të jetosh mire. Nuk ka selektivitet sikur në Maqedoni që nese je i afert me partine dhe ke lidhje mund te punësohesh , të kesh mundesi të punosh me mjek ose profesore që kane përvoje dhe ke mundesi të bësh karriere të sukseksshme. Ndërsa nëse nuk je me partine ose ke mendim ndryshe paguan specializim privat që kushton 8 mijë deri 10 mijë Euro dhe të mos marrësh rrogë , nuk je i integruar në punë , nuk të jepet hapsire të zhvillohesh dhe madje nuk të garantohet as vend pune. Une i kam provuar dy sistemet dhe ka dallime të mëdha si funksionon sistemi dhe mënyren se si pergaditet mjeku. Përgaditja e mjekeve është selektive në Maqedoni dhe teorike , nëse punësohesh në klinike universitare ke gjasa të avancosh më shumë, nëse nuk i ke këto gjasa atëhere formimi është më i dobet në periferi. Sepse mjeksia sic ka thene Platoni eshte Tekne, pra do nje inteligjence teknike dhe përvoja dhe trajnimi i vazhdueshëm e bëjne formimin e mjekut.

Rasti im atehere ishte se isha i stigmatizuar po shprehem ironikisht si nje kritik i partise dhe i shokut Enver. Madje kan qenë disa ministra shqiptarë : ishte z. Imer Selmani që nuk më pranoi edhe pse më premtoi përmes një gazete. Z. Bujar Osmani ka qene i paarritshem dhe madje ne kohen e tij si mjek spcialist me eliminonte në cdo konkurs. E pa logjikishme por e vërtete. Armiku i partise dhe i shokut Enver duhej që të ndëshkohej. Koleget e mi e dijnë gjithë se trajtimi ndaj meje ishte personal i padrejte dhe isha i diskriminuar edhe si mjek edhe si intelektual përshkak të bindjeve të mia politike. Por ne fakt bindjet e mia gjithnje kanë qenë republikane dhe jam një ithtar autentik origjinale i ideve republikane ndoshta i vetmi që i kam promovuar këto ide. Por ja që ato me perceptonin si te tille. As se kam kuptuar kush pse , dhe prej kujt shpesh me kujtohet Jozefi K nje personazh i romanit “Procesi“ i Franc Kafkes pra se kuptoja pse dhe prej kujt. Ndaj meje edhe si mjek edhe si intelektual mu bllokuan rruget dhe e pash si rrugedalje te iki ne Gjermani. Madje punesimi u pat bere me provim pranues, mbaron specializimin jep gjithe provimet, merr licencen e punes si mjek specialist, por per tu pranu ne spital duheshte qe ti nenshtrohesh provimit pranues, absurditet i llojit vecante. Keto lloj absurditete nuk i ke ne Gjermani. As nuk duhet ta njohesh askend, as nuk duhet te mbeshtese ndonje parti konkuron me vlerat e tua dhe angazhohesh qe ti realizosh potencialet e tua.

Pa Censurë : A mendoni se tani jeni plotësuar profesionalisht, mendonit se këtë nuk mund ta arrini në Maqeoni?

