Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Foxha pasi u kapën duke transportuar 800 kg hashash.
Të arrestuarit e kishin fshehur lëndën narkotike në furgon.
Mendohet se vlera e drogës së sekuestruar është rreth 6 milionë euro.
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Foxha pasi u kapën duke transportuar 800 kg hashash.
Të arrestuarit e kishin fshehur lëndën narkotike në furgon.
Mendohet se vlera e drogës së sekuestruar është rreth 6 milionë euro.
Mimoza Kelmendi -Për të qenë të sinqertë, kush ka ndjekur nga afër zhvillimet qysh në Konferencën e Rambujesë apo të Parisit dhe më pas Planin Ahtisari me implementimin i tij, apo shpalljen e Pavarësisë së Kosovës (shkurt 20008), e ka kuptuar se me veriun diçka nuk shkon. Në vitin 1999, ndërkombëtarët, duke vënë kufirin mbi lumin Ibër, praktikisht ndan edhe qytetin e Mitrovicës, duke e lënë pjesën veriore të qytetit në duar të Ushtrisë dhe Policisë jugosllave. Shkurt dhe troç: Një skenar i turbullt me prapavijë nga ndërkombëtarët ishte sajuar. Por, siç thotë populli: një sy qorr dhe një vesh të shurdhër, u pranua edhe nga shqiptarët. Pikërisht ky skenar tashmë duket se po vë në lëvizje “regjisorë dhe aktorë” kudo për t’i dhënë fund ngërçit që veç armiqësisë, asnjë perspektive tjetër nuk ofroi.
Si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin.
Tani, shtator 2018, shtrohet pyetja: A është premtimi i anëtarësisë aq i fortë sa që të gjitha palët të ulen dhe të thonë: Mirë ne jemi në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo OKB. A jemi gati t’i sakrifikojmë disa nga parimet të cilave u jemi përmbajtur deri tani për arsye të besimit, për arsye politike, ideologjike dhe për arsye strategjike. A jemi gati të sakrifikojmë, të heqim dorë nga pretendimet, kërkesat tona, sepse këtu është rreziku edhe i ruajtjes së prestigjit në këtë proces. Për shembull të dilte presidenti i Serbisë dhe të thoshte: Po, do ta njohim Kosovën si shtet. Ose presidenti i Kosovës të thotë: A është vërtet e nevojshme pjesa veriore për ne? Nuk them që kjo duhet të jetë zgjidhja dhe nuk them që është kjo e vetmja zgjidhje, por dua të them që duhet të ketë një nivel shumë të lartë të pragmatizmit në negociata që të arrihet një mirëkuptim për zgjidhje.
Nëse Serbia është vërtet gati për një hap të tillë, për një njohje ndërkombëtare, për një përcaktim kufijsh me Kosovën dhe vetë Kosova është gati për të rënë dakord për një përcaktim kufijsh të rinj apo ndryshim ose korrigjim kufijsh me Serbinë, askush nga Bashkimi Evropian ose nga bashkësia ndërkombëtare nuk do të thotë jo. Sepse nëse bëhet në mënyrë paqësore përmes negociatave dhe nëse procesin e mbështesin shumicat e popullsisë, që do të thotë nëse Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Serbisë bien dakord për një marrëveshje të tillë, unë mendoj që ky do të ishte një hap i dy shteteve sovrane, që e njohin njëri-tjetrin. Kjo do të ishte legalisht e mundshme, por unë nuk jam e sigurt nëse politika është e gatshme për këtë, pra politika e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
Këtë e tregoi edhe vizita e Vuçiqit në Kosovë, apo mungesa e një qëndrimi unik të liderëve në Prishtinë.
Në thelb dy shtetet sovrane kanë të drejtë të negociojnë edhe për kufijtë midis tyre. Problemi është a ka një besueshmëri mes dy palëve apo jo, pra duhet të zhvillohen negociata serioze me këtë frymë besueshmërie për të arritur në një zgjidhje. Edhe Kosova vetë duke pranuar që ka një minoritet në veri, por që është armiqësuar me të gjithë Kosovën, mund të arrijë edhe në një pozitë që duhet të shtrojë pyetjen nëse i duhet ky minoritet? Natyrisht që kjo çështje është shtruar në tryezën e bisedimeve, por kam drojë se një marrëveshje “historike paqësore” në mes të Prishtinës dhe Beogradit mund të përfundojë edhe në qorrsokak.
