Nese nuk te thash se per mua je ti ajo qe me fal buzeqeshje, ajo qe me fal ngrohtesi.
Nese s’ta shpreha dot sa shume te dashuroj fajin e kish natyra qe si dha zemres goje.

Nje mije poezi do ti shkruaj per ty ,por asnjera s bene pune ,qe te kthehesh tek une, molle e ndaluar, e ndaluar per ne, qenka dashuria jone, qe u mbulua me dhe!!

Tash nuk jemi afer, si dikur nuk jemi, pervec njeri tjeterit tjeter gje nuk kemi!

Te pres jashte botes aty ku realiteti behet magji, te pres aty ku urrejtja behet dashuri, ku lotet kthehen ne rreze dielli. Te pres aty ku le krenarine per gjithmone, te pres aty ku zemra ime s do te vuaj me!

Sa te cmuar jane syte e tu pas gjithe kesaj qe kam pare. Sa e varfer eshte gjithcka qe shohe, kur shohe syte e tu.

Si guxove qe zemren time te ma marresh ashtu, si rrezikove kaq shume. Ke harruar cka te kam thene! Borxhi me borxh lahet, sepse edhe zemren tende kam une.

Shume te dua ne kete nate, eja e mos mbaj inat, mos u be zemer e ngrute, jeta eshte e shkurter!

Pa u lind po e braktis kete dashuri, mos harro kur me the: Do te jetoj vetem per ty, o ti dhe vetem ti!
Ti je shkaktare per kete vetmi.

Pa ty nuk mundem te rri, pa ty jeta me behet hi, pa ty jeta nuk mjafon, se zemra e ime e shkrete vetem ty te don!

Jetoj si ne parajse, ne nje bote krejt tjeter, nuk di se c’bej, nuk di nga shkoj.
Gjithmone nje buzeqeshje me perkedhel krejt fytyren kur kujtoj syte e tu.
A nuk e ve re se sa i dashuruar jam pas teje?

Kur me dhe dashurine zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturine.

Mbi detin e qete lundronte nje flete, mbi te shkruante te dua per jete!

Merre zemren time te shkrete, mbyte me duart e tua, pastaj kenaqu ne kete bote se me s’te them te dua!
Se kjo zemer vec per ty ka rrah dikur, por ti kete se kuptove kurre!

Mos loto nese shkoj e s’kthehem. Mos me pyet si jam, kur e ndien si ndiehem.
Mos me pyet si jetoj kur me ke lene vete, mos kerko falje nga zemra qe nje here e vret.
Mos trokit me ne dern time, se ajo eshte mbyll, se ne zemren qe e theve kurr s ke per te hyre.
Mos me thuaj, se me ke dashuruar, tash eshte vone, shume vone per tu penduar.
Mos me pyet per ato caste qe dikur me mua kalove, mos loto per fatin tone qe ti vete e shkaterrove!!!

Ne mendjen time shpalos kujtime nje nga nje ,ne njeren nga ato e gjeje tregimin per ty ,a thua ku je ti!?
A thua enderr ishe ti!?

Me fal zemer se ndoshta me flajet e mija te ledova , me fal shpirt se ndoshta nga dashurija te gjykova.
Me fal e dashur se vec per ty une mund te jetoje, me fal Syri im se pa ty une nuk dua te ekzistoje.
Mos harro: Se vetem ty te deshta ne kete bote, mos harro se per ty mbrem su ndalen lot.
Mos harro se pa ty cdo gje eshte e kote, mos harro se te dua ma shume se dje, sote.
Me kujto edhe kur te thojne se nuk jam gjall, mos harro se as guri s kishte plas ma pare.
Me thuaj nje here se kote nuk ishte krejt ky vajtim , mos harro se ti je e vetmja lumturi ne shpirtin tim.
Mos lejo qe te behem i dashurise, edhe nje viktim , me thuaje nje here,
se me don sa te dua shpirti im. Mos mendo se edhe nese me Ty nuk jam, me beso se vetem ty te deshta, me zemer te them!

Edhe pse thone se koha hakmerret me harrese ndaj kujtimeve, dashuria ime per ty kurr nuk do te zbehet. Dhimbje e madhe per mua do te ishte t’i harroj ditet me te lumtura te jetes sime.

Kam kerkuar nje njeri si ti pjesen me te madhe te jetes sime, por ishte shume veshtire ta gjeja. Dhe befasisht u ktheva, dhe ti ishe aty.

