Woody Johnson, ambasadori amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, ka akuzuar Kinën për përfshirje në propagandë të ashpër dhe të rrezikshme për koronavirusin, duke thënë se bota mund të ishte kursyer nga ndikimi i plotë nëse zyrtarët kinezë nuk do t’i mbulonin faktet.

Në një pjesë opinioni të botuar në gazetën britanike The Times, Johnson thotë se Kina dështoi në detyrimin e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të shpërndarë informacione rreth shpërthimit në mënyrë transparente.

“Së pari (Kina) u përpoq të shtypë lajmin. Pastaj, ajo ka punuar për të mbrojtur popullsinë e vet duke shpërndarë në mënyrë selektive informacion kritik, të tilla si të dhëna për sekuencat gjenetike “ shkroi Johnson.

“Sikur Kina të kishte bërë gjërat e duhura në kohën e duhur, më shumë nga popullsia e saj dhe pjesa tjetër e botës, mund të ishte kursyer ndikimi më serioz i kësaj sëmundje.

Ai shtoi se kur kriza zvogëlohet, do të duhet të bëhet një vlerësim i kostove të “prishjes së bashkëpunimit ndërkombëtar” dhe veprimeve të Kinës herët.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Ajo ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi, raporton Gazeta Express.

“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero.

Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mborjtjen e shëndetit të njerëze nga COVID-19, shkruan Express.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka bërë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale, pasi Kuvendi e rrëzoi qeverinë e tij mbrëmjen e djeshme.

Kurti nis shkrimin e tij duke thënë se “ishte rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme”, duke thënë se asgjë nuk do ta ndalë Vetëvendosjen dhe të ardhmen e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i rrëzuar me 82 vota pro, shkruan se “ne do të fitojmë” dhe “e ardhmja është e jona”.

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky Kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, ka shkruar Kurti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit për mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Nga 117 deputetët të pranishëm në sallë 82 kanë votuar pro 32 kundër dhe 1 apstenim.

Kundër kanë qenë 29 deputetët e LVV-së dhe tre të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

Qeveria Kurti arriti të rrëzohet përmes votave të partive opozitare.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj gjithë atyre që e akuzuan atë se po dorëzohet nga posti i kryeministrit, raporton “Zeri.info”.

Kurti me këtë rast ka thënë se ai nuk është duke dhënë dorëheqje, por është duke u rrëzuar nga deputetët e Kuvendit.

“U tha po dorëzohemi, unë nuk po jap dorëheqje, ky është rrëzim, kurrfarë dorëheqje nuk ka këtu, është në dorën tuaj nëse do të rrëzohet qeveria ose jo. Po, kam qëndruar afër dy orë me presidentin, por edhe këtu po qëndroj disa orë edhe pse kam punë të tjera. Çka është obligim si kryeministër unë qëndroj, kam qëndruar 4 minuta si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por u bë mirë që shkova aty e e mësova të vërtetën”, tha Kurti.“Te kjo puna e konsultimit, më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë dhe tash po më njoftojnë se hard-disku s’e paska regjistru transkriptën fare. Pse po ndodh kjo, kjo po ndodh sepse Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur. Ka ndryshuar vetëm Qeveria, jo prokuroria, gjyqësia, shëndetësia e as ekonomia, veq kjo qeveria ka ndryshu e edhe këtë po përpiqeni ta rrëzoni”, ka thënë tutje i pari i Qeverisë

Legjenda braziliane Pele thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, ndërsa veten e ka vlerësuar si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

Ish-sulmuesi i Brazilit foli në një intervistë për kanalin e YouTube, Pilhado, ku u pyet për lojtarin më të mirë në botë aktualisht dhe për më të mirin e historisë, transmeton Gazeta Express.

“Lojtari më i mirë në botë sot është Cristiano Ronaldo”, tha Pele.

“Mendoj se ai është më i miri për shkak të vazhdimësisë në fushë, por të mos harrojmë për Lionel Messin, natyrisht, ama ai nuk është sulmues”, shtoi Pele.

Ai më pas u pyet se cili futbollist do të jetë më i miri në histori të futbollit.

“Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Nuk bën ta harrojmë Zicon, Ronaldinhon dhe Ronaldon. Në Evropë Franz Beckenbauerin dhe Johan Cruyffin”, theksoi ai.

