Nga Ixhet Lutfiu-Të nderuar bashkëatdhetarë!

Para disa javëve ju njoftova se ka një vit që jam duke punuar në filmin dokumentar për Shqiptarët e Danimarkës nga vitet 1965 e deri më tani. Edhe pse apelit tim që veprimtarë nga periudha të ndryshme dhe bashkëkombasit që kishin ndonjë material të vlefshëm apo vlersonin që duhej të ishin pjesë e këtij dokumentari, nuk ju përgjigj askush, unë nga materialet që poseodj arrita të përfundoj pjesën e parë të këtij dokumentari. Pjesa e parë përfshinë vitet 1965 – 1999 është gati dhe mund ta shihni.

Nëse ka interes nga shikuesit dhe sponzoruesit do ta bëj publike edhe pjesën e dytë që përfshinë periudhën kohore 2000 – 2018.

Nëse doni të sponzoroni këtë projekt voluminoz, ku përfshihen filmi dokumentarë për Shqiptarët e Danimarkës në gjuhën shqipe në dy pjesë, filmi dokumentar në gjuhën daneze dhe libri për Shqiptarët e Danimarkës në gjuhën shqipe dhe daneze, mund të sponzoroni në:

1) Mobil Pay: 26206023
Ose
2) Kontoja e RTV Zëri i Kosovës:
Nordea
reg nr 2115
konto 5367655250

Deri tani kanë sponzoruar:

Bedri Bytici 3.000 kr.
Ibrahim Xhemajli 1.000 kr.
Adnan Aliti 1.000 kr
Ixhet Lutfiu 1.000 kr.

Jam i mendimit se ky projekt duhet të sponzorohet vetëm nga bashkëkombasit tanë që jetojnë dhe veprojnë në Danimarkë. I lus të gjithë të tjerët që të mos shpenzohen dhe ta sponzorojnë këtë projekt, që edhe pse është pjesë e historisë dhe kulturës shqiptare, në fakt më së shumti i përket Shqiptarëve të Danimarkës.

Sidoqoftë unë dua të ju shpërblej me këtë film dokumentar dhe një libër për qëndrimin dhe aktivitetet tuaja në Danimarkë. Nuk besoj se përvec meje dikush tjetër do ti kishte hyrë një projekti të tillë voluminoz dhe tepër angazhues. Por sigurisht se asnjë punë nuk bëhet vetë, andaj shfrytëzoj rastin që përzemërsisht ti përshëndes të gjithë ata që më ndihmuan që ky projekt të bëhet realitet, e në vecanti:

Ibrahim Xhemajlin, Adnan Alitin, Bedri Byticin, Skender Oranin, Abdylmenaf Islamin si dhe Lirian Lutfiun.

Me shpresat se do të më përkrahni ju përshëndes të gjithve e sidomos të gjithë ata bashkëatdhetarë që kanë sakrifikuar veten dhe familjet e tyre, që ne të gjithë sot të jemi të lirë dhe të shijojmë frytet e dalura nga rrënjët që ata i kanë mbjellë dikur.

Gjitha të mirat
Regjisori: Ixhet Lutfiu

Shpërndaje artikullin në: