Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjithmonë i ka mëshuar idesë së tij, lidhur me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku ka deklaruar se nuk do të negociojë me Serbinë.

Ndërsa, një nga arsyet se pse nuk do të dëshironte të ulej në një tryezë për paqe me Vuçiçin, Haradinaj e ka treguar në një intervistë për prestigjiozen gjermane Der Spiegel.

Gjatë kësaj intervistë, Haradinaj, duket se nuk i ka kursyer tonet e ashpra ndaj Vuçiçit, madje duke e konsideruar edhe “bastard”, nofkë, e cila ka qenë në titull të artikullit në të përditshmen gjermane.

Unë nuk do të negocioj me atë bastard”, ka thënë Haradinaj, citat të cilin gazeta gjermane e ka vendosur edhe në titull të shkrimit, intervistë që është botuar edhe javë më parë, por që është përsëritur nga gazeta gjermane.

Në këtë intervistë ndër të tjera, Haradinaj përshkruhet si një burrë shteti i rafinuar, i cili pëlqehet nga populli i Kosovës, si kryeministër.

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve, më lejoni që të ju falemnderoj edhe një herë për votat tuaja në rrethin e parë.
Rreth 80,000 vota, për vetëm tri javë në politikë; nuk mund të injorohen, sidomos, që ato u dhanë në zgjedhjet presidencijale me daljen më të ulët (42% në total, nga 20% në komunat shqiptare) dhe me pavlefshmërinë më të lartë të flet-votimeve, (rreth 33.000 sish!). Këto vota tuaja, mbështetën konceptin tim “Një Republikë për të gjithë- me ligjin mbi të gjithë”: si udha e vetme për NATO dhe BE.

Edhe sot po e përsëris ate që e thash në fillim të fushatës sime, se nuk do lejoj tregëtinë me vota. As unë, e askush tjetër nuk jemi shit-blerës të votave tuaja, prandaj as nuk kemi të drejtë të ndikojmë në atë se për kë duhet të votoni këtë të diele.

Tregëtia me votat tuaja është kundër konceptit tim për Republikën, kundër sundimit të ligjit si shtyllë e saj dhe kundër demokracisë dhe lirisë së qytetarëve. Pse atëherë u dashka të mbahen zgjedhjet, nëse liderët në rrethin e dytë sillen si pronar të votave tuaja?

Prandaj, duke i qëndruar besnik këtij parimi, ju siguroj që nuk ka pas as takime, as komunikim, as me kundër-kandidatët e as me liderët partiak të tyre, lidhur me thirrjen e mundshme të qytetarëve për të votuar këtë ose atë kandidat presidencial.

Unë mund vetëm të ju apeloj, që me 5 maj, të dilni sa më masivisht në vend-votime dhe ta shpëtoni procesin Euro- Atlantik.

Aktori shumë i njohur dhe i preferuar nga femrat, Brad Pitt, i dha fund martesës së tij me aktoren Jennifer Aniston në janar të vitit 2005, pasi u njoh me Angelina Jolie në xhirimet e filmit “Mr. and Mrs. Smith”.

Ai u martua me Jolie, me të cilën gjithashtu është divorcuar së fundmi, ndërsa duket se po kthehet sërish tek dashuria e vjetër.

Me rastin e ditëlindjes së Jennifer Aniston, Pitt i ka dhuruar ish-partneres shtëpinë ku kanë jetuar kur ishin të martuar, që iu deshën 3 vite kohë për t’a rinovuar.

Sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Ajadin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar. Ai ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike, por edhe kontribues në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjellë INA.

Ndërsa në vitin 1997-1998 ishte kryetar i komunës së Tetovës, si pjesë e aktit të vendosjes së flamurit kombëtar para komunës së Tetovës, për të cilin akt u dënua me burg, bashkë me kryetarin e komunës së Gostivarit atëkohë. Alajdin Demiri u lind më 19 dhjetor 1954 në Tetovë. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në varrezat e qytetit të Tetovës.