Kur te bie shi, dil nga shtepia dhe leri pikat qe bien te te prekin, jane puthjet e dashurise qe prej shume kohesh kam dashur te t’i jap.

Cfare te shkruaj kur s kam as fjale, nuk kam as zemer, se te gjitha ti kam fale!

Lulet nuk mi pranove, tani me ke zemeruar, kete gjest do ta kuptoje se dashurine time ke refuzuar!

Bie te fle, tek ti mendoj, ne enderrat e gjumit ty te shikoj, zgjohem ne mengjes ty te imagjinoj, per tere jeten ty te dashuroje.

Do desha te isha nje pike loti qe te lindja ne syte e tu, te jetoja ne faqet e tua dhe te vdisja mbi buzet e tua.

Dy pika lot’ per dashuri, dy zemra qe ndodhen ende ne vetmi,dy zemra te arta, dy zemra te zjarrta, e duan njera tjetren edhe pse jan te larta !

C’te them tjeter ,tani pervec se mendo mire. Me ler te iki nese te pengoj ose : Te dua ,me thuaj. cdo dite po vdes nga pak, se dhemjen e kam afer e ty te kam larg. Kam prit e nuk ke ardhe, pse s me vrave ti, po me le te gjalle. Vone eshte, vone eshte per te qar, vone eshte per te qesh, vone eshte perseri pran meje te jesh!

Dashuria eshte nje thesar i humbur qe kerkohet nga njerzimi, i cili na kujton pse ja vlen per te jetuar!

Dashuria eshte det, gjithkush mund te zhytet, por ai qe s’di te notoje, mund edhe te mbytet!

“Dashuria e papjekur thote: “Te dua sepse kam nevoje per ty”, dashuria e pjekur thote: “Kam nevoje per ty sepse te dua”.

Dashuri mundet te jap vetem ai qe dashuron!

Dashuri, nje emer, emer qe te there ne zemer qe kur permendet emri i saj lotet rrjedhin e vuajtja ska skaj.

Dashuria e vertete eshte kur zemra dhe mendja jote thone te njejten gje!

Emer qe duhet me shume se vetvetja emer qe e din e c’eshte e verteta, qe te bene njemije vjet te jetosh e te bene c do gje ta gezosh! Dashuria!

Nese me do me lere te qete qe ta vertetoj se a te dua me te vertete, e nese kujton se me ke fituar ky eshte nje mendim i yti i gabuar.

Dikur desha dikend, dhe ndoshta do ta dua, por si dikur dikend, asnjehere askend.

Gjithcka qe deshiroja nete dhe dite te tera, ishte te te dashuroja me gjithe fuqine e qenies sime.
Lutesha qe te pranoje te qendroje prane meje deri ne fund te jetes sime.

Mos mendo se per ty poezia ime ka marre fund, sepse fundi nuk i vjen kurre edhe nese ty s te takoj askund.

Do te vazhdoj te shkruaj deri ne fundin e kesaj bote dhe nuk do te harroj kurre si me mashtroi dashuria jote.

I shkruaj asaj qe kurr nuk e takova, asaj qe ne zemer ende e mbaj dhe qe nga fillimi e dashurova. I shkruaj zerit qe kurr se degjova, dashurise qe mbete vetem ne mendje, asaj qe vetem e enderrova.
I shkruaj nje femre qe e dua shume, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta ndale, i shkruaj ne megjes, diten, ne mbremje, ne mesnate, i shkruaj dhe kur jam ne gjume. I shkruaj pa zemer se zemren time e ka ajo te falur nga une .
I shkruaj ne letra, por kujt nuk e di, Enigmes, enderres qe ne foto se pashe, i shkruaj asaj per te cilen mbaj zi, i shkruaj asaj qe ne te, ne dashuri rashe.
I shkruaj zemres qe mundohem ta pervetsoj, asaj te ciles dashurine qe kam ndaj saj nuk din ta kuptoje.

Kryemininistri Edi Rama ka njoftuar se me buxhetin e vitit 2024 do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Buxheti i vitit 2024 do të ketë në total për të shpenzuar rreth 735,9 miliardë lekë (rreth 7 mld euro), prej të cilave 633,7 miliardë vijnë nga të ardhurat dhe pjesa tjetër është borxh i ri (deficiti) prej 61,9 miliardë lekësh.

Siç mësohet nga relacioni i projektbuxhetit 2024, pjesën më të madhe të financimit do të marrin investimet publike me 128,5 miliardë lekë (1,2 miliardë.