Si çdo popull tjetër edhe në shqipëtarët kemi bestytnitë tonë në të cilat bësojmë.
Ja disa nga bestytnitë në të cilat ne besojmë verbnërisht.
Kur macja e zezë “të pret” rrugën
Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.
E martja ‘e zëzë’
Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.
Prerja e thonjve natën
Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.
Paratë
Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.
Gëzimi
Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.
Lemza
Ndoshta ende e dëgjoni thënjen “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).
Akrepat e orës
A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.
Patkoi i kalit
Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.
Hurma në kuletë
Ka shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para. Por, a mund të fitosh para pa punuar?
Pasqyra e thyer
Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u ‘shtyhet’ për shtatë vite.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që cilësohen si veteranë mashtrues.
Pensioni prej 175 euro që morën 46 mijë veteranët, 20 mijë prej tyre të rremë, i kushtuan buxhetit të Kosovës 68.153.533.14 euro.
Në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.
Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Nga 20 mijë veteranët që hynë jashtëligjshëm në listë, Zona Operative e Dukagjinit është zona më e prekura.
Prokuroria ka grumbulluar kështu të dhënat:
Në Zonën Operative të Drenicës, ka 2330 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.
Në Zonën Operative të Pastrikut, listohen 4701 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.
Në Zonën Operative të Dukagjinit, janë të përfshirë emrat e 7949 anëtarëve ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.
Në Zonën Operative të Shalës, janë 1389 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.
Në Zonën Operative të Norodimes, ka 823 anëtarë ‘veteranë’ i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm nga të akuzuarit që ka bërë prokuroria.
Në Zonën Operative të Karadakut, prokuroria liston emrat e 396 anëtarë ‘veteranë’.
Në Operacionin Shigjeta, prokuroria liston emrat e 1035 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteranëve kundërligjshëm.
Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, prokuroria liston 272 anëtarë ‘veteranë’ që i janë shtuar listës së veteraneve kundërligjshëm.
Në MMRK-të, prokuroria liston 107 anëtarë ‘veteranë’ që listës së veteraneve kundërligjshëm.
Në UÇPMB, prokuroria liston 779 anëtarë ‘veteranë’ që dyshohet se i janë shtuar listës së veteraneve kundërligjshëm.
Kujtojmë, se Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, më 15 gusht të këtij viti ishte dorëhequr për shkak të kërcënimeve që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror kur po hetonte listat e fryra të veteranëve.
Kjo bëri që procesi të përshpejtohet pasi edhe pati reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.
Lajmi.net ka bërë publik emrat e Zonës operative të Drenicës, të cilët i gjeni më poshtë.
Në vazhdim do të sjellim edhe emrat nga zonat e tjera të veteranëve që Prokuroria thotë se janë mashtrues.
Kur forcat e Mbretëreshë Viktorias së Mbretërisë së Bashkuar u përballën me Zanzibarin, sot pjesë e Tanzanisë, territor i vogël në syrin e fuqive të mëdha që kolonizuan pjesë të kontinentit të zi.
Në 1896 Zanzibari kishte një pseudo-pavarsi. Pavarsisht se kishte një sulltan ishte nën protektoriatin e Mbretërisë së Bashkuar. Dy ditë para betejës së shkurtër në 25 gusht vdiq sulltani Hamad ibn Thuwaini, i cili pranonte tutelën angleze.
Po atë ditë, kushëriri i të vdekurit, Khalid ibn Barghash u vetëshpall sulltan i Zanzibarit duke anashkaluar marrëveshjen se autoritetet britanike duhet të miratonin monarkun e ri. Khalid ibn Barghash-i ishte kundër dominimit britanik, çka tensionoi situatën. Mbretëria e Bashkuar kërkoi që sulltani i vetëshpallur të hiqte dorë menjëherë.