Fotografia e nënës nga Kosova, me foshnjen në duar, e shkrepur në vitin 1999 zuri vend në mediat më të mëdha botërore. Nëna me vajzën “e vdekur” u shndërruan në simbol të luftës dhe sakrificës.

Ivajë, Kaçanik, 3 shtator 1998. Lufta në Kosovë kishte marrë përmasa të jashtëzakonshme. Një pjesë e madhe e burrave ishte bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë bashkëshortet e tyre me të moshuarit dhe fëmijët. Ndër to ishte dhe Sherife Luta, 22 vjeç, shtatzënë, pak para lindjes.

“Kisha lindje shumë të vështirë. Shëndeti i lig nuk ishte e vetmja gjë që më shqetësonte. Edhe pse mjekët më kishin thënë të shkoja për të lindur në Prishtinë, ata (ushtarët serbë) nuk ma lejuan. Vajzën time, Besën, e linda në maternitetin e Ferizajt”, tregon Sherifja për Deutsche Wellen.

Ritregimi i të kaluarës e mbush me emocione të trazuara Sherifen, sot nënë e tre fëmijëve: një vajze dhe dy djemve. Rrëfimin për periudhën dramatike të 20 viteve më parë e nis nga e bija, e cila i përket gjeneratës së fëmijëve kosovarë të lindur në kushte lufte. Por sfida nuk ishte vetëm lindja.

Ikja me beben në gji
Ivajë, Kaçanik, 8 mars 1999. Kur Besa ishte vetëm 6 muajshe, Sherifes iu desh të linte shtëpinë e të kapërcente malet, për të shpëtuar nga forcat serbe që po afroheshin gjithnjë e më tepër në fshat. Me familjen e të shoqit dhe familjen e saj ajo nis rrugëtimin drejt Maqedonisë, shtet kufitar me Kaçanikun. Nuk kishte kohë të merrte rrobat me vete. Në furrë la bukën që po piqte për familjen, mori vajzën dhe dolën nxitimthi.

Vështirësitë e së kaluarës sot duken si një ëndërr e keqe për familjen Luta, e cila pas luftës ka ndërtuar një shtëpi të re në Kaçanik të vjetër. Besa vijon studimet në vitin e dytë në degën “Shkencat Politike” në Ferizaj. “Këto histori i kam dëgjuar nga nëna ime. Duke u rritur, kam nisur të kuptoj realitetin dhe sfidat e saj, babait tim dhe të gjithë shqiptarëve. Të njëjtat vështirësi dhe sfida kanë kaluar edhe shokët dhe shoqet e gjeneratës time. Shpeshherë bisedojmë dhe i rrëfejmë njëri-tjetrit këto histori. Ato janë aq të ngjashme dhe aq të ndryshme njëkohësisht nga njëra-tjetra” – i thotë Besa Luta DW-së.

Fotografia që shkroi historinë
Sherife Luta nuk di ta thotë me saktësi datën, se kur u shkrep fotografia që e shndërroi atë dhe të bijën, Besën, në simbolin e eksodit të refugjatëve kosovarë të luftës që u strehuan në Maqedoni. “Nuk e mbaj mend nëse ka qenë data 3 apo 4 prill i vitit 1999. Por momentin e shkrepjes së fotografisë e kam të freskët si sot. Atë ditë kishte shumë kameramanë dhe fotografë. Madje me kërkuan që edhe të jepja intervistë, por nuk pranova. Isha shumë e lodhur”, rrëfen Sherifja, asokohe 22 vjeç.

Deri në vitin 2000 ajo dhe familja e saj nuk e kanë ditur ekzistencën e fotografisë. Ishte bashkëshorti i saj, Mirvati, i cili sheh në një reklamë të madhe në një rrugë të Prishtinës fotografinë e gruas dhe vajzës së tij. Me kalimin e viteve, ata nisën të kuptonin rëndësinë e madhe të fotografisë dhe kopertinës së revistës së famshme botërore “TIME”, e cila kishte vlerësuar që rrugëtimin e kosovarëve që i iknin forcave militare serbe ta rrëfente nëpërmjet këtij çasti. Vonë kuptuan që nënë e bijë ishin tashmë një pjesë e historisë së Kosovës. “Ajo fotografi është gjithçka. Tregon sakrificën e jashtëzakonshme të nënës time, që më mbajti në gji me javë të tëra duke ecur maleve. Ajo është simbol i sakrificës së gjithë popullit tonë”, thotë Besa Luta.

