Sot janë bërë një vit qysh nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus në Kosovë. Pas një viti Kosova është duke shënuar shifra të larta të të infektuarve me Covid-19, derisa alarmant vazhdon të mbetet edhe numri i lartë i të vdekurve.
Sipas raportit të fundit nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), qysh nga fillimi i pandemisë për Covid-19, për Covid-19 janë testuar 351 mijë e 523 qytetarë. Prej tyre 76 mijë e 688 kanë rezultuar pozitiv me virus.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 10 mijë e 630, teksa 64 mijë e 362 persona janë shëruar.
E nga infektimi me koronavirus nuk arritën të mbijetojnë 1 mijë e 696. Kaq persona përgjatë këtij viti e humbën betejën ndaj këtij virusi.
Kosova ende pa vaksinë
Kosova është vendi i vetëm në rajon i cili nuk ka filluar ende imunizimin e tufës përmes vaksinimit. Ndonëse vendet e fqinje tashmë kanë filluar vaksinimin e popullatës me vaksinat kundër koronavirusit, në Kosovë ende as që kanë arritur këto vaksina.
Lidhur me këtë çështje është deklaruar dje kryeministri në detyrë Avdullah Hoti. Ai në Komitetin për Vlerësimin e situatës epidemiologjike tha se ardhja e vaksinës në Kosovë është çështje javësh.
“Më lejoni të them edhe njëherë, edhe për vaksinën jemi kritikuar, por ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për të sjellë vaksinën sipas standardeve të BE-së. Nuk kemi hyrë në lojëra për të sjellë vaksinën nga vendet e lindjes, të cilat vaksina nuk janë të certifikuara nga vendet e Bashkimit Evropian. Ata që lëshojnë dezinformata që kritikojnë pa nevojë, nuk e thonë të vërtetën se kah kanë ardhur disa qindra mos të them as mijëra vaksina në vendet e regjionit me origjinë të dyshimtë. Ne presim që mos të them për disa ditë, po disa javë të arrijnë vaksinat dhe të fillojmë vaksinimin sipas të gjitha protokolleve të Republikës së Kosovës dhe protokolleve të organizatave të Bashkimit Evropian”, ka thënë Hoti.
Pa u mbyllur mirë plaga e eliminimit të Juventusit nga edicioni i 29 i Champions League-s filluan të dëgjohen menjëherë zërat e parë mbi një largim të mundshëm të yllit të bardhezinjve Cristiano Ronaldo nga “zonja e vjetër”.
CR7 është shumë i pakënaqur me skualifikimin që në fazën e 1/8 nga Porto, për më tepër Juventusi konsiderohej nga të gjithë si tepër favorit për të kaluar pengesën që ofronin në këtë tur “dragonjtë”.
Nisin në këtë mënyrë shpejt hamendësimet mbi destinacionin e ardhshëm të 36-vjeçarit portugez dhe në mënyrë të kuptueshme një ndër alternativat e para është padyshim skuadra e Paris SG.
Situata e sulmuesit të saj Kylian Mbappe është vërtet shumë e paqartë dhe natyrshëm me kaq shumë oferta në dispozicion askush nuk do të habitej për një largim të mundshëm të 22-vjeçarit të përfaqësueses franceze, me origjinë kameruno – algjeriane nga klubi i mirënjohur parizien. Në rast se Drejtori Sportiv Leonardo dhe Presidenti Nasser Al – Khelaifi nuk do t’ia dalin mbanë për ta bindur lojtarin e tyre më të çmuar atëherë në mënyrë të kuptueshme klubi i famshëm francez do të marrë masa për ta zëvendësuar të paktën në mënyrë të denjë numrin 7 të ekipit. Kështu pas Lionel Messit te Paris SG ka nisur të lakohet gjithashtu edhe emri i Cristiano Ronaldos.
Kjo javë e muajit mars do të kujtohet vërtet gjatë, sepse për herë të parë pas 16 vjetësh në fazën çerekfinale të Champions League-s nuk do të jenë as Cristiano dhe as Leo Mesi, dy golashënuesit më të mirë në gjithë historinë e kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër. Fillimisht Cristiano dhe më pas Messi. Eliminimet e dhimbshme të Juventusit dhe Barcelonës, dy klubeve që e nisën aventurën e këtij edicioni për më tepër në po të njëjtin grup pritet të lënë pasoja. Fillimisht Juvja dhe më pas Barça. Dy ndër klubet me më shumë emër në rruzull u eliminuan në këtë mënyrë në harkun e vetëm 24 orëve nga ky aktivitet.
