Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, para fillimit të koordinimit në selinë e partisë tha se sonte për herë të parë do të shqyrtojnë raportet nga terreni për kandidatin për President. Njëkohësisht do të konsultohen sekretarët organizativ të partive të tjera për qëndrimet e tyre mbi emrat konkret. Tema e kandidatit konsensual, sipas Zaevit, do tw jetë kryesorja edhe në takimin e nesërm me kreun e BDI-sw Ali Ahmeti.
I pyetur për zhvillimet e fundit në Kuvend, në seancën për imunitetin e Trajko Veljanovskit, Zaev tha se të gjithë e panë se çfarë ndodhi por se do të dëshironte të dëgjojë edhe qëndrimet e anëtarëve të tjerë të partisë dhe të partive të tjera. Ai shtoi se për raste se i Veljanovskit duhet të lihet hapësirë gjykatës të veprojë. Zaev tha se nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga Xhaferi meqë ai është kryetar Kuvendi por kërkon përgjigje për dështimin e votimit në seancën e fundit

Kosova ende nuk ka arritur ta vërtetojë nëse produktet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina po shiten në tregun vendor, duke ua ndërruar vendin e origjinës.

Që nga vendosja e taksës ka pasur dyshime se produktet janë dërguar në Maqedoni, aty iu është shtuar edhe ndonjë përbërës dhe pastaj janë ambalazhuar dhe vendi i origjinës iu është shkruar në Maqedoni, raporton KTV.

Në Doganën e Kosovës kanë treguar se deri tani janë identifikuar vetëm 5 raste të dyshimta të tilla, e që janë produkte ushqimore.

Si rrjedhojë, është kërkuar nga Dogana e shtetit fqinj verifikimi i vendit të origjinës.

Importi nga Maqedonia gjatë tre muajve të masës mbrojtëse ka qenë 24 milionë euro ose 2 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Stavileci ka treguar se rritje e ngjashme është edhe me vendet e tjera të rajonit.

Por, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, nuk është e jashtëligjshme mundësia që vendi i origjinës të ndërrohet në këtë formë, por ai e quan këtë vetëm jokorrekte.

Rukiqi ka thënë se mundësitë për të ndërmarrë masa ndaj kompanive, janë të kufizuara edhe shkaku i kufizimeve politike.

Gjatë tre muajve të fundit që kur është vënë taksë ndaj produkteve serbe në Kosovë, janë importuar vetëm rreth 670 mijë euro mallra kryesisht lëndë e parë e prodhimit, që janë rreth 140 milionë euro më pak import nga Serbia se sa vitin e kaluar.

Ndërkaq, nga Bosnje Hercegovina janë importuar rreth 100 mijë euro mallra.

Deputetët e Partisë Socialiste kanë miratuar me votat e tyre projektligjet në rendin e ditës. 72 vota pro kanë marrë edhe dy vendime shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Projektligjet kanë kërkuar votim me shumicë të thjeshtë votash, të cilat mazhoranca socialiste i ka.

Ndonëse jashtë parlamentit opozita protestonte, në sallë deputetët e majtë kanë vazhduar të mbajnë fjalimet e tyre mbi projektligjet e parashikuara. Nuk kanë munguar edhe deklaratat për djegien e mandateve nga ana e opozitës. Ministrat dhe deputetët socialistë kanë nënvizuar se të gjithë ata demokratë që ndjehen të papërfaqësuar do të përfaqësohen nga Partia Socialiste në Kuvend dhe nga qeveria Rama. Mbledhja e konferencës së kryetarëve ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet të martën e ardhshme.

Vrima e famshme blu e Belizes duket mbresëlënëse nga ajri. Pas një ekspedite të re nënujore tani e dimë se si duket në fund.

Një ekip ndërkombëtar kohë më parë përfundoi një ekspeditë historike në fund të vrimës më të madhe blu në botë.

Vrima nënujore në det në bregun e Belize ka një gjerësi prej rreth 300 metrash dhe një thellësi prej 124 metrash dhe njifet me emrin e saj, “The Great Blue Hole”.

Nga koha e zbulimit nga ana e biollogut detar Jacques Cousteau, i cili e bëri të njoftur në krejt botën në vitin 1971, ka qen një atrakcion i madh për zhytësit e gjithë botës.Mirëpo misteri i madh i vrimës blu ka vazhduar, pasi pjesët e mëdha të thellësisë së errët të vrimës kanë mbetur të paeksploruara deri më tani.

Në ekspeditën e fundit nënujore, shkencëtarët kanë përfunduar zhytjet e para me një nëndetëse deri në fund të vrimës.

