Një i burgosur u dënua me 99 vjet burg pasi ai u arratis nga një burg në Teksas për një orë vitin e kaluar. Luis Arroyo, 41 vjeç, i dyshuar për vrasje, iku me dy të burgosur të tjerë nga burgu i Bexar County në mars të vitit 2018.
Megjithëse ikja nga burgu zakonisht vjen me një dënim maksimal prej 10 vjetësh, zyra e avokatit të qarkut tha se zgjati dënimin për Arroyo për shkak të historisë së tij të gjatë kriminale.
Në ditën e arratisjes, Arroyo, së bashku me Jacob Brownson dhe Eric Trevino, u ngjitën në zonën rekreative të burgut, që është rreth 30 metra e lartë.
Një orë më vonë, tre burrat u gjetën në bllokun 2300 të Blanco Road, vetëm 3.5 milje larg.
Arroyo po gjykohej për vrasje të dy personave.
Pse Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku nuk është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës?
Pse ASHA e Kosovës heshtë për Prof. Dr. Ruzhdi Ushakun?
Letër e hapur Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Të nderuar Akademikë, Ne një grup ish-studentësh të profesor Ruzhdi Ushakut pyesim me të drejtë: Pse Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku nuk është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës? Çfarë kriteresh keni ju, të nderuar Akademikë, për zgjedhjen e antarëve të Akademisë?
Të vetëdijshëm se Profesor Ushaku nuk është as i “bajrakut” të Dukagjinit, as të Drenicës, as të Llapit, as të Anamoravës, as i Lugines së Preshevës, as komandant e as përkrahës i asnjë partie apo grupacioni politik, nuk na befason edhe aq kriteri i juaj i përzgjedhjes. Poqëse Akademitë e Shkencave dhe Arteve të popujve të mëdhenj do ta kishin pasur fatin ta kishin në mesin e vet një shkencëtar si Profesor Ushaku, çmimi Nobel do të ishte shumë shpejt i arritshëm për të. Në një bisedë me studiusin francez, zotëriun François le Cardinal, njohës i mirë i rrethanave në Kosovë dhe Shqipëri dhe poashtu njohës i punimeve shkencore të Prof. Ruzhdi Ushakut, ai patë dhënë vlerësim meritor për profesorin: “Ah oui, il est un vrai scientifique”, E po, ai është një shkencëtar i vërtetë. E ju të nderuar Akademikë? Ndoshta prisni që Profesor Ushaku të përfundoj ciklin jetësor e pastaj të dilni me kumtesë se e keni pasur mik, dhe se keni bashkëpunuar me të?
Ta dini të nderuar Zonja dhe Zotërinj Akademikë, ne jemi shumë të zhgënjyer me ju.
Në emër të një grupi ish-studentësh të Prof. Dr. Ruzhdi Ushakut me qëndrim në Zvicër
Prof. Bajram Mehmeti Zonja, Zotërinj Akademikë të Kosovës,
Vlerësimet e poshtëshënuara nuk duan koment.
Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku është një nga vlerat më të çmuara të Kombit Shqiptar. Sa për freskimin e njohurive tuaja, po e përsërisim biografinë e shkurtë të Profesor Ushakut.
Ruzhdi Ushaku*
Ruzhdi Ushaku lindi në Ulqin më 1 maj 1938. Shkollën fillore tetëtëvjeçare e kreu në vendlindje ku u pat shpallur nxënësi më i mirë në komunën e Ulqinit (viti 1950). Normalen e kreu në Prishtinë në vitin 1957 me ç’rast si nxënës shembullor i kësaj shkolle qe liruar nga i quajturi provimi i matures. Si absolvent i Fakultetit Filozofik të Sarajevës qëndroi me qëllime perfeksionimi dhe studimi 14 muaj në Paris (1962/63), me ç’rast kreu shkallën e pestë të studimeve moderne frënge duke iu lëshuar e quajtura Diplôme Supérieur d’Etudes Françaises Modernes. Një vjet më vonë (1964) u diplomua në Degën e romanistikës (Gjuhë dhe letërsi frënge me gjuhë latine dhe gjuhën italiane si gjuhë ndihmëse) të Fakultetit Filozofik të Sarajevës. Gjatë studimeve në Paris ishte student i dalluar për çka dëshmon vlerësimi i suksesit në diplomë dhe si i tillë edhe në Sarajevë ishte demonstrator për studentët e vitit I dhe II në Degë dhe një vjet kryetar i Klubit të Romanistëve. Ka shërbyer 1 vjet mësues në fshatin Krythë të Ulqinit, profesor i gjuhës frënge dhe asaj latine në gjimnazin e Gjilanit (1965-1969), bashkëpunëtor profesional në Bashkësinë Krahinore të Kulturës, asistent në Seksionin e Historisë së Kulturës Kombëtare në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në fillim bashkëpunëtor i jashtëm i Fakultetit Filozofik të Prishtinës (1969/1970), ku ka ligjëruar gjuhën latine. Prej vitit 1971 mësimdhënës i gjuhës frënge, një kohë edhe të asaj latine në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge të porsaformuar pranë Fakultetit Filozofik (tashti atij të Filologjisë), ku prej vitit 1985 zgjidhet profesor ordinar. Si i tillë pensionohet në vitin 2003, duke qenë gjithnjë i angazhuar në procesin mësimor deri më 2008, në studimet trevjeçare dhe ato të masterit, ku ka ligjëruar gjuhën frënge, latine, përkatësisht disa lëndë në studimet master si në nivelin e Degës së vet ashtu edhe në nivelin e Fakultetit. Ka mbajtur ligjërata nga gjuha latine për studentët e Farmacisë (4 vite) në Fakultetit e Mjekësisë në Prishtinë, kurse gjatë vitit akademik 2006/2007 ka mbajtur mësim në Degën e Anglistikës të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Në vitin 1968/69 regjistrohet në studimet pasuniversitare (drejtimi shkencor) në Seksionin e Romanistikës të Fakultetit të Filologjisë të Beogradit ku, më 10.XII. 1972, mbron me sukses të dalluar temën Shprehjet idiomatike në tekstet bashkëkohore serbokroate për gjuhën frënge. Po në këtë Fakultet, në qershor të vitit 1979, mbron me sukses të lartë disertacionin e doktoraturës me temë Fjalitë hipotetike me SI në gjuhën bashkëkohore letrare frënge. Veprimtaria shkencore e profesionale: Përveç punës së tij të rregullt në procesin mësimor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, R. Ushaku ka ushtruar funksione të rëndësishme në organet mësimore-shkencore të Fakultetit dhe të Institutit Albanologjik ( ku në periudhën 1982-1984 ishte anëtar i Këshillit Shkencor), kurse gjatë viteve 1989-1991 gjendej në funksionin e kryetarit të Këshillit Mësimor-Shkencor të Universitetit të Prishtinës, funksion ky prej të cilit u shkarkua me dhunë në fillim të prillit të vitit 1991. Gjatë dy mandateve ka qenë kryetar i Degës Gjuhë dhe Letërsi Frënge të Fakultetit të Filologjisë të Prishtinës viti 1980/81 dhe 2000-2003. Me punë krijuese, e më vonë edhe kërkime shkencore ka filluar të merrej në fillimin e viteve gjashtëdhjeta. Për këto qëllime edhe ka qëndruar disa herë në botën e jashtme si bursist i Qeverisë Frënge (1972/73, 1985, 1998, 2000), i Qeverisë Italiane (Venecie 1983), Shqipëri (1975), pastaj në kërkime individuale në Gjermani (1998, 2000), dhe në republikat e ish-Jugosllavisë. Ka mbajtur ligjërata në vend dhe në botë, prej të cilave vlen të ceket ajo Structures parallèles lexico-sémantiques des locutions en français-italien-albanais-serbocroate (Strukturat paralele leksiko-semantike të lokucioneve në gjuhën frënge-italiane-shqipe e serbokroate) me ftesën e prof. R. L. Wagner-it më 18.05 1973 për asistentët dhe mësimdhënësit e Ecole des Hautes Etudes të Universitetit të Sorbonës. Ka