Fondi shtesë për rritjen e pagave është 11 miliardë lekë rreth 100 milionë euro. Sektori publik ka rreth 184 mijë të punonjes nga të cilat rreth 84 mijë janë administratës dhe pjesa tjetër janë punonjës në shërbimet bazë të sektorit publik, arsim, shëndetësi dhe polici dhe nëse përdoret vetëm për punonjësit e shënimeve publike, pagat rriten me një mesatare 9 mijë lekë në muaj.

Qeveria anuloi planin për një rritje pagash në dhjetor siç e kishte planifikuar në një nga dokumentet e saj për reformimin e administratës publike.

Asnjë përparim nuk është shënuar në sundimin e ligjit.

Me kritika të shumta, euroambasadori në Shkup David Geer, prezantoi raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, në konferencë të përbashkët me zv.kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Geer tha se raporti është i sinqertë i drejtë dhe vjen në kontekst kur ka dinamikë të rëndësishme sa i përket zgjerimit.

“Shprehet shqetësim për polarizimin politik, veçanërisht në votimin e reformave. Procesi i zgjerimit të BE-së kërkon konsensus mbi reformat kryesore. Raporti vëren përdorimin e tepruar, ndonjëherë të panevojshëm, të flamurit të BE-së. Ka abuzim me flamurin për Kodin Penal dhe ligjet për korridoret 8 dhe 10-D. Asnjë përparim nuk është shënuar në sundimin e ligjit. Ka mungesë besimi tek gjyqtarët, si dhe shkarkimi i ish-kryetarit të këshillit gjyqësor. Bëjmë thirrje që rekomandimet të miratohen dhe ju kujtojmë rekomandimet e viteve të kaluara që nuk janë zbatuar”, tha Geer.

Ambasadori evropian theksoi gjithashtu se nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, por edhe rritje të korrupsionit në nivel të lartë.

“Në luftën kundër korrupsionit nuk është shënuar asnjë progres. Po shohim që rastet e korrupsionit të nivelit të lartë janë në rritje. Kjo rezulton me vjetërsimin e lëndëve, gjë që shkakton shqetësim të madh. Raporti vlerësoi punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Entit Shtetëror për Revizion, por bëri thirrje që rekomandimet të ndiqen nga të dyja. Ka progres të kufizuar në administratën shtetërore. Kushtet në burgje janë ende të këqija, sidomos në Idrizovë. Raporti kërkon që të bëhen përpjekje të veçanta në promovimin e mosdiskriminimit. Raporti gjithashtu shpreh shqetësime serioze në lidhje me fushatat kundër gjinisë”, theksoi Geer.

Ai i përmendi edhe ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht se marrëdhëniet me Bullgarinë janë në duar të Maqedonisë së Veriut.

“Të gjithë e kemi kuptuar se zgjerimi është në interesin tonë të përbashkët. Duam që Maqedonia e Veriut ta shfrytëzojë këtë dinamikë. Raporti vjen me mundësi. Duam që Maqedonia ta shfrytëzojë këtë mundësi. Raporti është 120 faqe dhe është gjithëpërfshirës”, tha Geer.

Autobusët, kamionët dhe qendrat e paraburgimit janë gati ndërsa policia pakistaneze arreston afganët dhe shkatërron shtëpitë e tyre.

Me dhunë policore, afganët janë larguar me shumicë nga shtëpitë e tyre në Pakistan ditët e fundit.

Ata janë dërguar drejt kufirit me Afganistanin, sepse 1.7 milionë afganë pa vendqëndrim të ligjshëm, më 3 tetor iu dha 28 ditë kohë për t’u larguar nga Pakistani.

-Atyre u erdhi papritur ideja të na përzënë. Unë jetoj në Pakistan për 22 vjet. Unë kam lindur këtu, thotë Wusutullah, një shtetas afgan në Karaçi, për agjencinë e lajmeve AP.

Në total, ka më shumë se katër milionë refugjatë afganë në Pakistan.

Pas një rritje të mprehtë si në numrin ashtu edhe në shkallën e vdekjeve të sulmeve terroriste në Pakistan, për të cilat qeveria e vendit fajëson grupet afgane, civilëve afganë pa dokumente u është dhënë afat deri sonte që të largohen vullnetarisht ose të largohen me dhunë.

Por edhe para afatit, autoritetet po bënin arrestime masive, duke i transferuar në qendrat e dëbimit dhe duke shkatërruar shtëpitë e afganëve për t’i penguar ata të ktheheshin.