Gjatë tre javëve në nëntor dhe dhjetor, ekipi kreu zhytje të përditshme në të gjitha anët e vrimës së madhe për të eksploruar dhe hulumtuar, se cka fshefet në fund të vrimës.

Zbulon shenja të evolucionit të Tokës
Në të vërtetë, ‘The Big Blue Hole’ në Belize ishte dhjetëra mijëra vjet më parë një shpellë në tokë.
Por me kalimin e kohës me ritjen e nivelit të ujit të oqeanit , vrima ishte e mbushur me ujë, dhe sot ajo është pjesë e një atrakcioni turistik në Belize, e cila ka qenë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1996.


Këtu është ‘The Big Hole Blue’.

Mbushja e vrimës ka ndodhur në katër shtresa, gjë që ka çuar në formimin e të ashtuquajturave “tarraca” në nivele të ndryshme dhe me shpella me stalaktite, përbërja minerale e të cilave mund t’u japë hulumtuesve njohuri për zhvillimin e Tokës gjatë periudhës.

Nëndetësia shihet këtu pranë disa prej stalaktiteve të mëdha në një shpellë të thellë poshtë vrimës.

Sipërfaqja e njërit prej stalaktiteve nga afër

Është një pamje interesante për tu kthyer mbrapa në kohë, sepse mund të shihen stalakmitet të cilët formohen vetëm nëse shtrihen mbi ujë. Pra, ata u formuan shumë mijëra vjet më parë, para se vrima të mbushej. Është me të vërtetë një pamje e pabesueshme, thotë Bryan Price.

Sipas studiuesve të Aquatica, shtresat e ndryshme të vrimës tregojnë se niveli i ujit në oqeane nuk rritet gradualisht, por niveli i ujit , në
një shekull të vetëm mund të rritet në mënyrë dramatike deri në 30 metra dhe pastaj të ketë një stabilitet për një periudhë prej mijëra vjetësh përpara se të rritet përsëri.

Gjurmët e gjetura në fund të vrimës nuk mund të identifikohen
Disa nga stalaktitet që janë gjetur afër fundit të vrimës, sipas studiuesve,
deri më tani, është hera e parë që janë regjistruar gjurmë poshtë vrimës.
Më parë zhytësit kanë dokumentuar copëza të shkëmbinjve, të shkrirë në shpellat më të larta të vrimës.

Nga rreth 90 metra poshtë vrimës gjithçka mbulohet nga errësia dhe drita e fundit nga sipërfaqja humbet në erësirë.. Këtu pajisjet sonare erdhën në ndihmë dhe ndihmuan ekspeditën për të sqaruar detajet e thellësisë.

Në fund të vrimës, uji është tërësisht pa oksigjen dhe ka përqendrime të larta të sulfurit të hidrogjenit. Këtu nuk ka jetë.

Në pjesën e poshtme të vrimës, ka qymyr të zi, dhe të gjitha dritat dhe oksigjeni mbahen jashtë.

Por studiuesit gjetën gjurmë në pjesën më të thellë të vrimës, të cilat ende nuk janë të identifikuar, dhe sipas shkencëtarve , nuk duhet të ishin aty. Sipas Bryan Price “është njëjtë sikurse me shku në Hënë dhe me hasë në gjurmë të këmbëve të cilët nuk duhet të ishin aty “

Ne ton ton ton kalb kalb kalb kalb kalb kalb kalb kalb Por thjesht nuk kishte kuptim. Nuk kishte asgjë të përshtatshme, shpjegon një ne TV 2.

Hulumtuesit gjithashtu kanë prova të aktivit të njeriut në pjesën e poshtme të vrimës. Më pas, të paktën një është gjetur në plastikë, e cila është shumë e mbeturinave ishte e kufizuar.

Ne spekulonim nëse gjurmët mund të ishin mbetjet e një kafshe që ishte tërhequr në pjesën e poshtme duke u përpjekur të dal jashtë, ose nëse ato mund të kishin rënë nga sipërfaqja dhe ishin rotulluar aty. Por thjesht nuk jepnin kuptim. Nuk ishte as njëra dhe as tjetra, shpjegon ai.

Hulumtuesit gjithashtu hasën në prova të aktivitetit njerëzor në pjesën e poshtme të vrimës. Ndër të tjera, ata gjetën gjurmë notuesish dhe shishe plastike, edhe pse grumbullimi i mbeturinave aty ka qenë e kufizuar.

Ata gjithashtu gjetën një aparat fotografik të humbur GoPro që arritën ta nxjerin nga aty dhe të rimarrin imazhet, nga të cilat tani po punojnë për tu kthyer tek pronari.