Në Maqedoni si një disident që më paten cilesuar partia në pushtet nuk e kam kuptuar as kush po e them me ironi si armik i partise dhe I shokut Enver , sigurisht nuk I pata realizuar ambicjet e mia. Andaj zgjodha të provoj fatin në Gjermani që ofron mundësi pune. E më pas arrita të siguroje lejeqëndrimin e përhershem. Por që në Gjermani pranohet vetem studimi bazik dhe më tejë vazhdon përgaditjen profesionale për ta njohur specializimin. Por puna dhe mundësite teknike që jane, të mundësojne të krijosh përvojë të madhe, mundesite për të mësuar metodat diagnostike janë të mëdha sepse nuk të kufizon askush dhe ka mundësi të ndjekësh trajnime të ndryshme. Kështu që me punë arrin standardet. Pra në Gjermani meqë sistemi është i decentralizuar si në qendër si në periferi synimi është tek mjeku të zhvillohën në maksimum potencialet e tij që tu shërbehet pacientëve kudo me të njëjtin standard. Gjermani vlerë të madhe ka puna.
Ku e shini të ardhmen, do të ktheheni të kontribuoni për vendin tuaj?
Kur e ke lejeqendrimin e përhershem, je i sistematizuar me pune dhe e ke të sigurte jetën , atëhere nuk bën plane të kthehësh , sepse ke investuar mjaft që të arrish këto. Asnjëhere se preferoj të jem demagog, une edhe në problemet shoqërore kur fokusohem nuk preferoj të flas për veten por te koncentrohem në zgjidhjen e problemit. Demagogjia është sëmundje e shoqërise sone, mban pozite dhe nuk ka as dije as kualifikim të nevojshëm andaj ai i kthehet demagogjise duke na bindur se sa patriot është. Ai që sdi të zgjidhe probleme dhe sfida shoqërore ai nuk është patriot. Ai është demago dhe profiter personal i dëmshem për shoqërinë.
Unë kontriboj mjaft për vendin time sepse shkruaj shumë, përpiqem të kontriboj në rritjen e ndërgjegjes shoqërore. Motori i gjithë levizjeve shoqërore është progresi i ndërgjegjes. Nëse do të më jepte populli ndonje detyrë për të kontribuar për to do ta kryeja në mënyren më të mire të mundshme. Por deri sot nuk na ka dhënë, ne kontribojme vullnetarisht madje e shpenzojme edhe kohen tone të lire. Sa kam qenë në Maqedoni kam kontribuar edhe si mjek, edhe si profesor në shkollën e mesme të mjeksise po edhe si intelektual përmes mendimit kritik dhe betejën ndaj padrejtësive dhe fenomeneve negative në shoqëri. Pasi kam specializuar dhe pata dhënë gjithë provimet e magjistratures kam ardhe në Gjermani për të kërkuar pune se atje smundesha disa vite të gjeja pune si mjek.
Do të kisha kontribuar shumë në vendin tim sikur të më jepej mundesia si mjek dhe si intelektual . Si intelektual kam studiuar disa vite qytetërimin evropian duke studiuar idete kryesore ekonomike, politike si dhe konfliktin thelbësor republikan dhe oligarkik që nga lashtësia e deri sot në poltikën ndërkombetare, me pëlqen letersia , filozofia , në Gjarmani kam pasur një trajnim në psikoanalize dhe sëmundje psikosomatike dhe në këte periudhe jam marrë me psikologjine egzistencialiste dhe filozofine egzistencialiste, meë pas në semundjet brendshme ku vazhdoj të punoj, kam ndjekur shume trajnime të shumta. Asnjëhere nuk mund ti thuash vetës se je i mirë, sepse gjithnje duhet të mësosh, të lexosh e të mësosh gjëra të reja. Sekreti për ti zhvilluar potencialet e tua në mënyre të vazhdueshme është të mbetesh nxënës. Sepse nxënësi vazhdimisht mëson gjëra të reja. Shkenca avancon dhe ti ke nevoje gjithmone ti ndjekësh. Nuk është lumturia tek arritja e majës, por tek rruga për tek maja thoshte Ruzvelti. Sepse nëse arrin majën sic thote Irvin Yalomi sytë spontanisht të shkojnë kah tatëpjeta. E unë nuk e preferoj majen vetëm përmiresimin dhe mësimin e vazhdueshëm e kjo të sjell entuziazëm vazhdimisht.

Pa Censurë : Çfarë ju sugjeroni të rinjve të tjerë që çdo ditë e më shumë largohen nga Maqedonia?