mbajtur edhe disa ligjërata apo referime shkencore në Seminarin Ndërkombëtar për GJLKSH për të huaj në Prishtinë e Tiranë (1987, 1989, 1990, 1996, 2000). Ka qenë i ftuar në Tiranë në vitin 1981 për të mbajtur ligjëratën me titull Sistemet hipotetike me SI në gjuhën frënge dhe barasvlerësit e tyre në gjuhën shqipe (nuk është realizuar për shkak të gjendjes politike pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë), kumtesë kjo e prezantuar më vonë në një kongres të gjuhësisë së aplikuar në Sarajevë më 1983. Ka marrë pjesë me kumtesa apo prezantuar rezultate shkencore në shumë kongrese, simpoziume e tubime të ndryshme shkencore me karakter vendor e ndërkombëtar, prej të cilave po i shënojmë disa: Prishtinë (1973, 1974, 1977, 1978, 1980, 1982, 1983,1884, 1985,1986, 1987, 1988, 1990,1997,1997, 1998, 1999, 2000 e tutje), Dubrovnik (1979), Hvar (1982), Sarajevë (1983), Helsinki (1985), Zagreb (1985, 1988), Herceg-Novi (1986), Sofje (1989), Lubjanë (1989), Sokobanjë-Beograd (1989), Plitvice (1990), Tiranë (1992, 1996, 2004), Ulqin (1995, 2005, 2011, 2012), Shkodër (1998, 2000, 2005, 2008), Tuz (1998), Durrës, prill 2011 e ndonjë tjetër. Veprat e tij të deritashme janë botuar në gjuhën shqipe, serbokroate, kryesisht të shoqëruara me versione të shkurtra në gjuhën frënge ose angleze, kurse punimet e tij kryesisht në gjuhën shqipe, serbokroate (shpesh me përmbledhje në gjuhë botërore), si dhe në gjuhët frënge, angleze, gjermane japoneze. Ato në gjuhën shqipe e serbokroate janë kryesisht të shoqëruara me përmbledhje në gjuhë botërore, frënge, angleze apo gjermane. Ka bashkëpunuar me revista në vend dhe jashtë, si autor, anëtar i redaksive apo këshilltar gjuhësor i ndonjërës prej tyre, siç janë ato: Gjurmime albanologjike, Onomastica Jugoslavica, Studime filologjike, Studia albanica, Kultura popullore, Studia philologica, Stremljenja, Përparimi, Fjala, Enciklopedija Jugoslavije (botimi në gjuhën serbokroate dhe shqipe), Jehona, Flaka e vëllazërimit, Gjuha shqipe, Buletini i Fakultetit Filozofik të Prishtinës, Filologji-Philology të Fakultetit të Filologjisë-Prishtinë, Art-Club, Lemba, “Buzuku”, Dija Ulqin, Malësia-Podgoricë, Orana-Shkodër, Shkodra në shekuj-Shkodër, SNGJLKSH Prishtinë-Tiranë dhe në botime të tjera të veçanta të JAZU-Zagreb, ASH të Shqipërisë dhe ASHA të Kosovës e ndonjë tjetër. Është marrë, edhe pse jo intensivisht, edhe me përkthime a adaptime të teksteve shkollore të gjuhës latine dhe asaj frënge, si dhe me përkthime të poezive, eseve, fejtoneve, tregimeve, novelave, dramave nga gjuha frënge, italiane, serbokroate. Ka përkthyer nga gjuha frënge një vepër vëllimore me titull Le Prophète de l’Islam (Muhammedi A.S. Jeta v. I dhe vepra v.II) nga autori Muhammad Hamidullah, vepër që gjithsej kap rreth 1000 faqe të formatit A4 në botim të Logos-A, Shkup-Prishtinë-Tiranë, 2011. Ka qenë mentor i një kandidati-magjistri në Fakultetin e Filologjisë të Beogradit (mbrojtja më 03. XII 1982), anëtar i dytë i një komisioni për mbrojtjen e një doktorature në Fakultetin e Filozofisë të Sarajevës (mbrojtja më 01.VIII. 1988). Ka formuar si mentor disa doktorë të shkencave filologjike në Prishtinë (1997, 2006), 2 magjistra në Prishtinë (2000, 2005) dhe ka qenë anëtar i disa komisioneve për mbrojtjen e magjistraturave dhe doktoraturave në Prishtinë (1980, 1990, 1996, 1998, 2000 e këtej). Ishte bashkëmentor i një kandidati për doktor të shkencave filologjike në Paris (mbrojtja: 25 maj 2001), dhe në vazhdim mësimdhënës-mentor në studimet MASTER në Prishtinë. Ka mbajtur ligjërata studentëve të shkallës së III në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Për herë të parë, në vitin 1990, ka qenë i propozuar nga Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Filologjisë kandidat për anëtar të ASHA të Kosovës. Aktualisht është anëtar aktiv (i rregullt) i Akademisë Evropiane të Arteve (Académie Européenne des Arts) me seli në Belgjikë (Leuze). Me ftesën zyrtare nga Departamenti i Frëngjishtes të Universitetit 8 të Parisit, për një qëndrim njëmujor gjatë dhjetorit 2000, R.Ushaku ftohet të mbajë edhe dy ligjërata (Shkresa e datës 25 tetor 2000 e nënshkruar nga përgjegjësi i Departamentit, zotëriu Christopher Lucken, si dhe ajo e datës 18 janar 2001, e lëshuar nga Universiteti i Parisit 8 –Vincennes Saint-Denis). Ligjërata me titull Les traces de la langue et de la culture albanaises dans le roman de Florimont d’Aimon de Varennes (XIIe s.) është mbajtur në Université de Paris 8 Vincennes Saint-Denis, më 20 dhjetor 2000, kurse ajo me titull La traduction du poème “Les Djinns” de Victor Hugo en albanais et les problèmes de la traduction littéraire në Université de Paris 3 – Sorbonne Nouvelle, më 21 dhjetor 2000. Në vijim, profesor Ushaku, me një shkresë zyrtare të 14 qershorit 2001, u ftua për të marrë pjesë në konferencën e historisë dhe filologjisë shqiptare në Ecole des Hautes Etudes –Sorbonne (nuk u realizua për shkaqe objektive). Në kohët e mëvona (10 prill 2008) mbajti ligjëratë shkencore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Më 25 maj 2001 ishte në Paris (INALCO-Sorbonne Nouvelle) si bashkëmentor në komisionin për mbrojtjen e tezës së doktoraturës me titull “La place de l’adjectif épithète dans le groupe nominal en français et en albanais” të kandidatit mr. Mehdi Halimi (krahas mentorit, zotëri Jack Feuillet dhe anëtarëve Pierre Martinez, profesor i Université Paris VIII dhe Claude Müller, profesor i Université de Bordeaux). Gazeta Kronika që del në Malin e Zi në gjuhën shqipe, e shpalli personalitet të vitit 2001, kurse Shoqata e artistëve dhe intelektualëve Art Club nga Ulqini e shpalli laureat të Shpërblimit vjetor të Art Club-it për vitin 2002 (informata në Koha javore e 9 janarit 2003 me titull Ruzhdi Ushaku laureat i shpërblimit vjetor, si dhe gazetat Bota sot, Zëri, Epoka e re etj.). Ndërkaq, në vitin 2003, me rastin e kremtimit të 65 vjetorit të lindjes dhe 40 vjetorit të punës krijuese –shkencore, OJQ-të e Ulqinit e propozuan të shpallet QYTETAR NDERI të Ulqinit. Këto ngjarje u shënuan në mediat e shkruara dhe elektronike në emisione speciale në TV Podgorica, TVT. Intelektuali ulqinak Ali Llunji realizoi një emision dokumentar me titull Majave të shkencës kushtuar R. Ushakut (u emetua disa herë në programet e RTK-së prej 13 tetorit të vitit 2005, dhe në TV TEUTA të Ulqinit. Më vonë këtë do ta bënte edhe mr. Haxhi Shabani për TV e Podgoricës emetuar në tetor-nëntor 2006, Mustafë Ferizi për RTK-në e ndonjë tjetër. Më 26 nëntor të viti 2011, nga Federata Ndërkombëtare për Paqë mori mirënjohjen AMBASSADOR FOR PEACE. II V e p r a t: 1. Kërkime filologjike, Prishtinë, Rilindja, 1981, 277 f. 2. Hipotetične rečenice sa SI u savremenom francuskom jeziku književnih tekstova -Les propositions hypothétiques introduites par SI dans des textes littéraires en français