Gjashtë milionë euro është shuma e parave që Gjermania do të shpenzojë vitin e ardhshëm, për 250-vjetorin e lindjes së kompozitorit Ludwig van Beethoven, njoftoi sot Ministria gjermane e Kulturës.

Programi ynë në përvjetorin e vdekjes së kompozitorit do ta promovojë Beethovenin përtej kufijve kulturorë”, u tha gazetarëve në Berlin, ministrja për Kulturë, Monika Gruetters.

Sidomos për të rinjtë, ne duam të përcjellim diversitetin e pabesueshëm, fuqinë dhe imagjinatën që Beethoveni la”, ka thënë Gruetters shkruan JavaNews.

Beethoven vdiq në moshën 56-vjeçare, në vitin 1827. Ai mbetet një nga kompozitorët më me ndikim në botë. I lindur në Bonn, Beethoveni mbeti veçanërisht i famshëm për krijimet e tij edhe kur ishte pothuajse plotësisht i shurdhër në fund të jetës.

Fabiana Brito, ka prezantuar së fundmi kalendarin e saj, “For Men”. Modelja braziliane njihet si një tifozë e zjarrtë e Milanit. Megjithatë, ajo ka idhull Nejmarin.

Madje i ka kërkuar këtij të fundit që një ditë të transferohet te kuqezinjtë. Sipas Britos, të gjithë futbollistët e mëdhenj brazilianë duhet të luajnë për një periudhë të caktuar me Milanin.

