Bebe Rexha po ndihet e sigurt dhe vetvetja.

Këngëtarja shqiptare publikoi këngën e saj të re “Chase It (Mmm Da Da Da)” të premten, më 17 maj, dhe kënga shënon fillimin e një epoke të re në jetën dhe karrierën e Rexhës – më pak se një vit pas albumit të saj të fundit, ‘Bebe’.

Bebe rrëfeu se ka bërë psikoterapi dhe ka punuar për t’u fokusuar në “gjërat që e më bëjnë atë të lumtur.”

“Kam kaluar një ndarje dhe mendoj se do të kishte qenë shumë nëse do kisha bërë pushim”-ka thënë 34-vjeçarja në një intervistë për People. Ajo u nda nga ish-i dashuri Keyan Safyari vitin e kaluar. “Unë thjesht u fokusova në muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet.

Të gjithë duan të jenë të dashuruar, por unë nuk e kam kërkuar këtë. Unë jam duke u fokusuar te vetja, dhe është me të vërtetë çliruese dhe argëtuese.

Kam kaluar aq shumë në 10 vitet e kaluara që njerëzit nuk e dinë, dhe ndihem sikur më në fund jam në paqe me shumë gjëra. Më në fund ndihem e emocionuar dhe e gjallë.”

Olta Gixhari është një personazh shumë i përfolur në publik.

Aktorja u bë akoma më e famshme pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania, por së fundmi edhe në spektaklin e kërcimit “Dancing with the Stars Albania” si antare jurie.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Në fotografinë e fundit ajo shihet e veshur me një fustan të gjatë gri të fiksuar mbas trupit duke treguar format perfekte të aktores. 

Selena Gomez përmes llogarisë personale në Instagram ka bërë të ditur se po qëndron larg rrjeteve sociale, duke shpjeguar edhe arsyet pse e mori këtë vendim.

“Po e marr këtë pushim sepse më thyhet zemra kur shoh tmerrin, urrejtjen, dhunën dhe terrorin që po ndodh në botë. Tortura, vrasja dhe çdo lloj akti urrejtjeje ndaj çdo grupi njerëzish është tragjike. Ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit dhe veçanërisht fëmijët dhe të ndalojmë dhunën njëherë e përgjithmonë. Më fal nëse fjalët e mia nuk mjaftojnë për të gjithë ose për një hashtag”, ka shkruar Gomez në rrjetet sociale, duke theksuar se do të dëshironte të ndryshonte botën.

Këngëtari i njohur Harry Styles për të dytin vit rradhazi është emëruar ylli i ri më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshës 30-vjeç.

Pasuria e tij është 175 milionë paund, ndërsa një pjesë të madhe të parave ai i bashkoi për dy vite rradhazi në turneun e tij “Love On Tour”, i cili i solli 508 milionë paund.

Harry gjithashtu ështëfigura kryesore e marës së njohur “Guçi”, përmes së cilës ka fituar 8 milionë paund.

Në vend të dytë rendit këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila zotëron pasurinë marramendëse prej 82.5 milionë paund, sipas “Heat’s Rich List”, për tu ndjekur nga pas nga Niall Horan me 60.4 milionë paund, ish-anëtari i grupit muzikorë “Onë Direction” Liam Payne me 49.4 milionë paund dhe Zayn Malik me 38.5 milionë paund.

Mediat suedeze spekulojnë se për cfarë arsye Madonna ka bërë një gabim të tillë, duke falemenduar publikun suadez me flamur danez, pas performancës së sajë në Suedi. Vlenë të theksohet se ajo katër ditë më parë performoi në Danimarkë dhe kështu mund të jetë bërë pak konfuze.

Vonesa në cdo koncerte
Madonna mori kritika të mëdha për daljen në skenë shumë vonë në premierën e turneut në Londër në fillim të këtij muaji. Këtu ajo u kërcënua me një gjobë të madhe sepse koncerti përfundoi shumë vonë.

Edhe në Danimarkë publiku desh të priste shumë përpara se Madona të dilte në skenë në të dy ditët rresht të koncerteve të saj atje. Sidomos në koncertin e parë ajo u vonua shumë.

Gazeta suedeze Aftonbladet shkruan se fansave të shumtë në Tele2 Arena iu desh të prisnin një përjetësi para se Madonna të dilte në skenë, plot dy orë me vonesë.

Koncerti i radhës në turne është të mërkurën më 1 nëntor në Barcelonë.

Atëherë duhet të shpresojmë se ajo mos ta ngatëroj flamurin spanjoll me flamurin bask.

Nora Istrefi, edhe përkundër viteve të shumta prezente në skenën muzikore, vazhdon të mbetet mjaft e pëlqyer akoma, shkruan “Kosova Sot Online”.

Nora vazhdon ende t’i ruaj format e saja trupore.

Ajo është nënë e një vajzë.

Madonna u nda me Andrew Darnell pas 5 muajsh lidhje. Ylli 64-vjeçar është sërish beqare. Sipas DailyMail, mbretëresha e popit nuk kishte dallime të mëdha me modelin e ri, por të dy arritën në përfundimin se marrëdhënia e tyre nuk po ecën përpara.