“Nuk është faji im por mendoj se Pele ka qenë më i mirë se të gjithë këta”, përfundoi ai.

Nuk është befasi që Pele nuk e përfshiu fare në listën e tij Diego Maradonën, duke e ditur rivalitetin mes tyre gjatë viteve. /Gazeta Express/

Qeveria e Kosovës mori vendim që të kufizojë lëvizjet e qytetarëve. Reagimet janë të forta. President, Hashim Thaçi këtë vendim e cilësoi antikushtetues.

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të hënën vonë, mori vendim që të kufizoi lirinë e lëvizjes së qytetarëve për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Por, ky vendim u cilësua antikushtetues nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kërkoi që të tërhiqet vendimi. Edhe Presidenti më herët pati kërkuar masa ekstreme për ta parandaluar përhapjen e pandemisë, por kjo të bëhej përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për të cilën nuk ishte pajtuar kryeministri Kurti.

Në vendimin e mbrëmshëm të qeverisë së Kosovës “ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga data 24 mars 2020 gjatë orës 10:00- 16:00 dhe prej orës 20:00- 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), si edhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë”. Po ashtu në vendim thuhet se “lëvizjet në rrugë bëhen jo më shumë se nga dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët, duke ndaluar edhe tubimet në të gjitha mjediset private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura, përveç atyre që janë të domosdoshme për të kryer detyrat e punës për parandalimin dhe luftimin e virusit Covid-19. E në rast të vdekjeve, në varrim mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes së të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit”.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thai, i cili në një konferencë të jashtëzakonshme pak para mesnatës, vendimin e qeverisë së Kosovës e cilësoi antikushtetues dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të mos ta respektojnë vendimin e qeverisë. Presidenti tha se vendimin e qeverisë do të dërgojë të martën, 24.03. në Gjykatën Kushtetuese.

Kufizimet ndesh me liritë e të drejtat e njeriut

“Është një vendim i rrezikshëm për qeverinë dhe qytetarët e vendit. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij sonte kanë shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën e Republikës së Kosovës. Është e papërgjegjshme institucionalisht dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Vendimi për kufizimin e lirë të qytetarëve paraqet shmangie nga të drejtat dhe liritë e njeriut që garantohen me kushtetutën e Kosovës. Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, e gjendjen e jashtëzakonshme mund ta shpallë vetëm Kuvendi i Kosovës. Një gjendje e tillë nuk ekziston”, argumentoi Presidenti Thaçi, duke bërë thirrje që mos të zbatohet vendimi i qeverisë së Kosovës.

“Qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë, e ripërsëris, qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet anti kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. Nënvizoj, as policia e Kosovës as organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim anti kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale. Vendimi i qeverisë është pa efekt juridik të zbatueshëm dhe është i pazbatueshëm në tërë territorin e Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Kundërshtimi i qeverisë së Kosovës

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm në qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, shkroi se “vendimi i qeverisë për masa dhe kufizim të lëvizjeve bazohet tek Neni 55 i Kushtetutës, paragrafi 1, dhe tek Ligji nr.02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse”. Prandaj, sipas tij, “presidenti nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën dhe mbi ligjin dhe u bën thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat e qeverisë kundër koronavirusit”.

Nga ana tjetër kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Isa Mustafa, partia partnere në qeveri dhe e cila tashmë ka inicuar mocion mosbesimi për qeverinë Kurti, shkroi se “vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria”. Ndryshe sipas tij, “shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh, kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar t’i drejtohet Kuvendit”.

Edhe udhëheqësit e partive politike parlamentare në opozitë e kundërshtuan vendimin e qeverisë. Në një deklaratë të “Partisë Demokratike të Kosovës, thuhet se “vendimi i qeverisë është një akt i paligjshëm, sepse shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Kosovës”. “Liria e lëvizjes dhe liritë e tjera që preken nga masat e fundit të marra prej Qeverisë, janë të shenjta e të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njerëzve që ka miratuar Kosova”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Haradinaj: Veprim për të vendosur kontroll

Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK, shkroi në profilin e tij se “vendimi i qeverisë është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit”. “Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë. Kosova nuk është shtet i diktaturës, por i frymës së demokracisë”, shkroi Haradinaj.