Përktheu dhe përshtati Adnan Aliti- rtvzeri.com

Ambasadori amerikan Xhes Bejli në një intervistë për emisionin 360 gradë thotë se heqja e imunitetit të Veljanovskit është po aq e rëndësishme sa edhe përgjegjësia për ngjarjet e 27 prillit të dy viteve më parë. Bejli shmangi komentet për ndonjë marrëveshje të mundshme mes BDI-së dhe VMRO-së.

“Këto dy çështje, përgjegjësia për 27 prillin gjithashtu heqja e imunitetit të deputetit janë çështje shumë të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë. Prandaj mendoj se kjo ndodh në sistemin tuaj politik dhe do të shohim se çfarë epilogu do të marr. Është vendim sovran që duhet ta marr Parlamenti”, theksoi Xhes Bejli, ambasador amerikan.

Nuk do t’i komentoni aluzionet për marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së?

“E di që ka shumë komente se çfarë do të thotë kjo, kush me kë ka folur por unë nuk dua t’i komentoj ato gjëra. Ne i shohim çështjet fondamentale se çështje serioze arrestimi i një deputeti, gjithashtu është çështje e rëndësishme të ketë përgjegjësi për ngjarët e 27 prillit”, tha Xhes Bejli, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni.


Trajko Veljanovskit nuk i merret imuniteti i deputetit. I gjykuari mbi dyshimet për organizimin e 27 prillit të përgjakshëm, do të mbrohet në liri. Pas dështimit të një dite më parë për të votuar në kohë për imunitetin e Veljanovskit, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi fajin e hodhi te deputetët, konkretisht te deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri. Xhaferi nuk pranoi të ketë shkelur me qëllim afatin, duke thënë se ai nuk mbron askënd, aq më pak ata që kanë probleme me ligjin.

Zekiri kondërshtoi akuzat e Xhaferit dhe ngriti pyetjen për një koordinim të mundshëm mes kryeparlamentarit dhe VMRO-DPMNE-së.

NË MËNYRË KATEGORIKE I HEDH POSHTË POHIMET E KRYETARIT TË KUVENDIT, TALAT XHAFERI SE UNË JAM SHKAKU PSE AI NUK KA ARRITUR DERI NË MESNATË TË MBYLL VOTIMIN PËR PIKËN E RENDIT TË DITËS. OPINIONI KËRKON PËRGJIGJE “A KA PASUR MBRËMË KALKULIME APO JO” NDËRSA KRYETARI I KUVENDIT, TALAT XHAFERI DUHET TË PËRGJIGJET E JO TË KALKULOJË SIÇ E BËRI NË KONFERENCËN E SHTYPIT”- THEKSOI MUHAMET ZEKIRI, DEPUTET I LSDM-SË.

Pas situatës së krijuar në seancën e fundit, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski njoftoi se ata nuk do të marrin pjesë në koordinimet e mëtejme, për aq kohë sa Xhaferi nuk sqaron situatën dhe për aq kohë sa organet e partisë nuk vendosin për hapat e ardhshëm.

BDI-ja, e gjendur në qendër të akuzave për shkak të mos-pjesëmarrjes së deputetit të saj gjatë votimit në Komisionin amë për imunitetin e Veljanovskit, fajëson kreun e Komisionit Pavle Bogoevski. Komisioni për çështje të imunitetit, në mungesë të anëtarit të BDI-së, kishte votuar me 4 vota “për” dhe 4 “kundër” dhe nuk kishte një propozim konkret për Kuvendin.

ASGJË MBRËMË NUK DO TË NDODHTE NË RAST SE KRYETARI I KOMISIONIT PËR MANDAT DHE IMUNITET NUK DO TË MERREJ VESH ME VMRO-DPMNE-NË, DUKE E PËRJASHTUAR BDI-NË DHE DUKE E BËRË VOTIMIN NË ORA 21 NË MARRËVESHJE MIDIS ATYRE DY PARTIVE DHE PA NA NJOFTUAR NEVE FARE”- THEKSOI ARTAN GRUBI, DEPUTET I BDI-SË.

Bogoevski, nga ana tjetër, sqaroi votimin në Komision dhe ngriti dilema mbi një skenarë të mundshëm koodinimi BDI-VMRO.

KUR VOTOHEJ NË KOMISION UNË NË TRI RASTE KAM TENTUAR TA KONTAKTOJ KOLEGEN MIRSADA EMINI ASANI DHE I DËRGOVA SMS POROSI. AJO DY HERË MA NDALI TELEFONIN. HERËN E TRETË ME SIGURI GABIMISHT E HAPI TELEFONIN DHE 12 SEKONDA HESHTI PARA SE TA NDËRPRESË LIDHJEN. NGA ATËHERË UNË NDALOVA TENTIMIN QË T’I LAJMËROHEM”- THA PAVLE BOGOEVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE TË IMUNITETIT.

