Njè mashkull èshtè gjithèsia..
Tek ai, gjenè dashuri dhe fllad.
Merr jetè, nga puthje e tij,
Nga shpirti ngrohtèsi shpèrndan …

Njè mashkull èshtè gjithèsia ,,
Eshtè dritè, qè rrezaton nè sy..
Eshtè bota,dhe ajkè pèr ç’do femèr,,
Eshtè mburoj pèr femrèn e tij..

Njè mashkull tè mbushè shpirtin..
Nektar merrè nga buzè e tij.
Eshtè parajsè sa vetè jeta..
Mashkulli èshtè embrion krijese,,

Njè mashkull di t’è falè èmbèlsi,,
Nga shpirti zambakè i lulèzon..
Butèsi, di t’è falè dlirèsi e tij..
Embèlsi e magjishme e natès dashuri..

Njè mashkull èshtè tulipan qè çelè,,
Nè muaj tè ftohtè dhe tè ngrohè..
Tè dashuron, dhe tè ngrohè kur ka erè..
Dashuri tè dhuron pa fundè nè jetè..

Keq e keni kuptuar fjalèn “mashkull ”
Ju duket se vetèm shtratin kèrkon ?
Njè mashkull èshtè vetè gjithèsia..
Eshtè èngjèll dhe dashuri rrezaton.

Njè mashkull tè dashuron sa vetè jeta..
Nè gjoks tè vendos tè dègjosh melodi ..
Perludè, kèngè dhe poezi t’è detikon..
Dashuri hyjnore dhuron.”Tè quan femèr”

Mashkulli i dashuruar di t’è gjunjèzohet..
Me buqe trèndafili shprehè dashurinè.
Tè ndjekè, dhe dhuron zemrèn e pastèr..
Gjithshka e gjenè tek mashkulli ideal i jot..!!

Joki Mati.

Joki Mati-VETEM DETI ME KUPTON..

Sa herè qè ulem tek vèndi i jonè..
Pa frymè mè lènè kujtimet nga herè,,
Kujtoj me mallè ato netè mbrèmje..
Kur kokèn vendosja mbi supin tèndè..

Dhe ti, nè krahè me merrje..
Nè ajèr pupèl mè ngrije si zog..
Ndjeja vibracion tè frymès tènde..
Dègjoja zemrèn qè tè pluskonte..

Sa herè qè ulem tek vèndi jonè..
Kujtimet zbresin si yjet nga qiejt,
Shija e puthjes nè buzè mè ka mbetè..
Dhe vèndi èshtè boshè neve na pret..

Sa herè qè ulem tek vèndi jonè..
Ndjejè sytè e tu qè pas mè ndjekin,,
Shpirti mè ngrohet nga hènè e bukur..
Kurè ulur jam tek vèndi, kujtoj veç sytè e tu.! J.M.

KUR MALLI ME MERR PER TI..!

Kur malli mè merrè pèr ti,,
Brigjeve zbathuar ecè ngadal,,
Pèrhumbem bashkè me mendimet..
Se malli pèr ty mè ka marrè,Kurr malli mè merr pèr ti..
Fjalèt izoloj brènda nè shpirt,
E vetme pèrshkoj bregut tè detit..
Tè shikoj njè çast imazhin tènd..

Kur malli mè merr pèr ti..
Me valèn flas pèr fshehtèsinè,,
Mè buzèqesh vala bashkè me shkumèn,,
Loti rrèshket, dhe shkrinè mbi valè..

Kurr malli mè merr pèr ti..
Kujtimet mè rrethojnè netève tè vonè,,
Ecij mbi rèrèn e lagur ngadalè,,
Dhe gjurmèt ngelin mbi rèrè..

Kur tè gjèndesh pranè vèndit tonè..
Do shikosh puthjen e lènè nga unè..
Se malli mè merr pèr ty gjithmon..! J.Mati.

Merr gotèn nè dorèn tènde..

Gèzuar ta bèjm ne tè dy..
Tè shijojmè dashurinè tonè,,
Tè èndèrrojmè natèn magji.