Ilir Harshova-Ndonëse për Berishën humbja gjithnjë është fitore, të gjithë e kuptuan se mbyllja e protestës së dhunshme e 16 shkurtit 2019, e cila mund të quhet fare mirë kryengritje dhe jo protestë, pasi qëllimi i saj ishte rrëzimi i qeverisë aktuale dhe zëvendësimi i saj me një tjetër dhe, prandaj, duhej trajtuar si e tillë, ishte nga dështimet më të turpshme të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, organizatorit të saj, por mjerisht këtë gjë nuk e kuptoi as partia, as Saliu, as aleatët e tyre dhe as mbështetësit e tyre.
Në vitin 1924 Hitleri organizoi një puç për të rrëzuar qeverinë e ligjshme të Gjermanisë së atëhershme. Puçi u shtyp dhe Hitlerit më 26 shkurt të vitit 1924 iu bë gjyqi dhe u burgos. Burgu ia solli mend në krye Hitlerit dhe ai kuptoi së në një vend demokratik nuk mund ta merrje pushtetin me dhunë. Ai hoqi dorë nga dhuna, ndryshoi krejtësisht politikën e tij dhe në vitin 1933, në mënyrë demokratike, pra me vota, arriti të bëhej kancelar i Gjermanisë. Ne këtë gjë nuk arritëm ta kuptonim as atëherë e nuk e kuptojmë edhe sot që për ato që bëri Sali Berisha në vitet 1997-1998 e më tej, ishin dhe janë të mjafta për ta nxjerrë atë një herë e mirë jo nga politika shqiptare, por krejtësisht nga jeta shqiptare.
Partia Demokratike e Sali Berishës e vënë e tëra nën komandën e tij, dhunën e ka në bazë të politikës së saj dhe, ndonëse me emër “Demokratike”, ka kohë që do ta marrë pushtetin me metoda jo demokratike, me metoda dhune. Ka kohë që ajo parti shpif dhe përsërit lloj-lloj gënjeshtrash banale për pozitën që, edhe për një njeri me gjysmë mendje nuk mund të pranohen por, duke i përsëritur pa pushim e vend e pavend, ka arritur të bindë një numër njerëzish që ato që thotë ajo janë të vërteta dhe se Edi Rama dhe qeveria e tij duhen rrëzuar me çdo mjet dhe mjeti i vetëm për të ka mbetur dhuna, qoftë në parlament e qoftë në rrugë.
E ngjashme me Partinë Komuniste Shqiptare që u fsheh pas Frontit Demokratik për t’u dukur si parti e të gjithë popullit, edhe Partia Demokratike i vuri emrin kryengritjes së saj “Protestë Popullore” se me demek i gjithë populli shqiptar qenka bindur nga ato që thotë ajo parti, se është revoltuar nga qeverisja e keqe e Edi Ramës, e cila mund të ketë vërtet një qind të meta por, a nuk ka parë ai popull edhe qeveritë e Sali Berishës që kanë qenë shumë më të këqija dhe tani mezi pritka të rrëzojë Edi Ramën dhe të vërë në vend të tij Lul Bashën e Saliut?
Sali Berisha duhet ta heqë një herë përgjithmonë mendimin se mund të vijë në pushtet pa zgjedhje por, mjerisht, atë e urdhëron instinkti i tij, instinkti i dhunës, prej së cilit ai nuk ka fuqi të heqë dorë. Nga ana tjetër ai e kupton se ashtu siç e ka katandisur ai atë parti, ajo parti është pa të ardhme dhe nuk vjen dot në pushtet as me zgjedhje, siç erdhi Hitleri. Partia Demokratike, dikur parti e shpresës për shumë shqiptarë, pak e nga pak largoi prej saj të gjithë ata që patën njëfarë vlere e njëfarë personaliteti, që mund të jepnin ndonjë kontribut të vlefshëm, dhe e ka lënë tashti në dorë Bashës, Palokës, Nokës, Salianjit, Balliun e të tjerëve të ngjashëm dhe me aleat politik LSI-në e Monës, me atë parti që, po të mos kishin ndërhyrë amerikanët ca kohë më parë, njerëzit e saj do të vazhdonin të dilnin edhe sot në atë “protestë” me shallin e kuq në qafë, siç dilnin dikur në festat e brigadave.
Partia Demokratike është transformuar sot në një parti që nuk ka asnjë ide e asnjë ideal, por punon e lufton vetëm për të mbrojtur interesat e Sali Berishës dhe familjes së tij. Ajo sot nuk ka një shtresë të caktuar dhe të qëndrueshme njerëzish që ta mbrojnë atë dhe që ajo t’i mbrojë ata, ajo nuk ka më përkrahëse të saj shtresën e djathtë, të cilën ajo e tradhtoi që në ditët e para të krijimit të saj si dhe partitë e djathta tradicionale që ajo i shkatërrojë të gjitha, duke i çarë dhe përçarë, aq sa sot ato janë katandisur në kufoma që nuk u ka mbetur asnjë rol për të luajtur.
Të djathtët e vërtetë shqiptarë, pak nga pak e njohën atë parti, e kuptuan se ajo nuk mbronte interesat e saj, përkundrazi, ishte për ta më e dëmshme dhe më e rrezikshme se partitë e majta dhe u larguan prej saj. Sot ajo parti ka vetëm një shtresë ndjekësish dhe simpatizantësh të përbërë prej lloj-lloj aventurierësh, oportunistësh, interesaxhinjsh, kriminelësh, halabakësh, injorantësh, destruktivësh, vandalësh e rrugaçësh, por jo të djathtësh të vërtetë, që i mbledh anë e kënd Shqipërisë e i sjell në Tiranë vetëm për të ushtruar dhunë.
Ajo parti, që të ketë të ardhme, duhet të riorganizohet krejtësisht, të largojë Sali Berishën dhe të ndryshojë plotësisht politikën e saj, për t’u bërë vërtet një parti e djathtë demokratike, përndryshe, ajo sot i ngjan një të sëmuri të degraduar psikik që vuan nga halucinacionet dhe nga ankthi kronik i marrjes së pushtetit dhe bën marrëzira duke shkuar poshtë e më poshtë e nga një budallallëk në një tjetër si ky që po bën tashti me djegien e mandateve, veprim që as vetë nuk di se ku do e çojë e ç’do të përfitojë.</p>
Nju Jork-TemA

Plani i Bashës dhe partive të tjera opozitare për të djegur mandatet ka mundësi të dështojë për shkak të një procedure ligjore të cilën nuk e kanë parashikuar.

Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thanë se procedura e djegies së mandateve bëhet në këtë komision në mënyrë individuale dhe jo “en block” në bazë të Kodit Zgjedhor, shkruan shqiptarja.com.

Pra çdo deputet i opozitës duhet te paraqesë letrën e dorëheqjes në Kuvend. Kuvendi ka 30 dite kohë për të lajmëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ fillon zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatin me kandidatët që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 duke i marrë një nga një sipas renditjes në lista për çdo qark.

Lista e Partisë Demokratike rezulton të jetë me 194 kandidatë, nga të cilët fituan vetëm 43, që do të thotë se ka 151 kandidatë që mund të zëvendësojnë 43 të ikurit.

Normalisht pjesa e sipërme e listës përbëhet nga kandidatë më besnikë të partisë që logjikisht do të respektojnë linjën e partisë, ndërsa pjesa e poshtme, shpesh mbushet nga partitë me figura dytësore.