contemporain ( Fjalitë hipotetike me lidhëzën SI në gjuhën bashkëkohore frënge të teksteve letrare botar në serbokroatisht dhe version përmbledhës në gjuhën frënge), Priština, Filozofski fakultet-Prishtinë, Fakulteti Filozofik, 1983, 226 f. 3. Paralele të ligjërimit poetik. Kërkime dhe trajtime gjuhësore (Parallèles du langage poétique-Recherches et traitements linguistiques), Prishtinë, Rilindja, 1986, 232 f. 4. Ulqini në gjurmët e shekujve, Ulqin, Art Club, 1991, 189 f. 5. Hulumtime etnolinguistike (Ethnolinguistic researchs), Prishtinë, Fakulteti i Filologjisë-Faculty of Philology-Prishtina, 2000, 271 f. 6. Veprimtaria shkencore e prof. dr. Ruzhdi Ushakut, Ulqin, Fondacioni LIKA Foundation, 2003, 126 f. 7. Ndihmesa onomatologjike nga hapësira iliro-arbërore, Prishtinë,Fakultetit i Filologjisë-UP, 2006, 213 f. Ulqini nga dritaret e kohës, ( me bashkautorin Jusuf Lika), Ulqin, Fondacioni LIKA Foundation, 2006, 422 f. Ulqini në përmasa kërkimi dhe frymëzimi,Ulqin, Fondacioni LIKA Foundation, 2010, 337 f. N.B. Brenda këtij libri më të ri, shih e krahaso edhe shkrimin Ali Llunjit Prof. dr. Ruzhdi Ushaku krijues i etnicitetit kombëtar (f. 313-333), ku gjenden edhe disa vlerësime më të vona për veprën e R.Ushakut. Për vlerat e këtij libri kanë shkruar Prof. dr. Moikom Zeqo dhe Dr. Sabina Osmani në gazeta e revista të ndryshme dhe faqet e internetit.
ZGJIDHET ENIGMA E DY FRAZAVE NGA SHEKULLI V PARA ERËS SË RE Postuar më 29. Nëntor 2015 Prof. Dr. Halit Halimi Vlerësim lidhur me studimin e Prof. dr Ruzhdi Ushakut “ Shqipja si çelës për dy fraza enigmatike nga “Zogjët” e Aristofanit” ( shek.V p. e. re)/ Nga Halit HALIMI*/ Me kurreshtje profesionale-shkencore dhe vemendje të veçantë, e lexova dorëshkrimin e studimit sensacional të Prof. dr Ruzhdi Ushakut, ish mësimdhënës eminent i Universitetit të Prishtinës dhe studiues-filolog i spikatur në fushën e filologjisë krahasuese. Në veprat dhe studimet e tij të përimta pararendëse, ky punues shkencor na ka befasuar
shpesh me vepra dhe studime cilësore, me teza dhe arritje të reja, më pak të njohura ose të panjohura, që kanë pare dritën edhe në disa gjuhë të huaja. Me këtë rast, do t’i veçoj disa vlerësime për këtë studim të tij ekskluziv, më të ri, që do të tërheqë padyshim vëmendjen dhe interesimin e lexuesit shqiptar dhe të huaj. Në komedinë “Zogjtë” të Aristofanit ( shek. V p.e. re), personazhi Tribal përdor dy fraza enigmatike të shënuara me shkronja të alfabetit grek të asaj kohe por të pakuptueshme për greqishten. Që nga ajo kohë e këtej, përkthyesit, përkatësisht studiuesit e ndryshëm janë marrë thuajse sipërfaqësisht me këto fraza, në shikim të parë të parëndësishme, kurse faktikisht me rëndësi të jashtëzakonshme për gjuhësinë ballkanike dhe më gjërë. Dietarët dhe përkthyesit që janë marrë sadopak me këtë çështje të imponueshme ndahen në dy kategori: Ata që janë munduar të gjejnë një kuptim të supozuar sipas kontekstit, Dhe të tjerët duke bërë transkriptimin e tyre shkronjë për shkronjë, në alfabetin latin. Zbërthimi ritmik i frazave NABAISATREU dhe SAUNACA BA CTARI CRUSA ( sa u na ka baktari krusa) është bërë në variante të ndryshme, e para 3-4 gjymtyrë, kurse e dyta prej 2-4, por pa shpjegime të gjymtyrëve në nivelin leksikor dhe gramatikor. Studiuesi Ushaku, në dallim prej atyre të deritanishëm e zbërthen frazën e pare në gjashtë njësi ( NA BA-I –SA- TRE-Y )dhe të dytën në tetë / SA-Y-NA-KA-BA-KTA-ARI-KRUSA/ sqaruar apo shoqëruar me interpretimin leksiko-gramatikor të secilës njësi dhe me reference kontekstuale dhe qasje inter dhe multidisciplinare. Pikënisja e tij është transkriptim I sigurtë në sinkroni dhe reflekset e më vona diakronike me alternanca e metateza përkatëse dialektore dhe të shqipes së shkruar prej Mesharit e këtej. Koncepti metodologjik-shkencor i Ushakut është i llojit të vet, ku ceken edhe rrethanat historiko- shoqërore të asaj kohe, duke mbajtur parasysh poliseminë. Autori përdor edhe logjikën e eliminimit të shpjegimeve më pak bindëse, dhe qoftë edhe atyre intuitive duke pasur gjithnjë parasysh vokabularin bazik të jetës dhe koncepteve të kohës, me një strukturë arkaike. Fjalitë e cekura të transliteruara në formën e shqipes së sotme dalin si vijon: 1. Na bani ( kushtoi) sa për tri hise, kurse 2. Sa na është ( âshtë) bâ ( sa na ka kushtuar) kjo brinoke në ari). Profesor Ushaku, i cili me modesti këtë punim e quan sprovë i le shumë gjëra pa u thënë në mënyrë që të mbetet vend për një botim më të plotë me shpjegime edhe më të përimta, gjithnjë duke pritur fjalën e shkencëtarëve kompetentë dhe duke sfiduar përpjekjet e të tjerëve për ta pranuar apo kundërshtuar tezën e tij në favor të ndonjë të vërtete tjetër, më bindëse dhe më të argumentuar. Deri më sot, nuk dimë për ndonjë rast zbërthimi apo interpretimi jo vetëm të fjalive në vështrim, por përgjithësisht që të jetë kushtuar kaq hapësirë dhe shpenzuar aq mund për të dalë në këtë rezultat. Rëndësinë e këtij studimi mund ta kuptojnë vetëm ata profesionistë që do ta lexojnë dhe rilexojnë me vëmendje absolute horizontalen dhe vertikalen e këtij interpretimi, me kokë të ftohtë, pa eufori dhe paragjykime, duke vlerësuar edhe mundin dhe përpjekjen për ndriçimin e të vërtetës shkencore. Për mendimin tim, kemi të bëjmë me një studim të përimët profesional-shkencor, me qasje interdisciplinare filologjike dhe multidisciplinare të shkencave të tjera. Rrjedhimisht, shpjegimet dhe rezultatet e tij janë bindëse dhe të argumentuara mbi bazën e qëndrueshme të metodologjisë shkencore. Si recensues , me kompetencë profesionale prej fonetikani dhe filologu, mbaj parasysh zbatimet universale si dhe ato specifike të dialektit gegë. Shpreh bindjen time të thellë se kemi të bëjmë me një studim shumë serioz, në rend të parë me pikënisjen e transkriptimit fonetikisht të bazuar, si dhe ritmikës dhe zbërthimit të frazave në gjymtyrët përbërëse. Frazat në fjalë kënaqin kriteret e ritmit arkaik ku mbizotërojnë fjalët njërrokëshe, kuptimplote në aspektin leksiko-semantik dhe funksionale në aspektin gramatikor – sintaksor. Shprehimisht me leksik dhe sintaksë arkaike, si të tilla, këto fraza inkuadrohen në kontekstin dhe intertekstin kuptimor të zhvillimit të ngjarjes së caktuar, që përshkruhet në komedinë”Zogjtë” të Aristofanit. Jam i bindur se, falë koncepteve më të avancuara të metodologjisë shkencore, kultures së gjërë dhe të thellë filologjike, aftësisë analitike të gjithanshme të autorit Ushaku, ky studim-zbulim ka gjasa shumë të sigurta që, në thelb dhe përgjithësisht, të jetë i pranueshëm madje i pranuar nga shkenca bashkëkohore, besojmë edhe e nesërme. * ( Autori H. Halimi është doktoruar në Sorbonë për fonetikë eksperimentale dhe fonologji, me vështrim të veçantë në dialektin gegë. Ka botuar disa vepra gjuhësore , përfshirë këtu edhe disertacionin e doktoratës në gjuhën frënge.)