Por fotografia kapi vetëm një prej çasteve të vështira të vuajtjeve të Sherifes, e cila me foshnjën 6 muajshe nisi luftën e saj për mbijetesë, që nga 8 marsi e deri në javën e parë të prillit. “Në një moment, kur ishim të strehuar në një shtëpi me 300 refugjatë të tjerë, Besa nuk po qante më. Ajo kish ngrirë nga i ftohti dhe nuk kishte çfarë të pinte. U trembëm shumë. Në ato momente, kunata ime e merr vajzën dhe e fut në furrën për pjekjen e bukës, që të shkrinte. Në fakt, të gjithë mendonim se ka vdekur. Mund të kenë kaluar 10 minuta, kur befas Besa nisi të qajë. E nxorëm nga furra dhe i hodhëm sipër një batanije – të cilën e ruaj ende si kujtim. Duartrokitjet e njerëzve nuk kishin fund”, tregon mes emocioneve Sherife Luta.

20 vite më pas…
Nëse lindjen dhe fëmijërinë i ka dëgjuar si histori të rrëfyera nga e ëma, sot Besa jeton rininë e saj në një Kosovë të lirë. “Kosova sot ka shumë probleme, por më e rëndësishme është se tashmë ajo është e pavarur dhe shpresoj që gjërat që aktualisht nuk funksionojnë, të përmirësohen me kalimin e kohës”.

Për të ardhmen ka shumë plane, e plani i parë është të kryejë studimet master. Besa nuk interesohet shumë për politikën në Kosovë. “Kur jemi në fakultet, miqtë e mi flasin në pjesën më të madhe të kohës për politikën. Vetëm i dëgjoj dhe kam preferuar të mos përfshihem asnjëherë në debate të tilla”, tregon duke buzëqeshur. Ajo nuk e ka menduar asnjëherë të ndërtojë një jetë jashtë Kosovës. “Kam shumë dëshirë të udhëtoj dhe të vizitoj vende të tjera të botës, por jetën dhe të ardhmen time i shoh këtu”. Ajo do të jetojë e qetë në Kosovë, vendin të cilin e do aq shumë dhe që në mënyrë të rastësishme e përfaqëson gjithmonë – së bashku me të ëmën. /DW/

Aktori dhe humoristi i njohur amerikan me prejardhje shqiptare, Jim Belushi e ka vënë në shitje vilën e tij në Los Angeles

E ndërtuar me një stil mesdhetar, shtëpia ka çmimin prej 27 milionë dollarë.

Shtëpia gjendet në lagjen Bretwood dhe është në treg nga dita e sotme. Shtëpia ishte vënë në shitje edhe në nëntorin e vitit të kaluar por nuk u shit për shkak të çmimit të saj prej 29.9 milionë dollarë.

Belushi, 64 vjeçar, për herë të tretë e vënë shtëpinë në shitje pasi që dy herët kishte dështuar ta shes atë. Herën e parë ai e kishte vënë atë në shitje për 38.5 milionë dollarë, transmeton GazetaExpress.

Ai e kishte blerë këtë shtëpi në vitin 2007 për vetëm 8.3 milionë dollarë, ku kishte prishur një shtëpi të viteve 1950-të, për të ndërtuar këtë shtëpi në këtë stil.

Vila, është e madhe 1300 metra katrorë, ka gjashtë dhoma gjumi, 11 tualete dhe një dhomë verë. Vila ka një kopshte te stilit mesdhetar, lëndina, oborre, një pishinë dhe një xhakuzi.

Jim Belushi, është bërë i njohur për publikun me programin “Saturday Night Live’, kurse në mes të viteve ‘80-të dhe serialin “According to Jim” i cili u shfaq në televizionet amerikane prej vitit 2001-2009.