Nuk kam qenë kurrë në Afganistan
Shumë prej të prekurve nuk kanë qenë kurrë në Afganistan sepse kanë lindur nga refugjatë që erdhën në Pakistan gjatë luftës së Bashkimit Sovjetik në vitet 1980 ose gjatë sundimit të parë taleban në vitet 1990.

-Nuk kemi qenë kurrë në Afganistan, thotë 25-vjeçari Rizwan Khan për Reuters.

-Ne do të bëhemi të huaj për popullatën, dhe ata janë të panjohur për ne. Nuk kemi shtëpi në fshatin tonë stërgjyshëror, thotë ai.

Tre breza të familjes së Abdullahut, gjithsej 22 persona, kanë marrë me qira një kamion për t’i përzënë ata nga shtëpia që ata ndërtuan vetë në provincën Punjab në Afganistan.

  • Erdha këtu kur filloi lufta ruse dhe fillova të punoj në një furrë tullash, thotë Abdullah për BBC.

Ai thotë se familja në fakt ka karta identiteti që tregojnë se lejohen të jenë në Pakistan, por pavarësisht kësaj policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe arrestoi djemtë e tij.

Kështu që tani ata po lëvizin përgjatë rrugëve të mbipopulluara drejt kufirit midis autobusëve të mbushur plot dhe kamionëve të tjerë me të gjitha gjërat e tyre të grumbulluara së bashku nën një pëlhurë gomuar në shtrat.

-Nuk kemi asgjë, thotë gruaja e Abdullahut me lot.

-Nuk kemi bërë asgjë të keqe. Dikur punonim dhe ushqenim familjen.

“Dëbimi më i madh i paligjshëm masiv”
Që nga urdhri i daljes nga Pakistani, numri i kalimeve kufitare ditore është rritur nga 300 në ditë në 10,000, thotë menaxherja e programit të Këshillit Danez për Refugjatët në Afganistan, Giulia Canali.

-Ata u larguan nga frika dhe erdhën në Afganistan nga frika e dëbimit. Ata flasin për arrestime, ngacmime dhe poshtërime në Pakistan dhe në udhëtimin për në Afganistan, thotë Giulia Canali nga Kabuli.

Një valë pakistaneze e dëbimeve në vitin 2016 ishte, sipas organizatës së të drejtave të njeriut Human Rights Watch, “deportimi më i madh i paligjshëm masiv i refugjatëve” në historinë e fundit dhe çoi në largimin e 600,000 njerëzve.

Shtatzënia e rëndë në zonën e rrezikut
Disa nga afganët që tani kërcënohen me deportim ndodhen vetëm në Pakistan sepse presin të evakuohen në Evropë.

Marzia mësoi anglisht në Këshillin Britanik në Afganistan dhe për këtë arsye ka frikë për jetën e saj nën sundimin taleban.

Për tetë muaj ajo ka pritur për një vizë për në Britani, e cila ka premtuar se do t’u japë azil afganëve që kanë punuar për organizatat britanike.

Tani ajo është shtatzënë dhe viza e saj pakistaneze ka skaduar, thotë ajo për BBC.

Prandaj ajo është në rrezik dëbimi dhe i është thënë të mos e lërë adresën e saj për shkak të rrezikut për t’u zbuluar dhe arrestuar.

-Është e pamundur që unë të lind një fëmijë në dhomën time të hotelit. Nuk ka ndihma dhe askush që të më ndihmojë, thotë ajo.

-Ne kemi punuar për ta, tani është koha që ata të na ndihmojnë, thotë ajo për shtetin britanik.

Sipas Ministrisë së Brendshme pakistaneze, më shumë se 140,000 afganë janë larguar nga Pakistani për në Afganistan gjatë ditëve të fundit. Kjo ka ndodhur pavarësisht protestave të regjimit taleban në Afganistan, i cili ka kërkuar më shumë kohë për të përgatitur pritjen.

https://nyheder.tv2.dk/udland/2023-11-02-afghanske-flygtninge-beskyldes-for-at-staa-bag-terror-nu-jages-17-millioner-mennesker-tilbage-i-talibans-favn

Një grup i përbërë nga 16 senatorë francezë, shumica e tyre të lidhur me partinë politike Republikanët (LR), prezantoi një projekt-ligj, të udhëhequr nga senatori Stéphane Le Rudulier, që synonte ta bënte anti-zionizmin një vepër penale. Senatori Le Rudulier argumenton se rritja e antisemitizmit është e lidhur me urrejtjen ndaj Izraelit.

