Zëdhënësja për Komunikim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dinka Zhivalj, ka thënë se edhe BE’ja do të tërhiqet nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.

Ajo ka deklaruar se edhe ata kanë dilema si Ambasada e SHBA’së për këtë proces.

“I kemi marrë parasysh shqetësimet e shprehura nga SHBA-ja. Edhe BE-ja i ka dilemat e veta dhe ka vendosur që po ashtu të tërhiqet nga procesi, përderisa ai të mos rishikohet në tërësi dhe të kryhet në pajtim me ligjet dhe rregulloret përkatëse”, ka thënë Zhivalj për Klan Kosova.

Ambasada Amerikane në Prishtinë dje me anë të në njoftimi ka bërë të ditur se janë larguar nga ky proces duke ka thënë se ka mungesë të transparencës.

Gjatë këtij sesioni të merkatos, që u mbyll dje, ka pasur qindra nënshkrime në të gjithë botën, por 25 prej tyre kanë spikatur mbi të gjitha, veçanërisht për shumën e parave të xhiruara, që klubet e tyre të reja kanë shpenzuar.

Sergio Reguilón (30 milionë, Tottenham)

Lojtari i ri 23-vjeçar i “Spurs” mbërriti nga Real Madridi, pas një sezoni huazim te Sevilla.

Nélson Semedo (30 milionë, Wolverhampton)

Futbollisti 26-vjeçar portugez nënshkroi për Wolves pas tri sezonesh të kaluara te Barça.

Rodrigo Moreno (30 milionë, Leeds United)

Sulmuesi i deritanishëm i Valencias është bashkuar me skuadrën e udhëhequr nga Marcelo Bielsa.

Ollie Watkins (30.80 milionë dollarë, Aston Villa)

Sulmuesi anglez 24-vjeçar zbarkoi në “Villa Park” nga Brentford.

Trincao (31 milionë, Barcelona)

Anësori portugez 20-vjeçar zbarkoi te Barça nga Braga

Jonathan David (32 milionë, Lille)

Mesfushori 20-vjeçar kanadez arriti në ekipin francez nga Gent i Belgjikës.

Giovani Lo Celso (32 milionë, Tottenham)

Argjentinasi 24-vjeçar arriti në klubin anglez nga Betis.

Wesley Fofana (35 milionë, Leicester City)

Mbrojtësi qendror francez 19-vjeçar zbarkoi në “King Power Stadium” pas një viti te Saint Etienne.

Donny van de Beek (39 milionë, Manchester United)

Holandezi 23-vjeçar ka nënshkruar për “Djajtë e Kuq” nga Ajax.

Fábio Silva (40 milionë, Wolverhampton)

Sulmuesi 18-vjeçar portugez zbarkoi në Angli nga Porto.

Hakim Ziyech (40 milionë, Chelsea)

Marokeni 27-vjeçar arriti në “Stamford Bridge” pas katër sezonesh tek Ajax.

Achraf Hakimi (40 milionë, Inter)

Futbollisti 21-vjeçar maroken la Real Madridin për Interin, pas një sezoni huazim te Borussia Dortmund.

Diogo Jota (44.70 milionë, Liverpool)

Anësori i majtë 23-vjeçar arrin në “Anfield” nga Woverhampton.

Leroy Sané (45 milionë, Bayern Munich)

Anësori 24-vjeçar i majtë arrin në “Allianz Arena” nga Manchester City.

Nathan Ake (45.30 milionë, Manchester City)

Mbrojtësi qendror 25-vjeçar hollandez ka zbritur në “Etihad” pas tri sezonesh me Bournemouth.

Thomas Partey (50 milionë, Arsenal)

Mesfushori ganez arrin te skuadra londineze nga Atlético Madrid.

Mauro Icardi (50 milionë, PSG)

Sulmuesi argjentinas 27-vjeçar nënshkroi me ekipin parizien, pasi kaloi përmes Interit.

Ben Chilwell (50.20 milionë, Chelsea)

Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar arrin te skuadra londineze nga Leicester City.

Timo Werner (53 milionë, Chelsea)

Sulmuesi 24-vjeçar gjerman zbarkoi në “Stamford Bridge” nga Leipzig.

Alvaro Morata (56 milionë, Juventus)

Futbollisti spanjoll 27-vjeçar kthehet të nënshkruajë për “Zonjën e Vjetër”.

Miralem Pjanic (60 milionë, Barcelona)

Mesfushori 30-vjeçar boshnjak mbërriti te Barcelonë nga Juventusi.

Ruben Dias (68 milionë, Manchester City)

Mbrojtësi qendror portugez 23-vjeçar ka nënshkruar për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola pas tri sezonesh te Benfica.

Victor Osimhen (70 milionë, Napoli)

Sulmuesi nigerian, 21 vjeç, zbarkon në “San Paolo” nga francezët e Lille.

Arthur (72 milionë, Juventus)

Braziliani 24-vjeçar arrin te Juventusi nga Barça.

Kai Havertz (80 milionë, Chelsea)

Mesfushori gjerman 21-vjeçar zbarkoi te blutë e Londrës nga Bayer Leverkusen.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, një drejtor dhe një zyrtar ligjor, janë arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikim dokumentesh. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përcjell Bota Sot.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit e drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Shoqërohet në polici kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, flet avokati i tij

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, së bashku me ish-nënkryetarin e kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtarin ligjor, Faton Bujupi, është shoqëruar në polici sot pasdite me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Haki Rugovës, Besnik Berisha, i cili deklaroi se shoqërimi dhe ndalimi në polici i Rugovës është tërësisht i kundërligjshëm.

“Po, është e vërtetë se pasdite në polici është shoqëruar zoti Rugova, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, për të sqaruar nënshkrimin e kontratave nga ish- nënkryetari Lulzim Blakaj. Nga ajo që kam perceptuar gjatë intervistimit dhe provat e ofruara nga hetuesit policorë, jam absolutisht i bindur se zoti Rugova nuk ka bërë asnjë krim, përkundrazi ka respektuar në përpikëri ligjet për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës dhe ligjet e tjera në fuqi. Ndalimi i tij mund të jetë i motivuar nga gjithçka tjetër, për nuk është aspak i arsyeshëm dhe i bazuar në ligj apo në shkaqe që vërteton Kodi i Procedurës Penale. Pavarësisht faktit se ai sonte është në cilësinë e të dyshuarit dhe të ndaluarit, në një proces të drejtë dhe të ligjshëm do të provohet se ai është viktimë e një urdhri të kundërligjshëm për ndalim, e jo shkelës i ligjit në çështjen nën hetim. Zoti Rugova së shpejti do t’i kthehet faqebardhë familjes së tij dhe punës së tij, si kryetari i Komunës, ndërkaq prokuroria do të konfirmohet se ka mungesë të objektivitetit në interpretimin e ligjit”, tha Berisha.

***

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, është arrestuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Rugova është arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit.

Bashkë me Rugovën, nën pranga janë vënë edhe nënkryetari i Komunës së Istogut, Lulzim Blakaj dhe një zyrtar tjetër.

Lajmin për arrestimin e të njëjtëve, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj.

“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit” ka thënë Dishaj-Haxhosaj.

Dëshmitë e fundit të ekspertëve dhe inspektorëve në rastin ‘Monstra’, treguan qartë që rasti është i montuar dhe se të akuzuarit janë të pafajshëm.

Avokati mbrojtës Asmir Alispahiq deklaroi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA se pala mbrojtëse më në fund ka arritur të dëshmojë se ky rast është I montuar dhe se të akuzuarit nuk kanë asnjë lidhje me këtë vepër penale. Ai shtoi se dëshmia e ekspertes që ka bërë ekspertizën e dheut nga Smillkova dhe Vrazhimiri u vërtetua të jetë e falsifikuar dhe me këtë bije poshtë lidhshmëria e të akuzuarve me veturën Opel Omega, që është edhe elementi kryesor ku mbështetet aktakuza.

“Këtu dua të potencoj se në thelb bëhet fjalë për përpunim të ekspertizës e që e ka kërkuar ish prokurorja publike Gordana Geshkovska përmes gjykatësit hetues në pjesën e gjoja përshtatjes se vetura Opel Omega e cila është gjetur në Vrazhivir, ka qenë atje. Kjo me të vërtetë la një njollë serioze në dëshminë e prokurorisë se Opel Omega ka qenë atje, dhe me gjithë këtë vetëm po dëshmohet ajo që e themi gjatë gjithë kohës se ky rast është i monotuar”, theksoi Asmir ALispahiq, avokat mbrojtës.

Nga ana tjetër, familjari i disa prej të akuzuarve në këtë rast Bedri Ajdari tha në emisionin ‘Enter’ se nuk do të kishte kurrfarë kuptimi aktakuza po të mos ishte ndërlidhur vetura Opel Omega me rastin.

“Duke pasur parasysh se ne e kemi përcjellë që 9 vite gati rastin, asnjë dëshmitar okular që kanë qenë në vend të ngjarjes, siç janë romët, ka qenë nji Sasho Llazarevski dhe disa tjerë, asnjëri nuk e pa parë veturën që ka qenë në vend të ngjarjes. Mirëpo, këtë e kanë bërë me deklaratë të dhunshme të Haki Hazirit. Atyre u është dashur një njeri I cili do t’i thotë disa fjalë, me dhunë nën kërcënimin e likudimit, për t’i dhënë kahje se gjoja është gjetur AND-ja e Alil Demirit. Duke pasur parasysh këtë fakt e në mungesë të asnjë prove material tjetër, ata e kanë lidh veturën me rastin”, theksoi familjari Bedri Ajdari.

Për vrasjen e 12 prillit të vitit 2012, kur u vranë pesë djem të rinj akuzohen Halil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për më 16 tetor. Ndërsa pala mbrojtëse pret lirimin e të akuzuarve nga të gjitha akuzat.

Zv/ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani ka theksuar se situata me koronavirusin është tejet serioze, por tani për tani është nën kontroll.

“Në vend ka arritur vala e dytë e virusit korona. Situata është nën kontroll por tejet serioze për momentin”, theksoi zëvendesministri i shëndetësisë Ilir Hasani në “Intervistën e Javës “ në TVM-2.

Sipas tij, situata epidemiologjike nuk është për të nënçmuar dhe kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë, duke repsektuar masat mbrojtëse dhe distancën nga ana e qytetarëve.

“Ne do veprojmë ashtu si do të na ndikojnë numrat. Unë lus Zotin që numrat, shifrat të jenë më të ulta dhe lus qytetarët që të kenë kujdesë dhe të kuptojnë këtë punë seriozisht për shkak se lufta kryesore me pandeminë nuk bëhet vetëm nga institucionet me urdhëra vertikale , por bëhen me vetëdisimin e populates për të ndërmarr të gjitha masat preventive. Treshi i famshëm, distanca, maska dhe dezinfektimi nuk ka filozofimi tjetër.”, theksoi Ilir Hasani.

Ndërkohë, ministri Venko Filipçe ka theksuar se po mendon edhe për vendosjen e karantinës së plotë.

“Unë sinqerisht besoj se kjo pako e propozuar e masave, kufizimet, rritja e kompetencave të inspektorateve, por edhe thirrja e vazhdueshme e qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave që janë praktikisht një hallkë kyçe në këtë zinxhir, do të japë rezultate. Hapi tjetër është karantina e plotë, mbyllja e plotë. Ne tani ende jemi larg, por dalëngadalë po na mbarojnë mundësitë.”-tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

50 amerikanët më të pasur zotërojnë një pasuri të barabartë me pasuritë e 165 milionë personave, që është pothuajse gjysma e popullsisë së vendit. Covid-19 e transformoi ekonominë në një formë që ka shpërblyer në mënyrë disproporcionale një klasë të vogël të miliarderëve.

Të dhënat e reja nga Rezerva Federale e SHBA’së, të publikuara në “Bloomberg Wealth”, kanë pasqyruar një vështrim gjithëpërfshirës të pasurisë amerikane deri në gjysmën e parë të vitit 2020.

Nga këto të dhëna tregohet një pabarazi e madhe sipas racës, moshës dhe klasës.

Ndërsa 1% e amerikanëve kanë një vlerë neto prej 34.2 trilionë dollarësh, rreth 165 milionë njerëz zotërojnë vetëm 2.08 trilionë dollarë.

Ashtu si vendi në tërësi, edhe pasuria e të rinjve amerikanë është e përqendruar në vetëm disa duar. Bashkëthemeluesit e Facebook, Mark Zuckerberg dhe Dustin Moskovitz, si dhe trashëgimtari i Walmart, Lukas Walton, zotërojnë 1 në çdo 40 dollarë që mban çdokush nga gjenerata e tyre.

Nga Bedri Islami-Pas tronditjes së parë dhe qëndrimeve më shumë emocionale, çka ishte e natyrshme dhe e pritshme, tani vjen koha e qëndrimit serioz, të thelluar dhe duke menduar për vështërsitë që mund të dalin nga aktakuza e Prokurorit të Specializuar ndaj disa figurave të njohura të luftës dhe të politikës në Kosovë, mes të tjerëve, të cituar nga njoftimi zyrtar, edhe presidenti Thaçi, Kadri Veseli, lideri i PDK-së, forca politike e dalë në fillimet e saj nga luftëtarët e lëvizjeve çlirimtare, sidomos nga Lëvizja Popullore e Kosovës, dhe të tjerë, emrat e të cilëve janë një enigmë e lënë qëllimisht në hije, jo vetëm për të ngjallur të papriturat, por që i gjithë faji, sipas prokurorit, të rëndojë në dy figura të njohura.