Basri Çapriqi „ Akademia e Shkencave dekoron Ruzhdi Ushakun Vlerësohet opusi shkencor i profesor Ruzhdi Ushakut Mirënjohja me të cilën Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka dekoruar Profesor Ruzhdi Ushakun është një gjest akademik me të cilën ky institucion i lartë i shkencës shqiptare vlerëson punën shumëvjeçare e tejet me vlerë të një shkencëtari të palodhur nga fusha e filologjisë e të albanologjisë.
Unë që e kam përcjellë me vëmendje punën kërkimore shkencore të profesor Ushakut e që shpesh kam pasur privilegjin të thellohem bashkë me të në argumentime gojore që ai i bënte me shumë pasion secilit kërkim të ri e secilit rezultat të ri shkencor, kam arsye shtesë të përgëzoj këtë gjest të Akademisë si një hap intelektual e akademik me ç’gjë vlerësohet një kontribut me vlerë për shkencën shqiptare për të cilin jam shumë i sigurt se tashmë ka hyrë në fondin e artë të dijes e të shkencës kombëtare. Shkencëtarët si prof. Ushaku nuk marrin shumë dekorata e mirënjohje për punën e vetë. Ambienti ynë kulturor e intelektual që është i prirë të vlerësojë jovlerat e të zhvlerësojë vlerat e njëmendta e ka të vështirë të vërejë e të njohë punën e një kërkuesi modest në jetë por me shumë durim e invencion të madh në punën e tij shkencore sic është rasti i profesor Ushakut. Shkencëtarët si Ushaku nuk lejojnë me asnjë çmim që të devijojnë, tjetërsojnë, instrumentalizojnë të vërtetën shkencore e as që lejojnë t’i nënshtrohen audiencës parashkencore me pritshmëri pragmatike të momentit. Prandaj edhe çmimet e vlerësimet për ta janë të vona por kanë peshë të madhe për intelektualin që ka durimin të presë duke kaluar këtë rrugë të vështirë pa u ndikuar nga pritshmëritë që kërkon audienca që nuk njeh argumentin shkencor por do me çdo kusht rezultate pseudoshkencore që kanë të vetmin synim kënaqjen e pritshmërisë momentale të audiencës agresive parashkencore. Fusha ku kërkon Prof. Ushaku me decenie të tëra është një fushë e pashkelur, shumë e hershme, një terren shkencor ku argumenti do gjetur me kërkime të detajuara që shpesh kapin periudha të tëra kohore ku dominon terri i dendur mbi dijen e mbi shkrimin. Me një kulturë të pasur e të gjerë filologjike, me njohjen e shumë gjuhëve klasike e moderne prof. Ushaku ka arritur të hedhë dritë në terrene të pandriçuara më herët nga shkenca shqiptare po edhe ajo ballkanike. Ata që duan të thellohen në terrenin filologjik e kulturor të vazhdimësisë iliro – shqiptare, opusin shkencor të këtij shkencëtari me kredo të lartë shkencore do ta kenë ndihmesë të madhe e me vlerë. Mirënjohja tjetër që profesor Ushakut i jepet nga Kuvendi i Ulqinit është një gjest qytetarie që i jepet njeriut i cili gjithë karrierën e tij intelektuale e shkencore e ka lidhur me lashtësinë e këtij qyteti, me pasurinë kulturore e shpirtërore të tij. Kjo mirënjohje që vjen me një vonesë 25 vjeçare do kishte mbërritur edhe më herët nëse shkencëtari i pasionuar pas të vërtetës e pas argumentit do ta instrumentalizonte punën e tij intelektuale për interesat e momentit që kërkojnë gjykime arbitrare, pseudoshkencore, për të kënaqur e rehatuar instrumente që s’ kanë të bëjnë me të vërtetën shkencore por me dokrra pseudo-patriotike”.
Dyfytyrësia e disa diplomatëve evropian nuk ka të ndalur!
Në tryezën e
organizuar nga instituti “Epik” përfaqësuesja e BE-së në Kosovë Natalia
Apostolova deklaroi se “taksa ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë- Hercegovina nuk
është vetëm shkelje e CEFTA-s, por edhe kundër frymës së MSA-së”. Qëndrime të
ngjashme përsërisin vazhdimisht edhe Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe
Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe Federica Mogherini,Përfaqësuese e
lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe politikë të sigurisë.
Ata që asnjëherë
nuk e ngritën zërin kundër politikës destruktive të Serbisë ndaj shtetit të
Kosovës nuk kanë të drejtë morale që të gjykojnë për vendimet e institucioneve
të Kosovës karshi politikës së Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Para se të flasin nëse
janë në harmoni me “frymën evropianë” vendimet e Qeverisë së Kosovës, Federica
Mogherini, Johannes Hahni, Natalia Apostolova dhe të tjerët si këta le të
deklarohen publikisht se sa është në harmoni vlerat evropiane vendimi i BE-së që
mban Kosovën të izoluar si Ghetto evropiane të shekullit XXI, edhe pse Kosova i
ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura prej BE-së.
Përfaqësuesit e
tillë të njëanshëm të BE-së nuk kanë asnjë kredibilitet te qytetarët e Kosovës.
Përkundrazi! Qëndrimet e tyre janë neveritëse dhe kanë efekte të kundërta.
Është koha që institucionet
e BE-së të veprojnë në përputhje me vlerat dhe parimet universale për lirinë e
qarkullimit të lirë të njerëzve edhe për qytetarët e Kosovës dhe të ndërpresin
funksionimin në përputhje me logjikën e matjes me dy kute.
Lëvizjet Nacionalçlirimtare dhe përdorimi i gabueshëm i fjalës “ilegal” (2)
Bardhyl Mahmuti-Kush ishte ilegal në territoret shqiptare nën Jugosllavi? Grupet, organizatat dhe lëvizjet që angazhoheshin për çlirim kombëtar, apo ata që pushtuan territoret tona dhe që përpiqeshin të zbatonin ligjet e tyre në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar?
Në pjesën e parë të shkrimit theksova se çështja e legalitetit/ilegalitetit nuk ka për kriter vlerësimi formën e veprimtarisë, por ligjshmërinë e një veprimi. Gjithashtu përmenda se në raport me ligjshmërinë e veprimeve që shkëputën territoret shqiptare nga Shqipëria dhe ua ndanë si plaçkë shteteve fqinje, të gjithë veprimtarët për gjatë më shumë se një shekull e kanë cilësuar si të paligjshme.
Bardhyl Mahmuti në krye të demostratave të vitit 1981
Në kohën kur u krijuan shtetet kombëtare në Ballkanin Perëndimor Lidhja Shqiptare e Prizrenit hidhte poshtë si të paligjshëm çdo vendim që nuk përfillte vullnetin e popullit shqiptar të ndarë në katër njësi administrative (vilajete) të Perandorisë Osmane për të jetuar në një shtet të pavarur.