Sikur të mos mjaftonte kjo, pavarësisht vuajtjeve pa fund të pjesës së parë në “Parc des Princes” klubi parizien ia doli të kualifikohet mes tetë ekipeve më të mirë të Champions-it. Falë investimeve kolosale drejtuesit e Paris SG po bëjnë çmos për ta shndërruar klubin parizien në një superfuqi të futbollit botëror. Nëse Mbappe largohet vërtet, duke parë humorin jo të mirë të Lionel Mesit dhe Cristiano Ronaldos nuk është shumë e vështirë për të parashikuar një transferim të mundshëm të njërit prej këtyre dy yjeve në radhët e klubit që po dominon prej afërsisht një dekade futbollin francez.
Që Messi po kërkon të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, kur i përfundon kontrata me klubin blaugrana, ky është një fakt që nuk përbën më ndonjë lloj sekreti, megjithëse për hir të së vërtetës presidenti i sapozgjedhur Joan Laporta do t’i lëvizë të gjithë gurët dhe do të bëjë çmos për ta bindur kapitenin që të mos largohet nga “Camp Nou”, sidoqoftë në krahun tjetër eliminimi i bardhezinjve që në këtë fazë ka mërzitur pa fund edhe vetë yllin luzitan. Pavarësisht fizikut të tij të veçantë, Cristiano tani është 36 vjeç, e ashtu si për Messin, edhe për sulmuesin nga Madeira nuk është se mbeten edhe shumë alternativa për të vazhduar këto vite të fundit të karrierës.
Sipas Le Parisien krerët e klubit kryeqytetas janë duke ndjekur me vëmendje të madhe të gjitha zhvillimet më të fundit. Nëse situata e Mesit dihej pak a shumë prej kohësh rasti i CR7 është i freskët, për më tepër siç zbulon e përditshmja franceze duke patur parasysh përfundimin e kontratës të Cristianos në verën e vitit 2022, kontaktet ndërmjet menaxherit të futbollistit të famshëm portugez Jorge Mendes dhe Nasser Al Khelaifi-t nuk janë ndërprerë kurrë.
Për 36-vjeçarin nga Funchal-i idea e Parisit SG si një destinacion për të përmirësuar rekordet dhe për të vijuar edhe për pak sezone karrierën si protagonist në Kontinentin Evropian përfaqëson një zgjedhje të shkëlqyer, kuptohet përpara se gjithçka të mbyllet në kampionatin e ndonjë vendi ekzotik. Nyja gordiane pra mbetet Kylian Mbappe, të cilit i përfundon kontrata gjithashtu në verën e vitit 2022. Prandaj është e qartë se nëse 22-vjeçari parizien vendos të firmosë një kontratë afatgjatë për klubin e mirënjohur kryeqytetas atëherë në mënyrë të kuptueshme si Messi ashtu edhe Cristiano do të vuajnë vërtet shumë për të gjetur klube që të përmbushin dëshirat e tyre, pa bërë sakrifica të ndjeshme në aspektin ekonomik.
U rrëzua me avion dhe mbijetoi për 36 ditë në pyje i vetëm
Më 28 janar të këtij viti, aeroplani me të cilën po udhëtonte piloti brazilian, Antonio Sena u rrëzua në Amazonë dhe ai 36 ditë i ka kaluar në atë rajon.
Kur është gjetur, Antonio paraqitej në kushte të rënduara shëndetësore dhe kishte humbur plot 25 kilogramë.
Sipas mediave lokale, aeroplani i drejtuar nga Sena u rrëzua në pjesën veriore të liqenit të Amazonës.
Për 36 ditë ai është ushqyer vetëm bukë, vezë shpendësh e barishte. Piloti është gjetur nga një grup barinjsh, të cilët evidentuan zjarrin që kishte ndezur burri.
Një televizion brazilian ka filmuar e transmetuar të gjithë momentin, kur piloti i shpallur i humbur është ribashkuar me familjen.
“E vetmja gjë që më ka mbajtur në jetë ka qenë dashuria e madhe për familjen dhe dëshira t’i shoh prindërit, motrën dhe vëllanë”, ka thënë piloti që i mbijetoi aksidentit ajror dy ditë para se ta festonte ditëlindjen e 36-të.
Ambasadorja Yuri Kim: Mos u habisni nëse kandidatët për deputetë skualifikohen
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas takimeve politike në Elbasan dhe me qytetarët ka folur për mediat duke dhënë mesazhe të drejtpërdrejta për KQZ, që të largojnë nga gara kandidatët me probleme dhe me rekorde kriminale.