Britanikët mbështesnin një tjetër kandidat, më të butë, Hamud ibn Muhammad-in. Mëkëmbësi i ri nuk pranonte të hiqte dorë dhe nuk ia vuri veshin paralajmërimeve të fuqisë kolonizuese. Në 27 gusht 1896 hyri në selinë e qeverisë së Zanzibarit dhe siguroi se do t’u bënte ballë trupave kolonizatore që kërcënonin për ta rrëzuar. Rojet e pallatit u përgatitën për t’u përballur me sulmet britanike dhe vunë në dispozicion artilierinë dhe synuan plazhin, ku gjendeshin disa anije të armatës mbretërore të Mbretëreshë Viktorias.
Gjithashtu mobilizuan civilë dhe arritën të krijojnë një ushtri prej 2800 forcash. Britanikët reaguan dhe i ndërmorën këto veprime si akte lufte; armatosën 2 anije dhe iu drejtuan selisë së qeverisë si dhe hodhën në veprim 150 marinarë për të filluar sulmin. Sipas fletoreve të bordit sulmi filloi në orën 9:02 të 27 gushtit me anijet që hapën zjarr mbi selinë e qeverisë së Zanzibarit, mbi të cilën ra një shi bombash dhe u shkaktua një zjarr. Artilieria e topat e sulltanit u shkatërruan plotësisht. Britanikët fundosën edhe anije të forcave rivale dhe ndërmorën një sulm këmbësorie.
Kur sulmi i forcave mbi pallat po afrohej, forcat e Khalid ibn Barghash-it ngritën flamurin e bardhë në 9:40. Pas këtyre minutave të bombardimit sulltani rebel u arratis dhe kërkoi azil në konsullatën gjermane. Mbretëria e Bashkuar vendosi dominimin e saj mbi këtë vend të vogël falë një lufte që mezi zgjati 38 minuta, lufta më e shkurtër në histori.
Rreth 500 njerëz burra dhe gra zanzibarianë vdiqën ose u plagosën gjatë bombardimeve. Nuk njihet numri i saktë i luftëtarëve por dihet se ushtria e Khalid-it u shpërbë. Nuk pati të vdekur mes britanikëve, por një rreshter i forcave detare u plagos rëndë.
Ministri i Mbrojtjes i SHBA James Mattis në Shkup: “Referendumi që do të mbahet më 30 shtator në Maqedoni është vota më e rëndësishme në historinë e vendit”
“Bashkohuni me një Aleancë që angazhohet në zbatimin e standardeve për integritetin territorial dhe lirinë nga detyrimi i atyre që përpiqen të ulin këto vlera nga Siria deri në Ukrainë”, kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes i SHBA James Mattis gjatë qëndrimit në Shkup. Sipas tijë referendumi që do të mbahet më 30 shtator në Maqedoni është vota më e rëndësishme në historinë e vendit.
“Të citoj kancelaren Merkel, përderisa votoni në referendum për anëtarësim në NATO, ju jepni votën më të rëndësishme në historinë e kombit tuaj. Ne e njohim procesin e zgjidhjes politike që qëndron para kombit tuaj. Ju mbështesim juve dhe miqtë tanë maqedonas në përgjegjësinë tuaj demokratike për të votuar”, ka deklaruar Mattis.
E njohim procesin kompleks politik, i cili qëndron përpara dhe j’u përkrahim në realizimin e votës tuaj demokratike dhe përgjegjësinë të votoni, ka thënë Mattis.
“Jemi të gatshëm që t’ju dëshirojmë mirëseardhje si anëtare e 30-të në aleancë. Vota në referendum është vota më e rëndësishme historike e vendit tuaj”, ka theksuar Mattis, duke shtuar se këtë porosi do t’ia përcjell edhe kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov. Ai tha se anëtarësimi në NATO sjell siguri dhe zhvillim ekonomik më të fuqishëm për Maqedoninë.