Me pushkë në dorë u kundërshtuan vendimet e Kongresit të Berlinit për të ndarë Kosovën dhe pjesë tjera të viseve shqiptare nga Shqipëria me qëllim që të kënaqnin aspiratat grabitqare të fqinjëve tanë.
Pa u zgjatur në detaje rreth atyre ngjarjeve po theksoj vetëm faktin se mijëra luftëtarë shqiptarë u vranë në periudhën 1878-1881, sepse kundërshtonin si të padrejtë dhe të paligjshëm copëtimin e territoreve tona.
Në përputhje të plotë me frymën e programit dhe qëndrimeve politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të gjitha format e organizimeve të mëvonshme politike shqiptare e kanë konsideruar si të padrejtë dhe të paligjshëm copëtimin e territoreve shqiptare dhe okupimin e tyre nga shtetet fqinje të Shqipërisë.
Për periudhën që shkon prej kohës së okupimit të territoreve shqiptare nga Serbia e deri në Luftën e Dytë Botërore po citoj historianin britanik Noel Malcom. Në veprën e tij të titulluar “Kosova, një histori e shkurtër” ai thotë: “E vërteta – sa u përket fakteve legjitime- është ndryshe. Kosova ligjërisht kurrë s’ka qenë e bashkuar me shtetin serb” (Vepra e përmendur e Noel Malcomit, f.275). Për këtë arsye, “nëse një shtet kishte okupuar ilegalisht ndonjë pjesë të një vendi tjetër kur i është bashkuar Lidhjes (së Kombeve), atëherë asnjë shtet tjetër nuk do të ishte i obliguar për ta mbrojtur atë okupim ilegjitim” (Vepra e përmendur e Noel Malcomit, f.276).
Kur kemi të bëjmë me ilegalitetin e aneksimit të territoreve shqiptare Jugosllavisë, vlen të theksohet se edhe vetë Partia Komuniste e Jugosllavisë në disa vendime të miratuara në kongreset e saja para Luftës së Dytë Botërore kishte ardhur te konkluzioni se shqiptarëve u ishte bërë padrejtësi e madhe. Po rikujtoj se në përputhje me qëndrimet e Partisë Komuniste të Jugosllavisë për respektimin e të drejtës së kombeve për vetëvendosje, Komiteti Krahinor i PKJ-së për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit mbajti Konferencën e saj në Bujan, në të cilën delegatët shqiptarë, serbë, malazezë dhe boshnjakë të Kosovës miratuan në mënyrë unanime rezolutën përmes të cilës përcaktohej qartë se pas përfundimit të luftës, Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit do të bashkoheshin me Shqipërinë, në përputhje me vullnetin politik të popullit të saj.
Miratimi i Rezolutës së Bujanit për bashkimin e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit me Shqipërinë kishte edhe karakter ndërkombëtar, për faktin se në këtë mbledhje merrte pjesë Majori Baili, përfaqësues i Misionit Anglez që përfaqësonte Aleancën Antifashiste.
Dihet se në vend të respektimit të së drejtës së popullit të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit për vetëvendosje dhe bashkim me Shqipërinë, komunistët jugosllavë, në mënyrë të jashtëligjshme (ilegale), imponuan administrimin ushtarak në Kosovë dhe në Rrafsh të Dukagjinit.
Ky administrim vazhdoi deri në të ashtuquajturin “Kuvend i Prizrenit”, ku 137 “delegatë” të emëruar nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, prej të cilëve vetëm 32 persona ishin shqiptarë, vendosën që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit t’i bashkëngjiten Serbisë. Përmes kësaj mbledhjeje në “Kuvendin e Prizrenit”, komunistët jugosllavë përpiqen të legjitimojnë ripushtimin e territoreve tona.
Nga cili do këndvështrim i të drejtës që të shihen vendimet e kësaj mbledhjeje del qartë se vendimet e saj ishin VENDIME ILEGALE, për arsye se ishin në kundërshtim të plotë me vullnetin e popullit të shprehur për bashkim me Shqipërinë.
Të gjitha grupet, organizatat dhe lëvizjet politike shqiptare në territoret që mbetën nën Jugosllavi, që u themeluan pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike pushtetin jugosllav dhe instalimin e këtij pushteti në territoret tona e kanë cilësuar si ripushtim. Pra nga këndvështrimi i të drejtës së kombeve për vetëvendosje, e drejtë që qëndron në themelet e të drejtës ndërkombëtare, pushteti jugosllav në territoret shqiptare ishte PUSHTET ILEGAL. Dhe rrjedhimisht ligjet e këtij shteti kanë pasur karakter ILEGAL/TË PALIGJSHME.
Asnjë grup, asnjë organizatë dhe asnjë lëvizje asnjëherë nuk ka kërkuar leje nga pushteti jugosllav që të themeloheshin për realizimin e të drejtave tona kombëtare, por janë krijuar dhe kanë vepruar me qëllim të vetëm çlirimin e territoreve me shumicë shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë.
Që nga korriku i vitit 1945, kur gjatë administrimit ushtarak të viseve shqiptare u mbajt i ashtuquajturi “Kuvend i Prizrenit”, komunistët jugosllavë trumbetonin pandërprerë se gjoja “bashkimi me Serbinë ishte bërë me vullnetin e popullit shqiptar”! Kjo propagandë kishte vetëm një qëllim: t’i jepej legaliteti pushtetit ilegal që nuk respektoi vullnetin e shprehur në Konferencën e Bujanit.
Përveç individëve që ishin të integruar në strukturat e pushtetit të serbëve, të maqedonasve dhe të malazezëve dhe që trumbetonin se gjoja shqiptarët kishin vendosur të mos bashkoheshin me Shqipërinë, por të jetonin të copëtuar në mes tri republikave sllave, asnjë shqiptar nuk mund ta konsideronte të ligjshëm pushtetin e instaluar me dhunë nga komunistët jugosllavë. Përkundrazi, ky pushtet ishte PUSHTET ILEGAL në raport me vullnetin e popullit tonë, dhe vetëm si i tillë mund të cilësohej nga grupet, nga organizatat dhe nga lëvizjet politike shqiptare.
Disa reagime lidhur me shkrimin tim më imponojnë të ndalem në sqarimin edhe të termit “klandestin”. Edhe pse kohët e fundit një numër gazetarësh përdorin këtë term për të emëruar emigrantët që hyjnë fshehurazi në një shtet të caktuar, kjo fjalë është me origjinë nga fjala latine “clandestinus” që do të thotë “i fshehtë” dhe që nuk ka asnjë lidhje as me çështjet e autoktonisë e as me ardhacakët në një vend të caktuar.
Kur bëhet fjalë për format e fshehta të veprimtarisë së grupeve, të organizatave dhe të lëvizjeve politike shqiptare në Jugosllavinë e dikurshme veçohen futja dhe shpërndarja e literaturës së ndaluar, shtypja dhe shpërndarja e gazetave të tyre, shtypja dhe shpërndarja e trakteve e komunikatave dhe aktivitete të kësaj natyre… Megjithatë nuk duhet të harrohet se krahas veprimtarisë së fshehtë të kontestimit të legalitetit të pushtetit jugosllav, grupet, organizatat dhe lëvizje politike shqiptare, në kontekste të caktuara historike, kanë zbatuar edhe forma të veprimtarisë së hapët të kontestimit të legalitetit të këtij pushteti. Si shembull do të përmend demonstratat e vitit 1968, ato të vitit1981 dhe protestave të viteve në vijim, demonstratat e vitit 1988, greva e përgjithshme e minatorëve të Trepçës dhe demonstratat e vitit 1989 kundër “Kushtetutës së Tankeve”, demonstrata e 1 Tetorit 1997 etj. që janë vetëm disa shembuj të kontestimit në mënyrë të hapur të legalitetit të pushtetit jugosllav.