Ajo deklaroi se SHBA i ka të qartë pritshmëritë dhe se liderët politik duhet të marrin përgjegjësitë.
Në komunikimin për mediat Kim theksoi se kjo nuk është dëshirë e SHBA-ve që nuk pëlqen njërin apo tjetrin.
“Kjo është një javë e rëndësishme se partitë politike kanë dorëzuar listën me kandidatët, në të shkuarën mendoj se gara në qytetin e Elbasanit ka qenë shumë e rëndësishme, prandaj mendova se kjo do të ishte koha e mirë për të ardhur, për ta parë vetë situatën dhe për të takuar disa nga udhëheqësit dhe njerëzit këtu.
SHBA kanë qenë shumë të qarta lidhur me pritshmëritë tona për kandidatë të pastër, është thelbësore që drejtuesit politik të marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar, duke marrë në konsideratë të gjitha ato përcaktime të bëra nga SHBA, të cilat kur merren vendimin nuk merren lehtësisht.
Disa mund të thonë se po ai është i paracaktuar nga ligjet e SHBA, por nuk është i dënuar dhe në fakt, njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptoni se është një fakt, sepse nuk mungojnë faktet, por për shkak të mungesën së ligjit shqiptar.
Nuk ka të bëjmë se SHBA me pëlqime apo do apo nuk do njeri, por ka të bëjë me ligjet. Dhe gjithashtu kjo ka të bëjë në lidhe me faktin se sekretari i shtetit ka hulumtuar e informacioneve se ky person përbën kërcënim për sigurinë, ka ardhur koha që votuesi shqiptar të mendoj nëse përbën kërcënim për ata.
Janë tre persona që Sekretari i SHBA ka përmendur, s’kam për t’i përmendur emrat e tyre me gojë, mund t’i shihni dhe i gjeni, sa i përket listave më lejoni të them, sikurse e kemi thënë më herët këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë e ndoshta jo shumë diplomatik.
Mendoj se partitë e kanë marrë në konsideratë jo të gjitha, por pjesë më e madhe e tyre. Tashmë këto janë në KQZ dhe është detyrë e tyre, por e prokurorëve që të bënë shqyrtimin e kandidatëve. E pas këtij procesi nëse disa prej disa kandidatëve mund të klasifikoheshin, por këtu qëndron fuqia përfundimtare tek votuesi. Ne e kemi thënë se duhen lista të pastra. Blerja e votës është një problem në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Ata që blejnë votat, ju them se po shkelni ligjin dhe po turpëroni veten”, tha Kim.
Akademija e Shkencave e Serbis-Kosova nuk është e jona
Deklarata e kreut të Akademisë së Serbisë se “Kosova nuk është e jona” ka nxitur reagime të shumta në Beograd. Megjithatë pavarësisht sulmeve drejt Kosiq, Bordi Ekzekutiv i kanë dhënë mbështetje kreut të Akademisë që të vazhdojë punën tutje.
“E drejta për mendim personal, si dhe shprehja e tij, nuk mund t’i mohohet askujt”, thuhet në njoftimin e Bordit Ekzekutiv të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, në të cilën theksohet se shumica dërrmuese e akademikëve “japin mbështetje të plotë për Kryesinë dhe Bordin Ekzekutiv të Akademisë”, përfshirë kryetarin Vladimir Kostiq, i cili tha se “Kosova s’është Serbi”, transmeton Gazeta Express.
Bordi Ekzekutiv i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve njoftoi se “në mes të sulmit ndaj kryetarit dhe anëtarëve individualë të Akademisë, organeve të saj drejtuese, si dhe Akademisë Serbe e Shkencave dhe Arteve si tërësi, të cilat këto ditë kanë pushtuar publikun, shumica dërrmuese e anëtarëve të Akademisë ndjejnë nevojën për të lajmëruar në departamentet e tyre lidhur me këtë rast”.
“Tekstet që pothuajse të gjitha departamentet i dërguan zyrtarisht Kryesisë dhe Bordit Ekzekutiv, dhe në disa raste të gjithë anëtarëve të Akademisë, janë të ndryshme në përmbajtje dhe ton, por emëruesit e tyre të përbashkët janë: 1. e drejta për mendim personal dhe shprehje, dhe 2. se është e papërshtatshme dhe e papranueshme t’u bësh thirrje anëtarëve të Akademisë të deklarojnë individualisht mbi parimin ‘po ose jo’ për pyetjen e shtruar nga vetë propozuesi i procedurës, por edhe për shkak të shoqatave të njohura politike dhe historike që ngre një kërkesë të tillë”, thuhet në një deklaratë nga Akademia.
