Policia britanike ka gjetur një Ferrari të veçantë që i përkiste ish-pilotit të Formula 1, Gerhard Berger.
F512M Testarossa ngjyrë e kuqe, me vlerë më shumë se 350,000 £, u vodh në Imola në vitin 1995 ndërsa turmat u dyndën në garën e madhe të qarkut italian.
Makina luksoze ishte vjedhur nga hoteli ku Berger po qëndronte në Imola. Madje thuhet se piloti austriak kishte tentuar të ndalonte hajdutët, ndërsa më pas i ndoqi me makinën Volksëagen Golf të mikut të tij.
Ferrari 355 gri i Jean Alesi u vodh gjithashtu në të njëjtën kohë dhe nuk është gjetur ende. Scotland Yard tha se makina kishte udhëtuar në Japoni përpara se të shihej në Londër, ku do t’i shitej një blerësi amerikan.
Në janar, Policia Metropolitane mori një raport nga Ferrari se kishte kryer kontrolle në një makinë të blerë nga dikush në SHBA nëpërmjet një ndërmjetësi britanik në vitin 2023. Hetimi zbuloi se ishte një automjet i vjedhur.’
Makina mbërriti në Britani në fund të vitit 2023 dhe kur u konfirmua se i përkiste Berger, Scotland Yard e sekuestroi dhe nuk mund të eksportohej. F512M është një version më i fuqishëm i Testarossa, me një shpejtësi maksimale prej 315 km/h. Ai shkon nga 0 në 160 kilometra (100 mph) në rreth 11 sekonda.
Janë prodhuar vetëm 500 makina Ferrari të këtij lloji.
F512 M në fjalë i përket një prej grupeve të fundit të makinave. Pronarët e saj (të paligjshëm) kishin shtuar sensorë parkimi, një timon jo standard dhe një levë tjetër marshi.
Mbappe – Real Madrid, marrëveshja drejt finalizimit
Kylian Mbappe është gjithnjë e më afër transferimit në Real Madrid.
Ylli francez i ka avancuar bisedimet me “Los Blancos”, derisa lojtari po e shfaq një formë të jashtëzakonshme me Paris Saint-Germainin, në sezonin e tij të fundit në “Parkun e Princave”
Përfaqësuesi francez i ka realizuar 24 gola dhe i ka bërë 5 asistime në 24 ndeshje të Ligue 1 në këtë sezon deri tash me një mesatare prej një goli për ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.
Në total, ish-futbollisti i Monacos i ka shënuar 38 gola në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano raporton se Mbappe po i zhvillon negociatat finale të kontratës para se ta nënshkruajë atë me madrilenët.
Përfshirë të drejtat e imazhit, rrogën dhe paratë e transferit, pritet që Mbappe t’i marrë nga 100 milionë euro si pako për pesë vjet.
SHBA e shpall ‘non grata’ Katica Jenevën, Stevco Jakimovskin dhe Xhabir Zharkun
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur ‘non grata’ ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun, si dhe dy zyrtarë nga Maqedonia e Veriut: ish-kryeoprokuroren speciale Katica Janeva dhe Stevco Jakimovskin, një kandidat për president në Shkup.
Ata u përfshin në ‘listë të zezë’ “për shkak të përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm”, njoftoi DASH në një deklaratë zyrtare, raporton Gazeta Express.
Për Zharkun, DASH thotë se ishte përfshirë në akte korruptive dhe e kishte përdorur pozitën e tij për ndikime e përfitime të ndryshme”.
“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Kosovë, Zharku ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën në pronësi të komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, thuhet në njoftim.
Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale e Maqedonisë së Veriut, DASH thotë se Janeva “ishte e përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale”.
“Ka informacione të besueshme që Janeva ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencën e saj”, thuhet në njoftim.
Ndërsa Jakimovski, siç njofton DASH, “ishte përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar për vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”.
DASH thotë se kjo riafirmon përkushtimin e SHBA-së për mbështetjen e sundimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin.
“Departamenti do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht”, thuhet në deklaratë.
Në këtë vendim, Departamenti amerikan i Shtetit i ka përfshirë si ‘non grata’ edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Zharkut, Janevës dhe Jakimovskit. Atyre të gjithëve u ndalohet hyrja në SHBA.