“Duke iu bashkangjitur NATO-s, ju do të rrisni sigurinë e shtetit tuaj dhe kjo do të sjellë ekonomi dhe siguri më të lartë. Ashtu siç u rritën investimet në Mal të Zi, të njëjtat do të rriten edhe në Maqedoni”, ka thënë sekretari amerikan.
Marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes midis Maqedonisë dhe SHBA-së, Mattis i vlerësoi të fuqishme dhe tha se SHBA e njeh udhëheqjen e vendit si fuqi të rëndësishme stablizuese në Ballkan dhe më gjerë. Maqedonia ka dëshmuar të jetë partnere i përgjegjshme dhe kontribuese e rëndësishme për paqen globale dhe sigurinë.
Zaev: Ballkani Perëndimor po integrohet në familjen evropiane
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha, se sekretari amerikan i Mbrojtjes vjen në Maqedoni në një periudhë të jashtëzakonshme kur qytetarët janë duke u përgatitur për të dhënë votën e tyre për pranimin e marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor të integruar në familjen euro-atlantike janë një garanci për një parandalim të qëndrueshëm të përfshirjes së palëve të treta këtu në rajon. Vazhdimisht i inkurajojmë liderët tonë rajonal të bashkohen në arritjen e objektivave të përbashkët, paqe të qëndrueshme, bashkëpunim rajonal, zhvillim ekonomik dhe integrim të kombeve në familjen euro-atlantike”, është shpreh Zaev.
Rusia dhe çështja e referendumit
Ministri i Mbrojtjes i SHBA Mattis, para ardhjes në Shkup paralajmëroi se do të vizitojë Maqedoninë për të shprehur mbështetje të qartë për referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit, por edhe shqetësimin për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces. Ai ka dënuar përpjekjet e Rusisë duke përdorur paratë dhe ndikimin e saj për të forcuar palën opozitare ndaj referendumit në Maqedoni, që hap rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO, një veprim që Moska e kundërshton.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se nuk ka informacione mbi ndikimet ruse në Maqedoni, por ka theksuar se Moska qartë ka bërë të ditur, që është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, por jo edhe në Bashkimin Evropian.
“Nuk ka dëshmi për ndonjë ndikim rus. Federata Ruse është mike e Maqedonisë dhe ajo nuk ka asgjë kundër integrimit të Maqedonisë në BE, por është kundër anëtarësimit në NATO. Ketë e thonë shumë qartë. Ne po tentojmë të sqarojmë se për ne nuk ekziston alternativë, përveç integrimit të tërësishëm në NATO dhe BE. Duam të ndërtojmë miqësi me të gjitha vendet, edhe me Federatën Ruse. Mbetemi në këtë përcaktim”, ka deklaruar kryeministri Zaev. Ai këto komente i bëri një konferencë ndërkombëtare të organizuar nga BE-ja lidhur me lirinë e mediave në rajon.
Banka Qendrore Evropiane ka publikuar versionet e reja të bankënotave 100 dhe 200 euroshe.
Këto bankënota të reja, sipas BQE-së, janë më të sigurta dhe janë më të vështira për t’u falsifikuar.
Gjenerata e dytë e bankënotave në Evropë ishte prezantuar më 2013.
Bankënota 100 euroshe zë 23 për qind të sasisë së bankënotave euro që janë në qarkullim.
Ato tash janë të madhësisë së njëjtë me bankënotën 50 euroshe.
Bankënotat e reja do të dalin në qarkullim nga 28 maji i vitit 2019.
Rusia dhe Turqia kanë arritur një tjetër marrëveshje për Sirinë, që parashikon ngritjen e një zone joushtarake pranë qytetit të Idlibit. Lëvizja pritet të kthehet në një tjetër pengesë për palën amerikane, që e konsideron Idlibin një pikë strategjike në rast të një konflikti me Iranin.