Në deklaratë thuhet, ndër të tjera, se anëtarët e Akademisë për shumë vite ishin “plotësisht të lirë të shpreheshin në lidhje me problemin e Kosovës në mënyra të ndryshme”.
Bordi Ekzekutiv i SANU vëren se “shumica dërrmuese e akademikëve i kanë dhënë mbështetjen e tyre qartë Presidencës, Bordit Ekzekutiv dhe Presidentit të SANU për të vazhduar me punën e tyre”.
“Shkalla e kësaj mbështetje në mënyrë të konsiderueshme ngre kërkesat për veprim edhe më të përgjegjshëm, por gjithashtu tregon se atmosfera e krijuar në publik është e papranueshme që problemi i Kosovës është thyer kryesisht në Akademi, e cila duket se bëhet një paradigmë për gjithë këtë problem. Kjo thjesht nuk është e vërtetë: ky është një problem që as nuk u krijua me pjesëmarrjen e Akademisë, që as nuk u ftua ndonjëherë zyrtarisht të marrë pjesë në zgjidhjen e tij. Akademia nuk ka as mundësi zyrtare dhe as autorizime për ta bërë këtë”, thuhet në njoftimin e Bordit Ekzekutiv të Akademisë serbe.
Bordi Ekzekutiv i Akademisë së Serbisë thekson se “Akademia si institucion, duke përfshirë shumicën e instituteve të tij, për dekada, madje edhe sot, ofron dhe ofron materiale të mbledhura dhe të hulumtuara, kryesisht të dixhitalizuara, boton të dhëna, mendime dhe analiza bazuar në të vërtetën shkencore dhe artistike”.
Ky reagim vjen pas deklaratave të mëparshme të kryeakademikut serb, Vladimir Kostiq i cili kishte thënë s “dikush duhet t’u thotë këtyre njerëzve se Kosova nuk është më de facto ose de jure në duart tona” dhe se në këtë moment, “e vetmja mençuri politike është se si ta lësh Kosovën me dinjitet”.
Një grup prej 93 të quajtur intelektualë serbë i kishin dërguar një letër të hapur Akademisë serbe të Shkencave dhe Arteve duke kërkuar që kryetari i saj, Vladimir Kostiq të jepte dorëheqje lidhur me deklaratat e tij se “Kosova s’ka qenë dhe s’do të jetë e jona”.
Por në rrjedhën e kritikave e sulmeve të ashpra në drejtim të Kostiqit, atij i kishte dalë në krah politikani serb, Nebojsha Zelenoviq.
“Unë mbështes propozimin e kryetarit të Akademisë, Vladimir Kostiq, për fillimin e një debati serioz dhe efektiv për Kosovën. Kërkesa që Kostiq të largohet nga kreu i Akademisë është, në thelb, një ftesë për të shpëtuar nga realiteti dhe për t’iu dorëzuar fatit, të cilën nuk do ta ndikojmë” kishte shkruar Zelenoviq në Twitter.
Së fundmi, edhe historiani i njohur serb, Milan Protiq i doli në mbrojtje kryeakademikut serb, duke thënë se Kosova është e pavarur, pavarësisht nga fakti se nuk ka njohje të tërësishme ndërkombëtare e as vend në disa prej organizatave ndërkombëtare.
ZAIM BEQIRI NJERIU QË LEKUNDI THEMELET JUGO- SLLAVE
Nga Beqir Karimani– Shenjë kujtimi i paharuar Mësuesi im:
Ideator i paperkulur i rilindjes së Identitetit Shqipetare në kohen e ish Jugosllavisë!
Atëheri kurë koha u be terr e më zi për shqipetarët që mbeten nën Ish Jugo-sllavi, mesuesi im shumë i dashur i perkushtuar me mish e shpirt per çeshtjen kombetare ishte në ate kohë edhe sot mbetet një jehon e pazevendësuar i zerit më të ri, fjales se re, per brezat që la.
Zaim Beqiri, ishte dhe mbeti Yll i rrezeve të arta në ndriçim të çështjes shqipetare në Ish Jugosllavi dhe më vonë në ish republiken Yu apo të është quajturen sot Maqedoni V.Zaim Beqiri, Ideator, mesues e pedagogë, truri i ndritur dhe i paperkulur ndaj padrejtësive, patriot e trim sa të duash me plot vullnet dhe energji ju perkushtuar Drites, shkelqimit të Kombit!