Qindra persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur në demonstratat të cilat botërisht e bënë të njohur se për shqiptarët pushteti jugosllav është pushtet ilegal dhe se nuk gëzonte asnjë legjitimitet.
Dhe lufta kundër pushtetit ilegal jugosllav mbi trojet tona arriti kulmin e vet në luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit.
Edhe pse Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi na kanë konsideruar si “ilegal”, ne kemi qenë legal (të ligjshëm) në përputhje me vullnetin e popullit tonë.
Serbia vazhdimisht i ka konsideruar si “ilegale” të gjitha format e organizimeve politike që kanë kontestuar legjitimitetin e saj në Kosovë. Edhe sot e kësaj dite ajo vazhdon të trajtojë vendimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës si “vendim të njëanshëm dhe ilegal”, edhe pse legalitetin e këtij vendimi e legjitimoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Prandaj, nëse të kaluarën dikush ka përdorur gabimisht termin “ilegal” për grupet, për organizatat dhe për lëvizjet që kanë pasur për qëllim çlirimin e trojeve tona nga pushtuesit jugosllavë, tani është koha që të harmonizohet terminologjia dhe për këto struktura politike të përdoret mbiemri cilësor “çlirimtar”, sepse është term më adekuat me qëllimet që kanë pasur grupet, organizatat dhe lëvizjet që nga ripushtimi i trojeve tona nga komunistët jugosllavë. Legaliteti i këtyre grupeve, organizatave dhe lëvizjeve buron nga e drejta e popullit shqiptar për vetëvendosje.
Lëvizjet Nacionalçlirimtare dhe përdorimi i gabueshëm i fjalës “ilegal”(1)
Është bërë e zakonshme që në përvjetorët e ngjarjeve të vitit 1981 të theksohet roli i “organizatave patriotike ilegale”. Madje, me një nostalgji të veçantë përdoren termet “ilegalisht”, “ilegalja”, “ilegaliteti” dhe nocione tjera që rrjedhin nga fjala “ilegal”.
Përmasat që ka marrë përdorimi i këtij termi imponon hapjen e debatit që një herë e përgjithmonë të ketë një qartësi se çka mbulojnë këto terme në aspektin kuptimor.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është polemik, për këtë arsye nuk do të citoj asnjë autor që përdor apo arsyeton përdorimin e këtij termi. Nëse e shoh të nevojshme në të ardhmen mund të përdoren edhe emrat e përveçëm.
Në fillim po përmend arsyetimin e mbështetësve të përdorimit të këtij termi me atë se “termi ‘ilegal’ është ngulitur në fjalorin e ligjërimit të zakonshëm dhe atë shkencor, studiues, e cila kuptohet si formë e veprimit të fshehtë të organizatave të Lëvizjes Kombëtare kundër regjimit jugosllav”.
Përdorimi nga një numër i madh i njerëzve i një termi për një dukuri të caktuar nuk e arsyeton përdorimin e tij, nëse ky term është i gabueshëm. Madje, edhe në rastin kur të gjithë njerëzit e një shoqërie të caktuar përdorin një arsyetim të caktuar për një çështje kjo nuk ja shton saktësinë.
Është i njohur “shembulli i baticës”. Për mijëra vite shoqëritë njerëzore që kanë jetuar përgjatë brigjeve të detit janë munduar ta shpjegojnë fenomenin e baticës. Është interesant se shumica e popujve që na kanë lënë botëkuptimet e tyre rreth kësaj çështjeje dëshmojnë për një qasje pak a shumë të ngjashme: janë munduar të gjejnë shkakun e baticave në thellësi të detit. Për t’i forcuar bindjet e tyre, kanë imagjinuar perënditë e detit të cilët kur zemëroheshin me sjelljen e njerëzve (e zemërimin e kishin ciklik!) provokonin baticën e detit! Kishin mundur të vazhdojnë hulumtimin e tyre në det edhe për mijëra vjet të tjera dhe me tërë teknikën që posedon aktualisht njerëzimi nuk do të gjenin të vërtetën në fund të detit. Këndvështrimi ishte i gabuar! U dashtë të ndryshohet këndvështrimi dhe të shihej ndikimi i hënës në tokë për shpjeguar shkencërisht fenomenin e baticës. Mund të ketë ende njerëz që besojnë se perënditë e detit krijojnë baticën dhe nuk ngurrojnë të bëjnë sakrifica për të zbutur zemërimin e perëndive, me arsyetim se kështu kanë besuar të parët e tyre.
Prandaj, përdorimi i gjerë që ka termi “ilegal” si “formë e veprimit të fshehtë të organizatave të Lëvizjes Kombëtare kundër regjimit jugosllav” nuk ja shton saktësinë këtij termi.
Ajo që është thelbësore për problematikën e mësipërme ka të bëj me faktin se çështja e legalitetit/ilegalitetit nuk ka për kriter vlerësimi formën e veprimtarisë, por ligjshmërinë e një veprimi. Kur kemi të bëjmë me ligjshmërinë e veprimeve që shkëputën territoret shqiptare nga Shqipëria dhe u ndanë si plaçkë shteteve fqinje, të gjithë veprimtarët për gjatë më shumë se një shekull e kanë cilësuar si të paligjshme. I njëjti qëndrim ka qenë edhe në rastin kur Jugosllavia komuniste nuk e zbatoi vullnetin e popullit të Kosovës që të bashkohet me Shqipërinë dhe shkeli vendimet e Rezolutës së Bujanit ku delegatët shqiptarë, serbë, malazezë dhe boshnjakë, pjesëmarrës të kësaj Konference, ishin përcaktuar qartë në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Prandaj, pushteti komunist jugosllav në territoret shqiptare ishte ilegal, edhe pse vepronte haptas. Ndërsa, të gjitha veprimet e kryera kundër këtij pushteti, qoftë haptas, qoftë fshehtas, ishin veprime të ligjshme në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje, që ishte një nga parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe konsiderohet vlerë universale.
Nëse çështjen e “legalitetit/ilegalitetit” e shohim në raport me lëvizjet nacionalçlirimtare në botë do të bindemi për qasjen e gabueshme që është instaluar në terminologjinë që përdoret për Lëvizjen Kombëtare të shqiptarëve që kanë vepruar kundër pushtetit ilegal të Jugosllavisë në territoreve tonë.
Duke u nisur nga fakti se “legalitetit/ilegalitetit” shndërrohen në objekt të luftës në mes palës që ka pushtuar territorin e caktuar dhe atyre që angazhohen për ta çliruar nga okupatori, termi “ilegal” shndërrohet në fjalën thelbësore që i ndan dy kampet.
Përderisa të gjitha organizatat dhe lëvizjet nacionalçlirimtare anë e kënd botës okupimin e territorit të tyre dhe mosrespektimin e të drejtës për vetëvendosje e konsiderojnë “ilegal” dhe pushtetin që nuk ka respektuar vullnetin e popullit e cilësojnë si “pushtet ilegale në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, pushteti i instaluar përpiqet t’i njollosë lëvizjet dhe organizatat çlirimtare si të ishin struktura “ilegale”, për arsye se nuk respektojnë ligjet dhe rendin e vendosur nga ai.
Një nga orientimet politike të lëvizjeve apo të organizatave çlirimtare në botë është këmbëngulja e tyre që të fitojnë legalitetin në shkallën ndërkombëtare dhe ta prezantojnë pushtetin si pushtet ilegal.
Falë vendosmërisë së tyre të madhe lëvizjet nacionalçlirimtare në botë fituan legalitetin ndërkombëtare edhe përmes të drejtës ndërkombëtare. Në pikën 2 të rezolutës 1514 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të datës 14 dhjetor 1960 thuhet qartë se “të gjithë popujt kanë të drejtë që lirshëm të vetëvendosin; në përputhje me këtë të drejtë ata përcaktojnë lirshëm statusin e tyre politik dhe ndjekin në mënyrë të lirë zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor”.