Merr gotèn nè dorèn tènde.
Njè dolli tè ngrèm bashk..Pèr èndrrèn qè fshehur rri..
Me fjalè zemre mè pèrkèdhel,

Merr gotèn nè dorèn tènde..
Mè pèlqen, tè mè shohèsh nè sy,,
Njè pèrqafim kèrkoj sonte..
Njè puthje ta ndiej nè shpirt.

Merr gotèn nè dorèn tènde..
Mè thuaj Gèzuar kètè natè..
Syt mè jan verbuar nga malli,,
Zemra rrah melodi dhe zjarr..

Merr gotèn nè dorèn tènde..
Me fund le ta pimè kètè dolli ..
Mè thuaj gèzuar i dashur..
Dhe tè pèrhumbemi nè magji..

Merr gotèn nè dorè tènde..
Natèn le ta shuajm me verè..
Nè magjinè e èndrrès sè bukur..
Tè derdhim mjaltin e èndrrès tonè…

Joki Mati 21.03.2014

Nuk te shoh, por te kujtoj
Nuk te kam, por ste harroj
Nuk do jem, por egzistoj
Nuk bej gjum, por te mendoj
Nuk je ti, por jan kujtime
Nuk jan lot, por jan vajtime
Nuk jan plumba, por gabime
Qe me vrane dashurine time..!

PSE ?!
Ç’është jeta për ty? – e pyeta.
-Flluska sapuni, – m’u përgjigj.
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç’është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç’është me e kuptuar në Botë?
-Vdekja?
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu!
-Po më e butë?
-Ajo që s’ka lindur!
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen!
-Ç’është budallallëku?
-Të duash një gjë që s’e ke dhe të kujtosh se je ai që s’je!
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen!
-Ç’është më e afërme?
-Vdekja!
-Po më e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po më e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta!
-Më e ëmbël?
-Hiçi!
-Ç’gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po më e rëndë?
-Fjala!
-Më e pamundur? – Këtu u mendua pak, sikur donte të çlodhej. më shikoi një copë herë në fytyrë si me habi e pastaj duke m’i shtrënguar të dy duart, më tha me butësi:
-Edhe në të pyetur duhet mjeshtëri! Çfarë pyetët tani?
-Çfarë gjë ju duket tani dhe do t’ju dukej mbas disa mijë vjetëve – sikur të jetonit – si e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb!
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur!
-Çfarë gjë ju duket më e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njeri tjetër!
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri!
-Po më e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore!
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i të vobektit?
-E ardhmja!
-Nuk ju kuptoj, – i thashë për së dyti.
-Vdekja! -mu përgjigj serioz
-Po ç’përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime!

Një student kinez vdiq si pasojë e një ataku kardiak gjatë kohës që po shikonte një revistë erotike në një dhomë private në bankën e spermës.

Mjekët e Universitetit Vuhan (aty ku ishte vendosur banka) vunë re vetëm pas dy orësh që 23-vjeçari Zhen Gang nuk kishte dalë ende nga dhoma.

Kur shkuan për të kontrolluar, panë të riun të shtrirë pa ndjenja në tokë dhe pavarësisht përpjekjeve nuk arritën dot ta shpëtonin.

Kjo ngjarje u mësua nga opinioni publik pasi familja e të ndjerit e hodhi në gjyq bankën e spermës duke e akuzuar se ishte përgjegjëse për vdekjen e tij.

Por, gjyqi vendosi që Zhen Gangu ishte në gjendje të merrte vetë vendimet mbi jetën e tij, përfshirë futjen në programin e bankës së spermës. Në këtë mënyrë, u hodh poshtë kërkesa e familjes për një dëmshpërblim nga banka prej 700 mijë dollarësh.

Në kinë një vajzë ka zbuluar, pas 24 vitesh se i mungonte një pjesë mjaft e rëndësishme e sistemit nervor qendror, truri i vogël. Kjo është një histori e vërtetë dhe mjaft e rëndësishme për të kuptuar sesi truri ynë mund të përshtatet shumë mirë me gjithë pjesën tjetër të sistemit nervor edhe pse në mungesë të një pjese të saj.