Kanë qenë e mbeten tre qëndrime ndaj çështjes Thaçi, nëse mund ta quajë kështu, ashtu si ka edhe tri mundësi në vazhdimin e saj.

Qëndrimi i parë ishte ai i bashkëpunëtorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët, ashtu si edhe në raste të tjera, ndjehen të tradhtuar, pasi e gjithë godina që është ngritur nga vetë Kuvendi i Kosovës, ku Thaçi dhe Veseli ishin determinues, që ndjek, heton dhe akuzon vetëm shqiptarët, u duket dhe është monstruoze dhe e pajustifikuar.

Për 178 të vrarë apo të zhdukur realë nga shqiptarët e Kosovës është NJË shtetas me kombësi serbe apo të supozuar si bashkëpunor të tyre. Është një raport përmbytës, që synon pa asnjë dyshim të ndryshojë atë që ka ndodhur në Kosovë dhe që ngjalloi reagime të pamasa në botën mediale.

Reagime të tilla ka pasur dhe do të ketë edhe në raste të tjera, ku figura të njohura të luftës janë akuzuar dhe burgosur, qoftë në struktura ndërkombëtare, rasti Haradinaj, rasti Limaj, ku nga gjashtë të akuzuar u “ gjet” fajtor vetëm një luftëtar që nuk ishte në asnjë hierarki ushtarake, por edhe kur janë akuzuar apo dënuar në Kosovë nga struktura ndërkombëtare, si rasti i drejtuesve të luftës në zonën operative të Llapit, në zonën operative të Drenicës apo me figura të njohura nga zona operative e Dukagjinit.

Në fakt janë hetuar, akuzuar dhe dërguar për gjykim liderë nga tri zonat ku ka pasur më shumë luftime, ku masakrat serbe kanë qenë më të mëdha dhe në të cilat janë bërë akte të pashembullta të rimit të organizuar shtetëror serb, por edhe nga paraushtarakë, të cilët menduan se po i jepnin dëbimin e funit bashkëvendasve të tyre.

Në kohën kur shteti serb ngre padi dhe dërgon mijëra faqe për rreth 100 të humbur, analistë kontraversë në Shqipëri e katërfishojnë numurin e tyre, duke e akuzuar UÇK-në për rreth 400 serbë të zhdukur, sikur ata të ishin pjesë e kancelarisë së Beogradit, si pjesë mediale e tyre.

Qëndrimi i dytë ishte ai i kundërshtarëve politikë të Thaçit, në Shqipëri apo në Kosovë. Disa me mllef të habitshëm, dhe jo rastësisht ata, edhe në të shkuarën kanë qenë pjesë e strukturave kundër luftës çlirimtare, dhe të tjerë me cinizmin politik që mendojnë se i afrojnë me pushtetin.

Thaçi, Veseli apo të tjerë, nuk do të gjykohen për mendimin e tyre politik e as për debatet që kanë bërë me kundërshtarët e tyre politikë; ata nuk do të mund të merren të akuzuar se kanë qenë pjesë e korrupsionit politik apo financiar në Kosovë, gjithnjë nëse është e vertetuar; askush nuk do të hetojë për mënyrën se si ata janë bërë drejtues të UÇK-së, por , dhe kjo është thelbi i gjithçkaje, për krime të supozuara që kanë ndodhur gjatë dhe në vitin e parë të pasluftës.

Në Tiranë, për fat të keq, por jo e papritur, ish drejtuesi i PD-së, Berisha, kur është menduar se në fund të fundit do të gjente mënyrën e reagimit të tij përmes heshtjes, bëhet zëdhënës i një rryme politike që e dërgon drejt atyre që edhe mohojnë luftën e zhvilluar. Ka qenë e pritshme, pasi ai, Thaçi , është kundërshtar politik i Berishës dhe mes tyre ka qenë e ndezur një luftë akuzash që nuk i bëri nder askujt, pasi, jo vetëm ishin të vonuara, por nuk ndryshonin asgjë nga ajo që dihej.

Në Kosovë kundërshtarët ndaj presidentit Thaçi njihen, ata e kërkuan me ngulm arrestimin e tij, lobuan për këtë aktakuzë, gjithnjë me shpresën e pushtetit, njëjtë si kishin bërë që në ditët e luftës aleatët e tyre të djeshëm politikë, me të cilët u ndanë sepse nuk mund të bashkoheshin.

Nëse në dosjet e paraqitura një ditë do të ketë informacione nga organizata “Sigurimi i Atdheut”, apo nga “militantë” opozitarë , askush nuk pse habitet nga kjo. Mllefi njerëzor është edhe mllef politik dhe nukmerr parasysh asgjë tjetër. Shërbimi që i kanë bërë rrjedhshëm pushtetit të dëbuar serb përmes strukturave misterioze është i mjaftueshëm për të qenë në një ditë të nesërme , të dënuar , në mos tjetër, historikisht.