Sidoqoftë, në këtë kohë të përplasjeve politike ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Thaçi, por edhe ndërmjet partnerëve të koalicionit Vetëvendosje-LDK, numri i të prekurve me koronavirus vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë u dyfishua dhe arriti në 61 persona. E gjatë ditës së martë, kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për të vendosur për seancën për mocionin e LDK-së për mosbesim ndaj qeverisë Kurti. Në mbështetje të këtij mocioni pos LDK-së tashmë janë deklaruar edhe partitë

Teksa Shqipëria është më pranë se kurrë hapjes së negociatave, Fatos Lubonja ka bërë lëvizjen e fundit, ku përmes mediave holandeze i ka kërkuar këti vendi që të mos japë dakortësinë.

Ai apelon që Shqipëria nuk duhet të mbështetet pasi sipas tij, këtu ka veç krim, drogë dhe s’ka progres.

Në vijim po sjellim opinionin e publikuar në ditoren holandeze De Volksrant, titulluar: “Perëndimi ruan narko-shtetin shqiptar (The West maintains the Albanian narco-state)”

Shkrimi i Lubonjes

“Është një mit që Shqipëria po shkon drejt modelit të demokracisë perëndimore. Shqiptarët janë viktimat e kësaj, thotë Fatos Lubonja, publicist dhe ish i burgosur politik në Shqipëri.

Në pranverën e vitit 2019, partitë opozitare shqiptare u larguan nga Parlamenti. Bashkëpunimi i krimit të organizuar me PS në pushtet në zgjedhje ishte i qartë. Ata nuk donin më të ishin fasada demokratike e një narco-shteti. Gazeta The Independent e karakterizoi Shqipërinë si ‘Kolumbia e Evropës’. Protestat dhe mosbindja civile duhej të alarmonin opinionin publik në vend dhe politikanët perëndimorë. Por Brukseli e dënoi opozitën dhe në mënyrë të qartë vazhdoi të mbështesë qeverinë. Argumenti kryesor i përdorur: keni bërë përparim drejt standardit tonë, atëherë nuk duhet të dilni nga Parlamenti. Dhe tani Holanda gjithashtu pajtohet që BE të fillojë negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Pse kjo mbështetje për një qeveri autoritare, të korruptuar shqiptare, e cila po bashkëpunon gjithnjë e më shumë me krimin e organizuar?

Sepse Bashkimi Evropian dhe SHBA preferojnë “stabilitetin” ndaj demokracisë, si dhe mbi rrezikun e rritjes së ndikimit rus ose turk në rajon. Është e rëndësishme për SHBA që qeveria shqiptare pranoi një grup të muxhahidëve iranianë si refugjatë. Shkaku kryesor i ndihmës qëndron diku tjetër.

Kalimi nga modeli i vendeve ish-komuniste drejt modelit perëndimor u bazua në dy paradigma të thjeshta: “fundi i historisë” (Fukuyama) dhe “vendet e copëtuara” (Huntington).

Elitat me orientim perëndimor të vendeve lindore duhej të drejtonin (në kundërshtim me mentalitetin lindor të popullsisë së tyre dhe për këtë arsye quheshin ‘vendet e grisura’ nga Huntington) njerëzit e tyre drejt ‘tokës së premtuar’ që Perëndimi kishte arritur tashmë (Fukuyama).

Ky i ashtuquajtur ‘tranzicion’ përfundimisht do të sillte zgjerimin e Perëndimit sipas një modeli që më pas do të pushtonte tërë botën.

Udhëzuesi i njerëzve
Elitat politike perëndimore do të mbikëqyrin vendet e Evropës Lindore në këto tridhjetë vjet të tranzicionit. Elitat Lindore – legjitimimi i fuqisë së tyre – shërbyen si udhëzues për njerëzit e tyre. Ata garuan se kush i plotësonte më së miri kërkesat perëndimore. Disa vende tani janë anëtare të BE; Ballkani perëndimor, pjesa e fundit e karvanit, thuhet se është inkurajuese.