Edhe pse ka vetëm 10% të trurit, llogaritet të ketë 50% të neuroneve. Truri i vogël kontrollon lëvizjet, specifikisht përsa i përket koordinimit të lëvizjeve muskulore të vullnetshme dhe jo të vullnetshme. Kjo pjesë e trurit ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen e ekuilibrit. Edhe pse është relativisht i vogël, ka gjithashtu një rol të rëndësishëm në mësimin e gjuhës dhe lëvizjeve në fazën e parë të rritjes. E pavarësisht kësaj, kjo 24-vjeçare ja ka dal shumë mirë edhe pse zbuloi që kishte një boshllëk në trurin e saj.

Vetëm pasi u drejtua në një spital të provincës së Shandong, duke u treguar mjekëve se kishte marrje mëndësh dhe të vjella, me anë të një aparature të mjekësisë kineze të quajtur Tac, u zbulua se në sistemin nervor, mungonte truri i vogël. Ky lajm u trajtua edhe nga revista “New Scientist” dhe nga revista e neurologjisë “Brain”. Mjekët dhe vajza mbetën të habitur nga ky lajm, ndërkohë që edhe mamaja, pas këtij lajmi filloi të kuptoi pse e bija kishte filluar të ecte aq vonë, në moshën 7-vjeçare, e të fliste në mënyrë të qartë e të kuptueshme vetëm në moshën 6-vjeçare. Revista “New Scientist” ka treguar se rasti i 24-vjeçares është rasti i i nëntë i zbuluar. Ata kanë shpjeguar se pjesa më e madhe e të tjerëve kanë vdekur që në fëmijëri dhe problemi është zbuluar vetëm gjatë autopsisë.  “Këto raste të rralla janë interesante pasi na ndihmojnë të studiojmë se si punon truri dhe si e kompenson pjesën që mungon”, ka shpjeguar për revistën shkencore, Mario Manto, studiues i çrregullimeve cerebrale në universitetin e Brukselit.

Shpjegimi i ekspertëve

Sipan Gian Giacomo Consalez, drejtor i Bashkimit Gjenetik dhe Zhvillimit Nervor në spitalin San Raffaele në Milano, të habit fakti që pavarësisht një mungese kaq të madhe në sistemin qendror të trurit, vajza e re mund të bëjë një jetë kaq normale. “Ky rast na tregon se ndërkohë që truri luan një rol fondamental në kapacitetin tonë për të koordinuar lëvizjet (pacientja lëviz dhe flet në mënyrë anormale, nuk di të vrapojë e as të hidhet dhe ka treguar mangësi në një sërë testesh neurologjik), pjesa tjetër e sistemit nervor është në gjendje të kompensoj një difekt në të, qoftë gjatë zhvillimit embrional, qoftë pas lindjes”, shpjegon ai.

Ky është viçi me tre sy që në Indi po konsiderohet si një ikonë shpirtërore. Hindutë e quajnë këtë kafshë si një bekim që kur ka lindur me një sy shtesë në mes të ballit para dy javësh.

Pronari krenar i këtij viçi e përshkruan si një mrekulli, ndërsa banorët e tjerë të zonës besojnë se ky viç është rimishërimi i Perëndeshës hindu me tre sy me emrin Shiva.

Qindra persona shkojnë tashmë në Tamil Nadu për të parë këtë viç dhe për t’iu lutur kafshës.

Fëmijët e prekin viçin në kokë pasi besojnë se kjo gjë do i sjellë fat të mbarë.

“Vdekja nuk duhet të jetë një rrugë shpëtimi”. Është ky titulli i një editoriali të publikuar në një të përditshme të Kinës, ku zyrtarët e korruptuar paralajmërohen se “do të ndëshkohen edhe në varr”. 
Beteja kundër korrupsionit është ndërmarrë nga presidenti Xi Jinping në fund të vitit 2012, kur dhe erdhi në pushtet.

Në 2013, Universiteti i Pekinit llogariti se janë nën hetim 182 mijë anëtarë të partisë komuniste, ndërkohë që një vit më parë ishin 10 deri në 20 mijë.

Nuk ka vetëm “mushkonja”, siç i quan presidenti, por edhe “tigra”. Mesatarja e këtij viti është 32 funksionarë të lartë në javë.

Njeriu që koordinon fushatën anti-korrupsion është Wang Qishan, 66 vjeç, shef i Komisionit Qëndror të Disiplinës pranë partisë. Nën urdhërat e tij është një ushtri prej 800 mijë hetuesish.