Analistë, të njohur si grupi anti Ramë, janë bërë zëdhënës të qëndrimit anti Thaçi, jo se e dinë të vërtetën, megjithëse disa prej tyre kanë akses të mjaftueshëm në materialet e strukturave të posaçme të Serbisë, por, më tepër se kaq, ata kanë qenë për përmbysjen e Thaçit me çdo kusht, duke ndjekur radikalizmin në Kosovë dhe mbështeturt Kurtin, të cilin, një ditë të ardhshme, nëse gabon e afrohet me Ramën, do i hidhen sipër me të njëjtin mllef.

Përgjithësisht ky grupim analistësh, që edhe gjatë luftës ishin cinik, përtallës, mburravecë dhe ndonjri prej tyre lehtësisht i shitshëm, që njëcditë mbështet opozitën, sidomos kur është thellësisht radikale dhe ditën tjetër e sulmon,kur mendon se po bëhet më e arsyeshme, pas dënimit të Thaçpit shohin edhe rënien e Ramës.

Nuk shohin dhe as duan të ia dinë se çfarë humbet Kosova nga ky mllef, çfarë është e vërteta, çfarë në fakt ka ndodhur dhe si ka ndodhur.

Ata e përceptojnë luftën si një shetitje në katet e larta të lokaleve komfortë dhe modernë, ku mund të diskutohet duke pirë kafe dhe duke gjykuar si të ishin marshallë të njohur të luftës.

Qëndrimi i tretë , kësaj here zyrtar, ishte ai i shtetit shqiptar, që , aq sa ishte butaforik dhe emocional, aq ishte edhe i padobishëm. Pas duartrokitjeve parlamentare ka më sumë se një zemërim, dhe, nëse do të ishin bërë detyrat e shtëpisë që nga mbarimi i luftës për sqarimin e akuzave që lidhen me ngjarje në teritorin shqiptar, atëherë shumë gjëra do të kishin qenë më të dobishme.

A është fajtor Hashim Thaçi?

A është fajtor Kadri Veseli?

A janë fajtorë “ të tjerët”, si thuhet në njoftimin e prokurorit të Specializuar?

A është e saktë enigma se i gjithë zingjiri komandues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i hetuar, i listuar dhe mund të jetë një ditë i akuzuar?

Akuza ndaj tyre a do të jetë edhe akuzë ndaj vetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve në disa dekada të shqiptarëve të Kosovës që të jenë të mosvarur, të lirë, për një jetë të denjë?

Lufta nuk ka qenë fillimi i gjenocidit në Kosovë, por akti i fundit i tij.

Që nga fundi i vitit 1944 dhe deri në qershorin e vitit 1999 , pra në disa dekada, të vrarët shqiptarë nga shovinizmi serbomadh është mbi 60 mijë vetë. Më pas se një e treta u vranë gjatë luftës. Pasuria e grabitur, qoftë përmes pronave, por edhe e pagesa të kontributeve pensionale është në disa dhjetra miliardë euro. Mijra vetë janë përdhunuar, grabitur dhe zhdukur.

Carla del Ponte, edhe kur ishte kryeprokurore e shtetit zvicerian, ishte njëra ndër kundërshtaret më të egra ndaj pavarësisë së Kosovës; është e vetmja në të gjithë stetet europiane që ndaloi me ligj veprimtarinë mbështetëse ndaj luftës dhe viktimave dhe, në fund, pasi nuk arriti të provojë asnjë nga akuzat e saj, më tepër politike, la pas vetes një libër të turpshëm, tek i cili po mbështeten, mjerisht, edhe njerëz të politikës dhe të mediave në Shqipëri.

Sido që të trajtohet nga kancelaritë europiane aktakuza ndaj disa figurave të njohura, pra, edhe kur theksohet se ajo është për individë të veçantë dhe jo për UÇK-në, ajo, jo tërthorasi, por drejtpërdrejtë rëndon mbi këtë të fundit.

Ka mjaft njerëz në Kosovë, mes tyre edhe miq të mi , të shumë dekadave, sidomos në vite të vështira, që nuk janë të këtij mendimi, që nuk e kanë njohur kurrë Thaçin si drejtues të Ushtrisë Çlirimtare, megjithëse kanë bërë pjesë në një organizatë dhe këtë nuk e kanë bërë tani, por që në krye të herës, kur lufta ende nuk kishte filluar.