Janë pikërisht disa nga këto figura që përballë rrethanave të paparashikueshme në momentin e kandidimit për të fituar një vend si deputet, mund të prishin planin e Bashës duke pranuar mandatin. Në këtë mënyrë, jo vetëm do të merrnin një rol politik dhe social që as nuk do ta kishin menduar, por edhe një rrogë mujore dhe një seri përfitimesh të tjera shumë të kënaqshme deri edhe një pension si deputet.

Edhe pse politikisht vendimi i Bashës vazhdon të ketë peshën e tij, praktikisht mund të ndodhë që Partia Demokratike të vazhdojë pa dashje të ketë në parlament përfaqësuesit e vet, duke i kthyer kështu legjitimitet formal Kuvendit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ushtria e Venezuelës që ta përkrahë udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, dhe e ka bërë kërcënimin më të qartë deri tash nëse ushtria vazhdon ta mbajë anën e Nicolas Maduros.

“Nuk do të gjeni asnjë liman të sigurt, asnjë dalje të lehtë dhe asnjë zgjidhje. Do t’i humbni të gjitha. Ne kërkojmë tranzicion paqësor të pushtetit, por të gjitha opcionet janë të hapura”, tha Trump gjatë një fjalimi në Unversitetin Ndërkombëtar të Floridas në Miami, ku ishin vendosur dy flamuj të mëdhënj amerikan dhe venezuelas.

Në anën tjetër, përmes një paraqitjeje në televizionin shtetëror, Maduro e ka akuzuar Trumpin për gjuhën e përdorur. Sipas tij, gjuha e presidentit amerikan është pothuajse e njëjtë me gjuhën e nazistëve dhe se ai po mendon që mund ta urdhërojë ushtrinë e Venezuelës. “Kush është komandat i forcave të armatosura? Donald Trumpi nga Miami”, tha Maduro, duke shtuar se amerikanët po mendojnë se ata janë pronarë të Venezuelës.

Gjatë fjalimit në Universitetin e Floridas, presidenti amerikan tha se e vlerëson vendosmërinë e miliona banorëve të Venezuelës, patriotizmin e kuvendit kombëtar dhe guximin e jashtëzakonshëm të presidentit të përkohshëm, Juan Guaido. Sipas tij, populli i Venezuelës është ngritur për të kërkuar liri dhe demokraci dhe se Amerika është në anën e tyre, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Kongresisti amerikan Eliot Engel, tha sot se Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrave që realizon. Duke folur për gazetarët në Bruksel, Engel kujtoi ratifikimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, pas së cilës gjë Bashkimi Evropian i ka premtuar liberalizimin e vizave me vendet e BE-së. “Kjo gjë (liberalizimi i vizave) nuk ka ndodhur ende dhe është zhgënjyese”, tha Engel. Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi qysh në mars të vitit të kaluar. “Po qe se Kosova e sheh se nëse përgjigjet pozitivisht, fiton diçka pozitive, atëherë nuk do të kishte problem. Problemi ekziston se ata po e shohin se nuk fitojnë asgjë”, tha Engel. 

Komentet vijnë pas presionit të shtuar amerikan mbi Kosovësn që të tërheqë taksën 100% që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur në disa raste se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa është kundër interesave amerikanë, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ngulur këmbë se nuk do të vazhdojë dialogun për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën, derisa të mos hiqet taksa. Engel tha se edhe Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë qëndrim dhe të mos vazhdojë mbajtjen e Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare, si UNESCO dhe INTERPOL, si dhe të mos përpiqet t’i bindë shtetet për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.Engel tha se shpreson se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të dalin me një plan për ecjen pëpara dhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. 

Është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime.

Por freskia nuk është e vetmja arsye përse kastraveci duhet konsumuar rregullisht.

Sipas të dhënave të Agroweb kastraveci përmban fibër, proteinë, kalçium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.

Një nga përfitimet madhore që kastraveci ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit.

Për më tepër, kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë se çfarë mund të bëjë kastraveci për të ulur tensionin e lartë të gjakut.

Stabilizimi i Tensionit Të Gjakut

Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut.

Ulja E Tensionit Të Gjakut

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht.

Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.

Mirëmbajtja E Tensionit Të Gjakut

Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia.

Për të mirëmbajtur tensionin e gjakut dhe parandaluar ngritjen e tij të shpeshtë, njeriu duhet të konsumojë rregullisht kastravecë.

Qetësimi I Tensionin E Gjakut

Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut por edhe përsëritjen e këtij problem.

Megjithatë, që të mos mërziteni me shijen e kastravecit, mund ta përfshini atë në receta të ndryshme si sallata, lëngje e të tjera.