Deshifrohet papirusi i Erkolanos i djegur 2000 vjet më parë
Shkencëtarët kanë përdorur inteligjencën artificiale për të deshifruar tekstin në një rolo papirus të djegur 2000 vjet më parë. Tani inteligjenca artificiale (AI) kthehet pas në kohë duke parë drejt së ardhmes.
Por këtu vjen pjesa më inteligjente. Modeli i ‘machine learning’ nuk ishte trajnuar për të dalluar shkronjat e lashta greke, njohjen optike të karaktereve (OCR) ose ndonjë model tjetër gjuhe. Në vend të kësaj, ai thjesht zbuloi njolla boje në skanimin CT dhe më pas kombinoi dhe rindërtoi çdo pozicion individual – dhe aty ku shfaqeshin shkronjat, aty kishte shkrim.
Dekada pune sjellin fryte
Një nga organizatorët e çmimit, Brent Seales i Universitetit të Kentakit, kishte punuar për deshifrimin e pergamenëve të Erkolanos për dekada. Seales ishte i pari që përdori skanimet CT, por zbuloi se ishte e vështirë të zbulohej boja, sepse kishte një dendësi të ngjashme me papirusin, në të cilin ishte shkruar.
Por zhvillimet fituan shpejtësi kur Seales, sipërmarrësi i Silicon Valley, Nat Friedman dhe inxhinieri Daniel Gross nisën konkursin në mars 2023.
Një zbulim erdhi brenda pak muajsh. Një ish-fizikant, Casey Handmer, vuri re një teksturë të plasaritur në tekst dhe e quajti atë kërcitje.
Bashkë-fituesi Farritor, një student në universitet dhe pjesë e një intership-i SpaceX, përdori vëzhgimin e Handmer për të trajnuar një model të ‘machine learning’ dhe deshifroi fjalën e parë të tërë greke të lashtë: ΠΟΡΦΥΡΑϹ, që do të thotë vjollcë.
Në tetor, Nader, një doktorant egjiptian në Berlin, ishte në gjendje të lexonte disa kolona teksti.
Schillinger, një student zviceran i robotikës, i cili më parë kishte fituar tre çmime për segmentimin, mundësoi hartën 3D të pergamenave të papirusit.
Por ende ka shumë për të zbuluar në vitin 2024. Sfida tjetër e Vezuvit është të lexohet një vepër e tërë ose pergamen deri në fund të vitit.
Analizat ADN të qimeveve të flokëve zbulojnë sëmundjet e Bethovenit
Një studim i ri, i publikuar së fundmi, ka nxjerrë disa përfundime në lidhje me prejardhjen dhe historinë mjekësore të kompozitorit më të madh gjerman të muzikës klasike, Ludvig van Bethoven.
Analiza gjenomike pa ADN-në e tetë fijeve të flokëve që i atribuohen kompozitorit legjendar.
Shkencëtarët kanë zbuluar, ndër të tjera, se Bethoven kishte një predispozitë gjenetike për sëmundjet e mëlçisë si dhe një infeksion të hepatitit B, që dëmtonte mëlçinë në muajt para vdekjes së tij.
”Këta faktorë, së bashku me pirjen e rregullt të alkoolit nga Bethoveni, paraqesin shpjegime të besueshme për vdekjen e tij në 1827”, thanë autorët e studimit në revistën ”Current Biology”.
Nga tetë fijet e flokëve të studiuara, një prej tyre ishte një fakt i rëndësishëm historik, i njohur si “Blloku i Hiller-it”, i cili ishte studiuar më parë dhe u bë objekt i një dokumentari dhe bestselleri.
Studimet e flokëve kishin sugjeruar se Bethoveni mund të kishte vdekur nga helmimi me plumb.
Megjithatë, në këtë analizë më të fundit, kërkimet zbuluan se floku nuk i përkiste Bethovenit, por një gruaje me prejardhje hebreje ashkenazi.