Projektligji i propozuar, i cili u dorëzua për lexim të parë në Senat, përfshin dënime për vepra të ndryshme që lidhen me anti-zionizmin. Ai kërkon të ndëshkojë ata që mohojnë ekzistencën e shtetit të Izraelit me një vit burgim dhe 45 mijë euro gjobë.

Ata që fyejnë shtetin e Izraelit do të përballen me dy vjet burgim dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh, ndërsa ata që provokojnë drejtpërdrejt urrejtje ose dhunë ndaj Shtetit të Izraelit me pesë vjet burgim dhe 100 mijë euro gjobë.

“Me 16 senatorë kërkojmë kriminalizimin e anti-sionizmit. Shpërthimi i antisemitizmit ushqehet nga urrejtja ndaj Izraelit, hunda e rreme e urrejtjes së hebrenjve Anti-sionizmi mund t’i ekspozojë autorët e tij deri në 5 vjet burg dhe një gjobë prej 75,000 euro”, tha Le Rudulier në X.

Senatori Le Rudulier ka bërë thirrje gjithashtu për shpërbërjen e La France Insoumise, si dhe partitë që kanë mbrojtur terrorizmin dhe Hamasin, për të cilat ai thotë se bëjnë thirrje për shkatërrimin e Izraelit dhe shfarosjen e hebrenjve.

Në një letër drejtuar Élisabeth Borne, senatori denoncon praninë e asaj që ai e quan “kolona e pestë e terrorizmit palestinez në Francë” dhe bën thirrje për shpërbërjen e disa grupeve politike të akuzuara për mbrojtjen e terrorizmit.

Disa komentues politikë kanë thënë se ka pasur një rritje të ngatërrimit të anti-zionizmit dhe antisemitizmit. Richard Wagman, presidenti i nderit i Unionit Hebre Francez për Paqe (UJFP), ka kritikuar ngatërresën, duke theksuar se antisemitizmi është një formë e diskriminimit dhe urrejtjes racore, ndërsa sionizmi dhe anti-sionizmi janë ide politike.

Me deklaratën se nuk do të krijohej kurrfarë asociacioni – “as ksi, as asi”, Glauk Konjufca i qetësonte militantët. Por tash Albin Kurti ka pranuar ta themelojë atë, përkundër kundërshtive ndër vite dhe premtimeve se s’do të krijohet kurrë. “Edhe ksi, edhe asi” do të tingëllonte “reçeta” e re për Zajednicën, sipas “kuzhinës propagandistike” të Vetëvendosjes.

Imer Mushkolaj

Kundërshtime, protesta, gaz lotsjellës. Të gjitha këto veprime të Lëvizjes Vetëvendosje kundër themelimit Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përkatësisht Zajednicës, siç pëlqente ta quante partia e Albin Kurtit. Të gjitha gjatë kohës sa Vetëvendosja ishte në opozitë dhe deklarimet i kishte të prera: nuk ka Zajednicë dhe pikë!

Me premtime kundër Zajednicës Kurti erdhi në pushtet. Por, dy vjet e gjysmë më pas, ai ka pranuar ta themelojë këtë mekazniëm, që do t’iu sigurojë serbëve më shumë të drejta.

Gjatë gjithë kohës Kurti tjetër gjë ka thënë, e tjetër ka vepruar. Teksa e përsëriste se nuk do ta themelojë në asnjë mënyrë Zajednicën, ai vazhdonte dialogun me Serbinë në Bruksel dhe pranonte marrëveshje të ofruara nga Bashkimi Europian, të cilat përfshinin Zajednicën.

Ndërkohë, për të qetësuar militantët dhe opinionin e brendshëm, Glauk Konjufca thoshte se nuk do të krijohej kurrfarë asociacioni, as me kompetenca ekzekutive, as pa kompetenca. Më saktë, “as ksi, as asi”.

Përfundimisht europianë e amerikanë sollën një draft për statutin e Asociacionit në Prishtinë, të cilin Kurti duket ta ketë pranuar. Megjthatë, ai insiston që Asociacioni “i tij” është krejt tjetër nga Asociacioni “i Thaçit dhe Mustafës”.