Të rinjët janë kategoria më vulnerable e shoqërise sepse atyre u mungon prespektiva në vendin e tyre e ky është shkaku i migrimit. Ato duhet të përkushtohen më tepër përgaditjes së tyre profesionale dhe intelektuale. Të lexojnë vepra serioze , ti lëne portalet, gazetat sepse ato nuk ndikojne në formimin e tyre. Ato duhet të përgaditen për jetë. Për tu përgaditur për jetë së pari duhet të edukohen mire të arsimohen , të lexojnë dhe të punojnë. Profesionalisht më tepër ti përkushtohen punës praktike është më e dobishme dhe krijimit të përvojës, ndërsa edukimi arrihet përmes ndjekjes shembujve pozitiv dhe leximit serioz. Ato duhet të ndërgjegjesohen që të bëhen faktor aktiv , të luftojne për të drejtat e tyre , të luftojnë për prespektivë dhe të mos bëhen vetëm militante por të krijojnë vete vizion dhe të ngjallin nga gjumi shoqërine dhe ti pensionojne politikanë dështak që pengojne dhe dëmtojne ardhmërine e tyre. Një rini e ditur, aktive dhe që di cka kërkon bëhet forcë levizëse e shoqërise dhe krijon prespektivë. Rini e paditur dhe militante partive pa krijim të ideve personale dështon.

Pa Censurë : Keni botuar libra në lidhje me mjeksinë, çfarë mund të na thoni më shumë .

Kam në ribotim një vepër tashme që e kam botuar “E vërteta e qytetërimit Evropian“ rreth 900 faqe. vepër e rrallë dhe me një qasje krejt tjeter nga ajo që e kemi mësuar në shkollë dhe si fillese është idea e historise universale e Fridrih Shilerit që është poeti i lirise dhe dramat e tij si ato të Shekspirit janë dramat e preferuara si Tragjedia e Vallenshtajnit, Don Karlosi, Maria Stjuart, Vjedhësi janë romane historike dhe kanë një vlere të madhe për të kuptuar historinë universale. Më pas nga idetë e Fridrih Shilerit kam bërë konstruksion të historise universale duke pasur në qender konfliktin në mes konceptimit imago deri te Platonit dhe zoon politikon të Aristotelit. E kam gati vetëm më duhet kohë për ta botuar. Madje kam shumë shkrime për filozofi, letersi, politike ekonomike amerikane meqë jam marre shume me historine autentike të eterve themelues të Shba- së dhe kritike ndaj neoliberalizmit dhe kapitalizmit por vetëm duhet ti mbledh këto materiale ti botoj libra. Kam edhe ide për të shkruar për ruajtjen e shëndetit në suaza të lidhjes shpirt dhe trup duke u bazuar në të dhënat më të fundit të teorive moderne biologjike. Po më duhet kohë . Dua të kem edhe kohe të lire për të shëtitur në vende të ndryshme, sic thotë Fridrih Niçe së të mësuarit dhe puna duhet ti shërbeje jetës dhe jo jeta të mësuarit dhe punës.

Gazeta e ushtrisë amerikane, “Stars and Stripes” i ka kushtuar një shkrim lajmit se NATO ka nisur punën për ngritjen e një baze ajrore në Shqipëri.

Gazeta thekson se qëllimi i ngritjes së kësaj baze është kundërvënia ndaj influencës ruse në rajon.

“NATO pritet të zgjerojë prezencën në Ballkan- ku Perëndimi dhe Rusia janë ngërthyer në një betejë për ndikim- ndërsa Shqipëria përgatitet për të pritur të parën bazë ushtarake të aleancës në rajon”.

“Zyrtarët shqiptarë dhe amerikanë shënuan të enjten nisjen e fazës së parë të projektit prej 58 milionë euro për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës në qendër të Shqipërisë, në mënyrë që ajo të jetë në përputhje me standardet e NATO-s”.

Në shkrim theksohet se Shqipëria nuk ka avionët e saj dhe se prej vitit 2009 kur u bë pjesë e Aleancës, hapësira ajrore është monitoruar nga Italia dhe Greqia.

Më tej theksohet se investimi erdhi pasi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri një vizitë në Pentagon ku kërkoi ngritjen e një baze të SHBA ose të NATOs në rajon për t’iu kundërvënë ndikimit rus, por edhe interesave të vendeve si Kina dhe Irani.

“Rajoni ka qenë sheshbeteje për ndikim mes Perëndimit dhe Rusisë, e cila ka kritikuar lëvizjet për të zgjeruar anëtarësimin e NATO-s në këtë rajon, duke theksuar se kërcënon sigurinë rajonale,” thekson shkrimi.