Ata, megjithëse të paktë, janë respektuar në qëndrimet e tyre, i kanë shtruar këto probleme haptas, disa herë me shkrim, sepse kanë qenë pjesë e një lëvizje të hapur nga mendimi dhe qëndrimet, e megjithëse strukturat e larta drejtuese nuk i kanë miratuar, përsëri janë në të drejtën e tyre të qëndrojnë në këtë mendim. Vendimet e struktuave drejtuese të luftës, si Këshilli i Përgjithshëm dhe kryesia e LPK-së, nuk mujnd të hidhen poshtë e të lihen anash nga ngjarjet që kanë ndodhur.

Por Thaçi, Veseli e të tjerë nuk do të hetohen , akuzohen e ndoshta gjykohen se kanë qenë apo jo realë në poziconet që kanë patur.

Ata, në sytë e botës politike e mediale ndërkombëtare, por edhe tek të tjerë, kanë qenë drejtues të strukturave të larta të UÇK-së, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, të Drejtorisë Politike, drejtues politikë dhe ushtarakë, dhe përmes këtij pozicionimi do të trajtohen.

Nëse naivisht mendohet se bota politike e juridike do të ndajë luftën e zhvilluar përmes dy strukturave, kjo është dëshirë vetjake, por jo realitet politik.

Askush nuk e di se çfarë aktakuze është ngritur ndaj të tjerëve, të cilët mund të jenë po ashtu drejtues të lartë, ndaj Thaçit dhe Veselit.

Vetë Thaçi do ta mësojë në fillimin e javës së ardhshme, kur do të pyetet nga gjykatësi special.

Askush nuk e di se si është përceptuar ajo pjesë e hetimit që ka të bëjë me veprimtarinë e Kadri Veselit, të luftëtarëve të tjerë, emrat e të cilëve pas disa kohësh do të jenë të njohur dhe njerëzit do të mësojnë se kjo nuk është më punë me dy a tre vetë, që nuk do të ishin domethënia e UK-së, por me disa nga figurat, pa të cilat nuk mund të ketë histori të luftës.

Përsonalisht unë besoj në pafajsinë e Hashim Thaçit!

Përsonalisht unë besoj në pafajsinë e Kadri Veselit!

Përsonalisht unë besoj në pafajsinë e “ të tjerëve”, pavarësisht se cilët është përpjekur të fshehë prokurori i Specializuar!

Jo vetëm se jam mik i tyre dhe kam qenë pjesë e strukturave të larta politike të luftës, por sepse i gjithë programi, mendimi, qëndrimi i UÇK-së ka qenë kundër dhunës.

Në majin e vitit 1998 heroi i Kosovës, Fehmi Lladrovci, duke dhënë intervistë në BBC do të deklaronte haptas se, “ Le të tregojnë pushtetarët serbë një rast të keqtrajtimit të tyre…ne armët nuk i kemi marrë kundër popullisë civile,por kundër makinerisë vrasëse të Millosheviqit…”

Në shkurtin e vitit 1999, në rambuje, pala serbe paraqiti një listë me vetëm 5 civilë të zhdukur, nga të cilët tre jetojnë ende,megjithëse kanë masakrues të popullsisë civile shqiptare.

Jam i prirur të besoj në pafajsinë e gjithë luftëtarëve të UÇK-së!

Ngutja për t’i shpallur fajtorë apo të pafajshëm, për të bërë rolin e hetuesit, prokurorit apo gjykatësit, në mos tjetër është delikuencë mendore dhe qytetare; është rendje pas një fakti që mund të mos jetë i tillë dhe mbështetje për akuzën që mund të jetë e rreme.

Nëse nesër do të bëhen publike gjithë materialet e dërguara nga shteti serb kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, askush të mos habitet kur mes mijrave e mijrave faqeve do të gjejë edhe shkrime medialë, deklarata politike, akuza monstruoze, pa asnjë fakt por mbi hamendje, pikërisht nga “ të zemlruarit” e sotëm të Tiranës apo një skotë në Kosovë.

Përpara se të emërohej ambasadori Richard Grenell si i dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, qëndrimi amerikan ka qenë i qartë: Kosova duhet të heqë taksën doganore për mallrat serbe, ndërsa Serbia të ndal fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Në fillim të misionit të tij, këtë qëndrim e pati edhe ambasadori Grenell. Mirëpo, që nga vizita e tij në Beograd dhe sidomos që nga takimi i tij me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, qëndrimi i të dërguarit të SHBA-ve për dialogun në fjalë ka ndryshuar. 

Serbia jo vetëm që nuk e ka ndalur fushatën agresive kundër Kosovës, por, përkundrazi, e ka ngritur intensitetin e sulmeve, ndërkaq ambasadori Richard Grenell heshtë!