Në KRAHASIM nga shqipetarët, bashkëkohanik të tij, që ishin, dhe terhiqeshin si dashamirë të kombit në ate kohë, me plot rrena dhe mashtrime per shqipetaret, e në veçanti ishin ato pseudo-intelektual, e pseudo-patriot, të cilet duke shfrydezuar edhe shqipetaret e thjesht me trurin e varfur dhe mendëjen e shprazur, padyshim ndihmuan Sllavet e Jugos, per të zhdukur faren Shqipetare në Jugosllavin e atëhershme.
Ky shtet artificial “ish Jugosllavia me politikat shovene dhe degradive ndaj shqipetare arriti të bej per vete shumë sherbetorë, jo vetem plot “intelektual” por edhe nga ata, shqipetarë të lloit profiter e interesxhi, frikacak dhe, bythëlepires, kakmaxhi e byrekblerës të shkieve, ku jugosllavia e atëhershme pothuajse shendroi shqipetaret në armat sherbimi i të të gjithë profileve të ati shteti të serbo-sllave, shkieve që akceptuan skllaverimin dhe eleminimin e shqipetare!Liri-dashësi i Kombit Shqipetarë, Zaim Beqiri që lindi në një familje të pastert me gjakë arberori dhe në një vendë “Fole Shqiponjash”, Ship-kovicen legjendare nuk mund të duronte më keta shkavella të zi, dhe beri rezistencë të paparë me gjithë familjaret e ti.Mesuesi im me ideale të pastërta kombetare i lindur nga babai Xhaferi me shpirtë të pastert dhe zemer qelibari, i ritur dhe i edukuar me qumështin e Nenes më të madhes “Shqiponja e Sharrit” Hatixhes, nuk mund të duronte më pislleqet e shkavellave te zi. Gjaku aberor i kesaj Familje legjendare nuk duronte të perzihej me shkavin.
Të shtyrë nga tradita ndjenjat, edukimi…dhe patriotizmi e gjithë kjo familje u hodhë në mbrojtje të kombit…Mesuesi im, vizionar me plot rezonancë dhe logjikë me vetedije të lartë kombetare, lexues dhe njohes i mirë i gjakut të pist Ruso-serbo-sllavë duke parë se serbosllavet frymezoheshin nga doktoraturat ( Traktet) e V. Çubrilloviçe, Pashiqe, Rankoviçe… e mutave të tjerë…që ishin perkushtuar me literaturet e ” Akademive të Pista” (sorta e së ciles eshtê edhe ajo e sotit në Maqedonin V.) per zhdukjen e kombeve tjera nê Jugosllavi dhe eliminimin total tê kombit shqipetarë, më së miri kete urejtëje dhe bindje të direktivave te akademike sllavo-serbe e tregoi Koha e kryexhelatit të Ballkanit, S.Millosheviqit ndaj zhdukjes sê fares shqipetare.
Andaj mesuesi i im me familje rezistoi ndajë gjitha stuhive sllavo-serbe e maqedone që ishin versulur në zhdukje të të gjithë shqipetare…Per ate kohë mesuesi im ishte per mua dhe mbeti per plot nxenes të të tjerë, veçanarisht në shkollat e trevave të Sharrit qiriri i pashuar i Naimit. Si inspirues i edukimin arsimoro-pedagogjik, Ideator dhe krator jo vetem i vlerave shkencore por edhe më shumë si zëdhënes i kombit në vendine dashur Shqiperi Etnike…Natyrisht per kete arsye ai dhe familja e ti, ishte dhe u mbeti therrë, halë në sy gjithmonë shkieve të zi, Sllavo-serbo- maqedone!