Presidentët Vladimir Putin dhe Recep Taip Erdogan kanë rënë dakord për përforcimin e një zone të re joushtarake në Idlib, ku rebelëve radikalë do t’u kërkohet të tërhiqen. Rusia, aleatja kryesore e presidentit sirian Bashar al Assad, ishte përgatitur për një ofensivë në Idlib, një qytet me rreth 2 milionë banorë që kontrollohet nga rebelët. Por pas bisedimeve të zhvilluara të hënën mes Putin dhe Erdogan, që ka kundërshtuar një ndërhyrje ushtarake, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka deklaruar se nuk do të ketë një ofensivë. Vetë Putin në konferencën e përbashkët për shtyp ka thënë se marrëveshja parashikon që armatimet e rënda të tërhiqen dhe që rebelët radikalë, përfshirë frontin al Nusra, të largohen nga zona. Në rezidencën e tij në Soçi, Putin ka saktësuar se zbatimi i marrëveshjes për zonën joushtarake do të nisë më 15 tetor; zona do të jetë e gjerë deri në 25 kilometra dhe do të patrullohet nga njësitë ushtarake turko-ruse. Ende nuk dihet nëse ajo do të jetë pjesë e qytetit të Idlibit. Nëse po, atëherë kjo do të kërkojë detyrimisht largimin e rebelëve. Lëvizja e Moskës dhe Ankarasë pritet të krijojë një tjetër pengesë për Shtetet e Bashkuara, të cilat e konsiderojnë Idlibin një qytet strategjik në rast të një konflikti me Iranin.
Europol në bashkëpunim me autoritetet nga Ballkani Perëndimor kanë zhvilluar një aksion të gjerë kundër krimit në rajon. Raportohet se janë arrestuar 148 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Ata akuzohen për trafik droge, armësh dhe emigrantësh.
Europol ka publikuar detajet e një operacioni të gjerë që zhvilloi nga data 5 deri me 9 shtator në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mësohet se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 148 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Europol raporton se rreth gjysëm milionë persona dhe automjete janë kontrolluar javën e kaluar gjatë Ditëve të Përbashkëta të Veprimit në luftën kundër krimit në këtë rajon. Për 4 ditë, 8300 oficerë nga 28 shtete të ndryshme dhe nga Frontex dhe INTERPOL, zbritën në terren për të luftuar kundër trafikimit të paligjshëm të armëve dhe drogës, lehtësimit të emigracionit illegal dhe mashtrimin me dokumente.
Gjatë këtij operacioni të gjerë, ku mori pjesë edhe policia shqiptare, e sekuestruan 159 armë zjarri, eksplozivë dhe 1462 lloje të tjera municionesh si dhe 286 kilogram drogës e llojeve të mndryshme. Mësohet se 13 persona janë arrestuar për trafikim emigrantësh, 71 emigrantë të paligjshëm, 36 trafikantë droge, 8 trafikues armësh, 16 mashtrues me dokumentet dhe 4 persona për krime të tjera.
Ndërkohë, përgatitjet për këtë operacion nisën në fillim të 2018-s. Gjatë kësaj periudhe vendet e përfshira kanë shkëmbyer informacione dhe kanë zhvilluar mbledhje sa i përket të dyshuarve. Gjatë kësaj faze mësohet se 32 persona janë arrestuar, 102 armë janë sekuestruar gjatë kontrolleve në 60 banesa.
Dy shtatori i vitit 1945, konsiderohet si fundi i Luftës së Dytë Botërore pas dorëzimit të trupave japoneze më 15 gusht të po atij viti.
Më 2 shtator 1945, gjenerali i Ushtrisë amerikane, Douglas MacArthur, kryesoi një ceremoni me rastin e dorëzimit të Japonisë, çka i jepte fund Luftës së Dytë Botërore.
Ceremonia e shkurtër u zhvillua në Gjirin e Tokios, në luftanijen amerikane, Missouri, anija e komandantit të flotës amerikane të Paqësorit.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të aleatëve, që ishin mbledhur në anije, gjenerali MacArthur tha se sikurse mbarë njerëzimi, ai shpresonte që pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme një botë më e mirë do të dilte nga gjaku dhe tmerret e së kaluarës, një botë që do t’i përkushtohej dinjitetit të njeriut dhe plotësimit të dëshirave më të shtrenjta të njerëzimit, lirisë, tolerancës dhe drejtësisë.