Në raport me Kosovën, Serbia jo vetëm që nuk zbaton parimet e CEFTA-s për marrëdhëniet tregtare, por u nxjerr njëmijë e njëqind pengesa tregtarëve shqiptarë, ndërkaq ambasadori Richard Grenell heshtë!

Jo vetëm që nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me agresivitetin e Serbisë, por në të gjitha rastet që i është dhënë mundësia, ai nuk e ka fshehur miqësinë e vet për kryeministren serbe dhe eka thënë haptas se “Ana Bërnabiq është shoqja e tij e mrekullueshme”!

Deklaratat e kësaj natyre bien ndesh me parimin e paanshmërisë në ndërmjetësim të bisedimeve të dy palëve, sidomos në rastin konkret ku palët i ndanë hendeku i gjenocidit që shteti serb kreu kundër shqiptarëve në Kosovë!

Nga ana tjetër, për çdo deklaratë të dikujt në Kosovë, e që nuk i shkon përshtati Serbisë, reagimi i ambasadori Grenell është i menjëhershëm. Madje ai ka reaguar edhe kundër ofendimeve që i kanë bërë në rrjetet sociale për orientimin homoseksual të tij dhe në intervistën ekskluzive me gazetarin Berat Buzhala për emisionin “Pressing” të T7 deklaroi se është krenar që është homoseksual dhe kërkoi të dënohet homofobia.

Orientimet homoseksuale të Richard Grenellit dhe Ana Bërnabiqit janë e drejtë e tyre e pakontestueshme, të cilën duhet ta respektojnë të gjithë. Edhe miqësia e tyre është e drejtë që u përket ekskluzivisht atyre dyve. Mirëpo, orientimet dhe preferencat seksuale nuk kanë çka futen në këtë mes të dialogut politik! Prandaj, orientimet seksual të Richard Grenellit apo të kujtdo qofshin tjetër, janë çështje që i përkasin ekskluzivisht sferës private dhe intime të çdo personi dhe nuk duhet të përcaktojnë orientimet politike dhe strategjike të një shteti.

Hoxha nga Drenica, Osman Musliu që bëri ceremoninë mortore për Adem Jasharin dhe familjen jasharaj reagon ashpër ndaj Qani Rexhepit, transmeton Almakos, ai mes tjerash shkruan:
“Reagim ndaj broçkullave dhe poshtërsive të Qani Rexhepi, vëllait të Myftiut Sylejman Rexhepi company Urgjentisht OVL-UÇK të revokon dekoratën për Avdyl Rexhepin vëllau i të cilit paturpësisht ofendoi rëndë Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe mburreshte me atë se në mes të Kosovës po dëgjojnë muzik serbe. Reagimi i OVL-UÇK-së se mirënjohje i kemi dhënë Avdyl Rexhepit dhe jo vëllaut të tij që e shanë dhe fyen Adem Jasharin është reagim jo i drejtë dhe jo i logjikshëm sepse ky reagim më shumë lë të kuptohet si tentim për të arsyetuar veprimin e turpshëm dhe skandaloz se sa për ta dënuar.

Shqiptarët e Maqedonisë dhe besimtarët musliman atje, besoj që tani më janë të bindur se kënaqet e Mulla Sulës me muzikë patriotike janë vetëm tentime të tija për ta mbuluar krimin dhe korrupsionin që po bënë me Bashkësinë Fetare me vite të tëra. Kjo video e publikuar ku vëllai i Sulejman Rexhepit Qani Rexhepi shanë dhe fyen rëndë komandantin legjendare Adem Jasharin është fakt i pa mohueshëm se zemra dhe shpirti i Sulejman Rexhepit e i familjes së tij gjithmonë ka kënduar serbisht dhe një jetë kan punuar për realizimin e projekteve anti kombëtare. Sharja e çlirimtarëve është dëshmi se këta njerëz i urrejnë çlirimtarët sepse jua prishën ëndrrën e bashkim- vëllazërimit jugosllav.