“Kjo qartazi nuk është Zajednicë ashtu siç e parashihnin marrëveshjet e viti 2013 dhe 2015, sepse asisoj do të ishte e padiskutueshme. Drafti në vlerësimin tim politik e bën të qartë që mekanizmi që do themelohet do ketë karakter bashkëpunues, pra nuk do të ndërhyjë në kompetencat e pushtetit publik, të komunave, organeve qendrore, askujt… Drafti e bën të qartë që çfarëdo ndryshimi i statutit bëhet vetëm pasi të jetë pajtuar Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal dhe t’i ketë dhënë aktgjykim lejues Kushtetuesja. Kjo e përmbys atë që e bënin marrëveshjet e viteve 2013 e 2015”, iu tha Kurti të premten deputetëve.

Në fakt, edhe në marrëveshjen e parimeve të vitit 2015 është e përcaktuar që statuti duhet të kalojë vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, asgjë e re në këtë aspekt.

Në anën tjetër, është pak e rëndësishme se si do të quhet mekanizmi i ri që do të krijohet, por thelbësisht Asociacioni ose vetëmenaxhimi është autonomi për serbët. Pse do të kishte nevojë për Asociacion, nëse bëhet fjalë veç për bashkëpunim ndërmjet komunave me shumicë serbe? Një gjë e tillë do të ishte lehtë e mundshme në kuadër të organizimit aktual të komunave. Qartazi, që nga fillimi, ideja ka qenë dhe është që serbëve t’iu ofrohet një vetëmenaxhim, një vetëqeverisje, një autonomi. Kosova ka marrë përgjegjësi për një gjë të tillë dhe kjo do të ndodh.

* * *

Albin Kurti thoshte dikur që “Zajednicën nuk mund ta pranojë dikush, i cili nuk është serbofil”. Kjo është veç njëra ndër deklaratat e tilla të forta, në arkivin e pasur të tij të premtimeve të pambajtura. E të tilla ka mjaft – që nga ai se nuk do ta vazhdonte dialogun, nëse Serbia nuk kërkon falje për krimet e kryera në Kosovë.

Kurti tash po thotë që Asociacioni do të krijohet në këmbim të njohjes “de facto” nga Serbia dhe ky, sipas tij, është dallimi ndërmjet situatës tash dhe asaj të kohës së “regjimit të vjetër”. Se si ka arritur në këtë konstatim, më së miri e di ai. Por, në thelb, nuk është se ka ndryshuar asgjë serioze në proces. Asociacioni do të themelohet dhe serbët do të fitojnë më shumë të drejta. Për ata që dinë të lexojnë mirë dhe drejt, e që nuk bëjnë pjesë në atë përqindjen e pretenduar nga Kurti të jenë analfabetë, marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit qartësojnë gjithçka. Nuk mund t’i kthjellin vetëm mendjet e mjegulluara të militantëve, të cilët ende besojnë që Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin, të cilët besojnë që ai ka të drejtë për çfarëdo që thotë dhe çfarëdo që bën. “Edhe ksi, edhe asi” do të tingëllonte “reçeta” e re për Zajednicën.

/Express

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar janë një detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në detyrimin që ato kanë për t’i zbatuar ato.

Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë projektstatutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bëri të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës.

I pyetur se si do të vazhdohet më tej pas këtyre qëndrimeve, Escobar tha se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme, gjë që të dy udhëheqësit e kanë pranuar sikurse tha ai.

Po kështu ai tha se të dy udhëheqësit e kanë marrë këtë angazhim përpara Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe se palët kanë detyrime specifike për të ndërmarrë, në rrugën drejt normalizimit. “Kosova Asociacionin dhe Serbia njohjen e dokumenteve doganore të Kosovës, targave, letërnjoftimeve e të tjera gjëra si këto, tha Escobar për Zërin e Amerikës.

Zyrtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun dhe se ajo që ka mbetur lidhet vetëm me kohën dhe mënyrën se si do t’i zbatojnë të dyja palët detyrimet.

I pyetur lidhur me dorëheqjen sot të shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksandar Vulin, Escobar tha se se ai ka qenë një një figure jashtëzakonisht destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë, gjë mbi të cilën u bazuan edhe sanksionet amerikane.

Lidhur me komentet e Aleksandar Vulinit se ai dha dorëheqjen pasi Uashingtoni dhe Brukseli po e kërkonin një gjë të tillë si parakusht për të mos i vendosur sanksione Serbisë, Escobar tha se “ne (SHBA) nuk marrim vendimeve në emër të qeverisë serbe”. /VoA/