Mjafton të lexohen programet, kartat, kushtetutat apo statutet e këtyre organizatave dhe lëvizjeve çlirimtare për t’u bindur se askund nuk mund të gjejmë identifikimin e tyre si “organizata ilegale” ose “lëvizje ilegale”. Përkundrazi, si “ilegal” përkufizohen veprimet e palës tjetër, ligjet e palës tjetër, prezencën politike, ushtarake dhe policore të palës tjetër.
Vetëm ne bëjmë përjashtim! Identifikojmë veten si “ilegalë” dhe organizatën (lëvizjen) tonë çlirimtare e cilësojmë si “ilegale”. Mosnjohja e përmbajtjes adekuate të këtij termi ka bërë që në disa raste përdorimin e këtij termi për veten tonë ta bëjmë me mburrje! Ta përkufizosh veten si “ilegal” në raport me Jugosllavinë në tërësi, ose me Serbinë, me Maqedoninë apo me Malin e Zi veç e veç, është gabimi më i madh që mund të bëjmë, sepse u japim “legalitetin” pushtimit të territoreve tona dhe mosrespektimit të të drejtës për vetëvendosje të popullit shqiptar.
As ndikimi që ka pasur një film i realizuar në Shqipëri në vitin 1976, i titulluar “Ilegalët”, që trajtonte veprimtarinë antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, as mbështetja në definicionet e cilitdo fjalor nuk i jep saktësi përdorimit të gabueshëm të termit “ilegal” në raport me ne dhe organizatat (lëvizjet) që kishin për qëllim çlirimin kombëtar nga Jugosllavia.
Nëse kemi parasysh se në rrafshin e politikës ndërkombëtare cilësimi i një organizate si “organizatë ilegale” ka konotacion tejet negativ, për arsyes se në këtë kategori futen organizatat që merren me trafikim të drogës, të armëve, të njerëzve, të organeve njerëzore etj. duhet të ndërpritet përdorimi i gabueshëm i këtij termi. Në të kundërtën i bëjmë shërbim, në mënyrë të pavetëdijshme, propagandës antishqiptare.
Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov dënohen me nga 3 vite burg
Dje 08.03.19 Gjykata Penale në Shkup ka shqiptuar aktgjykimin për rastin e Prokurorisë Speciale “Titanik 2”, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Sipas vendimit të gjykatës Menduh Thaçi u dënua me 3 vjet e dy muaj burg, Sasho Mijallkov me 3 vjet, Bedredin Ibraimi me 4 vjet e gjashtë muaj, Vllatko Sajkoski me 3 vjet, Sasho Srcev me 3 vjet dhe Aneta Stefanovska me 3 vjet.
Gjykatësi tha se të akuzuarit kanë të drejtë ankese në afat të paraparë me ligj.
Në rastin “Titanik 2” të PSP-së të akuzuar kanë qenë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.
Rasti është udhëhequr nga gjykatësi Ognen Stavrev.
Sipas aktak.uzës së PSP-së, Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-së e ka shfrytëzuar ndikimin e tij real dhe përmes Menduh Thaçit ka dakorduar të miratohen ankesat për rivotimin në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale 2013.
Në kthim të kësaj anëtarët e KSHZ-së nga radhët e VMRO-së duhej të votonin për ankesat e PDSH-së në Çair./Telegrafi/
Përveç heqjes së taksës Serbia vë kusht heqjen e Platformës së Kosovës për vazhdimin e dialogut
Përveç ankesave që Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i shprehu në takimin me nënsekretarin për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, ai, në një fjalim para rreth 6000 qytetarëve në Mitrovicë të Sremit të Vojvodinës volli vrer kundër miratimit të Platformës për dialog të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Mediat në gjuhën shqipe raportuan për fyerjet që presidenti i Serbisë u adresoi politikanëve shqiptarë të Kosovës dhe atyre të BE-së. Megjithatë, revolta e Aleksandar Vuçiçit lidhur me platformën që miratoi Kuvendi i Kosovës del hapur në fjalimin e tij të mbajtur në Mitrovicë të Sremit.
E shoh me interes që lexuesi shqiptar të njoftohet më gjerësisht rreth këtij fjalimi. Për këtë arsye kam bërë përkthimin e pjesëve që më janë dukur më domethënës dhe që nxjerrin në shesh se ku i djeg Serbisë!
Ndër të tjera ë këtë fjalim Presidenti i Serbisë AleksandarVuçiq thotë:
“Të dashur miq. Dje ka ndodhur diçka e rëndë; shqiptarët kanë sjellë platformë! Ju lus që të dëgjoni se çka shkruhet në atë platformë. Kanë sjellë Platformë… Kam menduar se pafytyrësia ka kufij, por dje kam kuptuar se pafytyrësia nuk ka fund!
Në atë platformë kanë shkruar se ne duhet të njohim pavarësinë e tyre, ta njohim menjëherë! Madje as kjo nuk u mjafton! Ta njohim në kufijtë e sotëm të Kosovës që ata të mund të na njohin një ditë dhe të na i falin një ditë të gjitha mëkatet. Ky është vetëm parakusht, që ne të tregojmë shenja besueshmërie që ata të kenë më shumë besim te ne, që të mund ta pranojnë Serbinë! Paramendoni veprojnë sikur ne të mos ishim shtet dhe sikur na ka mbetur që ata të na njohin!Dhe për këtë arsye flasin për njohje reciproke. Sikur të mos ishte e pikëlluese do të kishte qenë qesharake. Kjo i bie sikur ne presim që ata të na njohin neve, që na njeh krejt bota, neve që jemi themelues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Na flasin se si është mirë që të ketë njohje reciproke!
Dhe kjo është cikërrimë në krahasim me atë që vijon.
Ata thonë se Serbia duhet të përgjigjet për krimet seksuale të kryera ndaj shqiptareve! Pastaj thonë se Serbia dhe serbët duhet të përgjigjen për të gjitha krimet tjera që janë kryer ndaj shqiptarëve, dhe ne me të gjithë këto kërkesa duhet vullnetarisht të pajtohemi! Të krijohet një gjykatë e veçantë për krimet që kanë kryer serbët. Edhe kjo nuk është e mjaftueshme! O njerëz, do të duhet t’u paguajmë dëmshpërblimet e luftës, ndoshta për arsye se kanë bërëndarjen e dhunshme të një pjese të territorit tonë përmes agresionit që ka kryer Pakti NATO; ndoshta për këtë do të duhet t’u paguajmë dëmshpërblime lufte.Dhe e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme! Do të duhet të plotësojmë edhe pesë kushte të tjera që ata, të “mëdhenjtë e kësaj bote”, jo ta harrojnë, por të na e falin, dhe ata të na njohin në një moment të caktuar! Dhe kur i shihni të gjitha këto ju e kuptoni se shqiptarët kanë sjellë vendim që të mos ketë dialog! Kanë sjellë vendim që të mos ketë kurrfarë bisedimesh! Dëshira e tyre është ta ulin sa më pushtë Serbinë!
Kemi dashur kompromisin dhe gjithmonë e kemi kërkuar. Edhe sot themi se dëshirojmë kompromis, por për atë që të shkatërroni Serbinë, ta asgjësoni Serbinë, ta shkelni Serbinë nuk do të mundni as ju, siç nuk kanë mundur edhe shumë më të fortë se ata të Prishtinës që janë përpjekur në qindra vjet para tyre…Po u them se nuk ka më “Oluja”! Nuk ka më “Blesak”! (Këtu aludohet në ofensivat kroate që çliruan përfundimisht çdo pjesë të Kroacisë që mbahej nën okupimin serb). Dhe e di mirë se çka ju them kur shqiptoj këto fjalë! Dhe ju bëni llogaritë mirë! Bëni llogarit mirë dhe përpiquni të luani! Ne nuk do ta ngucim askënd! Asnjëherë nuk do të provokojmë asnjë konflikt! Por do të kërkojmë paqe dhe do të kërkojmë bisedime! Ndërsa ju kur të hiqni platformën tuaj dhe kur do të hiqni taksat e juaja, atëherë mirë se vini në bisedime, pa marrë parasysh se çfarë rrenacakësh jeni!”