Liga Profesioniste e Futbollit mori miratimin nga ana e klubeve të Superligës muajin e kaluar dhe pa vonesë është nisur të mendohet për strukturimin e saj. Qëllimi kryesor i Ligës është përmirësimi i financave të klubeve, që vazhdimisht kanë patur probleme, aq sa UEFA në raportin e fundit përmend faktin se pjesa dërrmuese e të ardhurave sigurohet nga shpërblimet e saj.

Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libovova thotë për TV Klan se çfarë do të ndryshoje në futbollin shqiptar.

“Besoj që balanca do të anojë te burimet dhe të ardhurat që vetë klubet, vetë Superliga do të sigurojë për anëtarët e saj. Nuk do të nënvlerësohet burimi i UEFA-s, pasi është e një ardhur e vazhdueshme  sidomos për investimet në infrastrukturë, ndërsa organizimi i lojës dhe shpenzimet do të përballohen nga burimet që do të gjejë Superliga”, tha Edvin Libohova, President i Ligës Profesioniste të Futbollit.

Përveç të ardhurave që do të vijnë nga të drejtat e imazhit dhe ato tregtare, Liga do të ketë ndikim në komisione, përfshi arbitrat.

“Vetë Liga duke përfaqësuar interesat e klubeve do të ketë ndikimin e saj në komisionet e Disiplinës, Etikës e Arbitrave dhe organizmin e garës.”

Me krijimin e Ligës, sipas Edvin Libohovës do të ketë më tepër garanci edhe për futbollistët.

“Një nga prioritet do të jetë regullariteti i marrëdhënies së futbollistëve me klubet dhe klubeve përbrenda tyre që ky problem të shkojë drejt zgjidhjes.”

Parashikohet që Liga Profesioniste e Futbollit të nisë aktivitetin prej sezonit të ardhshëm.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të këtij muaji i ka kthyer përgjigje letrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në letrën e tij dërguar Presidentit Trump, Presidenti Thaçi është zotuar se do ta kryejë pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga Presidenti Trump në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme”.

Presidenti Thaçi e ka siguruar Presidentin Trump se është i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, e cila do t’i përfshinte të gjitha çështjet e hapura dhe do i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë.

“Siç kemi diskutuar në Paris – dhe siç u kam shpjeguar më në detaje Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, gjatë vizitave të mia të paradokohshme në Uashington – pajtohem me ju se një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë është afër tani. Prandaj, më lejoni t’ju ofroj garancitë e mia personale se si President i Kosovës do të jem i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëj kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, që do të përfshijë të gjitha çështjet e hapura, duke i dhënë kështu fund konfliktit shekullor me Serbinë”, deklaron Thaçi.

Presidenti shton më tej se “marrëveshja e arritur nuk do të jetë paqe e përkohshme apo konflikt i ngrirë. Ne po mundohemi të dalim nga ky qark dhe të arrijmë një marrëveshje permanente në të cilën të dyja palët e njohin njëra-tjetrën dhe heqin dorë nga konflikti dhe sipas të cilës Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”.

Sipas tij, një arritje e tillë historike kërkon angazhim maksimal nga të dyja palët. “Unë zotohem se do të kryej pjesën time të punës. Do u apeloj bashkëqytetarëve të mi kosovarë që të ndjekin thirrjen që keni bërë në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme””.

“I gëzohem mundësisë që të bashkëpunojmë ngushtë me Ju dhe me shumë miq tonë në Shtetet e Bashkuara në zhvillimin e kësaj iniciative diplomatike. Dhe, siç keni sugjeruar me zemërgjerësi, nuk ka mënyrë më të mirë për të celebruar suksesin tonë se sa të ndjekim lidershipin tuaj dhe do t’iu bashkohemi në Shtëpinë e Bardhë, ku paqja dhe historia krijohen bashkë. Në fund, më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi dhe t’Ju ftoj për të vizituar Kosovën, të takoni popullin më proamerikan dhe amerikanët që shërbejnë në Kosovë, si dhe të bëheni dëshmitar i suksesit tonë të përbashkët në ndërtimin e një Kosove shumetnike, e përkushtuar për paqe, liri dhe drejtësi”, përfundon Presidenti Thaçi.