”Besohet se gjyshja e Ludvig van Bethoven mund të ketë pasur një marrëdhënie jashtëmartesore, që çoi në lindjen e babait të tij”, thotë Maarten Larmuseau, një bashkautor i studimit dhe një profesor i gjenealogjisë gjenetike në Universitetin belg të Leuvenit.
Cilët janë këngëtarët më të mirë të të gjitha kohërave
Në vitin 2008, `Rolling Stone` përpiloi një listë me 100 këngëtarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Kjo renditje u përpilua 15 vjet më parë nga 180 persona, duke përfshirë disa muzikantë (p.sh. Bruce Springsteen, Rod Stewart, Justin Timberlake, George Michael, Keith Richards), gazetarë dhe ekspertë të muzikës.
Sidoqoftë, më 1 janar 2023, ‘Rolling Stone’ publikoi një përditësim të renditjes që revolucionarizoi listën, veçanërisht në lidhje me dhjetëshen më të mirë. Siç theksonte revista e njohur amerikane, kjo renditje nuk merr parasysh vetëm aftësitë teknike dhe vokale, por edhe origjinaliteti i timbrit vokal, katalogu i disqeve, aftësia shkrimore dhe trashëgimia muzikore e këngëtarëve.
Aretha Franklin- Pozicioni i parë në renditjen e këngëtareve më të mira të të gjitha kohërave mbetet gjejmë ende Aretha Franklin, mbretëreshën e shpirtit, e aftë për të transformuar çdo këngë që këndon në diçka magjike. Zëri i saj u shpall zyrtarisht një “Mrekulli e Natyrës” nga Shteti i Miçiganit. Përveç kësaj, “Lady Soul” gjithashtu fitoi 21 çmime Grammy, të cilat nga viti 1958 deri në 1975 u quajtën ‘The Aretha Awards’, duke pasur parasysh sasinë e jashtëzakonshme të çmimeve që fitoi.
Whitney Houston- Një interpretuese jashtëzakonisht e talentuar, një gamë vokale e jashtëzakonshme dhe një personalitet i fortë e gjithë kjo ishte Whitney Houston, këngët e së cilës për vite dominuan listat ndërkombëtare, duke përfshirë, Billboard 100 të SHBA-së, ku vendosi shtatë këngë radhazi në numrin një, duke mposhtur rekordi i Bee Gees prej gjashtë.
Sam Cooke- Sam Cooke ia ka kushtuar karrierën e tij të shkurtër muzikës. Përveç kësaj, këngëtari gjithashtu mori pjesë aktive në Lëvizjen Amerikane për të Drejtat Civile.
Billie Holiday- Billie Holiday ishte një eksponent kryesor i muzikës jazz dhe blues, një talent që duhej të përballej me armiqësinë e racizmit dhe disa probleme me varësinë ndaj alkoolit dhe drogës. Pavarësisht kësaj, këngëtarja u bë një ikonë për të drejtat e afrikano-amerikanëve, kënga e saj “Fruta të çuditshme” ishte në fakt himni i protestës për të kërkuar të drejtat civile.
Ray Charles- Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Ray Charles fitoi 13 çmime Grammy dhe iu përkushtua tërësisht biznesit të shfaqjes. Në vitin 1980, ‘Gjeniu’ u shfaq në filmin e famshëm ‘The Blues Brothers’. Charles u vlerësua shumë nga Frank Sinatra, i cili e përshkroi kolegun e tij si gjeniun e vetëm të vërtetë muzikor.
Stevie Wonder- Stevie Wonder ka qenë i rëndësishëm në evolucionin e muzikës soul dhe R&B, duke përzier këto zhanre me tingujt pop, xhaz dhe reggae. Muzikanti i lindur në Michigan ka marrë 25 çmime Grammy dhe madje edhe çmimin e Akademisë për këngën më të mirë në 1985 për “I Just Called to Say I Love You”, një këngë që ishte pjesë e filmit “Gruaja me të kuqe”.
John Lennon- Një karrierë e paharrueshme si me “The Beatles” ashtu edhe në partneritet me Yoko Ono, por edhe si artist solo. John Lennon mbetet i paharruar si këngëtar, por edhe si poet e artist. Në vitin 1971, Lennon mori një Oscar për kolonën zanore më të mirë me Beatles të tjerë për filmin “Let It Be”.