Zeri i Zaim Beqirit edhe pse ishte nacional edhe internacional shumë i drejtê në baza shkencore u denuar dhe familja e tij u persekutuar nga Jugo-sllavet.Edhe pse u denuar nga sllavet e zi, jehona per bashkimin e trojeve u zmadhuar edhe më shumë. Kjo Familje Atëdhetare nuk u shuar, perkundrazi vazhdon dhe do të vazhdon me vizionet e tyre edhe më tutje në brezat e rri deri në plotsimin apo kompletimin e copave të amanetit të mesuesit tim per NENEN SHQIPERI.Filozofia e Zaim BeqiritIshte kryesisht e bazuar në shkencen e dinjitetit dhe arsyes, rezonances dhe logjikës në të drejtën dhe lirin natyrore të të gjithë popujve të robëruar. Andaj figura e tij mbetet si ideatori i akceptancave edhe lirive të popujve të roberuar dhe i së drejtes së vetvendosjeve të kombeve dhe raporteve të reciprociteteve nacionale dhe internacionale…
Thirrjet per “Teorin e njohjes së Identitetin” dhe thirrjet e tij per aleancat dhe lidhjet e forta shqipetare, në kohen e tij, nga shumë shqipetarë të quajtur ” intelektual jugosllavë” jo vetem që injoroheshin por veprat e ti, inspiruesit, pengoheshin, ndaloheshin dhe personat u denoheshin..!Shtohet pyetja pse u denua dhe u persekutuar mesuesi im s’bashku me familjen !??Absurdum! Per boten e civilizuar dhe shkencen!Pergjigja ime thjesht shkurt dhe shqip : Vetem Pse kerkoi hisen e diellit në oborin e shtepisë sê vet “Shqiperisë Etnike”!…
Andaj ca fjali në shenjë kujtimi të mesuesit tim, Si demokrat ku thoshte: “Interesat e popullit, te përfaqësuar bashkërisht janë në thelbin e vendimmarrjes demokratike”!vazhdonte me retoriken e tij shumë të embel:. “Çështja e fantazmave që po qarkullojnë neper Jugosllavi është aq e lodhur sa që mbajtësit e saj zhiten dalngadal neper Varre”Pastaj..”Jugo-sllavet ushqejnë ‘politika te identitetit’! (ateheri nuk e kuptoja mire, qê doshte të më thot se: as sërbet as maqedonet e as greket nuk kanë identitet! Vetem ne Shqipetaret jemi dhe kemi identitet nê keto troje)Një fjalë e keqe, por e shpjeguar rrallë: Ajo që nënkuptohet është politika e interesit nga dhe për grupe që bashkohen në bazë të karakteristikave ose përcaktohen prej tyre!Në një demokraci parlamentare, politika e interesit jo vetëm që nuk është asgjë e keqe, por është edhe thelbësore për të. Ajo nuk operohet vetëm nga lobi i makinave, por edhe nga ata që janë të përkushtuar në mbrojtjen e nacionalitetevePor vetëm përfaqësimi i interesave, i denigruar si “identiteti-politik”, ankohet me zë të lartë dhe madje dyshohet se errëson gjëra gjoja më të rëndësishme: hendeku mes urrejtjeve nacionale varrosi federacinet Nuk janë pakicat ato që fshihen pas identiteteve. Ishtë pamja nga jashtë që i vendos ata atje.
Dhe që pothuajse i detyron ata që të mbrojnë së bashku veten kundër diskriminimit që i prek ata së bashku. “Kushdo që sulmohet si shqipetarë duhet të mbrojë veten se eshtë shqipetarë,” shtonte mesuesi.Nëse ata që bërtasin “politikë identiteti” janë serbet që “mbajnë hajdutet shqipetarë!” Andaj vazhdonte Merrni veten seriozisht, ata ( sërbet, maqedonet) s’kan rrugëdalje do t’i nënshtrohen lëvizjes së shqipetare në vendimin e tyre, vetem për të përcaktuar veten e tyre si serb apo maqedon!?Mesuesi im i dashur e di se na ke mesuar se fjalet padyshim duhet kaluar në vepra!Fjalet tua ishin per mua shumë të medha të gjata të thella tê largeta…e shpesh heri as që kisha trurë t’ i kap, kuptoja…
***Anda…kujtimet tua do tê mbeten tek na të paharuaraPrehu i qet në paqe, amaneti juaj per Shtepin ton të perbashket ” Nena Shqiperi” ka filluar të lulezoj dhe Rrezet e Diellit në Kopshtin e saj nuk ka më burrë nene që kush mund t’i ndal!Prehu i qet në ameshim mesuesi im i dashur, Zaim Beqiri Lavdi
Eshtë krenaria e madhe kombetare të takon antaret e familjes legjendare Beqiri!Dhe më e madhja krenari eshtë tê perkulesh ndaj tyre me plot respekt.Andaj të gjithë antare të Familjes legjendare Beqiri, mbesave dhe nipave, jua percjell nga larg ngushllimet e mia më të sinqerta nga zemra dhe ju urroj plot shendet e lumturi neper familje! Lavdi
–Në vazhdim dëgjoni intervistën e Zaim Beqirit dhënë gazetarit Adnan Aliti në Tetovë më 01 Janar 2010.
Miratohet rezoluta për Shqipërinë në Komisionin e PE
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian (AFET) miratoi sot raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke u fokusuar në përmbushjen e 15 kushteve për çeljen e negociatave.