Kundër Dhimbjeve Të Kokës

Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi.

Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, Ju rekomandojmë të pini lëng kastraveci.

Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës.

E mira e kastravecit është që jo vetëm që shmang ngritjen e përsëritur të tensionit të gjakut por edhe e zgjidh atë si problem.

Franca është përfshirë javët e fundit nga protesta të forta e të zgjatura të grupimit të ashtuquajtur “jelekverdhët”, por në rrugët e Parisit dhe shumë qyteteve të tjera franceze ka pasur ditët e fundit edhe zëra ekstremistë, sidomos sulme ndaj hebrenjve dhe njerëzve me ngjyrë.

Racizmi ka kapur nivele të frikshme në Francën e muajve të fundit, aq sa janë vënë në alarm strukturat e sigurisë. Së fundmi, objekt i sulmit të ekstremistëve francezë dhe anti-semitistëve është bërë edhe sulmuesi i Paris San Zhermen dhe kombëtares së Francës, Kilian Mbape, për të cilin po shkruhen parulla dhe mbishkrime raciste në muret e shkollave, stacionet e metrove dhe në vagonë të ndryshëm të trenave. Duket si një kor racist i orkestruar, sepse në fund të fundit Mbape nuk ka origjinë të drejtpërdrejtë hebreje, sepse prindërit e tij vijnë nga Afrika e jo nga Lindja e Mesme. Kështu, në stacionet e trenave në kryeqytetin e Francës, Paris, kanë nisur të shfaqen mbishkrime raciste kundër sulmuesit të kampionëve të Ligue 1, Kilian Mbape.

Në disa vagonë është shkruar “Mbape, bir k… hebre”, ndaj autoritet vendase kanë nisur menjëherë hetimet: “Është një sulm ndaj diversitetit dhe imazhit e vendit, jo vetëm ndaj Mbapesë, por kundër Francës.” “SNCF”, shoqata e transportit në Paris, ka vënë në dispozicion të policisë të gjitha regjistrimet që mund të ndihmojnë në individualizuar fajtorët. Në fakt, i gjithë opinioni në Francë është skandalizuar nga ky fakt, çka ka sjellë reagimet e personaliteteve të vendit.“Faji” i Kilian Mbapesë, që ka lindur në Paris, lidhet me faktin se është i biri i një babai kamerunas dhe i një nëne algjeriane. “Është shembull i racës së përzier për të cilën jemi krenarë. Nëse sulmon një qytetar për ngjyrën e lëkurës, po sulmon Republikën,” nënvizon Lidhja Ndërkombëtare kundër Racizmit. Federata Franceze e Futbollit vetëm gjatë javëve të fundit ka marrë dy vendime ndëshkimore për koret raciste nëpër stadiumi.

Roli i Mbapesë në sukseset e PSG-së

Mungojnë Nejmar dhe Kavani? Nuk ka problem, Paris San Zhermen i mjafton Kilian Mbape. Talenti francez realizoi golin e vetëm të takimin me Saint Etiene në transfertë, që vazhdo të kryesojë bindshëm Ligue 1. 12 pikë më shumë se Lilë ka grumbulluar Parisi, që ka edhe 2 ndeshje më shumë për të zhvilluar se rivali më i afërt. Duke iu kthyer ndeshjes me Saint Etiene, goli i realizuar nga Mbape ishte vërtet i bukur, me një koordinim perfekt në goditje pas asistimit të Dani Alveshit. Në vijën e parë të sulmit, përkrah 20-vjeçarit luajti argjentinasi di Maria në rreshtimin 3-5-2. PSG thjesht po ecën i qetë drejt titullit të radhës kampion në Francë, teksa vëmendja e drejtuesve është fokusuar në Champions, për të administruar sa më mirë suksesin e pastër 0-2 të arritur në “Old Trafford” me Mançester Junajtid.

Adriatik BALLA

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka, ndryshe nga grupi parlamentar i kësaj partie, nuk mendon që të djegë mandatin e tij.

Në një intervistë për gazetën “Bulevard” në Durrës, Koka është shprehur se nuk ka asnjë motiv për të djegur mandatin.

“S’kam motiv për të djegur mandatin, por do të qëndroj në LSI”, ka deklaruar Koka.

Ai nuk ka qenë as në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI-së nga i cili u mor vendimi për djegien e mandateve, gjë që e pranoi edhe Monika Kryemadhi.

Situata në LSI nuk është aq e qetë, pasi edhe disa deputetë të tjerë nuk kanë pranuar djegien e mandateve, por në fund i janë nënshtruar vullnetit të Kryemadhit.