Akuzat dhe kundërakuzat hodhën dritë mbi mundësinë e një krize mes koalicionit të shumicës, gjë të cilën disa nga deputetët tërthorazi e pranuan. Përveç mos-heqjes së imunitetit të Veljanovskit, Kuvendi do të njoftojë gjykatën  edhe për mos-heqjen e imunitetit të deputetit tjetër të VMRO-së Lupço Dimovski, për të cilën seancë po ashtu kanë skaduar afatet ligjore. Veljanovski gjykohet me akuzën për organizim të 27 prillit, në kohën kur drejtonte seancën konstituive si ish kryeparlamentar.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka reaguar pas dështimit të seancës për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, i cili dyshohet si njëri ndër organizatorët e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017, përcjellë INA.

Sela në një postim në facebook ka atakuar direkt kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe BDI që realizuan skenarin për shpëtimin e deputetit të VMRO-DPMNE, Veljanovski, i cili në ngjarjen e përgjakshme të 27 prillit ishte kryetar i Kuvendit dhe se janë gjetur shumë prova dhe komunikime për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme.
Ja postimi i Ziadin Selës:
E vërteta e xhveshur. Dje Agimi sot Talati. Imagjinoni njeriu që u zgjodh kryetar kuvendi nën brohoritje dhe zhurmë pa mikrofon përpara tij, sot (gjoja) i pengoi vetem një zë për ta hedh në votim propozimin për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit.
Ishte një zë apo janë shumë afera, mes të cilave edhe 27 prilli (për të cilën Veljanovski ka shum çka mund të zbuloj) që e detyruan kreun e BDI-së të bëj skenarin e sontëm?
P.S. Është dora e zgjatur apo bishti i kapur!?”, ka shkruar deputeti dhe kreu i ASH-së, Ziadin Sela. (INA)

Kuvendi i Maqedonisë Veriore mbrëmë nuk arriti që ti heq imunitetin deputetit Trajko Veljanovski, i dyshuar për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017. Kjo dështoi pasi që në minutat e fundit kur duhej të hidhej në votim u ndërpre seanca nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, informon INA.

Seanca filloi në atmosferë të tensionuar në ora 21.00, ku pasuan debate mes deputetëve të VMRO-DPMNE dhe kryeparlamentarit Xhaferi. Deputetët numëronin minutat për to votuar, pasi në mesnatë përfundoi afati prej tri ditëve i procedurës së heqjes së imunitetit. Deputetët përmes kërkesave të tyre për pushime dhe konsulta arritën që të shtyejnë seancën dhe të mos ndodhë votimi, pasi që kryeparlamentari Xhaferi ndërpreu seancën 15 minuta para mesnate, me insistimin e vazhdueshëm të deputetëve të VMRO-DPMNE. Më pas koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski kërkoi fjalën dhe në kohën e fjalimit të tij skadoi afati për votim.

Ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai tani për tani është i lire dhe ditëve të ardhshme nuk do të thirret në bisedë nga ana e gjykatës për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, ku ai akuzohet si organizator bashkë me 4 persona të tjerë, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Por megjithatë ka hapësirë ligjore që procedura për heqjen e imunitetit të përsëritet nga fillimi. (INA)

Bardhyl-Mahmuti-Ditëve të fundit më kanë ardhur mesazhe të cilat gjoja mbështeten në  materialet ekskluzive të burimeve të vendimmarrjes ndërkombëtare në bisedimet Kosovë – Serbi. Për të qenë më bindëse në atë që shpërndahet në emër të “vendimmarrjes ndërkombëtare”, shkrimi shoqërohet edhe me një hartë të territoreve që parashihen “të shkëmbehen me marrëveshje”!

Prezantimi i hartës është bërë me mjeshtri që të krijohet iluzioni se në këtë shkëmbim territoresh Kosova fiton më shumë se sa Serbia! Këtu kemi të bëjmë me një manipulim të fëlliqtë në funksion të krijimit të një klime të favorshme për t’i dhënë territoret e Kosovës Serbisë dhe për të “marrë” territoret që padrejtësisht janë ndarë prej saj.

P.S. Në këtë rast nuk e përdora termin “i kulluar” ose i “pastër”, sepse nuk ka asgjë të pastër e as të kulluar në këtë manipulim të fëlliqtë!  