“Ishte një gjë e rastësishme, kështu që ajo nuk është e shkatërruar. Thjesht ndodhi në një kohë të keqe”, tha një burim për Page Six. Ylli, siç raporton një person nga ambienti i saj, pas ndarjes nga partneri 41-vjet më i ri, po kalon një “krizë vetëbesimi”, dhe kjo ndoshta më shumë për shkak të komenteve negative që ka marrë së fundmi. nga ndjekësit për pamjen e saj.

Ish-çifti bëri daljen e parë publike së bashku në shtator në rrugët e Nju Jorkut, duke shkëmbyer puthje.

Pak ditë më parë, Madonna dha përgjigjen e saj për ata që komentuan performancën e saj në Grammy të këtij viti. Ajo foli qartë për mizogjininë dhe tashmë duket se ylli 64-vjeçar mund të qeshë vetëm me atë që u shkrua pas paraqitjes së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Në veçanti, ajo ngarkoi një foto të saj dhe një koment në Twitter. “Shiko sa e lezetshme jam tani që iku ënjtja nga operacioni, po qesh me të madhe”. Në njëfarë mënyre, Madonna zgjodhi t’i përgjigjet komenteve të ashpra për pamjen e saj.

Një këngëtare e njohur turke u arrestua pasi një prokuror i Stambollit hapi një hetim me akuzën e “nxitjes së njerëzve në urrejtje dhe armiqësi”. Fjala është për Gulsen Bayraktar Colakoglu, 46 vjeçe.

Ajo u morr shtëpinë e saj në Stamboll dhe u dërgua në gjykatë.

Gjykatësi më pas e ktheu atë në burg përpara një hetimi mbi komentet që ajo bëri gjatë një koncerti në prill, duke përfolur shkollën fetare Imam Hatip.

Gulsen është shumë e njohur në Turqi dhe rasti i saj është bërë kryefjalë.

Gulsen i tha një personi të panjohur në skenë, me sa duket duke bërë shaka, se “perversiteti” i tij ishte shkaktuar nga edukimi i tij në shkollën Imam Hatip.

Akuzat për nxitje të urrejtjes

“Akuzimi i një pjese të shoqërisë për ‘perversion’ dhe përpjekje për të përçarë Turqinë është një akt urrejtjeje,” tha zëdhënësi i AKP, Omer Çelik.

Gulsen postoi një kërkimfalje në rrjetet sociale përpara se të arrestohej.

“Një batutë që ndava me kolegët e mi me të cilët kam punuar për shumë vite … është regjistruar dhe publikuar nga ata që duan të polarizojnë shoqërinë. Më vjen keq që fjalët e mia janë bërë materiale për njerëzit keqdashës që duan të polarizojnë vendin.”

Avokati i saj Emek Emre premtoi të apelojë arrestimindhe të kërkojë lirimin e saj të menjëhershëm.

 “Klienti ynë nuk ka kryer asnjë krim”, tha ai.

Këngëtarja e njohur botërore dhe shqiptare, Dua Lipa, sot mbush 27 vjeç. Një urim të veçantë ajo ka marrë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se Dua na bën shumë krenar.

“Edhe Dua Lipa – ylli që shkëlqen më fort. Jemi shumë krenarë për ty”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Ndërkaq, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të hapësirës ku do të zhvillohet festivali, u shpreh i bindur se ashtu siç u menaxhua ndeshja e finales së Konferencë Ligës, me të njëjtin sukses Tirana do të presë dhe festivalin e Dua Lipës.

Reperi ASAP Rocky u arrestua të mërkurën në aeroportin e LAX-it teksa po kthehej nga Barbados, ku po pushonte me këngëtaren Rihanna, të dashurën e tij që është shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit.

Policia e Los Anxhelosit arrestoi reperin, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, në lidhje me një sulm në nëntor 2021 me një armë vdekjeprurëse. Ai u arrestua nga Divizioni i Vrasjeve të Grabitjes në LAPD dhe u ndëshkua për sulm, sipas kapitenit të LAPD Jonathan Tippet.

Më 6 nëntor, rreth orës 22:15, një debat mes dy të njohurve ka ndodhur pranë Selma Avenue dhe Argyle Avenue në zonën e Hollivudit. Debati u përshkallëzua dhe rezultoi që njëri të qëllonte me pistoletë në drejtim të tjetrit, sipas forcave të rendit. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe më pas ka kërkuar tretman mjekësor.

Pas të shtënave, i dyshuari, i cili u identifikua si Mayers, dhe dy meshkuj të tjerë u larguan nga zona në këmbë.

Reperi “Fashion Killa”, 33 vjeçar, po mbërrinte me një avion privat kur u arrestua nga oficerët e LAPD-së dhe Forcat e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së, raportoi NBC News. Avokati i tij, Alan Jackson, konfirmoi për NBC se klienti i tij ishte arrestuar.