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Gjyshi im (ish oficer), ka shkruar për mallëngjimin,
humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e
pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943), në
moshën 18 vjeçare. Historia e jetës së tij, është një prej
rasteve të shumta të tragjedisë tonë kombëtare, brenda
dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt, dashakeqëve
të Shqipërisë. Tani është 94 vjeçar, megjithatë letrat dhe
poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet
masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare. 

Mars 1981, viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër
pushtuesve serbo-jugosllav. Në muajin gusht të atij viti, gjyshi

dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë farefisin në Shqipëri
(veçanërisht prindërit e moshuar të gjyshit), por organet e shtetit
enverist nuk u dhanë leje dhe siguri hyrjeje. Në pamundësi për
këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua më morën me
vete) të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara:
Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe
me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i
Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë
kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3
momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i
kam marrë nga ditari i prindërve dhe rrëfimet e gjyshit.


Në periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë
(djem të rinj) nga “Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2
bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe një shishe me ujë.
Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7
ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale.


Mali Zi, Budva. Në plazhin e Beçiç-it, vetëm disa metra nga uji,
ishte pushimorja “Ganimete Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të
shkollave fillore të Kosovës. Afër saj, një pushimore për
nxënësit serb, ndoshta nga Vojvodina. Fëmijët shqiptarë,
shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa
ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një
vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin
përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e
dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin
vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982) prindërit e mi i
mundësuan emigrimin në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare
u ndihmua ekonomikisht, u shkollua dhe banoi falas në
shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma
mëson abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe
motrës së vogël.

Gjyshi donte të takonte z Veli Deva që kishte një shtëpi verore
në Beçiç, jo aq larg plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar
shumë në mirëvajtjen e kombinatit gjigand metalurgjik Trepça
dhe autonomisë së gjerë të Kosovës (1974).


Për në Amerikë do tu ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia - Information and facts”. Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e udhëtarëve dhe i nxori prej autobusi 6-7 persona (të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan me fytyrë nga autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë sllav) dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej policëve, e tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16- 17 vjeçar nga Kosova, kurse ai polici më i moshuar i ruante ata tjerët. Papritmas dëgjuam klithmat e fuqishme të djaloshit, u përpoq të ikë prej policit i cili vrapoi pas tij me shkopin e gomës në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë duke parë trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga klithmat e hatashme të dhimbjes që nxirrte nga goja e përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra të fikët, u shtri për toke. Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije në vete dhe tia
lajë pak gjakun. Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U
llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyj brenda në
autobus. Koka dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar
me gjak, sërish i humbi ndjenjat…


Fragmente nga: That Was Yugoslavia. Information and Facts.
Editor: Hans Peter Rullman, Hamburg Germany.
Nga anglishtja, përkthimi im: “Kur mbretëria serbe dhe
malazeze pushtuan Kosovën në vitin 1878 dhe 1912, gjithashtu
edhe në atë kohë, më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës
ishte shqiptare.
Politikat kolonialiste të pushtuesve (okupatorëve) çuan në një
ndryshim të rëndësishëm në strukturën e popullsisë. Deri në
vitin 1941, rreth 500.000 femra shqiptare u dëbuan
(zhvendosën), kryesisht në Turqi. Në të njëjtën periudhë, rreth
18.000 familje serbe dhe malazeze u vendosën në Kosovë.
(Ata përbëheshin nga një mesatare prej 7 personash).
Pas Luftës së Dytë Botërore, serbomëdhenjtë rifilluan të njëjtën
politikë të paraluftës ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit ishin
Aleksander Rankoviç, Milovan Gjillas, Svetosar Vukmanovic-
Tempo. Në periudhën 1945-1966, ata u kujdesën të zhvendosin
(dëbojnë) qindra mijëra shqiptarë, kryesisht në Turqi”.


Gjyshi rrëfehet: “Së pari duhet të them se unë gjatë gjithë jetës
në emigrim kam ndjerë dhe ndjejë një mallëngjim të hatashëm
për prindërit e mi me të cilët nuk jam takuar më kurrë prej asaj
ditës kur u detyrova ta braktisi atdheun tim të dashur. Për shkak
të gjendjes gjatë sistemit monist, nuk pata siguri për jetën të
vizitoj prindërit e mi derisa ishin gjallë. Kam vizituar dhe i putha
varret e tyre. Unë nuk isha pranë tyre, kur ata jetonin. Të jem
me ta në jetën para vdekjes“.


Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të zhdukurit
e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të
dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!