Tre ditë pas grabitjes së bujshme në Rinas, është ndaluar në Elbasan një person që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Mësohet se personi i ndaluar është me inicialet A.H, ish punonjës policie në Elbasan, përcjell ReportTv.

Ai dyshohet se ishte i përfshirë në grabitjen e bujshme në pistën e avionit të Rinasit.

Sipas informacioneve të para shtetasi me iniciale A.H dyshohet se është një nga 5 grabitësit e Rinasit.

Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët ky ka komunikuar me ta dhe ka elementë të bashkëpunimit.

Një skenë e pazakonte dasme ka ndodhur në Kinë, e cila është bërë hit në rrjete.

Një grua e ekzagjeroi duke shpresuar që të martohej me ish-partnerin e saj, duke iu shfaqur këtij të fundit me fustan nuseje mu para syve të gruas me të cilën po lidhte kurorë.

Ajo i lutej e përgjërohej me fjalët “unë jam fajtore”, në përpjekje për t’ja kthyer mendjen ndoshta në castin më të paduhur.

Thuhet se dhëndëri e la për dallimet mëdha në karakter.

Ai u befasua dhe u përpoq ta qetësonte, e njëherësh iu drejtua të ftuarve: “Kemi një situatë të papritur, por ndoshta kjo është fytyra e vërtetë e dashurisë”

“Nëse pyet se çfarë është vërtet dashuria, është përkushtimi i jetës suaj për dikë tjetër”, shtoi dhëndëri mes dy nusesh.

Përdoruesit e rrjetit social në Kinë më së shumti e dënuan të parën në komentet e tyre.

“Mos shkatërroni lidhjen e dikujt tjetër për të kënaqur obsesionin tuaj”, shkroi një përdorues 

Nga Oliver Kamm-
Assange në rastin më të keq, do të shpallet fajtor vetëm për “sjellje të keqe seksuale”

Assange nuk është asnjë hero i fjalës së lirë, dhe as një rebel kundër pushtetit shtetëror. Ai është një i dyshuar penal, që qëndroi i fshehur në mënyrë të paligjshme, dhe që tashmë është arrestuar, akuzuar dhe shpallur fajtor për shkeljen e dorëzanisë së tij.

Saga personale e tij, pasqyrohet edhe nga rënia e rolit të WikiLeaks, të cilën ai e krijoi në vitin 2006. Ai nuk ishte një operacion fisnik, që do të zbulonte krimet e plotfuqishmëve, por një instrument i qeverive të huaja represive, dhe një kanal për propagandën e tyre.

Historia e zymtë e Assange, është një rekord i përpjekjeve serioze, për të penguar sundimin e ligjit. Ai e ka shpallur veten, si viktimë të një pezullimit të një procesit të rregullt ligjor, por në të vërtetë, ai është një i arratisur prej tij. Ai kërkoi të shmangë një urdhër-arrest të vlefshëm ndërkombëtar, të cilin  pati mundësinë ta sfidonte në Suedi dhe Britani.

Rasti i tij u konsiderua me përpikmëri nga Gjykata e Lartë. Ai zgjodhi të largohet dhe fshihet, në vend që të përgjigjej përballë akuzave për krime të rënda. Avokatët suedezë që përfaqësojnë palën paditëse, kanë paraqitur sot një kërkesë në zyrën e prokurorisë, që të rifillojë hetimi paraprak ndaj Assange.

Kjo është më e pakta që mund të bëhet, për të kënaqur nevojën për drejtësi për viktimat e supozuara të tij. Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka njoftuar një akuzë penale kundër Assange, duke e akuzuar atë për komplot, së bashku me ish-analistin e zbulimit, Chelsea Manning, duke hakeruar të dhëna të ndjeshme nga një kompjuter qeveritar.

Megjithatë, SHBA-ja duhet të demonstrojë arsye të forta, se përse duhet kryer ekstradimi. Mitologjia rreth Assange, që e përshkruan atë si një luftëtar heroik kundër shtypjes shtetërore, nuk mund të jetë më larg të vërtetës. Sikur ai të kishte realisht frikë për jetën e tij si pasojë e ekstradimit në SHBA, ai do të pranonte të ballafaqohej me akuzat në Suedi, vend që detyrohet nga ligjet e BE-së dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, të mos ekstradojë asnjë person, aty ku ekziston rreziku i një dënimi me vdekje.

