Nga Adnan Aliti

Të gjitha votat e numëruara – blloku i kuq është fituese apsolute e Zgjedhjeve Parlamentare në Danimarkë.

Social Demokratët kanë fituar zgjedhjet më të mira në 20 vjetët e fundit dhe blloku i kuq duket se do të ruajë shumicën e tij në Parlamentin danez.

Pasi janë numëruar të gjitha votat, Partia Social Demokrate, SF, Enhedslisten, Radikale Venstre dhe Alternativet marrin së bashku 87 mandate.

Përveç kësaj, ka një mandat të kuq nga Ishujt Faroe. Kjo do të thotë se blloku i kuq do të arrijë kufirin e 90 mandateve nëse edhe dy mandatet e Groenlandës janë të kuqë, ashtu edhe siç pritet.

Social Demokratët kanë fituar 50 mandate dhe janë më shumë se dyfishi i partisë së dytë më të madhe, Venstre me 23 mandate.

Blloku Blu merr 72 mandate plus një mandat Faroez, ndërsa të moderuarit marrin 16 mandate.

Kështu, të moderuarit dhe Lars Løkke Rasmussen nuk fo ta kenë rolin vendimtar për formimin e qeverisë, sic dukej në fillim sipas parashikimeve të exit poll-it.

Me mazhorancën e kuqe, Mette Frederiksen ka mundësi të mira për të vazhduar si kryeministre e vendit.

Megjithatë, në fjalimin e saj të mërkurën mbrëma, ajo thotë se të do të shkojë te Mbretëresha dhe do të dorëzojë dorëheqjen e qeverisë. Kjo do të thotë se qeveria mund të japë dorëheqjen, në mënyrë që kryetarja e Socialdemokratëve të mundohet të formojë një qeveri të gjerë të mesit, me të cilën moto ajo edhe ka shkuar në zgjedhje.