Me Trump, Brexit dhe lëvizjen gjithnjë e më shumë ndaj sovranitetit në vendet e BE-së, Perëndimi nuk ka arritur me të vërtetë në tokën e premtuar. Zhvillimet autoritare në Hungari dhe Poloni, si dhe në Shqipëri, Serbi, Mali i Zi, Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut në ‘dhomën e pritjes’: perspektivat janë të zymta.
Ekonomia shqiptare ka qenë gjithmonë e dobët, joformale dhe kriminale – dhe vitet e fundit po financohet gjithnjë e më shumë nga krimi i organizuar. Shpërthimi masiv i ndërtimit në Tiranë nuk është gjë tjetër veçse pastrim parash të ardhurave të krimit të organizuar shqiptar në Evropë. Politika shqiptare i promovonte gjithnjë e më shumë këto interesa. Ajo u bë gjithnjë e më autoritare dhe demokraci e kufizuar. Trafikantët dhe vrasësit ishin në gjendje të futeshin në Parlament. Se ata do të mund të zgjidheshin madje edhe kryetarë bashkie në shumë qytete nuk mendohej e mundur edhe në vitet 1990.

Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi në vitet e fundit. Sipas agjencisë kërkimore Gallup (2017), 56 përqind e tyre dëshirojnë të emigrojnë. Në vitin 2100, Shqipëria (tani 2.87 milion banorë) do të kishte vetëm 512,000 banorë.

Progres?

Shqipëria nuk ndodhet në rrugën e tranzicionit drejt anëtarësimit në BE. Një regjim narrativ autoritar po vendoset gjithnjë e më shumë aty. Pse burokratët e euros këmbëngulin se Shqipëria ka bërë progres? Neo-liberalizmi u prezantua në Perëndim, si dhe në vende të tilla si Shqipëria dhe ai dështoi. Dallimi midis vendeve perëndimore dhe lindore është shtrirja e kësaj sëmundjeje dhe lidhet me sistemin e tyre imunitar. Në Perëndim, neo-liberalizmi dhe globalizimi kanë përtypur “post-demokracinë” (Colin Crouch), në të cilën politikanët janë administratorë të thjeshtë të interesave ekonomike të disave, duke lënë shumicën pa përfaqësim politik. Vende si Shqipëria janë shembulli më dramatik i kësaj post-demokracie. Diktatura kaloi direkt në një post-demokraci, pa e provuar demokracinë. Ata “pak” persona në Shqipëri janë kryesisht eksponentë të krimit të organizuar që kanë rrëmbyer shtetin, duke i bërë institucionet e tij asgjë përveç zgjerim të fuqisë së tyre ekonomike.

Mbështetja e BE dhe SHBA për narco-shtetin shqiptar buron nga refuzimi i tyre për të njohur dështimet e shkaktuara nga neoliberalizmi dhe globalizimi si brenda vendit, ashtu edhe drejt Bashkimit Evropian. Miti i tranzicionit duhet të ruhet, sepse vende si Shqipëria janë ‘të ndryshme’ për shkak të së kaluarës së tyre komuniste. Ata do t’i kapërcejnë këto dallime me ndihmën e BE-së.

Euroburokratët, ashtu si elitat e korruptuara të Ballkanit Perëndimor, dëshirojnë t’i përmbahen historisë së vjetëruar të tranzicionit, në mënyrë që të ruajnë fuqinë e tyre. Ata paralajmërojnë opinionin publik për lëvizjet populiste të së majtës ose të djathtës (ose vendeve të konsideruara gjeopolitikisht armike, siç është Rusia). Por janë BE dhe SHBA që kanë ndihmuar post-demokracitë – qoftë njerëzore apo çnjerëzore – në Evropë.”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luiggi Soreca  ka reaguar pas hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në një postim të gjatë në Twitter, Soreca thotë se nga sot Shqipëria ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian dhe do të zbatohen një sërë rregullash të reja që do ta ndihmojnë popullin shqiptar që t’i bashkohet, sa më shpejt familjes europiane.

Teksa përmend faktin që shtetet anëtare në NATO kanë kërkuar që Shqipëria të marrë masat përfundimtare në disa fusha, i kërkon qeverisë që të ndërmarrë veprime dhe të përgatisë menjëherë një plan të strukturuar veprimi për muajt e ardhshëm.

Soreca thekson se krahas punës së qeverisë kërkohet edhe një përpjekje e gjithë shoqërisë, që do të ketë nevojë për bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, opozitës dhe shoqërisë civile.