Raporti fillestar i raporteres Santos (S&D) iu nënshtrua amendimeve nga bashkëraporteri Lega (PPE) e kolege te tjerë.
Në raport ngrihet shqetësimi në lidhje me akuzat për blerjen e votës, duke theksuar se ndjekja penale për këtë çështje është një ndër kushtet e vendosura nga Këshilli më 25 mars të vitit të kaluar.
Po ashtu, në raport vihet theksi edhe te marrëveshja e 5 qershorit mes palëve politike, duke vënë në dukje “dështimin për t’u mbështetur më tej në të”.
Sot u miratuan amendimet e mëposhtme të propozuara nga Grupi PPE: “Ngre shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020″
“Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE / ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në Tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar;
Nënvizon problemet në lidhje me pastrimin e parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme;
Inkurajon zbatimin e plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 Qershorit 2020 për të paketen anti shpifje;
Shpreh në mënyrë të përsëritur shqetësimin rreth masave të propozuara fillimisht nën të ashtuquajturën ‘paketë anti-shpifje’ dhe vëren se çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar se zërat dhe mendimet e shoqërisë civile, medias dhe gazetarëve të dëgjohen me qëllim të përmirësimit të lirisë së medias dhe mjedisit të punës së gazetarëve të pavarur”
Davide Sassoli-Shqipëria po ecën drejt rrugës së pranimit në BE
Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama.
Sassoli ka shprehur vlerësimin e tij për takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama sot në Bruksel, ku e cilëson atë si të shkëlqyer.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, zyrtari i lartë i BE thekson se Shqipëria ka ecur me reformat kryesore drejt rrugës së integrimit në BE dhe për këtë ai kërkon mbajtjen e konferencës ndërqeveritare sa më shpjet.
Në lidhje me COVID-19, Sassoli shprehet se BE është e gatshme të ndihmojë vendit.
“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama. Shqipëria po ecën me reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj i shpreha mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19”, shkruan Sassoli.
Doli në dritë libri ANAFILLA E RRËNJËVE TONA PELLAZGËT-ILIRËT-SHQIPTARËT
Doli në dritë libri im i shtati me radhë i botuar nga SHB NTG BLENDI, Prishtinë. E sponsorizuar nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Prizren: ZANAFILLA E RRËNJËVE TONA PELLAZGËT-ILIRËT-SHQIPTARËT, që konsideroj të jetë një nga librat më të rëndësishëm të shkruar nga ana ime, njëherit është edhe kryevepra ime për pjesën më të rëndësishme të popullit Shqiptar-Ilir-Pellazg, libri përfshin periudhën e lashtë parahistorike Pellazgët-Ilirët dhe periudhën historike Arbnorët-Shqiptarët.
Libri është pasqyra e çdo populli të botës, prej krijimit të tij e deri në ditët e sotme. Çdo popull identifikohet përmesë lashtësisë së kulturës, respektivisht librave që janë shkruar për të bëmat e tyre historike dhe mënyrën e të jetuarit si popull. Ndonëse krijuesit, në këtë rast konkretisht shkrimtarët u ballafaquan nëpër kohëra të ndryshme me rezistencën e sundimtarëve, por ata nuk mundën as edhe njëherë ta mposhtin idealizmin e tyre, ata ishin dhe mbetën shpirti i epokavë nëpër të cilën kaluan s’bashku me popujt e tyre nëpër shekujt e përflakur, prandaj nuk thuhet kotë se libri është ushqim për trurin e njeriut.