Prince- Prince është gjithashtu në Top listën e këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Prince ishte një artist i shumë anshëm dhe unik, i aftë për të argëtuar publikun si pak në botë. Gjatë karrierës së tij, këngëtari i Minneapolis fitoi gjithashtu një Oscar për kolonën zanore më të mirë në 1985.
Imami i dënuar për mashtrim social: i gjetur në shtratin e kushërinës
Imami i Xhamisë Grimhøj në Danimarkë, Oussama El-Saadi, është dënuar për mashtrim pasi policia e ka gjetur atë dhe sendet e tij në shtëpinë e kushërinës së tij. Ai nuk pranon fajësinë dhe tani po shqyrton mundësinë, nëse do ta apelojë rastin.
Nga: Nicklas Krarup
Policia ka hyrë brenda banesës dhe e ka gjetur imamin në shtratin e kushërirës së tij. Tani ai është dënuar për mashtrim social dhe duhet t’i kthejë shtetit më shumë se 700,000 DKK/ 100.000€.
Nuk ka asgjë të paligjshme të takohesh apo të jesh i martuar me kushërirën tënde dhe gjithashtu lejohet të keni fëmijë së bashku. Por nëse jetoni së bashku dhe gënjeni për këtë, atërë është mashtrim. Të paktën nëse keni pranuar qindra mijëra korona si ndihmë sociale nga thesari i shtetit duke u deklaruar se jetoni i divorcuar, dhe ndërkohë jetoni bashkë.
Të mërkurën, imami danez në Grimhøjmoskéen në Gellerup, Oussama El-Saadi, sapo u dënua si për mashtrim social ashtu edhe për mashtrim në sigurime në Gjykatën në Aarhus për tregimin e një vendbanimi të rremë, shkruan Århus Stiftstidende, i cili ishte në gjykatë.
Dënimi është 15 muaj burgim me kusht dhe tre muaj vuajtje dënimi me burg. Kushëriri është dënuar me 15 muaj liri me kusht.
I kapur në shtrat: Nuk pranon se është fajtor
El-Saadi ka katër fëmijë së bashku me kushërirën e tij, por të dy kanë deklaruar se jetojnë në adresa të ndryshme. Kjo do të thotë se ka qenë e mundur të merrni më shumë para nga sektori publik si prindër të vetëm/ të divorcuar.
Por kur policia kontrolloi shtëpinë e kushërirës herët në mëngjes, e gjetën Oussama El-Saadi në shtratin e kushërinës dhe sendet e tij në shtëpinë e saj. Dhe rezidenca e supozuar e El-Saadi-t ishte dhënë me qira, shkruan Aarhus Stiftstidende.
Surpriza e mëngjesit dhe provat e tjera të policisë në këtë rast përfunduan duke dënuar imamin Brabrand, i cili, sipas Århus Stifstidende, duhet t’i kthejë shtetit më shumë se 700,000 DKK. /afër 100.000 €. Më konkretisht, sipas mediave daneze, ai dhe kushërira e tij kanë marrë 738 mijë korona shumë në mbështetje publike/ ndihmë sociale sepse kanë deklaruar se jetojnë të ndarë.
Vetë Oussama El-Saadi e mohon fajin dhe e quan rastin të padrejtë:
– Nuk mund ta ëndërroja të bëja diçka të tillë. Unë i di rregullat dhe e di që është e paligjshme. Po, kemi qenë shumë bashkë dhe disa danezë mendojnë se duket e çuditshme. Por kushërirën time e kam ndihmuar vetëm me gjëra praktike në lidhje me fëmijët tanë të përbashkët. Nuk kemi jetuar asnjëherë bashkë, dhe nuk jemi martuar, ka thënë ndër të tjera në gjykatë.
Nga viti i ardhshëm, kush ka një makinë luksoze do të duhet të justifikojë burimin e parave. Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale që zotëruesi i saj ka pasur gjatë këtij viti.
Ky ballafaqim pasurie nis me personat që kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, ku referuar të dhënave zyrtare këtë vit duhet të dorëzojnë këtë deklaratë afro 106 mijë qytetar, nga të cilët 75 mijë kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë.