Thuhet se ai është një spektator i apasionuar i “House of Cards”, seriali televiziv amerikan që tregon skenaret për pushtet dhe korrupsionin në hijen e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, në planin praktik, për të shmangur vetëvrasjet, komisioni i disiplinës ka urdhëruar që dhomat e marrjes në pyetje të të dyshuarve të jenë të mbuluara nga brenda me panele të mbushura, në mënyrë që njerëzit të mos kryejnë akte vetëdëmtimi.

“Duhet të marrim masa për të bllokuar rrugët e shpëtimit për të korruptuarit që kërkojnë të shamngin ndëshkimin me vetëvrasje”, ka shkruar në editorial pedagogia Lin Zhe, e Shkollës Qëndrore të Partisë Komuniste.

Arsyetimi i saj është: “vetëvrasjet e zyrtarëve të korruptuar shkaktojnë humbje të thella për përpjekjet kundër korrupsionit, pasi pjesa dërrmuese e fitimeve të paligjshme nuk rekuperohen me konfiskimet”.

Prandaj, vetëvrasja mund të jetë një strehë për t’i lënë trashëgimi familjes tangjentet dhe vjedhjet. Pedagogja kujton se si ligji kinez parashikon proçedimin në rast vdekjeje të të hetuarit dhe shton se në kulturën kineze është respekti për të vdekurit, që ndalon të flitet për fajet e tyre.

Prandaj, kërkesa është: “një korrigjim drastik i proçedurës, që në rast se nuk parandalohet vetëvrasja, të korruptuarit të dënohen edhe në varr”

Dy motra janë paksa të mërzitura për faktin se kur kënkon në Google “snapchat sluts” u del fotografia e tyre.
Sarah dhe Elizabeth Turner pretendojnë se në vitin 2011 ato ishin kontaktuar nga Evan Spiegel, i cili në atë kohë ishte një student Stanford dhe zhvilloi një aplikacion për iPhone të quajtur “Picaboo.” 
Vajzat kanë thënë se Evan i ka fotografuar ato duke luajtur në plazh, dhe sipas tyre ky ishte një nder falas vetëm për të promovuar Picaboo, transmeton oranews.
Por tashmë Picaboo është pjesë e Snapchat që sipas motrave vlen 10 bilion dollarë. Ato duan shpërblim për prishjen e imazhit të tyre sepse të jesh në një aplikacion chati për seks është një gjë e  rëndësishme.
Motrat duan pjesën e tyre të parave të cilat përfshijnë një shumë të madhe parash

Tingëllon si diçka nga një film fantashkencë, por një pilulë që vonon procesin e plakjes mund të bëhet realitet.

Shkencëtarët në Rusi po testojnë një formulë të re, për të cilën ata pretendojnë se vonon plakjen dhe shpresojnë se kjo do t’i mundësonte njerëzve të jetojnë deri në moshën 120 vjeçare. Aktualisht pilula është duke u testuar te minjtë, peshqit dhe qentë.


Shkencëtarët janë duke përdorur një ‘lloj të ri antioksidanti’ që ndikon në mitokondri, të cilët kanë funksion të prodhojnë energjinë qelizore dhe nga ku mendohet se shkaktohet procesi i plakjes.

Studiuesi Maxim Skulachev, pjesë e Universitetit Shtetëror të Moskës, ka thënë se pilula do të ndikojë në shumë sëmundje, të cilat do të zhvillohen më ngadalë.

“Mitokondritë janë shkaktarë për shumë sëmundje në zemër, gjithashtu ndikojnë edhe te sëmundjet e Alzheimerit dhe të Parkinsonit”, tha Skulachev.

Mohammed Saeed nga Emiratet e Bashkuara Arabe është bërë personazh për mediat.

Kjo, duke qenë se ai ka 24 fëmijë nga 16 martesa të ndryshme.

Megjithatë, edhe pse është 70 vjeç, ai kërkon të bëjë sërish fëmijë.

Fëmija i tij më i vjetër është 47-vjeç, ndërsa më i riu vetëm dy muajsh. Ai ka ka 60 nipa e mbesa

Aktualisht ka vetëm dy bashkëshorte.

Mohammed është martuar për herë të parë vetëm 12 vjeç.