Libri gjithnjë ka pasur dhe ka rëndësi të madhe për kulturën e një populli të përparuar që na jepë dituri, na inspiron, na dhuron guxim, na mëson që të jemi të kujdeshëm ndaj të tjerëve, duke lexuar libra, ne besojmë në fajalën e dhënë dhe përpiqemi që më çdo kusht ta mbajmë premtimin e dhënë. Duke lexuar libra, ne mësojmë nga përvojat, që na japin dituri mbi ngjarjet e rëndësihme historike të jetës së shumë njerëzve. Çdo libër që ka vlerë artistike ruan në mes të kopërtinave, pasurin më të rëndësishme të një populli, në mes të kopertinave të librit historik, ZANAFILLA E RRËNJEVE TONA PELLLAZGËT-ILIRËT-SHQIPTARËT, përmban gjëra të rëndësishme e më vlerë të karaktereve të ndryshme letrare kulturore e historike më të çmuar dhe më të shtrenjtë të një populli. Dhimitër Kamarda ishte ndër të parët që ishte entuziazmuar nga afrimi i fjalëve arvanitase me ato homerike dhe parahomerike i cili kishte shkruar se: “Gjuha Arvanitase është gjuha e Perëndive”, -është pikërisht ajo gjuhë që permend Homeri, dhe si të tillë ai nënkupton gjuhën shumë të vjetër pellazgjike, gjuhën e atyre njerëzve që u dhanë emra perëndive dhe mënyrave të adhurimit… Se gjuha shqipe ka qenë një nga trungjet e para prej nga buroi më pas ajo gjuhë hyjnore…
Në librin: “Shqipja Nëna e gjuhëve – Gjuha e lashtë e zanafillës me të cilën fliste Homeri” të autorit Xhyzepe Krispi ndër të tjera shpreh: -Shqipja është gjuha e kohëve aq të lashta sa nuk mbahet mend. Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se ajo të kthen në pjesën e saj më të madhe, te shqipja… Janë edhe shumë ngjarje tjera të detajuara që do gjeni në librin e lartëcekur… Libri ZANAFILLA E RRËNJËVE TONA PELLAZGËT-ILIRËT-SHQIPTARËT që ka për Redakto: Prof.asoc.dr. Bedri Muhadri (Doktor i shkencave historike, Bashkëpunëtor shkencor në Institutin Historik “Ali Hadri”) në Prishtinë. Në Parathënien e librit Bedri Muhadri, mes tjerash ka shkruar: -Nuk ka dyshim, se me këtë vepër të tij, historishkruesi Avdi Ibrahimi, ka hedhur një hap të vendosur në rrugën e shkrimit shkencor, duke i bërë vetes nder dhe historiografisë shqiptare. Falenderoj përzemërsisht Komunën e Prizrenit – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për mundësimin e këtij botimi që libri të shohë dritën për lexuesit, studiesit e të tjerë, të cilët i falenderoj për mbështetjen që ata më japin.
Reagim ndaj vazhdimit të mohimit të gjenocidit nga ana e Enver Hoxhajt
Nga Bardhyl Mahmuti– Në Likoshan dhe Qirez kanë ndodhur akte të gjenocidit e jo “hakmarrje” siç pretendon Enver Hoxhaj!
Në vazhdën e mohimit të gjenocidit, ish ministri i Arsimit të Kosovës, ish ministri i Jashtëm i Kosovës dhe aktualisht ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, publikoi qëndrimin e tij lidhur me krimet që kishin bërë forcat serbe në fshatrat Likoshan dhe Qirez! Dhe pa fije turpi aktet e gjenocidit të shtetit serb Enver Hoxhaj i cilëson si “hakmarrje për shkak të humbjeve që kishin pësuar nga përballja me UÇK-në”.
Termi “hakmarrje” nënkupton se paraprakisht i ke hyrë në borxh atij që nxjerr hak. Shqiptarët nuk i kanë pasur asnjë borxh Serbisë dhe as popullit të saj: nuk kanë shkuar as në Beograd, as në Nish dhe në asnjë vendbanim të Serbisë të sulmojnë njerëz të paarmatosur. Përkundrazi, ushtria dhe policët e Serbisë kanë ardhur në vatrat tona dhe nuk kanë lënë gjë të zezë pa bërë mbi popullin tonë, me qëllim që të na shkatërrojnë si shqiptarë.
Në rastin konkret, përdorimi i termit “hakmarrje” nga Enver Hoxhaj nënkupton mungesë projekti të Serbisë për të kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe se nuk kemi të bëjmë me akte të gjenocidit por gjoja ata u “hakmorën ndaj qytetarëve të pafajshëm e të pafuqishëm, për të rikonfirmuar identitetin e vet në raport me shqiptarët”!
Nuk mund të ketë turp më të madh për një ish ministër të Arsimit, për një ish ministër të Jashtëm dhe për një politikan që kërkoi votat e qytetarëve të Kosovës për t’u bërë kryeministër se sa cilësimi i akteve të gjenocidit si “hakmarrje për të rikonfirmuar identitetin e vet në raport me shqiptarët”!!!
Në Likoshan dhe Qirez kanë ndodhur akte të gjenocidit dhe nëpërmjet të cilësimit të këtyre akteve gjenocidare si “hakmarrje” Enver Hoxhaj “RIKONFIRMON IDENTITETIN E VET NË RAPORT ME MOHIMIN E GJENOCIDIT TË SERBISË NDAJ SHQIPTARËVE”!