Mendoj se ky fjalim e nxjerr sheshit pse Serbia nuk është e gatshme të hapë një kapitull të ri në raport me shqiptarët në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti!
Për të interesuarit që të dëgjojnë fjalimin në tërësi:
Shënjestra e amerikanëve për të dërguar pas hekurave pushtetarët e korruptuar, duket se po kthehet drejt Tiranës. SPAK po ngrihet dhe sinjalet janë të qarta se do ketë hetime në radhët e pushtetarëve të lartë. Ajo që po e dëshmon fare qartë një gjë të tillë është Maqedonia. Aty ra pushteti i korruptuar i Gruevskit dhe tani po shkojnë para drejtësisë të gjithë zyrtarët e përfshirë në afera. Ditën e djeshme janë dënuar me burg një sërë zyrtarësh tepër të lartë, mes të cilëve dhe kreu i PDSH, Menduh Thaçi.
Bëhet fjalë për dosjen e famshme “Titanik 2”, e cila ka të bëjë me afera korrupsioni dhe manipulim të zgjedhjeve. Dje Gjykata e Shkupit vendosi dënim me tri vite burg për ish-shefin e policisë sekrete DSK, Sasho Mijalkov. Ndërsa kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u dënua me tre vite e dy muaj burg. Ish-anëtarit të Komisionit të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, i është dhënë dënimi me katër vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa anëtarët Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Scev u dënuan me nga tre vjet bur.gim.
Përveç tyre janë dhe mbi 90 zyrtarë të tjerë në Maqedoni që po hetohen për afera të ndryshme. Interesant është fakti se pas arratisjes së Gruevskit, kishte sinjale se dhe emrat e mësipërm mund të bënin të njëjtën gjë dhe janë vënë në vëzhgim, veçanërisht Sasho Mijalkov. Ai është kushëri i parë i Gruevskit dhe kanë qenë amerikanët që e mbanin në vëzhgim.
Rreziku shqiptar
Arrestimet në Maqedoni kanë shpërthyer prej gati më shumë se një viti dhe kjo po bëhet falë Prokurorisë Speciale që është ngritur atje. Pas gjithçkaje fshihen amerikanët, të cilët kanë vendosur të ndëshkojnë gjithë shpurën e Gruevskit. Kjo tregon se e njëjta gjë do të ndodhë dhe në vendin tonë. Sapo Prokuroria Speciale të marrë jetë, do ketë reprezalje në nivele ish-ministrash, deputetësh e ish-deputetësh. Dyshimet janë se pikërisht një shembull i tillë e ka alarmuar dhe opozitën shqiptare.
Berisha, Basha e Kryemadhi e kanë parë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni, Rumani e Kroaci dhe duket se po luajnë kartën e fundit për të mos e lejuar një gjë të tillë të vijë dhe në vendin tonë. Të njëjtën gjë bëri dhe Nikola Gruevski pasi ra nga pushteti. Të gjithë e mbajnë mend sesi i ngriti njerëzit në protestë dhe sulmoi institucionet. Madje njerëzit e tij u futën në Parlament dhe sulmuan fizikisht deputetët. Pra duket se kemi të njëjtët skenarë që po përdor dhe sot opozita shqiptare. Gruevski e dinte se po afronte fundi dhe tentoi të destabilizonte Maqedoninë me shpresën se do i shpëtonte ndëshkimit.
Jo vetëm që u dënua, por u arratis nga frika. Po ashtu, janë arrestuar disa ish-ministra dhe shumë funksionarë të tjerë. Duket se dhe opozita shqiptare e di fare mirë se vala e arrestimeve të tilla do vijë në vendin tonë. Nëse shihet retorika e ndërkombëtarëve që kanë ardhur në vendin tonë, të gjithë e kanë vënë theksin te reforma në drejtësi e lufta ndaj korrupsionit. Të gjithë kanë kërkuar të mos ketë asnjë pengesë.
Në Maqedoni të gjitha arrestimet janë udhëhequr nga amerikanët dhe e njëjta gjë do të ndodhë dhe në vendin tonë. Një tjetër ngjashmëri është se dhe në Maqedoni ishte Moska që fshihej pas Gruevskit dhe e nxiste të sillte destabilizimin. Por ditët e fundit kanë dalë fakte se e njëjta gjë po ndodh dhe në vendin tonë, pasi PD e LSI po i shërbejnë Rusisë. Por ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se nuk ka asnjë kthim pas për SPAK, çfarëdo që të ndodhë. Kjo duket se është dhe arsyeja që ka trembur liderët opozitarë, të cilat po tentojnë të ndezin flakë vendin. /Kliti Topalli /ekskluzive.al
Liridon Aliti(27)doktoroi me sukses në Universitetin e Kopenhagës.
Nga Ibrahim Xhemajli-Kopenhagë, 06.03.2019 Pas një pune intensive tre vjecare në univerzitetin e Kopenhagës në Nanoshkencë dhe pas tre orë ekspozeu bashkatdhetari ynë Liridon Aliti (27) sot me sukses mbrojti tezen e dokturaturës me titull: “Qasja mikrofluide për aplikimet biologjike duke përdorur nanostrukturat vertikale 3 D” para komisionit prestigjioz të përbërë nga : prof dr Karin Martinez, prof dr Horst Vogel, prof dr Nikos Hatzakis dhe prof dr Winnie Svenssen.
Për ta përcjellur këtë eveniment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Danimarkë e më gjerë morën pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë z Elida Petoshati, konsuli i Kosovës z Arton Krasniqi, dr Visar Zeka, si dhe pjesëtarë të rëndësishëm të komunitetit të këtushëm shqiptar si Lindita e Fatos Kellezi, Bedri e Shqiponja Bytyci,regjisori Ixhet Lutfiu, Xhemil Idrizi, ing Safet Azemi etj.
Edhe ambasada shqiptare në Mbretërin e Danimarkës në webfaqen e saj e ka komentuar kët evinement të rallë për komunitetin shqiptar në Danimarkë:
Ambasadorja Elida Petoshati Dr. Liridon Aliti
Ambasadorja Petoshati ishte sot e pranishme në ceremoninë e mbrojtjes publike të tezës së doktoraturës nga studiuesi i ri Liridon Aliti në fushën e Nano Teknologjisë. Puna këmbëngulëse plot pasion e Liridonit për kërkimin shkencor dhe inovacionin u vlerësua nga Paneli i Profesorëve dhe u kurorëzua me marrjen e Titullit “Doktor i Shkencave”! Talenti dhe suksesi i bashkëatdhetarëve tanë në Danimarkë na bëjnë krenarë pasi rrezatojnë vlerat e komunitetit shqiptar në këtë vend mik me shembullin e shkëlqyer të punës dhe të nivelit të integrimit.
Rama:Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është një “plan B” por “një plan A”. Reagon ashpër Rusia
Rusia reagon pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se “Kosova është Shqipëri”. Përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, Kremlini e quan të papranueshme deklaratën e Ramës.
Rusia sipas saj nuk mund të rrijë pa folur, sidomos kur Rama, siç theksoi Zakharova, e bëri të qartë se Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është një “plan B” por “një plan A”.
“Menduam se mbase nuk ishte përkthyer mirë deklarata e tij, ndaj e verifikuam disa herë. Kryeministri shqiptar e lidhi implementimin e këtij plani me diskutimet aktuale mbi korrigjimin e kufijve në kuadër të procesit të negociatave dhe arritjes së një marrëveshjeje finale mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne konsiderojmë se retorika të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Kjo është një çështje që ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial të Serbisë dhe statusin e Rajonit Autonom të Kosovës”, u shpreh Zakharova.
Këtë ne e shohim si shkelje të rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së, vazhdoi zëdhënësja e cituar nga mediat serbe e ato kosovare, që më tej kërkoi edhe reagimin e Perëndimit për “plane të tilla gjeopolitike”.
Zakharova theksoi edhe një herë se pozicioni i Rusisë mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mbetet i pandryshuar