Në vend të kësaj, ai zgjodhi arratinë. Burracakëria dhe arroganca, janë në karakterin e tij. ËikiLeaks, pati fillimisht reputacionin e një organizate të fjalës së lire, me miliona dokumentet sekrete të publikuara, duke përfshirë qindra mijëra kabllograme diplomatike amerikane.

Ndër zbulimet e tij, ishte regjistrimi i një sulmi ajror amerikan, që vrau disa gazetarë irakianë. Megjithatë, u bë gjithashtu e ditur mungesa e kujdesit, dhe zelli me të cilin organizata bëri publike dokumentet. Një investigim nga agjencia e lajmeve Associated Press, zbuloi se WikiLeaks kishte dështuar të censuronte emrat e viktimave të përdhunimit dhe abuzimit seksual, si dhe të sëmurët nga sëmundjet mendore.

Kohët e fundit, WikiLeaks është zhytur në atë që mund të konsiderohet vetëm si një fushatë propagandistike, nga autokracitë e huaja kundër Perëndimit. Sipas inteligjencës perëndimore,

ajo luajti një rol vendimtar, në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Dy rrjedhje informacioni që dëmtuan Hilari Klinton, dhe vjedhja nga hakerat ruse, rezultuan vendimtare në atë fushatë. Të paktën, ata bënë të mundur që Donald Trumpi të shmangte vëmendjen nga arroganca dhe sulmet e tij ndaj grave. Përkimi i momentit, sugjeroi më së paku mundësinë e një komploti. Politikat antiamerikane të WikiLeaks-it, e vendosën atë në anën e Rusisë dhe të lajmeve të rreme të ‘Russia Today’ dhe Sputnik.

Dhe ka ku jemi. Një njeri që ishte dikur në qielli e shtatë, më në fund është kapur dhe është gati të përballet me drejtësinë. Organizata që ka themeluar ai, ka treguar me vetëdije që çdo reputacion që kishte për rrëfimin e të vërtetës, ishte i keqkuptuar.

Paditëset kundër Assange meritojnë një përgjigje – dhe jo vetëm prej tij. Gjatë gjithë kësaj farse të zymtë, disa figura të errëta kanë vepruar si të plotfuqishëm në emër të Assange, dhe nuk është shumë e vështirë të sugjerohet që tani ata do e mbrojnë.

Xhorxh Gallouej, sugjeron se Assange në rastin më të keq, do të shpallet fajtor vetëm për “sjellje të keqe seksuale”. Vogan Smith, themeluesi i klubit të Gazetarëve të Frontit të Parë, vlerësoi lart Assange, dhe mbrojti vendimin e tij, në një deklaratë që nuk përmendi në asnjë rast gratë që miku i tij dyshohet se ka sulmuar seksualish. (Është një akt i vogël simbolik, por kjo më detyroi të jap dorëheqjen nga anëtarësia në këtë klub.) Lereni gjykimin të rrjedhë si ujërat, dhe drejtësinë si një përrua i madh, thotë Libri i Amosit në Bibël. Për Assange dhe për gratë që nuk kanë guxuar të heqin dorë nga lufta e tyre për drejtësi, kjo nuk do të ndodhte para se vinte koha.

Pak ditë pasi ka kërkuar që të penalizohen të gjithë ata që e mohojnë gjenocidin serb në Kosovë, duke marrë shkas nga deklarata e ministrit Todosijeviq, i cili shkarkua pasi mohoi Masakrën e Reçakut, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka hartuar edhe një projekt-rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë.