Mesazhi i plotë i Luigi Soreces

Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Shtetet anëtare kanë marrë vendimin unanim për të hapur negociatat e pranimit. Dëshiroj ta uroj Shqipërinë për hapin e madh të bërë drejt anëtarësimit në BE.

Ajo çka ndryshon nga sot është se Shqipëria ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian. Tani e tutje, do të zbatohen një sërë rregullash të reja që do ta ndihmojnë popullin shqiptar që t’i bashkohet, sa më shpejt që të jetë e mundur, familjes që i përket.

Metodologjia e re e paraqitur nga Komisioni dhe përparimi i qëndrueshëm i bërë nga Shqipëria në muajt e fundit kanë qenë të rëndësishme për marrjen e vendimit të sotëm. Dua të theksoj veçanërisht frymën e kompromisit dhe unitetit të treguar nga të gjitha palët politike për reformën zgjedhore.

Cilat janë hapat e ardhshëm? Shtetet anëtare i kanë dhënë mandatin Komisionit që të fillojë përgatitjen e rregullave të lojës, e ashtuquajtura kornizë e negociatave. Shtetet anëtare kanë kërkuar gjithashtu që Shqipëria të marrë masat përfundimtare në disa fusha të rëndësishme në mënyrë që të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur Konferenca e parë Ndërqeveritare.

Tani është thelbësore që vendi të bashkohet dhe t’i realizojë këto masa. I takon kryesisht qeverisë të ndërmarrë veprime dhe të përgatisë menjëherë një plan të strukturuar veprimi për muajt e ardhshëm. Por kjo punë është një përpjekje e gjithë shoqërisë, që do të ketë nevojë për bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, opozitës dhe shoqërisë civile.

Muajt ​​e fundit kanë qenë shumë sfidues për popullin shqiptar. Tërmeti i 26 nëntorit ju goditi rëndë dhe kriza e tanishme COVID-19 po e trondit vendin. Por ju keni reaguar dhe po reagoni me sakrificë, kurajë dhe angazhim.

Edhe në këto çaste të vështira ju vështruat përpara dhe treguat vendosmërinë tuaj për të vazhduar rrugën drejt BE-së. 97% prej jush e bënë këtë të qartë shkurtin e kaluar.

Mesazhi juaj është dëgjuar në BE dhe nga shtetet anëtare, të cilat kanë treguar solidaritetin e tyre në Konferencën e Donatorëve në Bruksel muajin e kaluar.

BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, si gjithmonë, me mbështetjen tonë politike, financiare dhe teknike, për t’i ndihmuar shqiptarët të përmbushin ëndrrën e tyre për t’u bërë qytetarë të BE-së. Sot, ne kemi hedhur një hap të madh më pranë këtij objektivi të përbashkët.

Kryeministri Edi Rama tha sot se duhet të shohim jo vetëm errësirën që ka sjellë pandemia, por edhe dritën e bashkimit me Europën.

Duke komentuar vendimin për negociatat, kryeministri shtoi se Shqipëria nuk mund të festojë në këtë kohë..

“Unë mezi pres ditën e çlirimit nga ky virus për të festuar. Më në fund eshtrat e rilindasve prehen të qetë në varrezat e dëshmorëve evropianë. Flamuri i Gjergj Kastriotit do të valëvitet si i barabartë” – tha ai.

Rama shtoi se ka marrë përgëzime nga homologët e tij për masat e marra dhe shpejtësinë e reagimit të Shqipërisë ndaj koronavirusit.

“Mi bëni hallall mesazhet e mia ku shpesh kanë tone të forta për të këqijat e mëdha që na rrezikojnë nëse nuk jemi të vëmendshëm. Nuk dua t’ju lodh, por duhet t’ju përcjell sa më shumë shqetësimin që kam për secilin prej jush. Ju jeni familja ime.

Ne nuk do ndalemi në plotësimin e çdo detyre deri sa të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes të BE, ku fëmijët tanë luajnë në një kopsht me atë të fëmijëve të vendeve anëtare.

Më në fund do të valëvitet i barabartë mes të barabartësh flamuri kuq e zi i Gjergj Kastriotit. – tha Rama drejtuar qytetarëve.