Turp që edhe më tutje të lejohet që një person i tillë me një familje të tillë të përfaqëson besimtarët Musliman në Maqedoni. Në media tona ka qarkulluar një video incizim kur katër persona të cilët thuhet se janë edhe punonjës në Bashkësinë Islame të Maqedonisë si dhe familjarë të Sulës, pseudo myftiut ku dëgjohen fjalë shumë të rënda për tërë popullin tonë. Pavarësisht se për opinionin e gjerë këto fjalë janë të reja dhe të padëgjuara për mua këto nuk paraqesin asnjë surprizë! Këta njerëz të cilët kanë uzurpuar institucionet tona fetare kanë qenë dhe janë ende në shërbim të dreqit si dhe udbashë të cilët vazhdojnë ti kryejnë detyrat edhe sot. Këto fjalë kaq të rënda nuk do i përdorja sikur vetë Sylejman Rexhepi në kujtimet e tij mos ti kishte konfirmuar se si ishte përgatitur nga UDB-ja për të marrë Bashkësinë Islame nën kontroll si dhe për shumë krime që ai kishte kryer në shërbim të regjimit të kaluar. Mos po iu duket e çuditshme? Kjo është edhe fatkeqësia jonë pasi jemi indiferentë se kush na udhëheqë e si na udhëheqë! Për opinionin e gjerë edhe mund të jetë e kuptueshme mospasja e informatave për këta njerëz famëkeq e misionarë të dreqit mirëpo si ka mundësi që institucionet shtetërore që nuk marrin asnjë hap në këtë drejtim për të pastruar institucionet tona nga këta udbash?! Këta njerëz njollosin punën dhe angazhimin e tërë hoxhallarëve dhe patriotëve të cilët derdhën djersë e gjak për këtë vend. A nuk është e çuditshme të jemi dëshmitarë se institucionet tona fetare Islame në të tri shtetet janë të kapura nga njerëz të tillë: në shtetin amë nga një grup që nuk i dihet filli e qëllimi, tek ne këtu nga matrapazë e dallaveraxhinj ndërsa në Maqedoni nga udbashë e kriminelë! Por si duket kjo kapje e institucioneve tona fetare nga njerëz të tillë po i përshtatet dikujt! Lërë që po i përshtatet mirëpo dikush po punon që këto figura ti pastroj kombëtarisht nga e kaluara e përlyer e tyre.

Vetëm rruga për të marrë mirënjohje nga shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së tregon se dikush po i bën argat këtij misioni. Unë e kam ndërgjegjen e pastër pasi që me vite jam duke u përballur me këta njerëz e këto grupe madje edhe duke pasur pasoja nga më të ndryshmet. Po e them dhe njëherë sikur që flas për më shumë se një dekadë se e dënoj dhe mallkoj këtë deklaratë të një matrapazi. Shpresoj që ky të jetë një rast ku fillojmë të mendojmë se në dorën e çfarë matrapazëve i kemi lënë institucionet tona fetare. Neglizhimi i këtyre institucioneve nga rregulli dhe ligji ka bërë që ato të bin nën diktaturën e këtyre idiotëve të cilët si duket janë të përshtatshëm për diken ngase janë lehtë të shantazhueshem dhe si rrjedhojë të përdorshëm për politika ditore. Për fund mund vetëm të them atë që urtësia popullore e ka thënë për këto raste: “Prite punën a u ba, se kur t’bahet ma sban za”. Uroj që ti hapim sytë para se të vije kjo ditë…,shkruan Osman Musliu.

Katër zyrtarë të Medresesë “Isa Beu’ të Shkupit janë duke udhëtuar në drejtim të Prishtinës. Në mesin e tyre ndodhet Qani Rexhepi, vëllau i Sylejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Udhëtimin e shoqërojnë me muzikë në gjuhën serbe. Në ekzaltim e sipër nga muzika, Qaniu fillon të shajë me gjuhë të rëndë Adem Jasharin, duke thënë mes tjerash se “kush i ka thanë me vdekë për Kosovë”. Këtë e thotë derisa janë duke shkuar në Prishtinë për të marrë një mirënjohje në shoqatat e luftës. Kjo video flet më shumë se mijëra fjalë së bashku. Arabizimi i krerëve fetarë në Maqedoni tanimë është fakt i prekshëm. Vetëm duke ndjerë e menduar si arab, ose si agjent i sherbimeve sekrete të Serbisë, ti mund të jesh aq barbar me figurën e Adem Jasharit. Secili që e ndjen veten pak shqiptar, nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Videoja flet edhe për një fakt tjetër: mirënjohjet që sot jepen për kontributin në luftë, e kanë humbur vlerën, sepse ajo jepen pa kritere. Sot, secili horr që është i gatshëm të japë para, mund ta siguroj një mirënjohje të tillë. Nëse në këtë vend ka ende ligj, këtij horrit duhet t’i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë. Duhet të shpallet person non grata. Kjo video është edhe një argument shtesë për të vërtetën e madhe, të cilën politikanët tanë që mendjen e kanë vetëm tek votat, nuk guxojnë ta thonë. Kjo e vërtetë e madhe është: vahabizmi në trevat shqiptare është projekt krye e këput i shërbimeve serbe të inteligjencës.

Blerim Latifi