Më poshtë po e sjellim të plotë tekstin:

Projekt-Rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë

Duke pasur parasysh se:

– në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 9 dhjetor 1948,  me “gjenocid” nënkuptohet kryerja e cilitdo nga krimet e numëruara në nenin II të kësaj konvente:

(a) vrasja e anëtarëve të grupit; 
(b) cenimi i rëndë i integritetit fizik ose mendor i anëtarëve të grupit; 
(c) vënia e grupit qëllimisht në kushte të tilla të jetës, që sjellin zhdukjen e plotë fizike ose të pjesshme të tij; 
(d) ndërmarrja e masave për pengimin e lindjeve brenda grupit; dhe 
(e) transferimi i dhunshëm i fëmijëve nga njëri grup në tjetri;

kur krimi është bërë me qëllim që të shkatërrohet tërësisht ose pjesërisht, në aspektin fizik ose biologjik një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë.

– faktet se gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë forcat e armatosura të Serbisë, në operacionet luftarake të ndërmarra, me qëllim që të shkatërrohen shqiptarët si grup kombëtar, etnik dhe fetar i ndryshëm nga serbët, kanë vrarë 1392 fëmijë shqiptarë, 1739 gra shqiptare dhe rreth 10 000 civilë të tjerë shqiptarë të të gjitha moshave;

– Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, në të cilën nuk përcaktohet asnjë numër, asnjë përqindje, në bazë të së cilës shkatërrimi i pjesshëm i grupeve të lartpërmendura do të mund të konsiderohej si gjenocid;

– shmangien e çdo minimizimi të përmasave të gjenocidit që kanë përjetuar popujt e tjerë në periudha të ndryshme historike dhe duke qenë përjetësisht mirënjohës për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, që i dha fund politikës serbe të gjenocidit në Kosovës;

Për këto arsye, Kuvendi i Kosovës konstaton se vrasjet e fëmijëve, e grave, e pleqve dhe e civilëve shqiptarë të moshave të ndryshme gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë përbën krim të gjenocidit në kuptimin si përkufizohet gjenocidi me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.

2.

Duke u nisur nga faktet se:

– gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë forcat e armatosura të Serbisë ushtruan dhunë seksuale ndaj rreth 20 mijë femrave shqiptare;

– Neni II paragrafi (b) i Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit cilëson si forma të gjenocidit edhe cenimin e rëndë të integritetit fizik ose mendor;

– viktimat e dhunës seksuale kanë përjetuar vuajtje të mëdha, traumatizëm të rëndë dhe plagë të pashlyera psikologjike;

– Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën i cilësoi dhe i dënoi dhunimet seksuale të Hutuve ndaj Tutcive si akte gjenocidi, për shkak të faktit se dhunimi paraqet cenim të rëndë të integritetit fizik dhe mendor të viktimës;

Kuvendi i Kosovës hedh poshtë si të papranueshme të gjitha pazarllëqet që janë bërë mes Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Qeverisë së Serbisë, për të ndryshuar kualifikimin e dhunimeve seksuale dhe konstaton se dhuna seksuale ndaj femrave shqiptare përbën krim të gjenocidit në kuptimin si përkufizohet gjenocidi me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.

3.

Duke u bazuar në:

– Rezolutën 47/121 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombet e Bashkuara,  të datës 18 dhjetor 1992, në të cilën theksohet qartë se dëbimi masiv nga shtëpitë e veta të civilëve të pambrojtur dhe zbatimi i politikës së neveritshme të spastrimit etnik është një formë gjenocidi;

– Rezolutën e Konferencës Botërore të të Drejtave të Njeriut të organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Vjenë më 14-25 qershor 1993, në të cilën theksohet në mënyrë të qartë se praktika e spastrimit etnik, si rezultat i agresionit serb kundër popullatës myslimane dhe kroate të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, përbën gjenocid dhe shkelje të rëndë të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit;

– faktet se gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, forcat e armatosura të Serbisë dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi 1 milion shqiptarë;

Kuvendi i Kosovës konstaton se dëbimi i shqiptarëve dhe spastrimi etnik i Kosovës përbën krim të gjenocidit dhe shkelje të rëndë të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.

4.