Por ky është vetëm hapi i parë pasi do të ketë edhe ballafaqime të të ardhurave me pasuri të tjera që kanë qytetarët të cilët pas një analize të tatimeve do të vlerësohen me risk, pra për të cilët ka dyshime që të ardhurat e fituara janë më të larta se ato të deklaruara.
Brenda këtij viti parashikohet të ngrihet sistemi i hetimit pasuror që do të batohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bashkë me atë të Transportit Rrugor. Në rastet kur do të gjendet se vlera e automjetit nuk justifikohet, zotëruesi do të çohet për hetim.
Rama Aeroporti i Vlorës gati vitin e ardhshëm (video)
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë një video ku tregon ecurinë e punimeve në kantierin e Aeroportit të Vlorës.
Shefi i qeverisë thotë se punimet po ecin me ritme të shpejta, me qëllim që Aeroporti të jetë gati vitin e ardhshëm.
“Mirëmëngjesi dhe nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Bandat shqiptare kanë nisur një shërbim kontrabandë prej 18.000 £ vetëm për gratë dhe fëmijët të cilat duan të ribashkohen me bashkëshortët apo kryefamiljarët e tyre që tashmë kanë hyrë fshehurazi në MB.
Trafikantët sigurojnë pasaporta të BE-së të lëshuara nga zyrtarë të korruptuar italianë që përdorin emrin e një personi real, por me foton e emigrantit të paligjshëm.
Ata më pas punësojnë shoferë për të çuar klientët në Britani, duke përdorur këto dokumente udhëtimi në dukje legjitime, qoftë nëpërmjet tunelit të Kanalit ose trageteve nga Franca. Një reklamë që ofronte “shërbimin e familjes” u postua në një nga dy llogaritë e bandës në TikTok më 25 shkurt. Një gazetare e Mail-it e paraqitur si një grua shqiptare i dërgoi mesazh grupit dhe iu tha se çmimi ishte “18,000 £”.
Më pas gazetarit iu dha një numër telefoni në Mbretërinë e Bashkuar për një person që besohet të jetë kreu i bandës. Gratë që përdorin shërbimin duhet të japin emrin e një anëtari të familjes tashmë në MB, të cilin shefi i bandës me bazë në Londër e viziton përpara udhëtimit për të kontrolluar se ka para për të paguar. Ata duhet të dorëzojnë të gjitha sendet, përfshirë edhe pasaportat e tyre shqiptare.
Për të treguar se ishte i sinqertë, bosi i dyshuar i bandës dërgoi një video që tregonte shoferin e një Fiat 500 të bardhë duke i thënë lamtumirën një gruaje dhe një fëmije që sapo kishte lënë. Ai shpjegoi se ajo ishte gruaja e shokut të tij që ai kishte futur kontrabandë. Ai dërgoi gjithashtu pamje nga ekranet e bisedave me klientët e mëparshëm gjatë rrugës për në MB.
Ekspozimi vjen pasi agjencia evropiane e kufijve raportoi një rritje të mashtrimit të pasaportave në kufijtë e jashtëm. Tony Smith, ish-drejtori i përgjithshëm i Forcave Kufitare, paralajmëroi se pasaportat ‘të rreme të vërteta’ përbënin një ‘dhimbje koke të re’ për Ministrinë e Brendshme.
“Njerëzit e bandave të kontrabandës e dinë se kontrollet kufitare në Mbretërinë e Bashkuar kanë për qëllim zbulimin e dokumenteve të rreme ose të vjedhura. Por nëse dikush ka një pasaportë të vërtetë të lëshuar nga autoritetet italiane, oficerët e imigracionit nuk do ta dinin se mbajtësi është në të vërtetë një mashtrues. Nëse nuk e dinim se po ndodhte një mashtrim ose nuk kishim inteligjencë specifike, ata do të jenë në gjendje të kalojnë përmes e-portës.”
Dan Barcroft, i Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha:
“Grupet shqiptare të kontrabandës me njerëz janë të shkathët dhe përshtatës. Ne po punojmë me partnerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë shtetit për të synuar, prishur dhe çmontuar këto rrjete kudo që ato veprojnë.”