Disa nga pikat kyçe të draft marrëveshjes së propozuar të “traktit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetësimin e SHBA-ve,Rusisë dhe Francës!, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

1. Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje firmosin traktatin e miqësisës dhe fqinjësisë së mirë!

2. Të dyja shtetet e reja me kufinjtë e rinj njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së në të
njëjtën kohë.

3. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujman/Gazivod. Nga ana kosovare në linjën: Vitkovigje – Bërnjak – Rezallë – Kovaç – Zubin Potok. Nga ana serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual.

4. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe – Zveçan – Zheronicë – Banjskë – Vuçe – Leposaviq – Zemanicë.

5. Mitrovica – bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjetësh jo më shumë se 99 vjeçare dhe përfshin rrethin me kufinjtë: Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe.
Administratori/Kryetari i qytetit është me Presidium: një serb, një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me 50 asambleist, të ndarë përgjysëm dhe 5 të huaj të caktuar nga Administratori i huaj. Qyteti ka buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhe pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë. Monedha që përdoret është EURO.

6. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më shumë se 99 vite me këtë linjë rrethore: Bozhinjevc – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac – Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac – Somolice.
Qyteti ka Presidium prej 3 anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë përgjysëm, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh, buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë EURO dhe DINARI. Letërnjoftimet dhe Pasaportat janë me simbole të BE-së, por qytetarët zgjedhin edhe një tjetër në mes Serbisë dhe Kosovës si dokumente të dyta. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”.

7. Presheva hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare: Slavujevc – Ljanik – Svinjishte – Sebrat – Kustice – KLENIKE – Trejak – Bogdanovac – Somolicë – Letovicë.

8. Baza ushtarake “JUG” në CEPOTIN bëhet bazë e SHBA-ve, por e përzier, e cila do të ketë rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50 për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil mbikqyrës dhe këshillues.

9. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët.

10. Serbia me financim të BE-së ndërton Korridorin e ri që ndjek linjën Davidovac – Ristovac – Krsevice – Klinoc – Sv.Petka – Klenike – Starac dhe del në Pelince (MKD).

11. Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra. Në Kosovë kalojnë : Vrapce, Svirce, Sijarina, Stara Banja, Marovc, Tupalle, Kapiti. Janë në negocim me Banjën e Sijarines dhe Retkocerin.

12. Palët nuk kanë pretendime për reparacione lufte.

13. TREPÇA merr STATUS SPECIAL, me krijimin e Konzorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan – francez – rus – kinez, për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës.

14. Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze dhe gjermane për 99 vite.

15. Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën dhe 25% për Serbinë, për shkak të DAB-eve dhe Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe gjerman. Modalitetet tjera akoma të pazgjidhura.

16. Patriarkana e Pejës dhe Kisha e Deçanit marrin status EKSTRATERRITOR(EX-PATRIA). Kisha e Prizrenit dhe Manastiri i Graçanicës merr status Ekstraterritorial në territor të Kosovës. Kishat e tjera mbesin pa status. Formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pa fuqi ekzekutive, por vetëm si KËSHILL NACIONAL për të adresuar problemet në qeveri.

17. Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë TË INTEGRUARA me një kalim.

18. Serbia merr statusin shtet anëtarë i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030.

19. Serbia përfiton Një Plan Marshall me investime prej 3.5 miliardë euro për infrastrukturë moderne dhe investime strategjike. Kosova përfiton nga ky Plan investiv prej 1.2 miliardë euro.

20. Të dyja shtetet brenda 10 viteve obligohen të heqin nga tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për njëri- tjetrin.

21. Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve, qytetarët pavarësisht gezojnë të drejtat respektive në të dyja shtetet.

22. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, BE-ja dhe NATO-ja.

Në negocim janë edhe tri çështje tjera:

1. Serbia kërkon që të njoh Kosovën në emrin e saj kishtarë si Kosova e Metohija për nevoja të saj lokale, kurse në OKB do ta njoh si Kosovo, pra don ta regjistroj me dy emra.

2. Asnjë shtet nuk ka drejtë të bashkohet me shtetin tjetër, apo territorin tjetër për 99 vjet
(zgjidhet kriza në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni).

3. Palët obligohen që të kenë votë unanime në OKB për çështjet e caktuara (për çështjet
teknikisht ende të hapura).

Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të mbarojnë deri në datën 15 Maj 2019.

Marrëveshja finale firmoset nga data 28 qershor deri 13 korrik 2019.

Deri në fund të tetorit 2019, parlamentet e të dyja shteteve e bëjnë ratifikimin dhe i ndryshojnë Kushtetutat e tyre.

Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje fillon më 01 Nëntorë 2019