Duke u mbështetur në:

– Deklaratën për Mbrojtjen e Personave nga Zhdukja me Forcë, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me Rezolutën 47/133 të datës 18 dhjetor 1992;

– të drejtën ndërkombëtare që e klasifikon zhdukjen me forcë të personave si krim kundër njerëzimit;

– fakte të shumta të pakontestueshme, që dëshmojnë se në funksion të fshehjes së krimit dhe të shmangies nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë në kryerjen e gjenocidit, institucionet e Serbisë zhvendosën me forcë në territorin e Serbisë mijëra civilë shqiptarë të të dyja gjinive dhe të të gjitha moshave, të gjallë dhe të vrarë;

– fakte se, përveç një numri të caktuar që u kthyen të gjallë pas përfundimit të luftës, pasi kishin përjetuar trajtime çnjerëzore nëpër burgjet e Serbisë, mijëra kufoma civilësh shqiptarë janë gjetur në varreza masive anembanë Serbisë;

– faktin se 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1600 personave, të cilët vazhdojnë të mbeten të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë;

Kuvendi i Kosovës konstaton se zhdukja me forcë e civilëve shqiptarë përbën krim kundër njerëzimit dhe shkelje të rëndë të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e personave nga zhdukja me forcë.

5.

Duke konstatuar se:

– pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk është bërë asnjë dënim politik i gjenocidit të dëshmuar të regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë;

– institucionet politike dhe të drejtësisë në Serbi vazhdojnë të mohojnë krimin e gjenocidit në Kosovë dhe, rrjedhimisht, refuzojnë riparimin e dëmeve të shkaktuara;

Duke konsideruar se pranimi i krimit të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë përbën një akt thellësisht njerëzor, që lehtëson përballimin e dhembjes për të mbijetuarit e gjenocidit dhe nderon kujtimin e viktimave të gjenocidit;

Kuvendi i Kosovës kërkon nga shteti i Serbisë:

  • të pranojë faktin se ky shtet ka kryer gjenocid në Kosovë gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit në periudhën 1998-1999;
  • të ndriçojë plotësisht fatin e të gjithë atyre që ende konsiderohen të zhdukur;
  • të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e krimit të gjenocidit në Kosovë;
  • të riparojë ato dëme të gjenocidit që ende mund të riparohen.

6.

Duke rikujtuar se:

– më 15 janar 1999 forcat serbe kryen aktin gjenocidar në Reçak, gjatë të cilit u masakruan 42 civilë shqiptarë;

– ky akt gjenocidar mobilizoi komunitetin ndërkombëtar, për t’i dhënë fund politikës së gjenocidit në Kosovë dhe për këtë qëllim organizoi Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje;

– faktin që regjimi i Sllobodan Millosheviqit refuzoi zgjidhjen paqësore të Çështjes së Kosovës dhe vazhdoi politikën e gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë;

– ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për t’i dhënë fund krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë;

Kuvendi i Kosovës kërkon që 15 janari të shpallet si Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

 7.

Duke u nisur nga fakti se informimi i drejtë dhe i gjithanshëm është kusht i domosdoshëm kundër negacionizmit, si tërësi e qëndrimeve dhe e shpjegimeve të dhëna për të mohuar dhe shkatërruar vërtetësinë e gjenocidit:

Kuvendi i Kosovës kërkon nga të gjitha institucionet politike dhe shkencore të Kosovës, që të angazhohen maksimalisht për ndriçimin e tërësishëm të gjenocidit në Kosovë dhe të sigurojë përkrahjen politike për njohjen e faktit që shqiptarët e Kosovës ishin viktima të gjenocidit.

8.

Duke pasur parasysh faktin se mohimi i krimit të gjenocidit dhe krimit kundër njerëzimit konsiderohet si fyerje më e rëndë që mund t’u bëhet viktimave të këtij krimi, familjarëve të tyre dhe tërë kombit ndaj të cilit është ushtruar gjenocidi:

Kuvendi i Kosovës do të përgatitë plotësimin e ligjit, për të përfshirë ndëshkimin e të gjithë atyre, të cilët minimizojnë apo e arsyetojnë gjenocidin e kryer kundër shqiptarëve në Kosovë apo kundër cilitdo popull në botë, ndaj të cilit historia dëshmon se është kryer gjenocid.